Kriminalistika

KRIMINALISTIKث

-اka është Kriminalistika-është disciplinë shkencore e cila mbron shoqërinë nga kriminaliteti,studion dhe i përpunon metodat dhe mjetet teknike për gjërmimin,fiksimin dhe kryerjen e provave me qëllim të zbulimit ,hetimit dhe gjykimit dhe parandalimit të veprave penale.

- Metodat e identifikimit në kriminalistikë janë:Teknike,Taktike dhe Metodike

-TEKNIKA E KRIMINALISTIKثS-është degë e kriminalistikës e cila merret më zbulimin,përsosjen e metodave më të përshtatshme tekniko-shkencore,për regjstrimin dhe identifikimin e personave,sigurimin dhe trajtimin material të gjurmëve dhe lëndëve të veprave penale.Teknika kriminalstike ndahet në:regjistruese,hetimore dhe operative

--Teknika hetimore-studion regjistrimin e gjurmëve dhe sendeve materiale të veprave penale.
-Teknika regjistruese- gjenë dhe përsos metodat dhe mjetet e përshtatshme shkencore për regjsitrimin dhe identifikimin tekniko-kriminalistike të personave,kufomave,sendeve dhe gjurmëve.

-Fazat e teknikës kriminalistike-Etike,Mistike,Ligjore dhe e ebindjes së lirë.

-Taktika kriminalistike-
-Metodika kriminalistike-shfrytëzon mjetet m teknikës kriminalistike dhe rekomandimet taktike me qëllim të zbulimit dhe sqarimit të veprave penale veç e veç.
-ADN-është mëtoda më e suksesshme për arsye se idëntifikon personin në bazë të gjurmëve gjenetike sepse molekulat e ADN-së janë të vetmet molekula që kanë aftësi të riprodhojnë vetveten.Ato bazohen në faktin se asnjë qenie njerqzore nuk ka trashegimi të njëjtë gjenetike.
-ALIBIA-deklaratë e rrjeshme e kryesit të veprës penale i cili mindohet ta fsheh krimin e bërë,p.sh.dekalron se nuk ka qene ne vendin e ngjarjes.
-PROVA-është objekt i të provuarit,tërësia e fakteve ,konstatimi i të cilave është i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të një çështjeje penale.
-Pyetjet e “arta” të Kriminalistikës janë:اka?,Kush?,Kur?,Ku?,Si?,Me çka?,Pse?,Kënd ose çka?,Me kë?
-Dispozitat procedurale caktojnë rregullat për mënyrën e ushtrimit të ndjekjes penale,hetimit dhe gjykimit si dhe ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

-Bahkëpunimi juridik ndërkombëtar mbështetet në 4 konventa:K.e Ekstradimit,e Ndihmës juridike në fushën penale,e transmetimit të procedurave represive,e transferimit të personave të dënuar.
-GALVANOMETRI-regjitron reflekset psiko-kalvanike.shtypjen e gjakut,pulsin frymëmarrjen etj.
-OKSIHEMOGRAFI-përdoret për regjistrimin e arritjes së oksigjenit në gjak.
-AUTONOGRAFIA & TENOGRAFIA-regjstron rekasionet motorike

-Teknika Operative-është degë e teknikës kriminalistike e cila zhvillon metodat dhe mjete bashkëkohore të cilat zbatohen në punët operative me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të gjurmëve që ndihmojnë në zbulimin dhe sqarimin e veprës penale.
-Policia gjyqësore-tërësi e organeve të shtetit veprimtaria e të cilave synon të siguroj kushtet për ushtrimin e ndjekjes së veprave penale.

-Genjështarët patologjik (mitomanët, pseudologjia phantastica)- kanë një imagjinatë të gjallë dhe të bujshme dhe këto i tregojnë si realitet. Jo rrallë gënjështarët (konfabulatoret) nga njëra anë e dinë se gënjejnë ndërsa në anën tjetër beson në gënjeshtrën e tij si të vërtetë.
-Delikte-Akte individuale me të cilat shkelen normat e së drejtës
-Shkaqet e kriminalitetit-te jashtëm dhe të brendshëm

1.Të jashtëm ( ambientale ose shkaqet sociologjike)-kriza ekonomike,papunësia,kriza ekonomike,banimi,varfëria,pasuria,politike
fetare,racore nacionale,ndikimet kulturore dhe konfliktet etj.

2.Të brendshme-(faktorët krimogjen) individuale (Këtu vjen në shprehje karakteri personit,temperamenti,qendrimi,motivi,shprehija,in teresi,implikimet shoqërore,ideali,emocionet dhe vetitë e tjera në bazë të të cilave krijohet karakteri i një personaliteti.
-Kriminalistika preventive – domethënia e saj është në atë që ajo mjetet dhe metodat i aplikon me qëllim të shmangjes së veprave penale që të mos vij te pasojat e padëshiruara.
Kriminalistika represive – eshte ngusht e lidhur me shkencen e procedures penalo juridike e cila qon kah ndjekja penale,por edhe në të gjitha fazat e ndjekjes penale dhe veprimtarinë e subjekteve te saj.
Format që lajmrohen gjatë proceseven kriminalistike dallohen
Heuristikan

Kriminalistika silogjistiken

n Kriminalistika heuristike e paraqet veprën penale si dukuri reale dhe njihet si zbuluese e veprës penale dhe kryesit.Ajo i shfrytëzon mjetet e vëzhgimit,shënimeve,përvojës jetësore,njohuritë nga shkencat tekniko natyrore,eksperimentimi etj.
Kriminalistika silogjistike gjithashtu paraqetn veprën penale si dukuri reale por edhe si lëndë të ndjekjes penale dhe drejtës penale.Kjo niset nga besueshmëria se personi i caktuar është kryes i veprës penale si dhe shqyrton në mënyrën më të përsosur nxjerrjen e veprimeve dhe dëshmive nga procesi.Mjetet e kriminalistikës silogjistike janë kufizuar me rregullat e procedurës
-Parimet themelore të Kriminalistikës
1. PARIMI I LIGJSHMثRISث
2. PARIMI I Sث VثRTETثS DHE OBJEKTIVITETIT
3. PARIMI I SHPEJTثSISث DHE OPERATIVITETIT
4. PARIMI I PLANIFIKIMIT METODIK DHE TAKTIK
5. PARIMI I BAZUESHMثRISث DHE QثNDRUESHMثRISث
6. PARIMI I KOORDINIMIT DHE BASHKEPUNIMIT
7. PARIMI I UDHثHEQJES UNIKE
8. PARIMI I RUAJTJES Sث SEKRETIT ZYRTAR
9. PARIMI I PROCEDURثS PREVENTIVE
10. PARIMI I PROFESIONALIZIMIT DHE SPECIALIZIMIT
11. PARIMI I HUMANITETI Nث PRANIMIN E AUTORIZIMEVE
12. PARIMI I MBROJTJES Sث JETثVE
-Përpunimi kriminalistik-Ligjet dhe rregullat e shkencës kriminalistike, masat dhe veprimet e parapara qëllimi i të cilave është vërtetimi i ekzistimit të veprës penale dhe kryesit të saj, me zbulimin dhe mbledhjen e fakteve juridike relevante me ndihmën e të cilave identifikohet dhe e bënë qasjen te kryesi, dhe tregon lidhjen e pasojave në mes veprimeve të cilat i ka ndërmarrë dhe pasojat, çka në fazat e mëtejme të procedurës penale duhet të shërbejnë si bazë për marrjen e vendimeve penale të drejta.

-Gjurmët e veprave penale duhet kërkuar në:Vendin e ngjarjes kriminale,në kryesin e veprës kriminale,në viktimën,në sendet të cilat janë përdorur gjatë kryëerjes së veprës penal,në vendet të cilat kanë lidhje me veprën penale.

-Ndarja e gjurmëve në bazë të rëndësisë bëhet në dy grupe:
1.Gjurmët mbi të cilat mundet direkt te kryhet identifikimi i kryesit.
2. Gjurmët e tjera
3.-Ndarja klasike e gjurmëve: Gjurmët e shenjave të vijave papilare(gishtërinjëve, pëllëmbës, shputave);
4.Gjurmët e këmbës (këmbët e zbathura, në çorapa ose në këpucë);
5.Gjurmët e veturave (auto gumat etj.);
6.Gjurmët e kafshëve (shenjat e këmbës, thundrës, patkoi);
7.Gjurmët e mobileve;
8.Gjurmët e armëve (zjarrit dhe të ftohta)
-“VENDI I NGJARJES” nënkuptojmë secilin vend ku mund të gjenden gjurmët te cilat kanë dalë në lidhje me :
~ PثRGADITJEN
~ KRYERJEN
~ PASOJثN
~ VEPRثS PENALE OSE NGJARJES
Masat e sigurimit përfshijnë:

~ sigurimin e siperfaqes së vendit të ngjarjes (rrethekimin me litar, vendosjen e pengesave, shfrytëzimin e pengesave që kanë qenë siç janë rrethojat, jarci, rrugët, pastaj mbyllja e dyerve, vendosja e sigurimit etj.);

~ parandalimi i heqjes , dëmtimit, zhvendosjes apo fshehjes së provave materiale

~ mbrojtjen e vendit te ngjarjes ne gjendjen natyrale te tij deri sa kjo gjendje nuk fotografohet, matet, skicohet dhe përshkruhet;
Me rastin e hyrjes në vendin e ngjarjes duhet të jemi të kujdesshëm që me këtë rast të mos na shkatërrohen gjurmët.
Duhet të përpiqemi të hyjmë dhe të dalim rrugës së njëjtë, ndërsa gjurmët pasuese eventuale nga ekipi inspektues në menyrë precize të shënohen, si dhe te gjitha gjurmët për të cilat në mënyrë të pakundërshtueshme vërtetohet nga kush dhe prej nga rrjedhin.
Detyra e parë në vendin e ngjarjes është që ti ndihmohet të lënduarve nëse tregojnë shenja të jetës.

-POLIGRAFI-është detektor i gënjeshtrës
-INDICJET-(baza e dyshimit)janë –fakte që tregojnë për ekzistimin e veprës penale dhe për lidhmërinë e afërt ose të largët të kësaj vepredhe një personi.
-Indicjet ndahen në:
1.Indicjet që lindin para se të jetë kryer vepra penale
2.Indicjet që manifestohen me rastin e ekryerjes së veprës penale
3.Indicjet që manifestohen pas kryerjes së veprës penale.
-RACIA-është aksion operativ i përgaditur mirë dhe i rrufeshëm.

-Evidenca “MOS”-është njëra ndër evidencat kryesore e cila mbështetet në punën shumevjeçare duke u bazuar në atë se kriminelët profesionistë gjatë kryerjes së veprave penale zakonisht atakojnë të njëjtët objekte dhe përdorin të njëjten taktikë.

-ODOROLOGJIA-Identifikimi i personit në bazë të erës
-PSEUDOBALLAFAQIMI-Ballafaqimi i rrejshëm
-Pyetje Sugjestive(keshilluese,sugjeruese)
-Pyetje plotësishtë disnjuktive(strikte,kërkon përgjigje vetëm PO ose JO)
-Pyetje ekspektative(e pritshme)
-Pyetje deçizive ( me vendosmëri)
-Llojet e simulimeve-
1.Të metat dhe sëmundjet krijohen me qëllim
2.Sëmundja ose të metat ekzistojnë por manifestohen në formë më të rëndë ose në formë tjetër.
3.Sëmundaj ose e meta nuk ekziston fare mirëpo paraqitet.
-CORPORA DELICTI-(Njohja e sendeve me të cialt është kryer vepra)
-Krimet e luftës realizohen në këto mënyra:
Me vrasjen e njerëzve nga popullsia civile,me keqtrajtime(vrasje,torturë,përdhunime,etj),me vrasjen e robërve të luftës,me shkatërrimin e pasurisë private etj.
-Prova materiale të vendit të ngjarjes janë:
1.Objekte që kanë shërbyer si mjet për të kryer krimin.
2.Objekte që bartin mbi vete gjurmët e krimit
3.Objekte të tjera që mund të shërbejnë si mjete për zbulimin e krimeve dhe fajtorëve
4.Objekte që kanë qenë objekt i veprimeve kriminale të të pandehurit në rastin konkret në vrasje është viktima.
-Largësia e qitjes përcaktohet si:qitje me puçitje.nga afër dhe nga larg
-Qitje me puçitje-është ajo qitje kur gryka e tytës së armës ndodhet e puthitur plotësishtë me sipërfaqen e objektit që goditet.
Vetëvrasjet ndahen në :akute dhe kronike,direkte dhe indirekte.
-Llojet e tjera të vetëvrasjeve janë :vetëvrasja e dyfishtë,familjare,tendencioze,bilancore,recidive, altruistike,e kombinuar,e komlikuar etj.

-HEJLOSKOPIA-është metodë tek zbulimi i krimeve seksuale.”Hejloskopia” identifikon personat në bazë të gjurmëve të buzëve ,duke e matur gjatësinë,gejrësinë,hapsirën mes buzëve etj.

-Format e paraqitjes së kriminaliteti ekonomik
1.Përvetësimi i tepricave të evidencuara,të shkaktuara me përllogaritjen mesatare të humbjeve të lejuara në mall dhe në noramtiva të prodhimit.
2.Përvetësimi i tepricave të pa evidencuara,të shkaktuara me mashtrimin e kosnumuesve
3.Përvetësimi i tepricave të paevidencuara të krijuara me afarizëm për llogari vetjake
4.Korrupsioni dhe keqpërdorimi
5.Malverzimet e dobishme
6.Afarizmi i pandërgjegjshëm

-TRASEOLOGJIA-studion gjurmët që ka lënë objektet me një strukturë të jashtme të caktuar.Detyrë themelore e saj është idnetifikimi ia tij objekti që ka lënë gjurmë si dh mënyrn se si janë lënë ato.
-DAKTILOSKOPIA-metodë studimi.krahasimi dhe klasifikimi i vijave papilare me qëllim identifikimi të personave të veprave penale,në vazë të karakteristikave individuale që ekzistojnë në viajt papilare të lëkurës.
-KIROSKOPIA-studion gjurmët e pëllëbës së duarve
-BALISTIKA KRIMINALISTIKE- stdion metodat dhe mjetet tekniko shkencore për zbulimin,vlerësimin dhe ekzaminimin e gjurmëve të lëna nga armët e zjarrit dhe municioni që është përdoruru prej tyre.
-Balistika ndahet në:të jashtme dhe të brendshme
-Balistika e jashtme-studion lëvizjet e predhës pasi të dalë nga tyta,kur ndaj asaj predhe ushtron ndikim graviteti i tokës dhe rezistenca e ajrit.
-Balistika e brendshme-studion levizjet e predhës brenda tytës së armës së shtypur nag trysnia e gazrave dhe barutit.
-Balistika terminale-studion efektin e predhësnë shenjën e qëlluar,ndryshe quhet edhe balistika e cakut.
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

Lindja dhe zhvillimi i Kriminalistikes në Shqipëri

Kriminalistika në vitet 1950-1974[redakto | redakto tekstin burimor]
Grupi i pare i eksperteve te kriminalistikes u përgatit në vitin 1949. Kandidatet u përzgjodhën nga oficeret e rinj te policisë që plotësonin kriteret e përcaktuar për moshën dhe arsimin. Nga kontingjenti i pare i eksperteve, pese u emëruan në Laboratorin Qendror Kriminalistik (Dega Tekniko-Shkencore – siç u emërtua zyrtarisht), ndërsa 7 ekspertet e tjerë, u caktuan në rrethet kryesore te vendit : Berat, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Shkodër e Vlore.

Laboratorit Qendror Kriminalistik (LQK), si organizmi drejtues i Shërbimit Kriminalistik, iu ngarkuan detyra te rëndësishme : kryerja e ekspertizave kriminalistike për gjithë [[Republikën e Shqiperise; përgatitja e kuadrove eksperte kriminalistë, dhe; organizimi i punës përgjithesuse-shkencore në fushe te kriminalistikes.

Në grupin e eksperteve te pare kriminalist spikati Shefki Haxhiu]], që drejtoi LQK, dhe punoi deri në ngritjen e konsolidimin e Shërbimit Kombëtar Kriminalistik.

Për përgatitjen e kuadrove te rinj eksperte kriminalist, LQK aplikoi praktiken e njohur botërore : trajnimin çdo vit te stazhierëve, përgjithësisht kuadro që zgjidheshin nga Akademia e Policisë, ku Kriminalistika jepej si lende nga pedagoget, Ajet Haxhiu e me pas Neki Ahmeti, eksperte te njohur te kriminalistikes shqiptare.

Në ketë rrugë, gradualisht, shërbimi kriminalistik u shtri thuajse në gjithë vendin sipas ndarjes administrative te kohës, nderkoe, LQK po kompletohej me departamente te reja. Krahas atyre fillestare te fotografisë, daktiloskopisë, balistike-traseologjisë, dhe ekzaminimit te dokumenteve, u ngritën ai i kimisë ligjore (drejtuar nga kimisti i talentuar Raqi Qirici) dhe ai i provev biologjike (drejtuar me kompetence nga Dr. Spiro Cipi).

