Kosova kërkon numër më të madh të pjesëmarrësve në Lojërat Evropiane

Hera

Moderatorë
Staff member
[h=1]Kosova kërkon numër më të madh të pjesëmarrësve në Lojërat Evropiane[/h]

GAZETAEXPRESS E premte, 01 Mars 2019 11:58 [h=2]Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se për Lojërat Evropiane "Minsk 2019" kanë aplikuar për pjesëmarrje 25 sportistë, shtatë më shumë sesa numri i sportistëve që morën pjesë në edicionin e fundit, "Baku 2015".[/h]
25 sportistë të shtatë federatave sportive në Kosovë kanë aplikuar për pjesëmarrje në Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.

Federatat kanë plotësuar aplikacionin e kërkuar nga organizatori, ndërsa Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, miratoi listën në mbledhjen e mbajtur mbrëmë.


Data 28 shkurt ka qenë e fundit për dërgimin e listës së gjerë, ndërsa pas një muaji do të vendoset për listën përfundimtare.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Populli Kosovar eshte Vital,megjithese nuk shkon te them Kosovar,Dardania e Shqiperise ose Shqiptart!! :)
Kane afruar Emra ne muziken Botrore,emra ne sportin boteror.
U lumte!!
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Me ka ndodhur te njoh kosovare dhe pse nuk i kuptoja cfare thonin dhe flisnim anglisht ...por kane shpirt luftarak dhe shume atdhedashes ....vertet u lumte :shqip:
 
Top