Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Konventa për mbrojtjen
e të Drejtave të Njeriut dhe
Lirive themelore


Neni 1 – Detyrimi për të respektuar të drejtat e njeriut

Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre, të drejtat dhe liritë e
përcaktuara në Seksionin I të kësaj Konvente.


SEKSIONI I – Tث DREJTAT DHE LIRITث
Neni 2 [/B]– E drejta për jetën


1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i privohet jeta
qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjykate pas dënimit për
një krim për të cilin dënimi është parashikuar me ligj.
2. Privimi nga jeta nuk konsiderohet të shkaktohet në kundërshtim me këtë nen në
rastet kur ky privim vjen nga përdorimi i forcës, që është jo më shumë se
absolutisht i domosdoshëm:
a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme;
b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të parandaluar arratisjen e një personi të
ndaluar ligjërisht;
c. për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje.

Neni 3 – Ndalimi i torturësAskush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose
degraduese.
Neni 4 – Ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar
1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri.
2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë një punë me dhunë ose të detyruar.
3. Për qëllim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:
a. çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e
parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;
b. çdo lloj shërbimi i karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes
në vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në
vend të shërbimit ushtarak të detyrueshëm;
c. çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënojnë jetën ose
mirëqenien e komunitetit;
d. çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare.
Neni 5 – E drejta për liri dhe siguri1. اdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria,
me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar
me ligj:
a. kur burgoset ligjërisht, pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;
b. kur arrestohet ose burgoset ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata
në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar
nga ligji;
c. kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor
kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale
ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e nevojshme që të pengohet
të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj;
d. kur një i mitur ndalohet ligjërisht, për qëllim edukimi të mbikqyrur, ose për ndalimin e tij
të ligjshëm, me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;
e. kur individët ndalohen ligjërisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive
të personave të sëmurë mendërisht, alkoolistëve, narkomanëve ose endacakëve;
f. kur një person arrestohet ose ndalohet ligjërisht, me qëllim që të ndalohet hyrja e tij e
paautorizuar në atë vend, ose për një person kundër të cilit është duke u kryer një
procedurë dëbimi ose ekstradimi;
2. اdo person i arrestuar duhet të informohet brenda një afati sa më të shkurtër dhe
në një gjuhë që ai e kupton, për arsyet e arrestimit të tij dhe në lidhje me çdo akuzë
që i bëhet.
3. اdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në
paragrafin 1/c të këtij neni, duhet të çohet menjëherë përpara një gjykatësi ose një
zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të
drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër.
Lirimi mund të kushtëzohet nga garanci për t’u paraqitur para gjykatës.
4. اdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të
bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të
shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se
burgimi është i paligjshëm.
5. اdo person, që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni,
ka të drejtën e zbatueshme të dëmshpërblimit.
Neni 6 – E drejta për një proces të rregullt1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale
kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht
dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.
Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet
shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të
moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo
kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces
ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të
veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.
2. اdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia
e tij të provohet ligjërisht.
3. اdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:
a. të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në
mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;
b. t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes;
c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij ose, në qoftë se
ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma
ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;
d. të pyesë, ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të
drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me
dëshmitarët e akuzës;
e. të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e
përdorur në gjyq.
Neni 7 – Nuk ka dënim pa ligj1. Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim, që në momentin
kur është kryer nuk përbënte vepër penale, sipas të drejtës së brendshme ose
ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ishte i
zbatueshëm në momentin kur është kryer vepra penale.
2. Ky nen nuk do të ndikojë mbi gjykimin dhe dënimin e një personi për një veprim
ose mosveprim, i cili, në momentin kur është kryer, quhej vepër penale sipas
parimeve të përgjithshme të së drejtës, të njohura nga kombet e qytetëruara.
Neni 8 – E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare
1. اdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës
dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në
shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri
demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit
ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Neni 9 – Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë
1. اdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë
nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht
ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave
dhe kryerjes së riteve.
2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet
kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të
nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen
e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të
lirive të të tjerëve.
Neni 10 – Liria e shprehjes
1. اdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit
dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e
autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që
të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimit kinematografike ose
televizive.
2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet
atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj
dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë
kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe
parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e
dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave
konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit
gjyqësor.
Neni 11 – Liria e tubimit dhe e organizimit
1. اdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët,
duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të
pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç
atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri
demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e
rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për
mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të
ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të
policisë ose të administratës shtetërore.
Neni 12 – E drejta për t’u martuarBurri dhe gruaja, që kanë mbushur moshën për martesë, kanë të drejtë të martohen dhe
të krijojnë familje, sipas ligjeve kombëtare që rregullojnë ushtrimin e kësaj të drejte.
Neni 13 – E drejta për zgjidhje efektive
اdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të
drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është
kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.
Neni 14 – Ndalimi i diskriminimit
Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa
asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet
politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një
minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.

