Kjo është pula që kushton 2 500 dollarë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Kjo është pula që kushton 2 500 dollarë



Ayam Cemani është një lloj pule që kushton rreth 2500 dollarë. Ajo konsiderohet si më të shtrenjta në botë për shkak të veçantisë që kanë.



Pulat që rriten në Indonezi dhe konsiderohen si të rralla, janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.



Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.


I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.



Ekspertët thonë se ato janë të zeza për shkak të karakteristikës gjenetike të njohur si “fibromelanosis”, e cila ndihmon në përshpejtimin e krijimit të qelizave të zeza të pigmenteve. Mishin e kësaj pule vlerësohet shumë.



g.shqip
 

Legally_Sweet

Gjelbërimi i mamit dhe i babit
Staff member
Titulli: Kjo është pula që kushton 2 500 dollarë

اa mos bejne gje veze floriri kto?
 

Aver

VIP
Titulli: Kjo është pula që kushton 2 500 dollarë

Duhet te shijoj mire me coca-cola kjo lupa.
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kjo është pula që kushton 2 500 dollarë

Ketu sqenkemi rracista.
 

MAX

Anëtar i ri
Titulli: Kjo është pula që kushton 2 500 dollarë

Nuk eshte pule mer eshte gjel...nuk ja shikoni kreshten?!
 
Top