Në vitin 1957 në Fakultetin Juridik te Universitetit Shteteror Tirane, filloi te jepej lënda e Kriminalistikes e drejtuar nga Prof. Dr. Skender Begeja, që i dha impulse te reja, aspekteve teorike te kriminalistikes në Shqipëri.

Në ketë periudhe u hartuan metodikat baze te ekspertimeve kriminalistike : nga Shefki Haxhiu, “Fotografia ligjore”, “Balistika ligjore”, “Traseologjia” dhe, “Daktiloskopia”; nga Neki Ahmeti “Këqyrja e vendit te ngjarjes” dhe, “Ekspertimi grafik i dorëshkrimeve” ; nga Raqi Qirici, “Këqyrja e vendit te ngjarjes në zjarret”, dhe ; “Mikrogjurmët” ; nga Faredin Pocari, “Ekzaminimi i teksteve te daktilografuara” ; nga Neshat Tozaj, “Ekzaminimi grafik i nënshkrimeve” nga ; Estref Myftari "Ekzaminimi teknik i dokumenteve” dhe, “Armët e ftohta”.

Gjate këtyre viteve, nga ekspertet e LQK u organizuan dy Konferenca Kombëtare Kriminalistike : e para me 1965, dhe ; e dyta me 1972.

Shërbimi Kriminalistik në ketë periudhe mori fizionominë e një strukture bashkëkohore.

Kriminalistika në vitet 1975-1990

Mund te quhet periudha e një stanjacion te vërtete për kriminalistiken në Shqipëri. Me moton për ti dhëne kompetencat bazës, LQK u reduktua në një organizëm drejtuese me personel 5 eksperte që kishin kryesisht funksionin e kontrollit e ndihmës për ekspertet e rretheve, te cilët tashme e tutje do te kishin kompetenca te gjera për te kryer (me ato laboratorë te varfër që dispononin) te gjitha llojet e ekspertimeve.

Në vitin 1983, u ngrit Laboratori Kriminalistik pranë Hetuesisë se Përgjithshme, organ i krijuar sipas modelit amerikan te FBI, që funksionoi deri në vitin 1992. Nga ekspertet Estref Myftari dhe Sokrat Meksi, u hodh ideja e bashkimit te këtij laboratori me atë te mjekësisë ligjore për te krijuar një Instituti te Shkencave Ligjore (forensic). Kjo ide, megjithëse u mirëprit nga drejtuesit, nuk u realizua, kryesisht për mungesë te fondeve, por edhe te mentaliteteve te kohës. Megjithatë ky laborator solli një risi në kriminalistiken shqiptare : për konceptimin e kriminalistikes si një strukture e shkencave ligjore ; për organizimin e saj me detyra te ndara për këqyrjen e vendit te ngjarjes nga ajo e ekspertizës ligjore, dhe ; për emancipimin e mendimit shkencor - për here te pare u bene publike probleme te kriminalistikes. U botuan monografitë « Këqyrja e vendit te ngjarjes », me 1984 ; Zbulimi i falsifikimeve në dokumente », me 1987, dhe ; artikulli "Kriminalistika shkence e zbulimit te krimeve dhe e identifikimit te autoreve te tyre" në revistën prestigjioze te kohes Shkenca dhe Jeta, po me 1987.

Kriminalistika pas viteve ‘90

Me ndryshimet politike në vend, në vitin 1992, LQK u bashkua me Laboratorin e Hetuesisë se Përgjithshme, kësaj radhe nen emërtimin [[ Policia Shkencore».

Laboratori i Policise Shkencore u kompletua me kuadro (nga 10 vete që nisi startin, arriti në 25 eksperte në vitin 2000) dhe, në qendër, u organizua me 5 departamente.

Në ketë periudhe, u intensifikua shkëmbimi i eksperiencës me institucione e kolege eksperte nga vende te ndryshme : eksperte te veçante por edhe me grupe u dërguan për specializime afat shkurtra e aftmesme në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, SHBA, Gjermani, Angli, etj. Ndërkohe, erdhën në Shqipëri mjaft eksperte kriminalistë te këtyre vendeve, sidomos nga[[ Anglia, prej te cilëve ekspertet : Tom Harper dhe Haydn Oakey, dhanë një kontribut te shquar për trajnimin e eksperteve shqiptare dhe, për realizimin e programit bilateral me vlere 2 mn $, që përfitoj Policia Shkencore në ketë kohe.

Ky grant ndikoi ndjeshëm në modernizimin e Policisë Shkencore: në qendër (LQK), departamentet te akomoduara tashme në një ndërtese tre kate me mjedise te modeluara sipas standardeve te kohës, u paisen me aparature bashkëkohore ; ndërsa laboratorët e rretheve u paisen me mjete dhe automjete për këqyrjen e vendit te ngjarjes.

Si një pike kulmore për kriminalistiken shqiptare në ketë kohe, duhet vlerësuar organizimi i Konferenca IV Kombëtare e Shkencave Ligjore, në vitin 1999, e titulluar sipas konceptit bashkëkohor te kriminalistikes si pjesë e korpusit shkencat ligjore. Finalizim i gjithë përpjekjeve te bëra gjate viteve duhet konsideruar ngritja e [[Institutit te Policisë Shkencore në vitin 2000, ku me pas u instaluan programet automatike AFIS e Papillon, laboratori i ADN, dhe ai digjitale kriminalistike.

Në drejtimin shkencor : u zhvilluan simpoziumet shkencore “Kriminalistika në shekullin e Ri”, maj 2004 dhe “Këqyrjea e vendit te ngjarjes”, qershor 2005 ; janë botuar monografitë “Fotografia kriminalistike” me 2001 ; “Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri » me, 2002 ; Daktiloskopia me 2004, ISBN 99943-617-3-2 ; Ekzaminimi shkencor i dokumenteve, me 2005, “Metoda moderne në eksperimentimin kriminalistik” me 2006, dhe ; Kriminalistika, me 2008.

Burimi: Wikipedia

Vijon...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

KORRELACIONI I KRIMINALISTIKثS MJEKثSORE ME DISIPLINAT TJERA SHKENCORE

Kriminalistika Mjekësore është një degë e vogël e shkencës, e cila është ndarë në katër dekadat e fundit nga Mjekësia Forenzike, prej së cilës ka marrë pjesën bartëse të “armaturës” duke u bashkuar me Kriminalistikën në një tërësi të posaçme funksionale. Objekti i saj i punës është diçka më i ndryshëm, më specifik dhe më plastik në raport me Mjekësinë Forenzike. Në këtë kapitull do të bëhet fjalë për korrelacionin e Kriminalistikës Mjekësore me degët tjera të shkencës.

Me fillimin e organizimit të bashkësisë shoqërore, gjegjësisht futjes së elementeve juridike në arkitekturën e saj shtetërore, gradualisht fillon të ndahet Mjekësia Forenzike si disiplinë e veçantë. Ajo zhvillohet paralelisht me degët tjera të Mjekësisë, duke u gërshetuar me to më shumë në pikëpamje teorike, por gjithnjë me synim të pavarësimit të plotë. Diferencimi është një trend modern i zhvillimit të suksesshëm të cilësdo disiplinë shkencore sepse në zhvillimin e tërësishëm arrihen efekte shumë më të mëdha. “Sa më shumë shkenca që diferencohen, aq më shumë ato janë të varura reciprokisht” 2. Si rrjedhojë e postulatit të cekur qasja interdisiplinare e disiplinave shkencore të të njëjtit problem, por edhe problemit të ndërlikuar, bëhet gjithnjë e më tepër nevojë e shkencës bashkëkohore.

Mjekësia Forenzike si pjesë e shkencës mjekësore është ndarë si disiplinë e pavarur meqenëse teorikisht i destinohet një problematike krejtësisht të caktuar dhe të definuar-aplikimit të rezultateve bashkëkohore të shkencës mjekësore në zgjidhjen e problemeve të shumta në të gjitha fushat e drejtësisë. Me fjalë tjera, kur finesat shkencore dhe profesionale të njohurive mjekësore të jenë të kristalizuara ato mund të aplikohen me sukses edhe në sqarimin e problemeve të ndërlikuara juridike.
Faktet konsistente dhe në përgjithësi të njohura teorike të cilat rezultojnë nga hulumtimet mjekësore-juridike, kanë gjetur vendin e tyre në aplikimin praktik. Për këtë arsye për Mjekësinë Forenzike në teorinë dhe praktikën e drejtësisë bashkëkohore, mund të theksohen premisat si vijon: detyrë madhore e Mjekësisë Forenzike është grumbullimi, harmonizimi, analiza dhe sinteza e rezultateve të studiuara të fenomeneve relevante juridike të cilat i ofrojnë Biologjia, Fizika, Kimia, Hematologjia, Gjenetika, Psikologjia, Psikopatologjia, Mjekësia Klinike dhe sidomos Traumatologjia (Skica 1). Mjekësia Forenzike, nga disiplinat e cekura i merr dhe thellon ato njohuri të cilat drejtpërdrejti i përkasin fenomenit dhe nevojave mjekoligjore. ثshtë i gjerë diapazoni i fushave ligjore të cilave u është e domosdoshme ndihma e Mjekësisë Forenzike, në shpjegimin e fakteve relevante ligjore.

Në të vërtetë Mjekësia dhe Drejtësia nga njëherë janë aq të gërshetuar sa që zgjidhja e problemit të caktuar kërkon një qasje interdisiplinare sepse në të janë të introjektuara faktet mjekësore të cilat i japin esencën objektit mjekësor. Nga e kaluara e lashtë deri në mesin e shek. XX. karakteristikat themelore dhe funksionet e caktuara të Mjekësisë Forenzike, janë reduktuar vetëm në fushën e disiplinave penalo juridike: Ekspertizën e lëndimeve (plagëve) dhe konstatimin e shkaktarëve të vdekjes së dhunshme, si dhe përgjegjshmërisë së kryesit të veprës penale. Mirëpo me zhvillimin e shkencave teknike dhe biologjike, është bërë një reflektim i dukshëm në Mjekësinë Forenzike duke i futur metodat shumë sensitive dhe akribike.



Falë kësaj nevojat dhe mundësitë e aplikimit të Mjekësisë Forenzike janë shumë të përhapura në fusha të ndryshme të shkencave të drejtësisë. Sot është shumë e theksuar ndërvarësia midis Mjekësisë Forenzike dhe disiplinave juridike. Shumë njohuri të drejtësisë nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e mjekësisë. Këtu qëndron tërë esenca dhe veprimi themelor i Mjekësisë Forenzike. Për Mjekësinë Ligjore sidomos shumë të interesuara janë dy fusha të drejtësisë: fusha penalo-juridike dhe civilo-juridike. Kriminalistika Mjekësore ka bërë një hap të madh sepse Mjekësia Forenzike është bashkuar me Kriminalistikën (Taktikën dhe Teknikën ) me theks në Metodikën e Delikteve të Gjakut. Me këtë rast ka lindur dega shkencore shumë më e ndërlikuar dhe subtile e një profesioni atraktiv dhe të aplikueshëm në praktikë.

B/Prof.dr Alija A. Ramljak

Vijon...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

KRIMINALISTIKA MJEKثSORE

Kriminalistika Mjekësore në raport me Mjekësinë Forenzike, është shumë më përmbajtjesore më e thellë dhe disiplinë më e pasuruar dhe më dinamike. ثshtë një fushë shkencore shumë sistematike dhe e inkorporuar nga Mjekësia Forenzike dhe Kriminalistika në një tërësi integrale me metodologji të ndërtuar dhe të mbështetur mbi parimet procedurale dhe taktike.

Nga parimet e metodologjisë së Kriminalistikës Mjekësore reflektojnë elementet kritike e me këtë edhe objektive. Kriminalistika Mjekësore është degë serioze dhe e qëndrueshme e shkencës, pikërisht për shkak të ndërlikueshmërisë së materies dhe objektit të preokupimit të saj. Prandaj, edhe e ka pranuar qëndrimin e doktrinës thelbësore, me rastin e zbulimit të fakteve relevante në të cilat mbështetet konstatimi i së vërtetës. Kurse deri tek e vërteta është rrugë e gjatë dhe e vështirë. Do të kryhen një varg veprimesh, verifikimesh të indiceve dhe sqarime të versioneve të shumta. Përndryshe ne punë duhet të vije në shprehje këmbëngulësia e madhe, qëndrueshmëria gjithnjë deri tek finalizimi përfundimtarë i objektit. Nga sa u tha rezulton se Kriminalistika Mjekësore duhet ta njohë në mënyrë të përkryer Kriminalistikën dhe të Drejtën materiale-Penale, si dhe parimet Procedurale-Penale. Vetëm në këtë mënyrë Kriminalistika Mjekësore është garanci se do të respektohet objektiviteti nga i cili edhe përfundimisht varet suksesi i punës së saj.

Kriminalistika Mjekësore është degë operative në të njëjtën masë sa edhe vet Kriminalistika në përgjithësi. Ajo pastaj është multidimensionale po aq sa veprimet e saj kërkojnë punë ekipore dhe interdisiplinare në teren, dhe llojllojshmëri dhe dinamikë pune. Rasti nuk është i tillë me Mjekësinë Gjyqësore, funksionimi i së cilës është statik dhe i lidhur për prosekturë dhe i koncentruar në analizën e morfologjisë së plagës dhe vërtetimit të shkaktarit direkt të vdekjes. Në Kriminalistikën Mjekësore, çdo fenomen mjekësor analizohen në pikëpamje morfologjike dhe njëkohësisht vështrohet përmes llupës së observimit kriminalistik dhe penalo juridik, pastaj bënë verifikimin e të gjitha versioneve të mundshme, saktësinë e tyre si dhe indicet të cilat në Kriminalistikën Mjekësore kanë një rëndësi specifike.

Analizimi i indiceve në Kriminalistikë Mjekësore kërkon një qasje interdisiplinare meqenëse edhe Kriminalistika Mjekësore është e gërshetuar nga një mozaik i tillë. Indicet janë fakte shumë të rëndësishme, mirëpo si të tilla kurrë nuk bënë të merren si argumente. Ato vetëm na orientojnë në shenja të dyshimta, prezumime, e kurrsesi nuk janë në rolin e mjetit argumentues. Indicet vetëm në kuadër të fakteve tjera dhe elementeve argumentuese e kanë vlerën e tyre serioze si “ conditio sine quoanon” në procedurën e argumentimit. Tek deliktet e gjakut indicet kanë një vlerë të jashtëzakonshme. Ato janë shenjë, indikator si dhe udhërrëfyes në demaskimin e veprës penale.

Pa marrë parasysh rëndësinë dhe vlerën e tyre, indicet si argumente kanë karakter të rrezikshëm sepse saktësia dhe eksluziviteti i tyre është shumë i kufizuar, diskutabil dhe i kontestueshëm, kurse nganjëherë edhe i papranueshëm. Nëse do të përdoreshin indicet si mjet argumentimi në procedurën gjyqësore do të mund të sillnin deri tek pasojat shumë të rënda dhe të pa parashikueshme. Përndryshe indicet janë një orientues shumë i çmueshëm sepse nga ato fillojnë të gjitha veprimet kriminalistike nga njëherë janë edhe prijëse shpëtimtare”fije tjerri” e cila do ta tërheq hetimin nga një enigmë kriminalistike shumë e vobektë dhe do ta ndriçoj veprën, natyrisht së bashku me të gjitha dëshmitë tjera materiale të grumbulluara.

Kriminalistika Mjekësore, para së gjithash ka për detyrë që të vërtetojë shkaktarin e saktë të vdekjes, mënyrën e marrjes së plagës, përcaktimin e identitetit të viktimës por edhe të kryesit, përcaktimin e mjetit të inkriminuar me të cilën është shkaktuar plaga, fazat në mekanizmin e lëndimit etj. sipas radhitjes së gjurmëve të tentojë të përcaktojë lëvizjen e të lënduarit para gjatë dhe pas marrjes së plagës, pastaj pozitat e viktimës dhe sulmuesit në çastin e marrjes së plagës etj. Pra,“...Kriminalistika Mjekësore është rezultat jo vetëm i praktikave të pasura por edhe i përpjekjeve specialistike brenda fushës së gjerë kriminalistike si shkencë interdisiplinare dhe përpjekjes së saj që sa më tepër të bazohet në shkencat natyrore, në këtë rast në Mjekësinë Gjyqësore,” (D.Modly, 1998).
Prandaj Kriminalistika Mjekësore në esencë mbështetet në Mjekësinë Forenzike si një pjesë e përforcimit të saj, kurse përmbajtja komanduese e saj është Kriminalistika dhe degët e saj shtesë në konstalacionin interdisiplinar. Traseologjia në tërësi, gjurmët biologjike në veçanti, nga njëra anë dhe indicet e versioneve nga ana tjetër së bashku me substratin morfologjik përbëjnë paradigmën e Kriminalistikës Mjekësore. Këtu metodat kriminalistike, të formuara dhe të sintetizuara Kriminalistikës Mjekësore i japin veçoritë karakteristike të një dege të veçantë. Kriminalistika Mjekësore është hulumtuese, analitike, rekonstruktime dhe ideore.