Neni 15 – Derogimi në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme1. Në rast lufte ose rreziku tjetër publik që i kanoset jetës së kombit, çdo Palë e Lartë
Kontraktuese mund të marrë masa që iu shmangen detyrimeve të parashikuara
nga kjo Konventë, veçse në shkallën më të vogël që e kërkon situata, me kusht që
këto masa të mos jenë të papajtueshme me detyrimet e tjera sipas të drejtës
ndërkombëtare.
2. Dispozita e mësipërme nuk lejon asnjë shmangie nga neni 2, me përjashtim të
rastit të vdekjes që vjen si pasojë e akteve të ligjshme të luftës ose nga nenet 3, 4
(paragrafi 1) dhe 7.
3. اdo Palë e Lartë Kontraktuese, që ushtron këtë të drejtë derogimi, mban plotësisht
të informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për të gjitha masat e
marra dhe arsyet pse ato janë marrë. Gjithashtu, ajo duhet të informojë Sekretarin
e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për datën në të cilën këto masa kanë
humbur fuqinë dhe dispozitat e Konventës vihen sërish në zbatim të plotë.
Neni 16 – Kufizime ndaj veprimtarisë politike të të huajve
Asnjë nga dispozitat e neneve 10, 11 dhe 14 nuk mund të konsiderohet se u ndalon
Palëve të Larta Kontraktuese që të vendosin kufizime ndaj veprimtarisë politike të të
huajve.
Neni 17 – Ndalimi i shpërdorimit të të drejtaveAsnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet se i jep një Shteti,
grupimi ose individi, të drejtë që të përfshihet në ndonjë veprimtari ose të kryejë ndonjë
akt që synon cënimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në këtë Konventë ose
kufizime më të gjera të këtyre të drejtave ose lirive sesa është parashikuar në Konventë.
Neni 18 – Kufiri i zbatueshmërisë së kufizimeve të të drejtave
Kufizimet e lejuara sipas kësaj Konvente ndaj të drejtave dhe lirive të sipërpërmendura
nuk do të zbatohen për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë parashikuar.
SEKSIONI II - GJYKATA EVROPIANE E Tث DREJTAVE Tث NJERIUT
Neni 19 – Krijimi i Gjykatës
Për të siguruar respektimin e zotimeve të ndërmarra nga Palët e Larta Kontraktuese të
kësaj Konvente dhe nga Protokollet e saj, krijohet Gjykata Evropiane e të Drejtave të
Njeriut, në vijim referuar si “Gjykata”. Ajo funksionon në mënyrë të përhershme.
Neni 20 – Numri i gjyqtarëveGjykata përbëhet nga një numër gjyqtarësh i barabartë me numrin e Palëve të Larta
Kontraktuese.
Neni 21 – Kriteret e ushtrimit të funksioneve
1. Gjykatësit duhet të kenë cilësi të larta morale dhe të kenë kualifikimet e kërkuara
për emërim në poste të larta gjyqësore ose të jenë juristë me njohuri të afirmuara.
2. Gjyqtarët janë anëtarë të Gjykatës me zotësi individuale.
3. Gjatë mandatit të tyre gjykatësit nuk duhet të ushtrojnë ndonjë aktivitet që është e
papajtueshme me pavarësinë e tyre, paanësinë ose me kërkesat e një mandati të
plotë; të gjitha çështjet që dalin nga zbatimi i këtij paragrafi do të zgjidhen nga
Gjykata.
Neni 22 – Zgjedhja e gjyqtarëve
1. Gjyqtarët zgjidhen nga Asambleja Parlamentare në lidhje me çdo Palë
Kontraktuese me shumicën e votave të hedhura nga një listë me tre kandidatë të
emëruar nga Pala Kontraktuese.
2. E njëjta procedurë ndiqet për të plotësuar Gjykatën në rastin e aderimit të Palëve
të reja Kontraktuese dhe për mbushjen e vendeve të mbetura bosh.
Neni 23 – Kohëzgjatja e mandatit
1. Gjyqtarët zgjidhen për një periudhë prej gjashtë vjetësh. Ata mund të ri-zgjidhen.
Megjithatë, mandatet e gjysmës së gjyqtarëve të zgjedhur në zgjedhjen e parë
skadon me kalimin e tre viteve.
2. Gjyqtarët, mandati i të cilëve përfundon në fund të periudhës së parë të tre vite
zgjidhen me short nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës menjëherë
pas zgjedhjes së tyre.
3. Për të siguruar, sa të jetë e mundur, që mandatet e gjysmës së gjyqtarëve të
rinovohen çdo tre vjet, Asambleja Parlamentare mund të vendosë, para vazhdimit
me një zgjedhje të mëvonshme, që mandati i ose mandatet e një ose më shumë
gjyqtarëve që do të zgjidhen në jenë për një periudhë të ndryshme nga gjashtë
vjet, por jo më shumë se nëntë dhe jo më pak se tre vjet.
4. Në rastet kur bëhet fjalë për më shumë se një mandat dhe nëse Asambleja
Parlamentare zbaton paragrafin e mësipërm, caktimi i mandateve realizohet
nëpërmjet tërheqjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës
menjëherë pas zgjedhjes.
5. Një gjyqtar i zgjedhur për të zëvendësuar një gjyqtar tjetër mandati i të cilit nuk ka
skaduar qëndron në detyrë për pjesën e mbetur të mandatit të paraardhësit të tij.
6. Mandatet e gjyqtarëve skadojnë kur ata mbushin 70 vjeç.
7. Gjyqtarët qëndrojnë në detyrë derisa të zëvendësohen. Megjithatë, ata vazhdojnë
të trajtojnë ato çështje që kanë marrë për shqyrtim.
Neni 24 – Largimi nga detyra
Asnjë gjyqtar nuk mund të largohet nga detyra, përveç kur gjyqtarët e tjerë vendosin me
shumicën e dy të tretave që ai nuk vazhdon të përmbushë kushtet e kërkuara.
Neni 25 – Sekretaria dhe sekretarët ligjorë
Gjykata ka një sekretari, funksionet dhe organizimi i së cilës caktohen në rregulloren e
Gjykatës. Gjykata asistohet nga sekretarët ligjorë.
Neni 26 – Gjykata PlenareGjykata Plenare:
a. zgjedh kryetarin e saj dhe një ose dy nënkryetarë për një periudhë prej tre vjetësh; ata
mund të rizgjidhen;
b. krijon Dhomat, për një afat të caktuar;
c. zgjedh Kryetarët e Dhomave të Gjykatës, të cilët mund të rizgjidhen;
d. miraton rregulloren e Gjykatës, dhe
e. zgjedh Sekretarin e Gjykatës dhe një ose më shumë Nënsekretarë.
 