Indicet në fazën fillestare të hetuesisë kriminalistike kanë një vlerë të pakontestueshme. Në bazë të tyre planifikohen veprimet operative-teknike me qëllim të vërtetimit të provave. Gjatë verifikimit shumë indice do të hedhen si të pa bazuara, ndërsa të tjerat do të kenë një vlerë pothuaj të shkallës së provës
sepse u afrohen fakteve materiale. Me paragjykimet ideore dhe përfundimet logjike përmes verifikimeve këmbëngulëse, me anë të indiceve arrihet deri tek gjurmët materiale si provë. Në lidhje të ngushtë me indicet janë edhe versionet të cilat së bashku me to hynë në planin operativ. Në të vërtetë në bazë të
indiceve i hyhet grumbullimit të fakteve materiale. Ato pastaj analizohen dhe verifikohen duke i sistemuar në relevante dhe irelevante. Në një qasje të këtillë
paraprakisht përpunohet plani operativ në të cilën hynë si përmbajtje themelore indicet dhe versionet e punës. Versionet synojnë veprën konkrete penale.
Versionet përndryshe janë ideore, logjike, konstruksione analitike-sintetike mbi veprën penale dhe kryesin e mundshëm të saj. Zakonisht shtrohen shumë versione, sepse në këtë mënyrë tentohet një qasje e ndriçimit të rastit në mënyrë konsistente dhe gjithëpërfshirëse. Versionet shtrohen si supozime themelore në bazë të fakteve të vërtetuara në vendin e ngjarjes.

Plani i punës operative bazohet në indicet ekzistuese dhe rishtazi të mbledhura, pastaj në njohuritë, dhe zbulimet operative. Në planin operativ në domenin e
delikteve penale, versionet e shtruara, para së gjithash mbi kryesin dhe viktimën, mjetin dhe mënyrën e kryerjes së deliktit, motivin e kryerjes, versionet mbi gjurmët kontaktuese të pritura etj.

Plani operativ është një aktivitet shumë dinamik dhe funksional në veprimet e dobishme racionale të organizuara me qëllim të verifikimit të indiceve dhe
versioneve në zbulimin e dëshmive. Realizimit të Planit operativ i hyhet në mënyrë metodike dhe sistematike. Plani operativ është një mozaik përmbajtjesor i pasur me nëntë pyetjet e “arta” të Kriminalistikës në kuadër të së cilave janë edhe versionet dhe indicet.

Me një qasje të këtillë përfshihen të gjitha pyetjet kruciale nga kriminalistika siç janë:

1. اka ka ndodhur ?
2. kur është kryer ?
3. ku është kryer ?
4. si është kryer?
5. me çka është kryer?
6. me kënd është kryer?
7. kush është kryerësi?
8. pse është kryer?
9. kush është i sulmuar?

Këto pyetje të bazuara në kriminalistikë i pari i ka shkruar në gjuhën latine Darries (1791): Quis, quid, ubi, quibus, auxilliis, cur, quando, quomodo. Pyetjet kanë një vlerë të tillë në kriminalistikë sa që Lavazhi i ka krahasuar me teoremat gjeometrike të Euklidit (Vodineliq V.). Për përpunimin preciz të planit operativ të shihet hollësisht kapitulli - Veprimet me rastin e inspektimit në vendin e vdekjes, (III faza e inspektimit).

Kriminalistika Mjekësore është pothuaj ekskluzivisht në shërbim të fushës penale-juridike për dallim nga Mjekësia Gjyqësore rëndësia e së cilës shtrihet edhe në fushën civile-juridike. Kriminalistika Mjekësore është thellë e futur në të gjitha segmentet e disiplinës penale-juridike. ثshtë shumë i gjerë spektri i veprave penale
hulumtimi, trajtimi dhe zgjidhja e të cilave është e pa paramendueshme pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Kriminalistikës Mjekësore me një interpretim autentik, gjykim analitik dhe kualifikim të saktë të veprës penale.

Kriminalistika
a) taktika
• ndriçimi i veprave penale
• plani operativ (indicet versionet)
• zbulimi i kryesit
• mbledhja e provave;
• shikimi në vendin e ngjarjes (vdekjes).
b) teknika
• teknika shikimit të vendit të ngjarjes;
• traseologjia, sidomos mikro dhe makro gjurmët;
• analizat dhe ekspertizat Forenzike;
• identifikimi dhe
• sistematizimi i të dhënave-klasifikimi dhe përpunimi i tyre,
aplikimi i kompjuterit.
c) metodika e delikteve të gjakut.
d) metodika e delikteve seksuale.

Vijon...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

EKSPERTIZA E MJEKO-LIGJORE (GJYQثSORE)

Ekspertiza e Mjekësisë Gjyqësore është veprim apo procedurë specifike që aplikohet në kuadër të procedurës gjyqësore, qoftë ajo procedurë penale apo procedurë civile, me qëllim themelor të konstatimit dhe interpretimit të fakteve relevante mjekësore në ndonjë çështje gjyqësore. Prandaj në të gjitha situatat kur në çështjet
gjyqësore“ gjenden edhe faktet të tilla për përcaktimin e të cilave është i nevojshëm aplikimi i njohurive të posaçme profesionale dhe shkathtësive, është e nevojshme që të angazhohet personi i posaçëm profesional që i posedon këto njohuri profesionale“ ( Q. Stevanoviq). Personi i tillë, kur në rastin konkret janë në pyetje faktet mjekësore, quhet ekspert mjekoligjor. Eksperti mjekoligjor është i detyruar që në procedurë gjyqësore, në pajtim me etikën profesionale, të gjitha njohuritë e tij teorike dhe përvojave praktike, si dhe dijen e tij ta përdorë për zgjidhjen e cilësdo çështje gjyqësore (penale, civile, apo çështje tjetër).
Madje edhe në vetë LPP. اështja e ekspertit rregullohet ashtu që personi në rolin e ekspertit duhet ti posedoj tri elemente themelore: kualifikimin profesional, përshtatshmërinë morale dhe aftësinë procedurale.

Kualitetet profesionale të ekspertit janë garanci për vetë suksesin e ekspertizës mjekoligjore. Rrjedhimisht, eksperti mjekoligjor duhet të posedoj njohuri shumë solide nga profesioni i mjekësisë së përgjithshme si dhe njohuri specialistike dhe arsimim nga Kriminalistika Mjekësore. Krahas kësaj eksperti duhet të jetë mirë i udhëzuar në metodikën dhe teknikën e procedurës gjyqësore, me theks të veçantë në ndërhyrjen dhe paraqitjes së kuptueshme të fakteve relevante mjekoligjore. Ekspertiza e tij, të gjithë pjesëmarrësve në gjykim, gjatë procedurës duhet t’u jetë e shkoqitur dhe e qartë në tërësi. Ekspertit mjekoligjor, përveç njohurisë profesionale i duhet domosdo të jetë edhe i arsimuar jashtëzakonisht mirë edhe në psikologjinë edhe psikopatinë forenzike, patologjinë sociale dhe fushat komplementare. Eksperti, sidomos nëse është i angazhuar shpesh në ekspertiza mjekoligjore duhet të posedoj edhe njohuri themelore si dhe të njoh parimet nga kriminalistika, Procedura Penale, E Drejta Penale, Kriminologjia në mënyrë që sa më lehtë dhe sa më mirë të gjendet në këto veprime delikate.

Elementi tjetër i rëndësishëm për shëmbëlltyrën e ekspertit është përshtatshmëria morale, gjegjësisht kualitetet etike të ekspertit, si njeri dhe si profesionist. Personalitetin e tij duhet ta karakterizojnë edhe virtytet e mira siç janë: ndërgjegjja e jashtëzakonshme dhe neutraliteti, të ketë qëndrime të forta, pa kurrfarë karakteristikash luhatëse, sidomos të mos jetë i prirë për paragjykime. Profili etik i ekspertit mjekoligjor duhet të jetë në përputhje të plotë me kodeksin e etikës mjekësore, mbështetur në parimet e tij fundamentale të parimit të betimit të përhershëm. Prandaj të gjitha këto parime morale të cilat është i detyruar t’i respektoj dhe ti vë në jetë mjeku-shërues, në të njëjtën masë parimet e Hipokratit në betim, e obligojnë mjekun edhe në cilësinë e ekspertit.




Duke pasur parasysh këtë që u tha, duhet të theksohet posaçërisht se sikurse që varet shëndeti i dikujt nga ndërgjegjja e mjekut-shërues, ashtu në të njëjtën masë varet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, suksesi i tij profesional dhe veprimtaria etike varet dinjiteti i dikujt, liria, gjendja materiale, prosperiteti madje edhe jeta. اdo lëshim, punë sipërfaqësore, neglizhencë apo anim apo edhe mangësi morale e ekspertit mjekoligjor sjell deri tek pasojat e paparashikueshme si për individin ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Një thënie lakonike thotë:” në gabime mësohet” por kjo e ka domethënien tragjike kur është në pyetje mjekësia, sepse me gabimet e mjekësisë shtohen trojet e varrezave, kurse me gabimet e mjekut ekspert burgjet mbushen tepër, ose kriminelët e papërmisueshëm lëvizin të papenguar duke gëzuar lirinë e shtrenjtë. Pra me padrejtësi do të rrezikohet fryti më i madh i njerëzimit-fryti i shenjtë-liria!

Ps: Materjalet jane pershtatur ne menyre te shkrutuar duke evituar disa shembuj te rasteve konkrete mbi kete teme.

Vijon...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

OBJEKTI I KRIMINALISTIKثS MJEKثSORE

Duke definuar Kriminalistikën Mjekësore, mund të thuhet lirisht se ajo është një formë e mjekësisë së aplikuar, detyrë fundamentale e së cilës është që me kujdes dhe konsekuencë t‘i fus në shërbim të gjyqësisë frytet e disiplinave mjekësore. Mjekësinë Forenzike Taylori e definon si “njohuri e aplikuar nga të gjitha disiplinat shkencore dhe komplementare për nevojat shkencore (të drejtësisë)”, Kredoja e saj themelore është që të hulumtojë dhe konstatojë të vërtetën e bazuar në fakte, gjë që drejtpërdrejt i kontribuon veçanërisht drejtësisë.

Kurse Kriminalistika Mjekësore, nga aspekti penal, është mjekësi forenzike e drejtuar sidomos ndaj fushave penalo-juridike- organeve të procedurës parapenale me karakteristika heuristike dhe kriminalistike. Pra, kjo është esenca e kriminalistikës mjekësore. Karakteristika kryesore e Kriminalistikës Mjekësore është e vendosur
mbi bazat përmbajtjeve shkencore dhe mbi tri shtylla të forta: mjekësore-sipas natyrës; kriminalistike- sipas karakterit, kurse në frymën e saj është penalo-juridike.

Sipas misionit të saj, Kriminalistika Mjekësore është përfaqësuese e faktografisë, realitetit objektiv, pretendim i së vërtetës dhe konsekuencës njerëzore. Ajo e bënë këtë në interes të tërë shoqërisë dhe në interes të secilit individ. Thënë troç, Kriminalistika Mjekësore është përfaqësuese e vetëdijes njerëzore dhe e drejtësisë në realizimin praktik të normave mjekoligjore të cilave u jep shkëlqimin e realitetit objektiv.

Mjekësia Gjyqësore para së gjithash ka për detyrë të përcaktoi shkakun e vërtetë të vdekjes së njeriut me rastin e analizës së kufomës, të caktoi llojin dhe prejardhjen e lëndimi. Në anën tjetër Kriminalistika Mjekësore, ka një kuptim dhe rol shumë më të gjerë, jo vetëm përcaktimin e shkakut të vdekjes, llojin e plagës por edhe zbulimin e veprës penale, kryesit të tij dhe viktimën, me anë të dinamikës dhe mekanizmit të parashikimit si dhe studimin e rrethanave relevante që i kanë parapri dhe janë zhvilluar gjatë kryerjes së veprës penale. Thënë shkurt, Kriminalistika Mjekësore është sintezë e Mjekësisë Gjyqësore dhe Kriminalistikës ( taktikës dhe metodikës). Kështu metoda e Mjekësisë Gjyqësore shtrihet dhe pasurohet me përmbajtje speciale kriminalistike; metodat e teknikës kriminalistike vihen në funksion të drejtpërdrejtë të morfologjisë mjekësore. Veprimet taktike-kriminalistike mishërohen në Kriminalistikën Mjekësore. Kriminalistika Mjekësore është në ndërlidhje të drejtpërdrejtë edhe me planin operativ duke modeluar veprimet taktike (përpunimi i versioneve në pikëpamje të motivit, mënyrës së kryerjes së krimit, zbulimin e kryesit etj.). Rikonstruktimi në objektet e delikteve të gjakut është i pa paramenduar pa Kriminalistikën Mjekësore.

Objekti i kriminalistikës mjekësore, në rendë të parë del nga ekspertiza mjekoligjore e cila ka detyrë kryesore ndriçimin e fakteve objektive si vijon:

• lëndimet trupore tek të gjallët;
• konstatimin e shkakut të vdekjes- obduksioni mjekoligjor i kufomave;
• ekspertiza e pjesëve të trupit;
• ekspertizat toksikologjike;
• ekspertiza traseologjike;
• traseologjia biologjike;
• makro gjurmët dhe mikro-gjurmët kontaktuese me origjinë tjetër;
• gjenetika e trashëgimisë;
• procedura e identifikimit;
• zbulimi i kryesit.

Ekspertiza e plagëve trupore, nënkupton përcaktimin e llojit të plagës, kualifikimin e tyre, mënyrës e marrjes së tyre dhe identifikimin e mjeteve me të cilën janë shkaktuar plagët. Në fund sipas mundësisë edhe konstatimin e origjinës së plagës: nga fatkeqësia, vetëlëndimi apo plagë e shkaktuar nga krimi. Ekspertiza e kufomës ka rol dominues në kriminalistikën mjekësore, e mbi këtë bie numri më i madh i ekspertizave, prandaj edhe kjo del në rend të parë. Sipas dimensionit të saj dhe prevalencës, ekspertizat e kufomave i tejkalojnë të gjitha ekspertizat tjera. Shikuar objektivisht mbi ekspertizat e kufomave në të cilat përcaktohet shkaktari i vdekjes dhe origjina (natyrore, e fatkeqësisë, vetëvrasje, apo vrasje) bie sipas burimeve amerikane 20% e rasteve të të gjitha vdekjeve pa marrë parasysh shkaktarin e tyre, prandaj është i domosdoshëm edhe verifikimi zyrtarë dhe konstatimi i shkakut të vërtetë të gjendjes faktike. Pra, në objektin e ekspertizave mjekoligjore të kufomave bëjnë pjesë jo vetëm personat të cilëve dhunshëm u është marrë jeta, por edhe disa forma të vdekjes së natyrshme në rrethana të caktuar forenzike ( tabela 1.).

Tabela 1. Ekspertiza e kufomës​


Midis vdekjes natyrore dhe asaj të dhunshme nuk ekziston një kufi krejtësisht i qartë. Nga aspekti penal procedural, është e panevojshme që të tërhiqet distinksioni i ashpër ndërmjet vdekjes natyrore dhe asaj të dhunshme, shumë më i rëndësishëm është kriteri se është shkaktuar vdekja si pasojë apo është e ndërlidhur me të. Kështu p.sh. mjekimi i pandërgjegjshëm, mjekësia popullore e veprime të ngjashme mund të sjellin deri tek shkaktimi i vdekjes natyrore, mirëpo kjo vdekje ka lidhje me veprën penale (J. Milçinski). Për çdo rast kur ekziston lidhja kauzale ndërmjet veprës penale dhe shkaktarit të vdekjes, është e domosdoshme që për së afërmi të definohet dhe të konstatohet se cili është shkaktari kryesor dhe i drejtpërdrejt i vdekjes. Kur është në pyetje shkaktari i drejtpërdrejt i vdekjes nuk guxohet të shkohet fluturimthi në rrjedhën e formulimit, siç e bëjnë këtë shpeshherë me shpejtësi patologët, duke e theksuar si shkaktar të vdekjes ndërprerjen e punës së zemrës dhe të frymëmarrjes. Me këtë vetëm vështirësohet puna e organeve të hetuesisë, duke u shkaktuar atyre huti dhe duke i sjellë para dilemave. Për këtë arsye shkaktari i drejtpërdrejt i vdekjes për çdo rast konkret duhet të shënohet në mënyrë precize (gjakderdhje në zbrazësinë e stomakut, shkatërrim i organeve vitale, etj.).

Mirëpo, shumë më e mangët është çështja kur shkaktarë të vdekjes janë shumë faktorë-shkaktari multifaktor. Faktorët individual, secili veç e veç mund të shkaktojnë vdekjen dhe me këtë rast shkaku është konkurrues. Në anën tjetër, faktorët individual mund të shkaktojnë vetëm lëndime të lehta trupore, por efekti i tyre përmbledhës sjellë deri tek rrjedha e vdekjes (p.sh. gjakderdhje në trup). Përveç kësaj lëndimi indirekt si rrjedh përfundimtare mund të ketë për pasojë vdekjen, për shkak të tetanosit, plagës shpuese të infektuar me mikrobe. Në fund, lëndimi mund të ngacmoj edhe sëmundje akute të cilat në shkallën e terminalit do të shkaktojnë vdekjen. Pra, konstelacioni i plagës dhe sëmundjes të cilat e plotësojnë njëra tjetrën me konotacione negative sinergjike mund të shkaktoj vdekjen.

Vijon...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

GJENDJA RRETH KUFOMثS

Ndryshimet më impresive në rrethinën e kufomës të cilat pothuajse rregullisht shënohen janë:
- koha të cilën e tregojnë orët (ora e dorës apo e murit, gjegjësisht e tavolinës nëse janë të ndalura, çfarë kohe tregojnë?);
- data e shënuar në ambalazh të ushqimit të prishur dhe pijeve - (qumështit dhe prodhimeve të tij, tiketat në shishe lëngjesh, birrave;
- gjendja e ushqimit të përgatitur;
- Shënimet e shkurta në ditar apo kalendar;
- Gazetat e fundit-data e tyre;
- Fahu postar dhe përmbajtja e tij;
- Llambat elektrike të ndezura, radio apo TV.
Nëse kufoma është gjetur në ambient të hapur- arë, kopsht, mal vëmendja duhet të përqendrohet :
- ndryshimet në tokë nën kufomë;
- gjendja e fletëve nën kufomë-klorofili i tyre (ndryshimet ndodhin brenda 1 jave);
- bari i tharë apo i zverdhur nën kufomë;
- bari i birë i rritur pranë dhe rreth kufomës

Vijon...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

VEPRIMET HETIMORE Nث VENDIN E VDEKJES​

''edhe pse krimi nuk ka gjuhë, ai flet me zërin e mrekullisë''
(Shekspiri)

Këtu nuk mendohet ekskluzivisht në vdekjen e dhunshme, por gjithashtu edhe në vdekjen natyrore të shkaktuar në rrethana forenzike (të panjohur, të papritur, të dyshimtë) do të thotë rastet e vdekjes për të cilat dyshohet se kanë shkak dhunën dhe sipas të gjitha rregullave kriminalistike, shikimi në vendin e ngjarjes ashtu edhe do të kryhet.

Arena e vendit të vdekjes së dhunshme është etapa markante në hetuesi; drejtimi magjistral nëpër të cilin do të duhej të filloi dhe të lëvizë hetimi kriminalistik. Me këtë rast është e domosdoshme të theksohet se në vendin e ngjarjes hetohet realiteti objektiv me të cilin argumentohet dhe vërtetohet e vërteta materiale, sepse vendi i krimit është pothuaj rregullisht kopsht dhe thesar i pasur i mikro dhe makro gjurmëve. ثshtë e tepërt të thuhet se në gjurmët (traseologji) kriminalistika bashkëkohore mjekësore sot e sheh objektin më të rëndësishëm të veprimit me rastin e ndriçimit shkencor të krimit.

Legjislacioni bashkëkohor provave materiale u ka dhënë përparësi të theksuar në krahasim me të gjitha mjetet tjera të njohura në procedurën e argumentimit, sepse drejtësisë i nevojiten provat e sigurta në të cilat e bazon pikëqëndrimin e vet, meqenëse”...ajo (drejtësia) nuk mund të orientohet në ekspertizë dhe forma tjera të argumentimit in anima vili, as të prekë nëpër terr, në gjendje të besuarit objektiv, që do të dukej si shikim i qiellit në mjegull, kurse në atë errësirë humb çdo kuptim për përhapje”

Në procedurën gjyqësore, sipas mendimit racional të së drejtës”bindja që shpie deri tek vendimi i gjyqit duhet të jetë logjik, rezultat i silogjizmit dhe vlerësimit kritik të elementeve të provave”. Që në fillim duhet të flitet për ndërlikueshmërinë e shikimit të vendit të ngjarjes dhe përgjegjësinë në veprimin e tij se në praktikë jo rrallë ndodhë në rastet kur “qysh në shikim të parë është çdo gjë e qartë”, veprohet me kujdes të pamjaftueshëm dhe sipërfaqësor.

Polici sipas natyrës së profesionit të tij është shumë shpejtë personi i parë zyrtarë i cili takohet në vendin e ngjarjes. Ky është edhe fillimi i aktiviteteve zyrtare, gjegjësisht fillimi i veprimit të shikimit në vendin e ngjarjes si fazë e parë e tij. Në udhëzimet policore por edhe në literaturën profesionale kriminalistike nuk është përpunuar në mënyrë gjithëpërfshirëse materia për aktivitetet e shikimit në vendin e vdekjes. Për këtë arsye ky lloj i specializuar i aktivitetit do të jetë i përpunuar në mënyrë integrale në të gjitha etapat, duke filluar nga ardhja e patrullës policore në vendin e ngjarjes, aktivitetet e tyre, e deri tek ardhja komisionit hetimor në përbërje: prokurori, mjekoligjor, inspektori për delikte të gjakut, tekniku i kriminalistikës etj. Nga fillimi deri në përfundimin e hetimit veprohet në pajtim me parimet
kriminalistike dhe krejtësisht në kuadër të LPP-së (Ligji i Procedurës Penale).

Sipas vlerësimeve të kriminalistëve amerikan, konsiderohet se përafërsisht 20% (1/5 e njerëzimit) vdes nën rrethanat të cilat kërkojnë hetim zyrtarë në aspektin e përcaktimit të shkakut të vdekjes prandaj organet hetimore të cilat janë të autorizuara të hetojnë ndonjë rast bartin përgjegjësi të madhe edhe para ligjit edhe para ndërgjegjes së tyre sepse ato mbrojnë interesat e njeriut të vdekur përballë interesit të të gjithë njerëzve tjerë një Planet (Shyder.L). Nga qëndrimi, ndërgjegjja, mënyra inventive dhe aftësia profesionale e organeve hetimore varet se a do të jetë vrasësi i arrestuar dhe i nxjerrë para drejtësisë, apo vrasja do të mbetet e pa vërejtur dhe vrasësi i pa dënuar. Hetimi i vdekjes së dhunshme është krejtësisht i ndryshëm nga të gjitha aktivitetet tjera të procedurës penale, sepse gabimi i bërë njëherë këtu nuk mund të përmirësohet. Duke pasur parasysh këtë fakt gjeniu Hans Gross, në nistor i kriminalistikës moderne, tërheq vëmendjen me postulatin atraktiv dhe shumë filozofik:” sa më mirë që ka punuar gjyqtari hetues (inspektori) aq më lehtë dhe më mirë mund të bëhet aktgjykimi... Atë që keq gjyqtari hetues (kriminalisti) ka punuar, as procedura më e mirë e më vonshme nuk mund ta përmirësojë. Siç janë gjyqtarët hetues (kriminalistët) në një shtet e tillë është edhe gjyqësia e tij penale”.


Sipas Shyderit, nga Miçigeni, hetuesi pas vetës i djeg tri ura gjatë kryerjes së hetimit. Ura e parë digjet në momentin e lëvizjes së trupit së kufomës nga vendi i saj i parë. Para se të bëhet kjo, trupi patjetër duhet fotografuar në pozitën në të cilën është gjetur. Ura e dytë digjet kur trupi balsamoset (sepse me këtë veprim asgjësohen gjurmët e alkoolit dhe të shumë helmeve). Ura e tretë digjet kur trupi varroset apo kremohet ( digjet).

Vijon...
 

Legally_Sweet

Alis volat propriis
Staff member
Titulli: Kriminalistika

Sa e komplikuar kjo kriminalistika ne krahasim me ato qe kam mesuar une. Kjo forensics eshte nje dege e tere ktu tek une.
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

I. VEPRIMET E POLICISث

A. Verifikimi i informatës​

Menjëherë pas marrjes së informatës dhe kuptimit për ngjarjen, Drejtoria Policore është e detyruar të bëjë verifikimin e saktësisë së lajmit meqenëse mund të jetë jo e plotë apo edhe e pasaktë. Verifikimin e informatës e bënë kujdestari i drejtorisë policore i cili e informon udhëheqësin (zakonisht komandantin) ose e dërgon patrullën e stacionit policor apo të paraleles së ndarë. Kujdestari në stacionin policor me telefon e informon prokurorin kujdestar, pastaj inspektorin e delikteve të gjakut dhe teknikun e kriminalistikës, kurse përbërjes së komisionit hetues i bashkohet edhe mjeku i autorizuar-ekspert.

B. Hyrja në vendin e ngushtë të ngjarjes​
Parakusht vendimtar për trajtimin e suksesshëm kriminalistik të veprës penale është momenti, shpejtësia sepse sa më shpejtë (kuptohet sa më hollësisht) që të bëhet shikimi i vendit të ngjarjes aq më i mundshëm është edhe suksesi. Meqenëse se polici sipas ligjit LPP nuk është i autorizuar, kurse as profesionalisht i përgatitur që të kryej shikimin e aktit të veprës penale në mënyrë të pavarur, gjegjësisht të vdekjes së dyshimtë, ai duhet që sa më shpejtë ta lajmëroj kujdestarin e drejtorisë policore për rezultatin e verifikimit dhe për atë se a është informata e saktë. Në qoftë se lajmi ka qenë i saktë, kujdestari i drejtorisë policore informon organet e hetuesisë kompetente në mënyrë që sa më shpejtë të formohet ekipi i specializuar hetimor dhe të dërgohet në vendin e ngjarjes. Me rastin e verifikimit të saktësisë së informatës për policin mjafton një shikim në vendin e ngjarjes dhe informata e shpejt me gojë të cilën do ta marr nga të pranishmit. Me qëllim të marrjes së shënimeve koncize kyçe nga ”blic” vizita inspektive polici duhet të depërtojë deri tek vet vendi i ngjarjes. Nëse kufoma është në ambient të mbyllur, polici do ta hap derën duke kapë dorezën ose do të shikoj për dritare, kurse nganjëherë është i detyruar që të kaloj nëpër kopsht
duke i lënë gjurmët e tabanëve të veta dhe duke i prekur kaçubat dhe bimët. Në të gjitha këto veprime fshehën edhe kurthet: me hapjen e derës fshihen shenjat e gishtërinjve të vrasësit, me shikim për dritare fshihen mikro gjurmët e kryesit, kurse mbetën gjurmët e tij gjithashtu duke shkelur nëpër kopsht i lenë gjurmët e këmbëve të veta, kurse i maskon ato të kriminelit etj. për shkak të rreziqeve të përmendura dhe të tjerave është kristalizuar rregulla që polici në parim “ti fut duart në xhepa” në mënyrë që të shmanget rreziku i prekjes së objekteve pa menduar. Përndryshe në veprimet e policit por edhe të komisionit hetimor dy momente janë shumë të rëndësishme: pandryshueshmëria e vendit të ngjarjes dhe ajo se a gjendet personi në ambient të mbyllur apo të hapur.

Vendi i paprekur i ngjarjes është vendi i ngjarjes së deliktit në të cilën deri me ardhjen e patrullës së policisë askush nuk ka hy, derisa në vendin e pa ndryshuar hynë personat por asgjë nuk ndryshojnë gjegjësisht nuk prekin. I ndryshuar është ai vend i ngjarjes nëpër të cilin njerëzit kanë ecur, i kanë prekur objektet dhe i kanë lëkundur në vendin e tyre, madje e kanë luajtur vendi edhe kufomën para se të vije policia. Të gjitha këto elemente në vendin e ngjarjes, pas ardhjes së policisë, ajo duhet ti shënoj ato me kujdes. Me afrim në vendin e paprekur polici duhet të jetë me vetëdije të lartë të përgjegjësisë dhe të ketë rreptësisht kujdes për veprimet e tij. Prandaj nëse nga moskujdesi apo ngutja ose edhe nga mërzia momentale prek diçka apo ndryshon polici këtë nuk guxon ta mbaj fshehët para udhëheqësit të ekipit hetues. Askush nuk është i pagabuar e as polici, por fshehja nuk është vetëm gabim por është njësoj sikurse shpënia me vetëdije e hetimit në drejtim të gabuar.

Meqenëse vdekja ndodh në ambient të hapur dhe të mbyllur, posaçërisht do të elaborohet edhe njëri edhe tjetri version meqenëse edhe vendet specifike të ngjarjes janë të ndryshme.

1. Hyrja në vendin e mbyllur
Me qasjen në ambient të mbyllur polici do të has në gjininë e të ndjerit apo edhe në fqinjët kureshtar, prandaj edhe do t’i pyet ata se ka kanë lëvizur, cilat objekte i kanë prek dhe i kanë lëkundur. Pastaj polici i ofrohet hapësirës në të cilën gjendet kufoma me duar në xhepa të cilën do ta shikoj dhe inspektoj hollësisht dyert, dritaret, dyshemenë dhe muret me qëllim të zbulimit të gjurmëve të dyshimta. Me rastin e hapjes së dyerve nuk guxon ta kap rezen, por majën e dorezës me shpinë të dorës së shtrirë. Gjithashtu duhet të jetë i kujdesshëm me rastin e kalimit nëpër stazat e ngushta, prandaj duhet ta heq bundën, pallton, dhe të gjitha veshjet tjera në mënyrë që të mos lë gjurmët e veta, gjegjësisht të mos i përziej ato me gjurmët e kryesit të veprës. Polici shpesh has edhe në ambiente të ndërruara siç ndodh në lokale publike bartja e viktimës nga një vend në tjetrin apo personi i lënduar për vdekje është bartur urgjentë për t’i dhënë ndihmën e parë. Përveç
kësaj nuk janë të rralla as situatat kur kryesi (vrasësi me qëllim e ndërron vendin e ngjarjes duke e bartur kufomën në tjetër vend me qëllim që ta fsheh veprën apo ta tregoj ndryshe ngjarjen apo me qëllim mashtrimi (shih në Praktikumin e Mjekësisë Forenzike).

2. Hyrja në vendin e hapur​
Ky vend i ngjarjes pikërisht për shkak se është i hapur dhe i lirë pothuajse rrallëherë është i paprekur. Në të vërtetë nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël se njeriu nuk është i vdekur atëherë polici duhet ti afrohet pa marrë parasysh të gjitha (gjurmët, ndërrimet). Nëse konstaton se personi është ende gjallë, atëherë do të ndërmerr transport të shpejtë për në entin shëndetësor. Në rast nevoje që ti ofrohet ndihma e shpejtë të lënduarit, atëherë polici do ta bëjë vetë atë. Nuk guxon të iu lejohet njerëzve të panjohur afrimi vendit të ngjarjes, ata orientohen që të lëvizin skajit të pjesës së terrenit. Përndryshe edhe polici në situata të tilla do të sillet shumë racionalisht dhe me kujdes.

Kur është e qartë se personi tashmë është i vdekur, polici nuk e prek kufomën, i fikson gjurmët dhe dukuritë e ndryshueshme, e rrethon vendin e ngjarjes. Askujt nuk guxon t’i lejojë qasje në vend të ngjarjes derisa të mos vij ekipi për shikim i cili është i vetmi i autorizuar që të hyjë në rrethin e vendit të ngjarjes ku do ta kryej me vëmendje dhe hollësisht trajtimin kriminalistik me ekspertë të autorizuar.

3 Rrethimi i vendit të ngjarjes​
Rrethimi i vendit të ngjarjes është veprim i largimit të personave dhe ndalimin e qasjes në vendin e ngjarjes të gjithë të panjohurve. Cilët janë kufijtë e rrethit që duhet mbyllur varet nga rrethanat e dhëna për çdo rast veç e veç.

Kështu p.sh:​
- Nëse vepra është kryer në shtëpi ose banesë policia do të largojë nga shtëpia, gjegjësisht nga banesa të afërmit, por edhe të gjithë personat tjerë (banorët, qiraxhinjtë, fqinjët), në ndonjë banesë tjetër fqinje dhe edhe me ta do ta kryej një bisedë të shkurtër informative.
- Nëse delikti është kryer në vend të hapur, polici do të vlerësoj vetë se cili do të jetë rrethi i vendit të ngjarjes; diametri sillet prej 50-100. metra në rreth. ثshtë e nevojshme një gjerësi përkatëse e rrethit, sepse në të gjendet kufoma, objekte të ndryshme, gjurmë; qofshin makro apo mikro gjurmë, pastaj gjurmët e këmbëve, gjurmët e tokës, bimët e shkelura, lulet e bimët tjera. Në vend të ngjarjes hasen edhe objekte të cilët rrjedhin nga vrasësi, ose i kanë rënë atij ose me qëllim ai i ka lënë ato nga besëtytnia.