Neni 27 – Komitetet, Dhomat dhe Dhoma e Madhe

1. Për shqyrtimin e çështjeve të paraqitura pranë saj, Gjykata përfaqësohet në
komitete prej tre gjyqtarësh, në Dhomat e shtatë gjyqtarëve dhe në një Dhomë të
Madhe prej shtatëmbëdhjetë gjyqtarësh. Dhomat e Gjykatës përben nga komitete
për një periudhë të caktuar kohore.
2. Gjyqtari i zgjedhur në lidhje me Shtetin Palë të interesuar ose nëse nuk ka ose
nëse nuk është i aftë të përfaqësojë, një person me zgjedhjen e vet që do të
përfaqësohet në cilësinë e gjyqtarit, do të përfaqësohet si anëtar i zgjedhur
kryesisht i Dhomës dhe i Dhomës së Madhe.
3. Dhoma e Madhe përfshin gjithashtu Kryetarin e Gjykatës, Nënkryetarët, Kryetarët e
Dhomave dhe gjyqtarë të tjerë të zgjedhur në përputhje me rregulloren e Gjykatës.
Kur një çështje i referohet Dhomës së Madhe sipas nenit 43, asnjë gjyqtar nga
Dhoma që ka dhënë vendimin nuk do të përfaqësohet në Dhomën e Madhe, me
përjashtim të Kryetarit të Dhomës dhe gjyqtarit që është përfaqësuar në lidhje me
Shtetin Palë të interesuar.
Neni 28 – Deklarimi i papranueshmërisë nga komitetet


Një komitet, me votë unanime, mund ta deklarojë të papranueshme ose mund ta heqë
nga lista e çështjeve një kërkesë individuale të paraqitur në bazë të nenit 34, kur një
vendim i tillë mund të merret pa shqyrtim të mëtejshëm. Vendimi është përfundimtar.


Neni 29 – Vendimet e Dhomave mbi pranueshmërinë dhe themelin

1. Nëse nuk është marrë asnjë vendim sipas nenit 28, një Dhomë vendos mbi
pranueshmërinë dhe themelin e kërkesave individuale të paraqitura sipas nenit 34.
2. Një Dhomë vendos mbi pranueshmërinë dhe themelin e kërkesave ndërshtetërore
të paraqitura sipas nenit 33.
3. Vendimi mbi pranueshmërinë merret veçmas nëse Gjykata, në raste të
jashtëzakonshme, nuk vendos ndryshe.

Neni 30 – Heqja dorë nga juridiksioni në Dhomën e Madhe

Kur një çështje e mbetur pezull para një Dhomë ngre një çështje serioze që cenon
interpretimin e Konventës ose të protokolleve të saj ose kur zgjidhja e një çështjeje para
Dhomës mund të ketë një rezultat të papajtueshëm me një vendim të dhënë më parë nga
Gjykata, në çdo kohë para se të ketë dhënë vendimin e saj, Dhoma mund të heqë dorë
nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe, nëse një prej palëve të çështjes nuk
kundërshton.

Neni 31 – Kompetencat e Dhomës së Madhe

Dhoma e Madhe:
a. cakton kërkesat e paraqitura ose sipas nenit 33, ose nenit 34 kur një Dhomë ka hequr
dorë nga juridiksioni sipas nenit 30 ose kur çështja i është referuar asaj sipas nenit 43;
dhe
b. shqyrton kërkesat për opinionet këshilluese të paraqitura sipas nenit 47.

Neni 32 – Juridiksioni i Gjykatës
1. Juridiksioni i Gjykatës shtrihet për të gjitha çështjet në lidhje me interpretimin dhe
zbatimin e Konventës dhe të protokolleve të saj që i referohen asaj siç
parashikohen në nenet 33, 34 dhe 47.
2. Në rast të mosmarrëveshjeve nëse Gjykata ka juridiksion, vendos Gjykata.

Neni 33 – اështjet ndërshtetërore

اdo Palë e Lartë Kontraktuese mund t’i referojë Gjykatës çdo shkelje të supozuar të
dispozitave të Konventës dhe të protokolleve të saj nga Pala e tjetër e Lartë
Kontraktuese.

Neni 34 – Kërkesat individuale
Gjykata mund të marrë kërkesat nga çdo person, organizatë joqeveritare ose grup
individësh që pretendojnë të jenë viktima të një shkeljeje nga një prej Palëve të Larta
Kontraktuese të të drejtave të parashtruara në Konventë ose protokolleve të saj. Palët e
Larta Kontraktuese zotohen të mos pengojnë në ndonjë mënyrë ushtrimin efektiv të kësaj
të drejte.

Neni 35 – Kushtet e pranueshmërisë

1. Gjykata mund ta trajtojë çështjen vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet e
brendshme ligjore sipas rregullave përgjithësisht të pranuara të të drejtës
ndërkombëtare dhe brenda një periudhe prej gjashtë muajsh nga data në të cilën
është marrë vendimi i formës së prerë.
2. Gjykata nuk merr në shqyrtim asnjë kërkesë individuale të paraqitur sipas nenit
34, kur:
a. është anonime; ose
b. është në thelb e njëjta me një çështje të shqyrtuar më parë nga Gjykata ose që i është
nënshtruar një procedure tjetër për zgjidhje ose investigim ndërkombëtar dhe nuk
përmban fakte të reja përkatëse.
3. Gjykata deklaron të papranueshme çdo kërkesë individuale të paraqitur në zbatim
të nenit 34, të cilën e konsideron të papajtueshme me dispozitat e Konventës ose
të protokolleve të saj, haptazi të pabazuar, ose një shpërdorim të së drejtës për
kërkesë.
4. Gjykata rrëzon çdo kërkesë që e konsideron të papranueshme në zbatim të këtij
neni. Ajo mund ta bëjë këtë në çdo fazë të procedimit.