Policët në vendin e ngjarjes përveç detyrës themelore që ta ruajnë vendin e ngjarjes dhe sigurojnë atë, ata do të kyçen edhe në punë tjera të dobishme për hetimin. Një do ta ruaj vendin e ngjarjes, tjetri do të kryej biseda informative të shkurtra, kurse i treti do ti përgjoj bisedat e të pranishmëve si dhe do ti përcjellë sjelljet e tyre.

Midis të pranishmëve ai me një vëzhgim të kujdesshëm do t’i zbuloj personat e dyshimtë ndoshta vetë kryesin. ثshtë e njohur një rregull kriminalistike se krimineli kthehet në vendin e krimit. Ai pra shpesh është në mesin e personave kureshtarë, është i parehatshëm, i tëri shndërrohet në shqisë duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për atë që flitet dhe punohet aty. Prandaj është e nevojshme që çdo gjë të shënohet.
Shpesh ndodh që në vendin e ngjarjes të cilin e siguron patrulla e policisë edhe të vijë ndonjë politikan apo udhëheqës lokalë i cili drejtpërdrejt ndërhynë në punët e hetimit me” këshillat” e tij. Personi i tillë, pa marrë parasysh funksionin e tij është i paftuar dhe polici nuk guxon ti lejoj të ofrohet, por duhet me një paralajmërim të vendosur ta largoj. Personi i tillë, para së gjithash është kapadai i pakulturuar. Dukuria e ideologjizimit të policisë është e mjerë dhe e humbë dhe e komprometon profesionalizmin dhe shëmbëlltyrën e këtij profesioni me nder dhe përgjegjësi. Policia është roje besnike e vlerave më të mëdha shoqërore-jetës dhe pronës së njerëzve.

4 Fiksimi i dukurive të ndryshueshme
Polici është i detyruar t’i fiksojë të gjitha dukuritë e ndryshueshme meqenëse ekipi për hetim në vendin e ngjarjes zakonisht arrin me mjaft vonesë në terren dhe mund të ndodhë që shumë dukuri të humbin dhe ndryshohen. Polici do ta largojë viktimën nga vendi i ngjarjes me qëllim të ofrimit të ndihmës mjekësore vetëm nëse ajo ka shenja jete. Largimi i kufomës nga vendi i ngjarjes është i lejuar vetëm në raste përjashtimi, pra të domosdoshme kur kanoset rreziku që të jetë e dëmtuar apo e shkatërruar p.sh. në rast zjarri apo vërshimi, hekurudha apo të ngjashme. Polici do t’i mbajë të gjithë personat që janë hasur në vendin e ngjarjes, do të kryej bisedë informative me qytetarët, do t’i shënojë emrat e tyre për dëgjime të mëvonshme më të hollësishme të cilat do t’i kryej inspektori për delikte të gjakut. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se në vendin e ngjarjes gjendet kryesi atëherë polici atë do ta arrestojë.


Vijon...
 
Last edited:

Marla

VIP
Titulli: Kriminalistika

KRIMINALISTIKA SI SHKENCث

1.1 Objekti dhe vendi i saj në lëndët e sistemit dhe roli i saj në hetimin, zbulimin,gjykimin dhe parandalimin e veprës penale

Detyra e kriminalistikës është të ndihmojë policinë gjyqësore, prokurorinë, gjykatën, avokatinë dhe institucionet kriminalistike në luftën kundër kriminalitetit.Në këtë kuadër ajo përpunon metoda dhe mjete shkencore për zbulimin,hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale.Kjo detyrë përcakton dhe sistemin e saj.Shkenca e kriminalistikës merret me studimin e përpunimin bazë të ligjit penal e proçedurial penal të metodave e mjeteve teknike, taktike dhe të rekomandimeve për kërkimin,gjetjen e fiksimin, kqyrjen e vlerësimin e provave me qëllim zbulimin,hetimin, gjykimin e parandalimin e veprave penale. Këto metoda të saj grupohen në tre pjesë homogjene të ndërlikuara dhe të pandara që janë:

Metodat teknike janë metodat që përpunohen nga kriminalistika për zbulimin, fksimin dhe ekzaminimin e gjurmëve e të sendeve, prova materiale.Këto metoda lidhen ngushtë me mjetet teknike që janë aparate e pajisje të ndryshme.

Metodat taktike janë ato metoda që përpunohen nga kriminalistika për organizimin, planifikimin dhe rritjen e efektivitetit të veprimeve hetimore,gjyqësore për zbulimin e krimevesi psh organizimi dhe zhvillimi I planifikuar I veprimeve hetimore dhe gjyqësore,këqyrja e vendit të ngjarjes,pyetja e dësmitarëve etj

Rekomandimet metodike të hetimit e gjykimit janë metoda që përpunohen nga kriminalistika për zbulimin, hetimin e gjykimin e veprave penale konkrete të së njëjtës kategori (në mënyre figurative ato janë sintezë e zbatimit të metodave teknike e taktike në hetimin e një kategorie të caktuar veprash penalepër shembull metodat e hetimit të vjedhjes,vrasjes, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Teknika,taktika e metodika kriminalistike bashkë me profilaksinë janë të lidhura midis tyre dhe formojnë sistemin strukturor të vetëm të saj.
Profilaksia kriminalistike përveç studimit të shkaqeve dhe pasojave konkrete të veprave penale të hetuara dhe të gjykuara studion dhe gjeografinë kriminalistike,parandalimin kriminalistik e luftën kundër kriminalitetit.
Pra, kriminalistika ka si objekt kryesor studimin, përpunimin në bazë të ligjit penal ,të metodave dhe mjeteve teknike dhe rekomandime metodike për kërkimin,gjetjen,fiksimin,kqyrjen dhe vlerësimin e provave me qëllim zbulimin, hetimin, gjykimin e veprave penale.

Detyrat e kriminalistikës
Zbatimi I metodave e mjeteve tekniko-shkencore zgjeron mundesitë për të njohur thellë faktorët e brendshëm që veprojnë në dukuritë e veprave penale ndikon për të hetuar e gjykuar në mënyrë të gjithanshme e të shpejtë për parandalimin e tyre. Teknika kriminalistike duhet të ndjekë gjatë gjithë kohës përparimin bashëkohor tekniko-shkencor.
Teknika kriminalistike është një sistem njohurish shkencore, mbi bazën e të cilave ndërtohen metodat, mjetet teknike që përdoren për kerkimin,zbulimin,mbledhjen dhe studimin e provave materiale me qëllim zbulimin e parandalimin e veprave penale (në këtë sistem bëjnë pjesë degë si fotografia kriminalistike studimi mbi gjurmët, traseologjike dhe me përbërje fiziko-kimike, balistika kriminalogjike, ekzaminimin grafik e teknik i dokumentave,identifikimi I personit në bazë të tipareve të jashtme).
Detyra themelore e kriminalistikës është identifikimi i njerëzve dhe sendeve konkrete që kanë lidhje me veprat penale bazuar në gjurmët e lena prej tyre, si dhe zbulimi i mekanizmit të formimit të gjurmëve dhe të pasqyrimeve tëtjera me qëllim që të shpjegohet mënyra e ndodhjes së ngjarjes (gjetja e veglës së thyerjes e përdorur,vetitë e saj, mënyrën e formimit të gjurmës, drejtimin e lëvizjes se veglës, këndin e formuar bashkëveprimin e saj me pengesat,forcën e përdorur etj.)
Detyrë tjetër e kriminalistikës është përpunimi i masave tekniko-shkencore për parandalimin e veprave penale (këto masa lidhen direkt me përgjithësimin e përvojës së punimeve hetimore, në zbatimin e teknikës kriminalistike dhe nga praktika e laboratorëve kriminalistikë në qendër e bazë, p.sh. masat e marra për ruajtjen e dokumetave nga fallsifikimet, ruajtja e pasurisë me mjete alarmi etj)
1. Detyrat e Kriminalistikës në kuptim të gjerë

Në kuptim te gjerë detyra të kriminalistikës janë marrja e masave preventive dhe masave represive me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të kriminilatetit duke përdorur mjete përkatëse ti vërtetoj dhe provoj faktet. Në këtë menyrë ajo ndihmon organet e proçedurës penale për zbulimin e krimeve dhe autorëve të saj.

2.Detyrat e Kriminalistikës në kuptim të përgjithshëm

1. Gjetja e metodave më efektive dhe përshtatja e metodave ekzistuese për zbulimi e veprave penale dhe autorëve të tyre.
2. Zbulimi,mbledhja dhe sigurimi i provave mbi veprën penale të kryer dhe mbi fajin e personit të caktuar.
3. Gjetja dhe përsosja e metodave më bashkëkohore me rastin e marrjes se masave taktike-kriminalistike,teknike-kriminalistike dhe veprimeve me karakter hetimor.
4. Mbledhja dhe evidencimi i mënyres së kryerjes së veprës penale.
5. Planifikimi dhe marrja e masave operativo-taktike,operativo-teknike me qëllim të kapjes së kryersve që janë në arrati apo pasi kanë kryer vepër penale.
6. Studimi i metodave që mund të aplikohen nëluftë kundër krimit.
7. Unifikimi i logjikës së të provuarit dhe të gjykuarit të veprës penale.
8. Studimi i metodave për të arritur deri te zbulimi i personave që kanë kryer vepra penale.

1.2- Baza ligjore dhe lidhja me shkencat e tjera

Burimet e kriminalistikës:
1)Ligji penal
2)Ligji procedural
3)Aktet nënligjore urdhërat udhëzimet etj

Vendi i kriminalistikës në sistemin e shkecave juridike penale

Baza e saj ligjore ështëlegjislacioni penal, ai proçedural dhe aktet nënligjore që dalin në zbatim të tyre. Cdo vepër penale që parashikon kodi i proçedurës ka objektin e vet të të provuarit që lidhen me vërtetimin në tërësi me faktet e provat që kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes.Brenda kësaj llogjike zbatohen metodat teknike, taktike e rekomandimet për një vepër penale.Metodika e hetimit ndihmon me rekomandimet e saj shkencore për të bërë cilësimin e drejtë të veprës penale.Në përpunimin e cdo metodike të hetimit të veprave penale merren parasysh kërkesat e shkencës të së drejtës penale normat dhe institutet penale.
Kriminalistika lidhet ngushtë dhe me procedurën penale.Legjislacioni proçedural përbën bazën juridike kryesore të saj.Metodat, mjetet teknike, taktike e rekomandimet rrisin efektin e veprimeve hetimore gjyqësore, i pasurojnë ato për rezultate sa më të mira në zbulimin e së vërtetës. Ligji proçedural penal është objekt i përbashkët studimi si për shkencën e procedures penale dhe për shkencën e kriminalistikës.Duke qënë i tillë ai jo vetëm nuk kufizon por përkundrazi zgjeron mundësinë e zbatimit të metodave e mjeteve kriminalistike.Nga ana tjetër dhe mjetet teknike dhe metodat taktike ndihmojnë proçesin penal zbulimin e veprës penale dhe zgjerimin e rrethit të provave.
Përveç ligjit penal e atij proçedural si bazë juridike për përpunimin e metodave e mjeteve teknike taktike janë dhe aktet nënligjore qe duhet te dalin në përputhje të plotë me ligjin (urdhrat, udhëzimet dhe instruksionet që lëshojnë institucionet e ndryshme.)
Kriminalistika ka lidhje dhe me kriminalogjinë, mjekësinë ligjore, psikiatrinë, kiminë ligjore e biologjinë ligjore.
Kriminalistika lidhet dhe me proçedurën civile, kur bëhet fjalë për ekzaminmin e dokumentave të fallsifikuara.


1.3 Metodologjia e studimit të objektit të Kriminalistikës
Proçesi i hetimit dhe i gjykimit te veprës penale lidhet ngushtë me proçesin e njohjes të së vërtetës. Krahas rrugës që i cakton proçesi i njohjes në përgjithësi,njohja ka vecoritë e veta.
Veçoria themelore qëndron në faktin se subjekti i njohjes, policia gjyqesore, prokuroria e gjykata nuk mund të përdorë në proçesin e zbulimit të vërtetës vetëm ato forma, kushte, mjete e metoda që parashikohen me ligj.Rruga për njohjen e së vërtetës në çështjet penale është respektimi i ligjshmërisë, përdorimi gjatë hetimit e gjykimit të atyre mjeteve e metodave që nuk sjellin shkeljen e të drejtave të njeriut të saknsionuara me Kushtetutë.
Veçori tjetër është se në hetimin e veprave penale mundësia e soditjes së gjallë është e kufizuar. Kjo për arsye se vepra penale i përket së kaluarës dhe faktet që përbëjnë atë nuk mund të perceptohen tërësisht drejtëpërdrejtë nga organi proçedues (këtu duhet të kemi parasysh, dhe pasojat e veprës penale mjetet me të cilat është kryer ajo,rrethanat e ngjarjes. personalitetin e subjektit të veprës penale të cilat përcaktohen drejtëpërsëdrejti nga organi proçedues.
Veprimtaria mendore për njohjen e së vërtetës për një vepër penale zhvillohet përmes formave dhe metodave të tilla të njohjes, sic janë vëzhgimi,eksperimenti, analiza e sinteza arsyetimi induktiv e deduktiv, ngritja e versioneve, krahasimi etj. Kriminalistika me metodat e mjetet e saj shkencore ndihmon për të ngritur cilësinë e hetimit e të gjykimit në një nivel më të lartë, por nga ana tjetër praktika e hetimit dhe gjykimit i jep kriminalstikës material të pasur për të bërë konkluzionet.
Përfundimisht themi se detyra e kriminalistikës, lufta kundër veprave penale realizohet në bazë të parimit filozofik, sipas të cilit rruga për njohjen e së vërtetës nis me soditjen e gjallë, kalon në të menduarit abstrakt dhe përfundon me zgjidhjen praktike të gjërave.

Kriminalistika udhëhiqet nga këto parime kryesore:

•parimi I zhvillimit të pandërprerë të kriminalistikës si rezultat I zhvillimit të vrullshëm të mjeteve teknike natyrore dhe shkencore ;
•Parimi I ligjshmërisë asnjë metodë ose mjet kriminalistik që rekomandon shkenca e kriminalistikës për zbulimin,hetimin, gjykimin, parandalimin e veprave penale nuk mund të vijë në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet Penale, Proçedurale Penale dhe ligjet e tjera;
•parimi I shpejtësisë së kryerjes së veprimeve gjurmuese, hetimore dhe gjyqësore ;
•parimi I objektivitetit si parim bazë për të zbatuar metodat,mjetet tekniko shkencore për mbledhjen e të dhënave si ato që ngarkojnë dhe shkarkojnë nga përgjegjësia penale;
•parimi i bashkëpunimit të të gjithë pjesmarrësve të grupit ;
•parimii bashkëpunimit ndërkombëtar për parandalimin e kriminalitetit brenda dhe jashtë vendit.



1.4 Lindja dhe zhvillimi i Kriminalistikës

a)Kriminaliteti në Evropë, e ndryshimet që ka pësuar ai nga viti1989

Kriminaliteti në Evropë pas viteve 1989-1990 ka pësuar ndryshime cilësore e sasiore, nga krimi tradicional, si pasojë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe hapja e kufijve me shembjen e murit të Berlinit.
Në vendin tonë krimi është shfaqur në disa forma të reja si krimi i organizuar dhe shtrirja e tij,krimi ekonomik, prodhimi, kultivimi,shitja e nxitja për përdorim i drogës, vjedhja e veprave të artit bankave e arkave të kursimit, aktet, terroriste, proksenetizmi, prostitucioni, kondrabanda e petrolit duhanit, rrëmbimi I fëmijëve dhe femrave, kalimi i paligjshëm ikufirit, trafikimi i makinave tëvjedhura, vrasjet, vrasjet për gjakmarrje, trafikimi armëve dhe municionit,fallsifikimi i monedhave e letrave me vlerë etj. Në këtë gamë kriminaliteti vendin kryesor e zë trafiku i drogës i cili cilësohet si krim i rëndë.
Nje rol tepër aktiv në luftën kundër kriminalitetit ka luajtur dhe luan dhe shkenca juridike e kriminalistikës.


Lindja dhe zhvillimi i Kriminalistikës në Shqipëri
Kriminalistika në vitet 1950-1974
Grupi i parë i eksperteve të kriminalistikës u përgatit në vitin 1949. Kandidatët u përzgjodhen nga oficerët e rinj të policisë që plotësonin kriteret e përcaktuar për moshën dhe arsimin. Nga kontigjenti i parë i eksperteve, pesë u emëruan në Laboratorin Qendror Kriminalistik (Dega Tekniko-Shkencore – sic u emërtua zyrtarisht), ndërsa 7 ekspertët e tjerë, u caktuan në rrethet kryesore të vendit : Berat, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Korcë, Shkodër e Vlorë.
Laboratorit Qendror Kriminalistik (LQK), si organizmi drejtues i Shërbimit Kriminalistik, iu ngarkuan detyra të rëndesishme : kryerja e ekspertizave kriminalistike për gjithë Republikën; përgatitja e kuadrove eksperte kriminalistë dhe; organizimi i punës përgjithësuese-shkencore në fushën e kriminalistikës.
Në grupin e eksperteve të parë kriminalist spikati Shefki Haxhiu, që drejtoi LQK dhe punoi deri në ngritjen e konsolidimin e Shërbimit Kombëtar Kriminalistik.
Për përgatitjen e kuadrove të rinj ekspertë kriminalist, LQK aplikoi praktikën e njohur botërore: trajnimin cdo vit të stazhierëve, përgjithësisht kuadro që zgjidheshin nga Akademia e Policisë, ku Kriminalistika jepej si lendë nga pedagogët, Ajet Haxhia e me pas Neki Ahmeti, ekspertë të njohur të kriminalistikës shqiptare.
Në këtë rrugë, gradualisht, shërbimi kriminalistik u shtri thuajse në gjithë vendin sipas ndarjes administrative të kohës, ndërkohë, LQK po kompletohej me departmente të reja. Krahas atyre fillestare të fotografisë, daktiloskopisë, balistike-traseologjisë, dhe ekzaminimit të dokumenteve, u ngritën ai i kimisë ligjore (drejtuar nga kimisti i talentuar Raqi Qirici) dhe ai i provave biologjike (drejtuar me kompetence nga Dr. Spiro Cipi).
Në vitin 1957 në Fakultetin Juridik, filloi të jepej lënda e Kriminalistikës e drejtuar nga Prof. Dr. Skënder Begeja, që i dha impulse të reja, aspekteve teorike të kriminalistikës në Shqipëri.
Në këtë periudhë u hartuan metodikat bazë të ekspertimeve kriminalistike : Nga Shefki Haxhiu, “Fotografia ligjore”, “Balistika ligjore”, “Traseologjia” dhe, “Daktiloskopia”; nga Neki Ahmeti “Kqyrja e vendit të ngjarjes” dhe, “Ekspertimi grafik i dorëshkrimeve”; nga Raqi Qirici, “Kqyrja e vendit të ngjarjes në zjarret”, dhe; “Mikrogjurmët”; nga Faredin Pocari, “Ekzaminimi i teksteve të daktilografuara”; nga Neshat Tozaj, “Ekzaminimi grafik i nënshkrimeve” nga; Estref Myftari "Ekzaminimi teknik i dokumenteve” dhe, “Armët e ftohta”.
Gjatë këtyre viteve, nga ekspertët e LQK u organizuan dy Konferenca Kombëtare Kriminalistike : e para me 1965, dhe; e dyta me 1972.
Shërbimi Kriminalistik në këtë periudhë mori fizionominë e një strukture bashkëkohore.
Kriminalistika në vitet 1975-1990
Mund të quhet periudha e një stanjacion të vertetë për kriminalistikën në Shqipëri. Me moton për ti dhënë kompetencat bazës, LQK u reduktua në një organizëm drejtuese me personel 5 ekspertë që kishin kryesisht funksionin e kontrollit e ndihmës për ekspertët e rretheve, të cilët tashmë e tutje do të kishin kompetenca të gjera për të kryer (me ato laboratore të varfër që dispononin) të gjitha llojet e ekspertimeve.
Në vitin 1983, u ngrit Laboratori Kriminalistik pranë Hetuesisë së Përgjithshme, organ i krijuar sipas modelit Amerikan të FBI, që funksionoi deri ne vitin 1992. Nga ekspertët E. Myftari dhe S. Meksi, u hodh ideja e bashkimit të këtij laboratori me atë të mjeksisë ligjore për të krijuar një Instituti të Shkencave Ligjore (forensic). Kjo ide, megjithëse u mirëprit nga drejtuesit, nuk u realizua, kryesisht për mungesë të fondeve, por edhe të mentaliteteve të kohës. Megjithatë ky laborator solli një risi në kriminalistikën Shqiptare: për konceptimin e kriminalistikës si një strukturë e shkencave ligjore; për organizimin e saj me detyra të ndara për kqyrjen e vendit të ngjarjes nga ajo e ekspertizës ligjore, dhe; për emancipimin e mendimit shkencor - për herë të parë u bënë publike probleme të kriminalistikës. U botuan monografite « Kqyrja e vendit të ngjarjes », me 1984; « Zbulimi i falsifikimeve në dokumente », me 1987, dhe; artikulli "Kriminalistika shkencë e zbulimit të krimeve dhe e identifikimit të autorëve të tyre" në revistën prestigjoze "Shkenca dhe Jeta", po më 1987.
Kriminalistika pas viteve ‘90
Me ndryshimet politike në vend, LQK u bashkua me Laboratorin e Hetuesisë së Përgjithshme, kësaj radhe nën emërtimin « Policia Shkencore». LQK gradualisht u kompletua me kuadro (nga 10 vetë që nisi startin në 1992, arriti në 25 ekspertë në vitin 2000) dhe u riorganizua me departmente.
Në kuadrin e hapjes së vendit me botën, u intensifikua shkëmbimi i eksperiencës me institucione e kolegë, ekspertë nga vende të ndryshme: ekspertë të vecantë por edhe me grupe u dërguan për specializime afat shkurtra e aftmesme në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, SHBA, Gjermani, Angli, etj. Ndërkohë, erdhën në vendin tonë mjaft eksperte kriminalistë të këtyre vendeve, sidomos nga Anglia, prej të cilëve ekspertet: Tom Harper dhe Haydn Oakey, dhanë një kontribut të shquar për trainimin e ekspertëve Shqiptar dhe, për realizimin e programit bilateral me vlerë 2 milione $, që përfitoj Policia Shkencore në këtë kohë.
Ky grant ndikoi ndjeshëm në modernizimin e Shërbimit Kriminalistikë: në LQK, departmentet të akomoduara tashmë në njëndërtesë tre kate me mjedise të modeluara sipas standarteve të kohës, u pajisën me aparatura bashkëkohore; ndërsa laboratorët e rretheve u pajisën me mjete dhe automjete për kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Si një pikë kulmore për kriminalistikën në këtë kohë, duhet vlerësuar organizimi i “Konferenca IV Kombëtare e Shkencave Ligjore”, në vitin 1999 , e titulluar sipas konceptit bashkëkohor të kriminalistikës si pjesë e korpusit shkencat ligjore. Finalizim i gjithë përpjekjeve të bëra gjatë duhet konsideruar ngritja e Institutit të Policisë Shkencore në vitin 2000, ku me pas u instaluan programet automatike AFIS e Papillon, laboratori i ADN, dhe ai i kompjuterikës kriminalistike.
Në drejtimin shkencor: u zhvilluan simpoziumet shkencore “Kriminalistika ne shekullin e Ri”, maj 2004 dhe “Kqyrja e vendit të ngjarjes”, qershor 2005; janë botuar monografitë “Fotografia kriminalistike” me 2001, “Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri » me, 2002, “Daktiloskopia” me 2004, “Ekzaminimi shkencor i dokumenteve”, me 2005, “Metoda moderne në eksperimentimin kriminalistik” me 2006, dhe “Kriminalistika” , me 2008


Burimi - Universiteti Vitrina
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

PLAGثT E ARMثS Sث ZJARRIT

Arma e zjarrit

Me armë zjarri nënkuptojmë armën e konstruktuar në atë mënyrë në të cilën eksplodimi i gazrave ndezëse të barotit hedhë një apo më shumë projektilë përmes gypit i cili mund të jetë i formës dhe kalibrit të ndryshëm. Pa marrë parasysh për çfarë lloji dhe origjine është fjala parimi dhe mekanizmi i shkrepjes është i njëjtë. Me fjalë tjera me tërheqjen me dorë të këmbëzës vije deri tek tërheqja e gjilpërës rrahëse në kapsulën e eksplozivit pas së cilës vije deri tek eksplodimi i
sinoxidit (zhiva eksploduese) apo kripës së plumbitacidit trinitroresorcin, i cili bartet në barut, gazrat eksploduese të së cilit e lëvizin projektilin me forcë të madhe. Baroti është eksploziv i zjarrtë me ndezjen e së cilit shkaktohen gazra pëlcitëse me sulm të jashtëzakonshëm. Baroti përbëhet nga shalitri, sumpori dhe karboni.

Ky është tym zakonisht i zi i barotit, sepse krijon shumë tym dhe flakë. E ka zbuluar një prift katolik. Për dallim nga i ziu ekziston edhe baroti pa tym-nitro baroti i cili digjet ngadalë, por ka tension më të fuqishëm të eksplodimit. Me barotin e zi mbushen pushkët e gjuetisë derisa atë
pa tym apo barotin e bardhë mbushet municioni i të gjitha revoleve dhe pushkëve ushtarake.

Për kriminalistikën mjekësore ekziston vëmendja dhe interesimi për armët e zjarrit të dorës të cilat janë të shumëllojshme: revolveri, pistoleta automatike, pastaj pushka, karabina, dyfeku, floberka, etj. Te ne ekzistojnë kalibrat e pistoletave si vijon: 6, 35; 7. 65; 9; 12 mm. Revolverët dhe pushkët ushtarake e kanë kalibrin prej 5.5 deri në 14 mm. ndërsa pushkët e gjuetisë kanë numër e jo kategorizim milimetrik. Predha e ndezur me forcën e eksplozivit shkon me rrotullime duke u sjellë rreth boshtit të vetë në drejtimin në të cilin është drejtuar arma, por gjithashtu edhe rreth boshtit të vetë të drejtimit. Dredhja e predhës është e rëndësishme në ato raste nëse para cakut të saj ka ardhur në kontakt me ndonjë objekt tjetër të fortë, apo pas depërtimit nëpër lëkurë në rrugën e vetë hasë në strukturë të fortë anatomike ( p.sh. ashti), dhe kthehet në drejtim tjetër. Ky detaj ka rëndësi për pamjen e grykës hyrëse dhe dalëse të plagës së armës së zjarrtë, sepse me rastin e goditjes së projektimit në objekte të forta (guri, hekuri, etj.) ai deformohet dhe si i tillë shumë shpesh e ndërron drejtimin e vet. Ky është fenomeni i rikoshesë.

Rikoshe shpjegon pamjen e pazakonshme të plagës së armës së zjarrit, sidomos grykën e saj karakteristike hyrëse dhe kanalin e zgjeruar depërtues. Nëse rikoshe është shkaktuar jashtë trupit, me goditjen e predhës në mur dhe kthehet e godet ndonjë person, atëherë do të jetë dëshmi meritore dhe gjykim në kualifikimin e veprës-në vend të vrasjes me paramendim dëfton për vrasje me pahir (paraqitja kazuiste në Praktikumin e Mjekësisë Forenzike!).

Identifikimi teknik-kriminalistik i armës së zjarrit është i dyfishtë: në bazë të predhës së shkrepur apo në bazë të gëzhojës së gjetur.

Ekspertiza balistike padyshim do të vërtetojë në mënyrë precize identitetin e armës nga e cila është shkrepur.

Sipas pamjes morfologjike të plagëve dhe në bazë të elementeve tjera specifike ekzistojnë tri lloje plagësh të shkaktuara me armë të zjarrit:

-plagët e shkaktuara nga afërsia absolute;
- plagët e shkaktuara nga afërsia relative;
-plagët e shkaktuara nga largësia.

Plagët e armës së zjarrit ndahen në tri nëngrupe: tejshkuese ( e ka hyrjen dhe daljen dhe kanalin depërtues); jo tejshkuese (ka vrimën hyrëse dhe kanalin, në fund të së cilit është predha) dhe përshkuese. Plagët tejshkuese janë mjaftë karakteristike dhe lehtë dallohen në bazë të vrimës hyrëse, kanalit dhe eventualisht vrimës dalëse. Ndërkaq, në raste jo tipike, plagët tejshkuese mund të marrin pamjen e plagës shpuese ose nëse ka qenë vetëm përshkuese atëherë mund ti ngjaj shqyerjes nga vegla mekanike.

Vrima hyrëse

Vrima hyrëse e plagës së armës së zjarrit shkakton formë qenësore të plagës, qoftë e shkaktuar ajo nga afërsia absolute apo nga largësia, derisa kanali dhe vrima dalëse vetëm pjesërisht janë karakteristik e jo specifikë e plagës hyrëse, meqenëse vrima shpuese dhe vrima dalëse përngjajnë. Me fjalë tjera projektili në drejtimin e vet nga fyti i gypit të armës së zjarrit deri te lëkura e dominon rezistencën e ajrit me forcën e tij dinamike dhe me rastin e goditjes në trup përsëri duhet ta dominoj rezistencën elastike të lëkurës në mënyrë që në fund të prodhoj vrimë hyrëse. Për shkak të vetisë së vetë elastike lëkura ngrehet dhe lakohet me rastin e depërtimit të projektilit ashtu që edhe e merr formën e hinkës. Vrima hyrëse ka elemente karakteristike: ndrydhja (kontuzioni), unaza apo kurora në skajin e së cilës dhe në fillim të kanalit ekziston i ashtuquajturi bris projektili.

Vrima hyrëse e plagës ka plasje të lehta në skaje dhe është më e vogël se kokrra për shkak të elasticitetit të lëkurës. Kur projektili hynë në trup me këndin e drejtë, gjegjësisht godit lëkurën me maje, unaza ndrydhëse merr pamje të rrumbullakët, gjegjësisht është koncentrike dhe e gjerësisë së njëjtë në të gjitha vendet. Ndërkaq nëse projektili hynë në lëkurë në këndin e pjerrët apo anash gjegjësisht futet në trup rrëshqitazi vrima hyrëse do të ketë pamje ovale, ekscentrike dhe me gjerësi të pabarabartë. Prandaj unaza kontuzive është rezultat vetëm I forcës shpuese të projektilit, kurse skajet e vrimës janë jo të rrafshëta, ndrydhëse dhe të përgjakura.

Nëse midis projektilit dhe lëkurës gjendet ndonjë materie (rrobat) fijet e rrobave me rastin e futjes së projektilit në trup do të hedhen në vrimën hyrëse gjegjësisht në kanal gjë që është dëshmi e drejtpërdrejtë se bëhet fjalë për vrimën hyrëse.



Dëshmia më e sigurt se fjala është për vrimën hyrëse është rezultati I tatuazhit në rrethin e saj dhe pektina si pasoja të eksplodimit të gazrave dhe impregnimit të thërrmijave të djegura të barotit. Këto janë efektet sekondare të shkrepjes nga arma e zjarrit. Me rastin e daljes së projektilit nga gypi, gazrat me shpejtësi përhapen në të gjitha anët. Nëse shkrepja është bërë nga afërsia absolute kurse nën lëkurë gjendet ashti siç është rasti me kokën, forca eksploduese do ta shprishë lëkurën, prandaj edhe vrima hyrëse do ketë formë ylli apo formë kryqi dhe është dukshëm më e madhe sesa masa e projektilit.

Plaga e predhës nga afërsia absolute

Kjo plagë është plagë atakuese, vrima hyrëse është rezultat i depërtimit të predhës-flakës dhe gazrave pëlcitëse nga djegia e barotit. Plaga duket e zezë, më e madhe se diametri i predhës. Vërehet shkatërrimi I indit për shkak të ashtit të fortë i cili u reziston gazrave që futen nën
lëkurë duke u grisur. Pamja e tillë e vrimës hyrëse i huton hetuesit të cilët vrimën hyrëse shpesh e ngatërrojnë me vrimën dalëse apo me plagën shpuese gjë që mund të shkaktojë pasoja afatgjate - gjykim të gabueshëm të origjinës së plagës (vetëvrasja zëvendësohet me vrasje). Shqyerja e plagës së kokës, sidomos theksohet në vendet ku ekzistojnë eshtrat më të fortë (tuberkula apo ashti i trashë), prandaj edhe vrima e depërtimit të predhës është më e rritur, kurse pikërisht në rastet e tilla vrima hyrëse është maksimale. Këta eshtra të fortë janë arkadat e ashtit të kokës, ashti i rradakes, madje edhe në ashtin më të dobët, të majës së kokës, ashtin e tamblit, në konveksin e tij dhe ndeshjen me mbështetësin e fortë në ashtin sfenoid (Prokopi, 0.,1960). 29

Plagët e predhës, shkrepur nga disa centimetrave deri në 50-150 cm

Vrimat hyrëse të kësaj plage kanë dy lloj njollash-njolla të zeza dhe bloze. Ndërkaq ato nuk janë të pranishme nëse predha ka kaluar nëpër rroba. Për këtë arsye rrobat gjithsesi duhet të ruhen dhe të dërgohen në laborator për analizë. Bloza dhe tymi i barotit të djegur sedimentohet rreth vrimës hyrëse dhe atë në sipërfaqe të lëkurës dhe lehtë mund të fshihen me leckë. Bloza është shumë më intensive nëse municioni ka qenë i mbushur me barot të zi. Me rastin e djegies së barotit disa thërrmija të tij nuk digjen fare. Përveç kësaj me shkrepjen e predhës nga ajo dalin grimca të metalit të shkrirë të cilat hedhen nga gypi dhe së bashku me grimcat e padjegura impregnohen në lëkurë rreth vrimëshyrëse si njolla të zeza. Mirëpo nuk është rregull që njollat e zeza Te koncentrohen rreth vrimës hyrëse por mund të koncentrohen edhe në vende tjera duke pasur parasysh se predha është shkrepur nga largësia e caktuar. Renditja e njollave të zeza vetëm na dëshmon se në atë drejtim ka qenë e kthyer arma gjegjësisht gypi i saj. Me rastin e shkrepjes së predhës arma shkakton dridhje në drejtim të cakut, prandaj mbi vrimën hyrëse do të koncentrohen njolla të zeza. Nga kjo mund të nxirret përfundim për kryerjen e vetëvrasjes ose viktima është vrarë. Kështu p.sh. nëse predha është shkrepur nga jo pozitë nga e cila viktima nuk ka mundur ta mbaj armën atëherë është provë e pamposhtur për kryerjen e vrasjes.