Neni 36 – Ndërhyrja e palës së tretë

1. Në të gjitha çështjet para një Dhome ose Dhomës së Madhe, një Palë e Lartë
Kontraktuese, ku kërkues është një nga shtetasit e tij, ka të drejtë të paraqesë
komente me shkrim dhe të marrë pjesë në seanca.
2. Kryetari i Gjykatës, në interes të administrimit të rregullt të drejtësisë, mund të ftojë
çdo Palë Kontraktuese që nuk është palë në gjykim ose një person të interesuar që
nuk është kërkues të paraqesë komente me shkrim ose të marrë pjesë në seanca.

Neni 37 – اregjistrimi i kërkesave
1. Në çdo fazë të procedimit, Gjykata mund të vendosë të heqë nga lista e çështjeve
një kërkesë, kur rrethanat çojnë në përfundimin se:
a. kërkuesi nuk ka ndërmend ta vazhdojë çështjen; ose
b. çështja është zgjidhur; ose
c. për çdo arsye tjetër që, sipas Gjykatës, nuk justifikon vazhdimin e shqyrtimit të
kërkesës.
Megjithatë, Gjykata vazhdon shqyrtimin e kërkesës kur këtë e kërkon respektimi i të
drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa dhe protokollet e saj.
2. Gjykata mund të vendosë rifutjen e një kërkese në listën e çështjeve, kur e
konsideron se rrethanat e justifikojnë këtë.
Neni 38 – Shqyrtimi i çështjes dhe procedura e zgjidhjes me pajtim
1. Kur Gjykata deklaron të pranueshme një kërkesë, ajo
a. vazhdon shqyrtimin e çështjes bashkë me përfaqësuesit e palëve dhe, kur është e
nevojshme, ndërmerr një hetim, për kryerjen efektive të të cilit Shtetet e interesuara
duhet të sigurojnë të gjitha lehtësitë e nevojshme;
b. vihet në shërbim të të interesuarve me qëllim që të sigurojë një zgjidhje me pajtim të
çështjes, mbi bazën e respektit për të drejtat e njeriut, siç përcaktohen nga Konventa
dhe protokollet e saj.
2. Procedura e kryer sipas paragrafit 1.b është konfidenciale.

Neni 39 – Gjetja e një zgjidhje me pajtim
Në rast se gjendet një zgjidhje me pajtim, Gjykata heq çështjen nga lista nëpërmjet një
vendimi, i cili përmban një paraqitje të shkurtër të fakteve dhe zgjidhjen e arritur.

Neni 40 – Seancat publike dhe e drejta për t’u njohur me dokument
1. Seancat janë publike, përveç rasteve kur Gjykata në rrethana përjashtimore
vendos ndryshe.
2. Dokumentet e depozituara në sekretari janë të hapura për publikun, përveç rasteve
kur Kryetari i Gjykatës vendos ndryshe.
Neni 41 – Shpërblimi i drejtëKur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj,
dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një
ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës
së dëmtuar.
Neni 42 – Vendimet e DhomaveVendimet e Dhomave bëhen përfundimtare sipas dispozitave të nenit 44, paragrafi 2.

Neni 43 – Kalimi i çështjes Dhomës së Madhe
1. Brenda një afati prej tre muajsh nga data e vendimit të një Dhome, çdo palë në
çështje, në raste përjashtimore, mund të kërkojë kalimin e saj Dhomës së Madhe.
2. Kërkesa pranohet nga një kolegj prej pesë gjyqtarësh të Dhomës së Madhe, në
qoftë se çështja ngre një problem serioz që ka të bëjë me interpretimin ose
zbatimin e Konventës ose të protokolleve të saj, ose një çështje serioze të një
rëndësie të përgjithshme.
3. Kur kolegji e pranon kërkesën, Dhoma e Madhe shprehet për çështjen me vendim.
Neni 44 – Vendimet përfundimtare
1. Vendimi i Dhomës së Madhe është përfundimtar;
2. Vendimi i një Dhome bëhet përfundimtar
a. kur palët deklarojnë se nuk do të kërkojnë që çështja t’i kalojë Dhomës së Madhe; ose
b. tre muaj pas datës së vendimit kur nuk është kërkuar kalimi i çështjes në Dhomën e
Madhe; ose
c. kur kolegji i Dhomës së Madhe rrëzon kërkesën për kalimin e çështjes, sipas nenit 43.
3. Vendimi përfundimtar botohet.

Vazhdon.........
 
Neni 45 – Arsyetimi i vendimeve

1. Vendimet përfundimtare, si dhe ato që deklarojnë pranueshmërinë ose
papranueshmërinë e kërkesave, arsyetohen.
2. Në qoftë se vendimi nuk shpreh tërësisht ose pjesërisht mendimin unanim të
gjyqtarëve, çdo gjyqtar ka të drejtë të japë një mendim të veçantë.

Neni 46 – Fuqia detyruese dhe zbatimi i vendimeve

1. Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër t’u binden vendimeve përfundimtare të
Gjykatës në çdo çështje ku ata janë palë.
2. Vendimi përfundimtar i Gjykatës i dërgohet Komitetit të Ministrave, i cili mbikëqyr
zbatimin e tij.

Neni 47 – Mendimet këshillimore

1. Gjykata, me kërkesë të Komitetit të Ministrave, mund të japë mendime këshillimore
për çështje ligjore që lidhen me interpretimin e Konventës dhe të protokolleve të
saj.
2. Opinione të tilla nuk trajtojnë asnjë çështje që lidhet me përmbajtjen dhe shtrirjen e
të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Seksionin e parë të Konventës dhe në
protokollet e saj, ose me ndonjë çështje tjetër të cilën Gjykata ose Komiteti i
Ministrave mund t’i duhet ta shqyrtojë si pasojë e ndonjë procedure të tillë, siç
mund të përcaktohet në pajtim me Konventën.
3. Vendimi i Komitetit të Ministrave për t’i kërkuar Gjykatës mendime këshillimore
merret me votën e shumicës së përfaqësuesve që kanë të drejtë të marrin pjesë në
Komitet.

Neni 48 – Juridiksioni këshillimor i Gjykatës

Gjykata vendos nëse kërkesa për mendim këshillimor që paraqitet nga Komiteti i Ministrave
është në kompetencën e saj, siç përcaktohet në nenin 47.

Neni 49 – Arsyetimi i mendimeve këshillimore

1. Mendimet këshillimore të Gjykatës arsyetohen.
2. Në qoftë se mendimi këshillimor nuk shpreh tërësisht ose pjesërisht opinionin e
njëzëshëm të gjyqtarëve, çdo gjyqtar ka të drejtë të japë një mendim të veçantë.
3. Mendimet këshillimore të Gjykatës i komunikohen Komitetit të Ministrave.

Neni 50 – Shpenzimet për Gjykatën

Shpenzimet për Gjykatën mbulohen nga Këshilli i Evropës.

Neni 51 – Privilegjet dhe imunitetet e gjyqtarëve

Gjyqtarët, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e
parashikuara në Nenin 40 të Statutit të Këshillit të Evropës dhe në marrëveshjet e lidhura
në zbatim të këtij neni.

SEKSIONI III – DISPOZITA Tث NDRYSHME
Neni 52 – Hetimet e Sekretarit të Përgjithshëm


اdo Palë e Lartë Kontraktuese, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të
Evropës, jep shpjegim mbi mënyrën se si e drejta e saj e brendshme siguron zbatimin
efektiv të të gjitha dispozitave të Konventës.

Neni 53 – Mbrojtja e të drejtave ekzistuese të njeriut

Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk duhet të interpretohet sikur kufizon ose cënon
të drejtat e njeriut dhe liritë themelore që mund të sigurohen nga legjislacioni i çdo Pale të
Lartë Kontraktuese ose nga çdo marrëveshje tjetër në të cilën kjo Palë e Lartë
Kontraktuese është palë.

Neni 54 – Kompetencat e Komitetit të Ministrave


Asnjë dispozitë e kësaj Konvente nuk cënon kompetencat që Statuti i Këshillit të Evropës i jep Komitetit të Ministrave.