Plagët e predhës, shkrepur nga largësia më e madhe se 50-150 cm

Këto janë plagë të tilla në të cilat asnjëherë nuk gjenden gjurmët e blozës dhe as njollat e zeza.” Nga aspekti mjekoligjor flasim për gjuajtje nga largësia në çdo rast të tillë kur as në rroba e as në plagë nuk kemi mundur të konstatojmë gjurmë të faktorëve plotësues (flakë, gazra, tym dhe grimca të padjegura të barotit”.

Siç rezulton nga sa u cek tek shkrepja e predhës nga largësia më e madhe se 50 cm. nuk ekzistojnë efektet e tymit dhe flakës në lëkurë por ekziston vetëm vrima hyrëse. Për këtë arsye, shumë vështirë është të merret me mend e aq më pak të vërtetohet largësia precize prej nga
është shkrepur predha.
Në disa raste plagët e armës së zjarrit kanë pamje bizare prandaj edhe është shumë vështirë të thuhet se janë shkaktuar nga projektili, ato zakonisht shkaktohen me projektile të deformuara apo të rikoshetuara. Tek kufomat e djegura dhe të shkatërruara të cilave u ka mbetur vetëm skeleti, praktikisht është e pamundur të vërtetohet se plaga është e shkaktuar nga predha. Në raste të tilla për këtë qëllim shfrytëzohen metodat speciale, në rend të parë analiza spektrografike. Kanali i
plagës së armës së zjarrit paraqet thellime hinore të shkaktuar me depërtimin e predhës e cila nga vrima hyrëse në vazhdim të mëtejmë bëhet gjithnjë e më e gjerë meqenëse projektili para vetës i shtynë indet në të cilat has ashtu që në fund të kanalit gjendet vrima dalëse shumë më e gjerë sesa ajo hyrëse.

Vëmendje e posaçme duhet tu tërhiqet organeve të hetuesisë se nuk guxojnë të futin kurrfarë lëndësh brenda kanalit të plagës sepse me atë rast do të krijoheshin vështirësi të patejkalueshme në hulumtimet e më vonshme dhe në përcaktimin e drejtimit të projektilit. Me rastin e
obduksionit të kufomës analizohet në detaje kanali i plagës, kurse sipas pozitës së tij do të caktohet edhe drejtimi i projektilit gjë që edhe më tepër lehtësohet nëse ekziston vrima dalëse. Atëherë edhe përmes vrimës dalëse shtyhen fragmentet e imëta ashtërore.

Nëse projektili në drejtimin e vet has në struktura posaçërisht të forta dhe elastike anatomike atëherë do ta ndërroj drejtimin ashtu që vija e cila e bashkon vrimën hyrëse dhe dalëse nuk e tregon drejtimin e vërtetë të kanalit. Ky fakt është i një rëndësie të veçantë kriminalistike me rastin e shikimit të drejtimit të predhës si dhe pozitës së sulmuesit në raport me viktimën. Për këtë do të bëhet fjalë më tepër më vonë!

Kanali i plagës së armës së zjarrit nganjëherë përfundon pa dalje, me ç'rast në fund të kanalit gjendet projektili. Me rastin e obduksionit projektili nxirret dhe me kujdes paketohet për ekspertizë balistike. Me atë rast nuk guxohet të hiqet nga projektili kurrfarë materili e as të fshihet sipërfaqja e tij.

Vrima dalëse e plagës së shkaktuar nga predha gjendet në vendin e daljes së projektilit nga trupi, kurse sipas pamjes së saj dhe madhësisë është më e madhe sesa vrima hyrëse, ka formë jo të rregullt, skaje jo të barabarta dhe janë të kthyera së jashtmi, kurse nga vrima janë të qitura grimcat e indit. Me rastin e inspektimit të trupit është me rëndësi të përqendrohet vëmendja me rroba në të cilat gjenden gjurmët që tregojnë se cila plagë është hyrëse e cila dalëse, meqenëse qimet e rrobave futen së bashku me predhen në plagë.

Përcaktimi i drejtimit prej nga është shkrepur predha

Në bazë të pamjes së vrimës hyrëse dhe dalëse nuk mund të përcaktohet pozita e armës në momentin e shkrepjes së predhës, gjegjësisht të vërtetohet pozita e vrasësit në raport me të vrarin. Mirëpo nëse vrasja ka ndodhur në shtëpi, predha do të gjendet e ngulitur në mur, mobile apo dysheme. Nëse personi në momentin e shkrepjes së predhës ka qëndruar në dysheme apo në tokë projektilët do të dalin nën trup. Në të gjitha rastet e këtilla dhe të ngjashme viziri është veprim i jashtëzakonshëm kriminalistik.

Metoda e vizirit është atëherë kur pika ku është gjetur predha e ngulitur, përmes boshtit të imagjinuar, bashkohet me vrimat hyrëse dhe dalëse në trupin e viktimës dhe kështu konstatohet se në cilën pozitë ka qenë arma me rastin e shkrepjes së predhës. Në të njëjtën mënyrë vërtetohet edhe pozita e trupit në momentin kur është qëlluar nga predha. Në rastet kur ndonjë person është qëlluar me më shumë predha, shpesh është e mundur që të vërtetohet jo vetëm pozita në të cilën ka qenë trupi por edhe radhitja individuale e predhave të shkrepura.

Me procedurën e vizirit, në mënyrë objektive dëshmohet pozita e armës në raport me të vrarin. E rrjedhimisht pastaj së bashku me faktet tjera do të përcaktohet edhe origjina e vdekjes nga arma e zjarritvrasje, vetëvrasje apo aksident. Me anë të vizirit në mënyrë të saktë dhe të besueshme demonstrohet dhe riokonstruktohet mekanizmi I zhvillimit të veprimit dinamik të ngjarjes konkrete ashtu siç ajo pikërisht ka ndodhur. Kjo metodë ofron pamje autentike të rrjedhës dramatike dhe përfundimit të lëndimit vdekjeprurës nga arma e zjarrit. Dhe në fund mund të themi se me metodën e vizirit në mënyrë meritore bëhet diagnostifikimi i origjinës së vdekjes.
Pra kjo metodë është vendimtare në kualifikimin e veprës.

Pyetjet elementare në të cilat duhet të jepet përgjigja me rastin e inspektimit të plagëve nga arma e zjarrtë janë si vijon:

- A është në pyetje lëndimi nga arma e zjarrit apo ndonjë lëndim tjetër?
- Drejtimi prej nga ka ardhur projektili?
- Nga cila largësi është shkrepur?
- Lloji i armës nga e cila është shkrepur predha dhe kalibri?
- Lloji i lëndimit, pesha dhe kualifikimi i tij si dhe shkaktari I vdekjes?
- Origjina e marrjes së lëndimit nga arma e zjarrit: vrasje vetëvrasje apo aksident?

Vijon...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Kriminalistika

GJURMثT BIOLOGJIKE Nث TRAJTIMIN FORENZIK

Qëllimet, përpjekjet dhe lufta e vazhdueshme e kriminalistëve modern janë të koncentruara në begatimin dhe aplikimin e praktikës së fryteve të arriturave bashkëkohore shkencore. Për të qenë përgjigja dhe reagimi i fuqishëm në rrugën dinamike dhe vizionet gjithnjë e më të mëdha drejt kriminalitetit të organizuar e lidhur me këtë edhe profesionalizmit të kriminelëve. Këta trendë, me këtë seriozitet, kanë imponuar një kërkesë e cila i dhembë shoqërisë, kurse është sfidë edhe për shkencën e kriminalistikës si një nevojë vitale me e madhe se kurrë më parë. Krimi për nga fuqia, qëndrueshmëria, ndërlikueshmëria dhe implikimi i kryesve të tij shpesh i tejkalon mundësitë mbrojtëse të kriminalistëve. Kriminaliteti gjithnjë e më tepër po shfaqet dhe po tregon tendenca të formave speciale të shfaqjes me pasoja afatgjate për shoqërinë.

Shoqëria po ballafaqohet përditë me kriminelë të rafinuar. Kriminelët janë më të përgatitur, më të arsimuar, më të rafinuar dhe më inventiv në operimet e tyre kriminale. Sipas një metodike pothuaj të përfunduar ata i eliminojnë të gjitha gjurmët komprometuese pas vetes. Imponohet një pyetje logjike; si t’i kundërvihemi këtij krimi të kualifikuar dhe profesional? Përgjigjja imponohet vetvetiu: me organizim të përsosur dhe me arsimim shkencor dhe profesional të policisë. Kjo është e vetmja armë e suksesshme dhe adekuate në luftë kundër kriminalitetit.

Kriminalistika moderne, me taktikë solide dhe metodikë të përpunuar, në qëllimin e vet strategjik, kryesisht cakun e vet e ka përqendruar në hetimin dhe dëshmimin e gjurmëve materiale si shtyllë e fuqishme në procedurën e argumentimit. Traseologjia po bëhet një degë fundamentale e kriminalistikës. Mikrogjurmët, sidomos gjurmët biologjike e të ngjashme janë me plotë arsye preokupimi i saj kryesor. Rëndësia e mikrogjurmëve qëndron në faktin se pothuaj rregullisht gjenden në vendin e krimit, sidomos ato janë të pranishme tek krimet më të rënda, siç janë vrasjet, dhunimet, aktet terroriste etj. ثshtë mirë e ditur se krimet e rënda para së gjithash vrasjet për nga forma e tyre spektakulare por edhe e rrezikut shoqëror dalin në plan të parë, irritojnë publikun prandaj edhe janë në qendër të vëmendjes së hetimeve më serioze kriminalistike. Shkurt, vrasja është lloj i krimit në të cilin është atakuar thesari më i madh në planet (dhurata më e madhe e Zotit) e kjo është jeta e njeriut. Pra, ky është krim, dimensionet e të cilit janë të paparashikueshme. Gjurmët në vendin e veprës mund të kategorizohen në të përgjithshme, të cilat zakonisht i hasim në vendin e ngjarjes në përgjithësi te çdo vepër e kryer dhe në gjurmë të posaçme të cilat janë në njëfarë mënyre të caktuar karakteristikë e kryerjes së disa akteve penale. Kështu p.sh. te vrasja pothuaj rregullisht hasim pika apo spërkatje të gjakut; te përmbytja është specifikë gjetja e planktonit si dhe koncentrime gjegjëse të elektroliteve në gjak; te varja është karakteristikë gjetja e mikrogjurmëve të fijeve të leshta në duar dhe gjurmëve në tra; te shkelja me automjet është karakteristike gjetja e gjurmëve të shtypjeve dhëmbëzore të rrotave të automobilit; për dhunimin është sinjifikativ gjetja e spermës në viktimë dhe afër saj, pastaj të qimeve të organeve gjenitale të viktimës dhe sulmuesit, fijet e rrobave edhe të njërit edhe të tjetrit, fragmente bimore, të florës dhe të faunës nga vendi në të cilin është kryer dhunimi. Me gjurmët e llojllojshme dhe të shumta më hollësisht do të merremi kur do të flasim për gjurmët biologjike dhe të tjera të ngjashme me to.

Në gjurmët biologjike bëjnë pjesë: gjurmët e gjakut, qimeve, sperma, thonjtë, pjesët e lëkurës dhe të indeve, sekretet siç janë: pështyma, gëlbaza, jargët, qumështi dhe kolostrumi, djersa, urina; savurra: masat e vjella, jashtëqitja, mekoniumi. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe gjurmët e kafshimit, gjurmët e thërrmijave të barotit, të vajit të motorit, dylli, llaku, tutkalli, ndryshku, njolla gjemi, rrëshira.

Gjurmë biologjike janë edhe gjurmët e shtazëve: gjaku, jargët, jashtëqitja, urina, qumështi, qimet, thundrat, brinjët. Gjurmët e bimëve janë gjithashtu gjurmë biologjike dhe janë shumë shpesh të pranishme në vendin e haptë të krimit, në afërsi të lumit apo kanalit, në pyll apo
livadh.

1. Gjurmët e gjakut

Në të gjitha rastet e delikteve të gjakut, sidomos vrasje, më së shumti haset në gjurmë gjaku. Këto gjurmët shfaqen në formë të mikrogjurmëve - pika apo spërkatje të gjakut por edhe vrushkull (moçal)gjaku, mikrogjurmët si të veçanta gjenden në varësi direkte me llojin dhe peshën gjegjësisht madhësinë e plagës së marrë. Gjurmët e gjakut sidomos janë të shumta te rasti i lëndimit me mjete të mprehta dhe thepore, por gjithashtu edhe nga lëndimet e mëdha të marra me objekte të forta të topitura (hu, lopatë, guri, shufër, etj.), me ç’rast shkaktohen rrjepje me ndërprerje të enëve të mëdha të gjakut.



Gjurmët e gjakut hasen, përveç në vend të ngjarjes edhe në rroba dhe në trupin e kufomës, në mjetin e inkriminuar, dhe në trupin dhe rrobat e sulmuesit. Origjina e gjakut kryesisht (nganjëherë ekskluzivisht) është nga viktima e lënduar. Jo rrallë gjaku në vendin e vrasjes është edhe i sulmuesit nga plagët të cilat i merr ai gjatë luftës reciproke, me rastin e rezistencës së viktimës. Në luftën e zhvilluar aty i shkaktohen plagë edhe viktimës por edhe sulmuesit, prandaj në rastet e tilla gjendet gjaku në të dy aktorët dhe gjurmët janë të përziera edhe të njërit, edhe tjetrit. Për këtë arsye është e nevojshme të merren mostrat e gjakut nga vende të ndryshme të skenës së krimit. Vetëm në atë mënyrë mund të kryhet rikonstruktimi i besueshëm autentik ashtu siç është zhvilluar në të vërtetë ngjarja dhe si ka ndodhur ajo. Krahas gjurmëve të gjakut nga pjesëmarrësit e krimit-vrasjes (vrasësit dhe viktimës), nga një herë mund të gjenden edhe gjurmët e gjakut të shtazëve si në skenën e ngjarjes ashtu edhe te aktorët shumë shpesh, në rroba dhe duart e tyre. Gjetja e gjurmëve të gjakut në pika apo spërkatje në rrobat apo trupin e të gjithë personave të cilët janë hasur në vendin e ngjarjes apo të dyshuarve imponon kontroll të hollësishëm dhe analizë të njollave të dyshimta. Në vendin e ngjarjes, me rastin e kryerjes së aktiviteteve të hetimit jo rrallë do të hasen edhe gjurmët shumë të ngjashme me pikat e gjakut. Origjina dhe natyra e këtyre gjurmëve mund të rrjedh nga ndryshku, rrëshira, llaku, njollat e spërkatura të ndonjë ngjyre të kuqe të mbylltë, xhemit, lëngut të çfarëdo lloji etj.

Kriminalisti mjekësor me ndihmën e reaksioneve gjegjëse kimike (bensedinit, limonit, ortotoluidinit), në vendin e ngjarjes do të mund të dallojë se a është fjala për gjurmë gjaku apo të ndonjë materie tjetër.