Neni 55 – Përjashtimi i mjeteve të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

Me përjashtim të ndonjë marrëveshjeje të veçantë, Palët e Larta Kontraktuese heqin dorë
reciprokisht nga përfitimi prej traktateve, konventave ose deklaratave në fuqi ndërmjet tyre, për të
zgjidhur me anë të ankimit, mosmarrëveshjet që rrjedhin nga interpretimi ose zbatimi i kësaj
Konvente, në mënyra të ndryshme nga ato që parashikon Konventa në fjalë.

Neni 56 – Zbatimi territorial

1. اdo Shtet, në momentin e ratifikimit ose në çdo moment tjetër të mëvonshëm,
mund të deklarojë me njoftim drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të
Evropës se kjo Konventë, në bazë të paragrafit 4 të këtij neni, do të zbatohet
mbi të gjitha territoret ose mbi secilin nga territoret për marrëdhëniet
ndërkombëtare të të cilëve është përgjegjës.
2. Konventa do të zbatohet për territorin ose territoret e caktuara në njoftim, tridhjetë
ditë pas datës në të cilën Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës do të ketë
marrë njoftim.
3. Në territoret e lartpërmendura, dispozitat e kësaj Konvente do të zbatohen duke
marrë parasysh nevojat vendore.
4. اdo Shtet, i cili ka bërë një deklaratë në përputhje me paragrafin e parë të këtij
neni, në çdo rast të mëvonshëm, mund të deklarojë në emër të një ose më shumë
territoreve të përmendur në këtë deklaratë, se pranon kompetencën e Gjykatës për
shqyrtimin e kërkesave të individëve, të organizatave joqeveritare ose të grupeve
të individëve të parashikuara në nenin 34 të kësaj Konvente.

Neni 57 – Rezervat

1. اdo Shtet, në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente ose të depozitimit të
instrumentit të tij të ratifikimit, mund të formulojë ndonjë rezervë në lidhje me një
dispozitë të veçantë të Konventës, në shkallën që një ligj në fuqi në atë kohë në
territorin e tij nuk është në përputhje me këtë dispozitë. Sipas këtij neni, nuk
lejohen rezervat me karakter të përgjithshëm.
2. اdo rezervë e bërë në përputhje me këtë nen duhet të përmbajë një deklaratë të
shkurtër të ligjit në fjalë.

Neni 58 – Denoncimi

1. Një Palë e Lartë Kontraktuese mund të denoncojë këtë Konventë, vetëm pas
kalimit të pesë vjetëve nga data e hyrjes së Konventës në fuqi për këtë palë dhe
me një njoftim paraprak prej gjashtë muajsh drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të
Këshillit të Evropës, i cili informon Palët e tjera të Larta Kontraktuese.
2. Ky denoncim nuk mund të ketë si pasojë çlirimin e Palës së Lartë Kontraktuese në
fjalë nga detyrimet e saj sipas kësaj Konvente lidhur me çdo akt që, po të përbëjë
shkelje të këtyre detyrimeve, mund të jenë kryer nga ajo përpara datës në të cilën
denoncimi hyn në fuqi.
3. Nën të njëjtat kushte që ndonjëra nga Palët e Larta Kontraktuese pushon së qënuri
Anëtare e Këshillit të Evropës, pushon gjithashtu së qënuri Palë në këtë Konventë.
4. Konventa mund të denoncohet në përputhje me dispozitat e paragrafëve të
mëparshëm përsa i përket çdo territori për të cilin ajo ka qenë deklaruar të
zbatohet në bazë të nenit 56.

Neni 59 – Nënshkrimi dhe ratifikimi

1. Kjo Konventë është e hapur për nënshkrimin e Anëtarëve të Këshillit të Evropës.
Ajo duhet të ratifikohet. Ratifikimet depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të
Këshillit të Evropës.
2. Kjo Konventë hyn në fuqi pas dorëzimit të dhjetë instrumenteve të ratifikimit.
3. Për çdo nënshkrues që do ta ratifikojë më vonë, Konventa do të hyjë në fuqi në
datën e depozitimit të instrumentit të saj të ratifikimit.
4. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës njofton të gjithë Anëtarët e Këshillit të
Evropës për hyrjen në fuqi të Konventës, për emrat e Palëve të Larta Kontraktuese
që e kanë ratifikuar, si dhe për depozitimin e mëvonshëm të çdo instrumenti
ratifikimi.
 
Top