Vijon…
 
Last edited:

LoSsT

VIP
fjalori-i-kriminalistikes-1-728.jpg

Fjalor juridik nga kriminalistika

Agrafia është humbja e aftësisë së personit për të shkruar.
eng/en: agraphia

"Akti i freskët" nënkupton veprën penale e cila është zbuluar në momentin e
kryerjes së saj apo menjëherë pas kryerjes.
eng/en: fresh act

Alibi është provë mbi mospraninë e personit të dyshimtë në vendin e ngjarjes në
kohën e kryerjes së veprës penal.
eng/en: alibi

Antropometria është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e personave, në
bazë të matjeve kockore të trupit të tyre, si gjatësisë së shtatit, gjatësisë dhe
gjerësisë së kokës, gjatësisë së ekstremiteteve, gishtërinjve dhe pjesëve të tjera
të trupit.
eng/en: anthropometry

Balistika e brendshme është degë e balistikës e cila merret më lëvizjen e
predhës brenda tytës së armës së zjarrit, të shtyrë nga trysnia e gazrave të
barotit.
eng/en: interior ballistics

Balistika e jashtme është degë e balistikës, që merret me lëvizjen e predhës
pasi të dalë nga gryka e tytës, kur ndaj kësaj predhe ushtron ndikim gravitacioni i
tokës dhe rezistenca e ajrit.
eng/en: external ballistics

Balistika kriminalistike është disiplinë shkencore që studion metodat dhe
mjetet teknike shkencore për zbulimin, fiksimin, ekzaminimin e gjurmëve të lëna
nga armët e zjarrit dhe municioni i përdorur, më qëllim të identifikimit të tyre.
eng/en: criminalistic ballistics

Ballafaqimi paraqet veprimin me të cilin njëkohësisht merren në pyetje, dy
persona që janë marrë në pyetje edhe më parë, në lidhje me faktet e
rëndësishme për të cilat kanë dhënë deklarata të ndryshme dhe kundërthënëse.
eng/en: confrontation (criminalistics)

Corpora Delicti është sendi i cili ka çfarëdo lidhjeje me veprën penale, qoftë si
mjet i kryerjes, send gjurmëlënës, send gjurmë marrës, send që rezulton nga
vepra penale, send- objekt i veprës penale.
eng/en: corpora delikti

Daktiloskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin kriminalistik të
personave në bazë të studimit, krahasimit dhe klasifikimit të figurave të vijave
papilare në lëkurën e gishtërinjve, pëllëmbëve dhe shputave të njeriut.
eng/en: fingerprinting

Daktiloskopia hetimore është degë e daktiloskopisë e cila merret me
identifikimin e kryerësve të panjohur të veprave penale, në bazë të krahasimit të
gjurmëve individuale të gishtrinjëve të personave të caktuar me gjurmët e
gishtrinjëve të gjetura në vendin e ngjarjes.
eng/en: investigative fingerprinting

Daktiloskopia regjistruese është degë e daktiloskopisë e cila në përgjithësi
merret me identifikimin e personave dhe të kufomave të panjohura, në bazë të
krahasimit të njëkohësishëm të gjurmëve të të dhjetë gishtrinjëve të subjektit,
identiteti i të cilit vërtetohet.
eng/en: recording fingerprinting

"Dorëza e parafinës" është test për fiksimin e gasërave të barotit që mbesin në
dorën nga e cila është shtier me armë të zjarrit, me përdorimin e parafinës së
shkrirë.
eng/en: paraffin gloves

Eideza është aftësia e personit për vrojtimin dhe mbajtjen mend në shkallë
(nivel) shumë të lartë të personave, dukurive, objekteve dhe të ngjarjeve të
përceptuara.
eng/en: eidetic

Evidenca MOS është evidencë për regjistrimin e veprave penale dhe kryesve të
tyre nga ana e policisë, sipas mënyrës së kryerjes së veprës penale.
eng/en: MOS record

Falsifikimi i dokumenteve është paraqitja e rrethanave të rreme në dokument
ose përpilimi i një dokumenti krejtësisht të rremë si dhe përdorimi i atij
dokumenti për realizimin e ndonjë të drejtë të cilën personi nuk e gëzon me ligj.
eng/en: falsification of documents

Foto-roboti është përpilimi i portretit të përsonit në bazë të thënieve të
dëshmitarit ose të të dëmtuarit, duke i radhitur pjesë të fotografive (flokëve,
ballit, fytyrës, gojës, hundës etj.) që janë prerë më parë nga fotografitë e
përsonave të tjerë dhe janë sistemuar në albume apo mbajtëse të posaçme.
eng/en: photo-robot

Fotografia sekrete
është fotografimi i personave, objekteve dhe ngjarjeve, në
rastet kur as personat që fotografohen e as personat e tjerë nuk e shohin
(vërejnë) një gjë të tillë.
eng/en: confidential (secret) photo

Fotografia kriminalistike paraqet çdo fotografi e cila përdoret (shfrytëzohet)
për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale dhe kryesit të saj.
eng/en: criminalistic photography

Fotogrametria është teknika e fotografisë e cila mundëson matjen e të gjitha
dimensioneve dhe largësive (distancave) të nevojshme për përpilimin e skicës së
vendit të ngjarjes.
eng/en: photogrammetry

"Gjendja flagrante" paraqet zënjën e personit në kryerje e sipër të një vepre
penale, zënjën gjatë ndjekjes menjëherë pas kryerjës së veprës penale, zënjën
me sende dhe prova materiale nga të cilat shihet se e ka kryer veprën penale.
eng/en: flagrant state

Gjurmët latente të vijave papilare janë gjurmë të lëna nga gishtërinjët e
duarëve të njeriut, që janë të padukshme për syrin e njeriut, e të cilat për tu bërë
të dukshme duhet të “ngacmohen” me substanca dhe preparate të ndryshme.
eng/en: latent fingerprints

Hakeri është personi i cili futet në sistemin e huaj kompjuterik në mënyrë të
paautorizuar me qëllim të sigurimit të të dhënave të mbrojtura në mënyrë të
posaçme por edhe për manipulimin dhe asgjësimin e tyre.
eng/en: hacker

Holografia është fotografimi i bërë me shfrytëzimin e burimeve të rrezeve lazër,
që mundësojnë regjistrimin tredimensional të objektit i cili fotografohet.
eng/en: holography

Identi-kiti është përpilimi i portretit të përsonit (me kombinimin pllakave të
shumta të celuloidit në të cilat janë të vizatuara pjesët e tipeve të ndryshme të
fytyrave), duke i vendosur këto pllaka njërën mbi tjetrën dhe lëvizur ato në të
gjitha drejtimet, gjithnjë derisa nuk fitohet portreti i përsonit që kërkohet.
eng/en: identikit

Identifikimi kriminalistik është procedurë e vërtetimit të njejtësisë së
personave, sendeve dhe kufomave të panjohura.
eng/en: criminalistic identification

Indicjet, janë faktet të cilat tregojnë për ekzistimin e veprës penale dhe për
lidhmërinë e afërtë apo të largët të kësaj vepre me një person të caktuar.
eng/en: clues

Individualiteti i vijave papilare nënkupton që vijat papilare formojnë në çdo
gisht të njeriut figurën e vet, që ndryshon nga të gjitha figurat që formohen në
gishtrinjët e atij por edhe të personave të tjerë.
eng/en: uniqueness of friction ridges

Informanti është personi i cili mund të japë të dhëna të nevojshme lidhur me
veprën penale dhe kryerësin e veprës penale.
eng/en: informant

Kallëzimi anonim është kallëzimi mbi veprën penale dhe kryerësin, i cili nuk
përmban identitetin e ushtruesit të këtij kallëzimi.
eng/en: anonymous report

Karakteri është sistemi i tipareve dhe vetive të personalitetit të cilat ndikojnë në
veprimin e individit ndaj vlerave morale dhe njerëzore të shoqërisë.
eng/en: character

Kiroskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e përsonave në bazë
të gjurmëve të vijave papilare (shenjave) që gjenden në pëllëmbët e duarëve.
eng/en: ciroscopy

Kontrollimi i personit është masë operativo taktike që konsiston në shikimin
sistematik nga ana e policisë të trupit, teshave dhe sendeve që ndodhen tek i
ndaluari, i arrestuari ose personi tjetër i dyshimt.
eng/en: search of a person

Kontrollimi në grup nënkupton kontrollimet e bëra brenda kohës së njejtë, në
procedurë të njejtë në disa lokacione të ndryshme, të cilat ndërmjet vedi janë të
ndara fizikisht.
eng/en: group search

Kriminalisti
është personi me aftësi të caktuara profesionale i cili e zbaton
kriminalistikën për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e kriminalitetit, si p.sh.
punëtori i policisë, hetuesi, prokurori, eksperti.
eng/en: criminalistic expert

Kriminalistika preventive është kriminalistika e cila përsosë metodat dhe
mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për parandalimin e kriminalitetit.
eng/en: preventive criminalistics

Kriminalistika represive është kriminalistika e cila përsos metodat dhe mjetet
ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e
veprave penale.
eng/en: repressive criminalistics

Kriminaliteti ekologjik nënkupton të gjitha veprimet e drejtuara në rrezikimin
dhe dëmtimin e ambientit jetësor, të cilat janë të inkriminuara si vepra penale në
dispozitat penalo-juridike të vendit të caktuar.
eng/en: ecological criminality

Makrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj
fitohen (paraqiten) detajet dhe gjurmët e imëta në përmasa të mëdha
eng/en: macrophotography

Mikrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj,
fitohet(shfaqet) zmadhimi (rritja) shumë i madh i detajeve dhe gjurmëve më të
imëta të fotografuara.
eng/en: microphotography

Mikrogjurmët janë formime tërësore lëndore pak të dukshme ose të padukshme
me sy të lirë të njeriut të lëndëve të ndryshme, si dhe shenjat e veprimit fizik që
kanë rëndësi për sqarimin e rrethanave dhe zgjidhjen e çështjes penale.
eng/en: trace evidence

Ndotja e ambientit jetësor është ndryshimi kualitativ dhe kuantitativ i veçorive
fizike, kimike dhe biologjike të komponentave kryesore (ajrit, tokës, ujit,
ushqimit) të ambientit jetësor, që sjell deri te çrregullimi i ligjëshmërive të
ekosistemit.
eng/en: environment pollution

Odorologjia kriminalistike është shkenca e cila studion erërat me qëllim të
zbulimit dhe identifikimit të personave në bazë të individualitetit të erës së tyre.
eng/en: criminalistic odorology

Parada e identifikimit është metodë për regjistrimin e përsonave, e cila
konsiston në vrojtimin dhe njohjen e drejtëpërdrejt të kriminelëve- recidivistëve
të radhitur, nga ana e nëpunësve policor me përvojë.
eng/en: identity parade

Parimi i diskrecionit është parim i punës së kriminalistit, sipas të cilit për masat
operativo taktike që janë planifikuar për tu ndërmarrë nga ana e organit
procedues, në një rast konkret kriminalistik, duhet kenë dijeni vetëm punëtorët
kompetent të organit procedues.
eng/en: principle of confidentiality

Pedoskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e përsonave në bazë
të gjurmëve të vijave papilare (shenjave) që gjenden në shputat e këmbëve të
njeriut.
eng/en: pedoscopy

Pirromani është personi i cili ndien kënaqësi shpirtërore dhe erotike me
shkaktimin (ndezjen) e zjarrit.
eng/en: pyromaniac

Portreti verbal përshkrimi i pamjes së jashtme të kokës së njeriut (trupit) në
bazë të sistemit shkencor të caktuar paraprakisht më qëllim të identifikimit të tij.
eng/en: verbal portrait
Prita është shpërndarja e fshehtë e punëtorëve operativ të policisë, në vendin e
caktuar ku do të kalojë kryerësi i veprës penale, me qëllim të heqjës së tij nga
liria në mënyrë të befasishme.
eng/en: ambush

Pyetjet plotësisht disjunktive janë pyetje të cilat nuk japin mundësi tjetër
(personit i cili mirret në pyetje) për përgjegjje përveç të përgjëgjjes me "po" apo
"jo".
eng/en: completely leading questions

Përceptimi është proces psikik përmes të të cilit përsoni pasqyron në vetëdijën e
vet sendin, objektin apo dukurinë e cila vepron drejpërdrejt në organet e shqisave
të tij.
eng/en: perception

Përgojimet; të përfolurit publik paraqesin përhapjen e lajmeve për ndonjë
person si kryerës të veprës penale, duke mos e ditur se janë të vërteta apo jo dhe
se kush i ka përfolur ato (lajme).
eng/en: vilification; public gossip

"Qeni elektronik" është një aparat elektronik, tek i cili aktivizohet mekanizmi
sinjalizues përmes regjistrimit të lëvizjeve të cilit do trup në shpejtësi më të
madhe se 10 cm/sek, në largësi prej 5 metrave.
eng/en: electronic dog

Qitja me puthitje është lloj i qitjes gjatë të cilës, gryka e tytës së armës së zjarrit
në momentin e qitjes, është e puthitur me sipërfaqën e objektit në të cilin shtihet.
eng/en: contiguous shot

Racia kryhet përmes mbylljes së të gjitha hyrje daljeve në një vend të caktuar
nga ana e punëtorëve operativ të policisë, me qëllim të heqjes së lirisë të
personave dhe kategorive të njerëzve të caktuar.
eng/en: curfew

Regjistrimi kriminalistik është mbledhja dhe radhitja sistematike e të dhënave
mbi personat, sendet dhe ngjarjet, për shfrytëzimin e tyre operativ me qëllim të
identifikimit të përsonave, sendeve dhe ndriçimit të veprave penale.
eng/en: criminalistic record

Sekuestrimi i sendeve apo marrja e përkohshme e sendeve është një veprim
procedural që konsiston në marrjen për ruajatje të sendeve dhe mjeteve që kanë
lidhje apo i përkasin veprës penale, nga ana e organit procedues.
eng/en: sequestration of property

Shpallja është mjet për gjurmim, që lëshohet në rastet kur kërkohen të dhëna
lidhur me corpora deliktin, kur kërkohet vet corpora delikti, kur duhet identifikuar
kufomën e panjohur, respektivisht duhet gjetur personin e zhdukur pa lënë
gjurmë.
eng/en: circular

Simulimi është paraqitja e qëllimtë e sëmundjeve dhe të metave psikofizike, të
cilat nuk i ka nga ana e personit i cili merret në pyetje.
eng/en: pretending

Simulimi i veprës penale nënkupton heshtjën dhe mbulimin e veprës penale
përmes mënjanimit të gjurmëve faktike të veprës dhe krijimit, shkaktimit apo
vendosjes së gjurmëve të reja.
eng/en: simulation of criminal act

Skicimi i vendit të ngjarjes është vizatimi i thjeshtë me dorë të lirë i vendit të
ngjarjes, nga ana e personit të autorizuar zyrtarë.
eng/en: sketching the crime scene

Taktika kriminalistike është degë e kriminalistikës e cila studion të gjitha
format e veprave penale, mënyrat e kryerjes së tyre, motivet dhe qëllimet e
kryerësve, njohuritë profesionale të tyre, shkathtësitë, doket, botëkuptimet,
mënyrën e jetesës dhe psikologjinë e kryerësve, pastaj praktikën dhe organizimin
e organeve të autorizuara për luftimin e kriminalitetit.
eng/en: criminalistic tactic

Teknika hetimore është degë e teknikës kriminalistike e cila merret me
hulumtimin shkencoro- teknik, pastaj me studimin dhe trajtimin e gjurmëve dhe
sendeve materiale të veprës penale.
eng/en: investigating technique

Teknika kriminalistike
është degë e kriminalistikës që merret me zbulimin dhe
përsosjen e e metodave më të përshtatshme tekniko-shkencore për regjistrimin
dhe identifikimin e personave dhe të gjesendëve si dhe për gjetjen, sigurimin dhe
trajtimin material të gjurmëve e të lëndëve të veprave penale, me qëllim të
ndriçimit të tyre.
eng/en: criminalistic technique

Teknika operative është degë e teknikës kriminalistike, që zhvillon metodat dhe
mjetet bashkëkohore teknike eshkencore, të cilat zbatohen në punët operative me
qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të gjurmëve që ndihmojnë në zbulimin dhe
ndriçimin e veprës penale.
eng/en: operational technique

Teknika regjistruese është degë e teknikës kriminalistike e cila gjenë e përsos
mjetet dhe metodat më të përshtatshme shkencore për regjistrimin dhe
identifikimin tekniko- kriminalistik të përsonave, kufomave, sendeve dhe
gjurmëve.
eng/en: recording technique

Traseologjija është disiplinë tekniko kriminalistike, e cila merret me problemet e
zbulimit, sigurimit, fiksimit dhe trajtimit të gjurmëve materiale të veprave penale.
eng/en: traceology

Tualetizimi i kufomës paraqet spastrimin dhe regullimin e kufomës me
përdorimin e mjeteve të ndryshme medicinale dhe kozmetike, me qëllim të
njohjes dhe identifikimit të saj.
eng/en: corpse toiletry

Veprimtaria e patrullimit është masë operativo taktike që kryhet përmes
vizitimit me plan dhe sistematik të një zone të caktuar nga ana e policisë në një
periudhë të rregulltë kohore me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të
kriminalitetit.
eng/en: patrol activity

Verifikimi i versionit paraqet kalimin nga një gjendje e besueshme mbi veprën
penale dhe kryesin në një gjendje e cila i përshtatet reales.
eng/en: verification of the version
Vetëkallëzimi nënkupton paraqitjën (denoncimi) me të cilën personi që e
paraqet veprën penale e tregon vetën si kryerës të saj.
eng/en: self-report

Vetëvrasja është një akt patologjik me të cilin njeriu ia merr vetës jetën.
eng/en: suicide

Vijat papilare janë të thelluarat dhe të dalurat (kreshtat) e lëkurës në sipërfaqën
e gishtrinjëve, pëllëmbës dhe shputave të këmbëve, që formojnë figura të
caktura, të cilat janë të pandryshueshme dhe individuale për çdo përson.
eng/en: friction ridges

Vijon...
 

Odeon

Relax
Me gjithe keto qe mesova ketu i ha hanemet prokurorise dhe policise bashke.

Ps; se e kisha me qejf me bo noi kasaphane.
 
Top