Kepuce me/pa taka ?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Cilat janë defektet që i krijojnë trupit takat e larta?
Veshja e takave të larta mund të ndikojë negativisht në nyjat e këmbëve, sepse pesha e gjithë trupit përqendrohet në këtë pikë.

Veshja e këpucëve me taka të larta sjell probleme dhe komplikacione të ndryshme. Specialistët këshillojnë veshjen e takave nga 3-5 cm. Ata theksojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t‘u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, në këtë mënyrë kryet normalisht qarkullimi i gjakut. Veshja e takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën.

Shumë femra pranojnë se takat e larta i lodhin shumë, por ato e tolerojnë këtë për t‘u dukur më të gjata, moderne dhe me stil. Sipas një studimi, 37 për qind e femrave tregojnë se do të vazhdojnë të veshin taka të larta edhe pse nuk ndihen aspak rehat me to.

Osteoartriti është një formë e ngjashme me artritin dhe prek më shumë femrat. "Përdorimi i takave është shpjegimi i vetëm që mund të jepet", tregon Kerrigan.

Si rezultat, takat e larta mund të shkaktojnë dhimbje këmbësh dhe deformime gishtash. Të shumta janë gratë që u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të rregulluar gishtat e deformuar, që shkaktohen nga takat e larta.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Nyjat e këmbës, gjunjët dhe pjesa e legenit mund të pësojnë deformime për shkak të takave shumë të larta.

Një përqindje shumë e vogël njerëzish kanë lindur me probleme në këmbë. Shumë femra nuk tregojnë kujdes për këmbët e tyre. Ato janë të predispozuara 4 herë më shumë se meshkujt për sa u përket problemeve me këmbët.


spekter*
 

baby doll

Sw33t d0LL
une i kam shume qejf takat....mire qe jane shpikur x te na zgjat icik:p
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
dhe un i perdor shume..te holla ne vere..ndersa per cizmet ne dimer me teper me take ortopedike...........
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Une s'jam aspak e çmendur pas tyre dhe i vesh vetem per ndonje rast.Mbreme qe dola vesha nje pale kepuce me taka,por me kaloj mbremja duke mallkuar takat.
Pastaj duhet te dish te mbash takat,se shume i veshin por nuk dine te ecin me to ose nuk dine te rrine.(Si une p.sh qe ngjaj si torre di pisa :D )
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Bobo ngela une meqe kam hequr dore nga ato ,ne jeten e perditshme te pakten
 

Trendelin

FULL OF PATOS
Me raste i vesh, por me lartesi mesatare, max 10cm se pastaj vete e gjate shume!! :D
Dhe arsyeja tjeter esht rreziku i madh i perplasjeve kok-shesh!! :D :D
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Me raste i vesh, por me lartesi mesatare, max 10cm se pastaj vete e gjate shume!! :D
Dhe arsyeja tjeter esht rreziku i madh i perplasjeve kok-shesh!! :D :D
Une me duket max 8 cm kam veshur...Me duhet te marr vizoren e ti mas sa te gjata i kam takat.:p :p

P.s. Ta kaloka motra ime per 2 cm...:D
 

Trendelin

FULL OF PATOS
Motra ime hecen si flutur dhe me taka 15cm!!!! :D :D
Un tmerrohem!!! Nje here vesha nje pale sandale te sajat 12cm, pas 1 ore u ktheva ne shpi ndrova kepucet!!! Leqe nuk hecja dot, hecja shtremta shtremta, por nuk arrija as ta perthyja kemben as shum....epo ku di un se si ja arrijn!!!!
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
un me mir ec me taka,se sa pa taka......se si me duket kur jam me atlete..edhe pse sjam e shkurter..
 

krutonja

Anëtar Aktiv
Veshja e takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën.





Takat me duhet t'i vesh shumicen e kohes, dhe nuk i kam problem zakonisht kur ulem qe te clodhem pak te pakten cdo kater ore. Por nje dite mu desh te rrija ne kembe, me taka, tek 9-10 oreshi, dhe gjunjet ishin pika kryesore qe me dhimbnin. Nga fundi i dites mezi mund te rrija ne kembe, lere pastaj qe te perkulja gjunjet me jepte nje dhimbje shume te forte.
Gjate veres kam me qejf kepucet e sheshta(balerinat), megjithate cdo gje varet sipas veshjes. Ndersa atletet per mua jane vetem per te ecur ne natyre ose ne palester.
 

EMANUEL_78

hajduti
gjate dites perdor kepuce te sheshta....ne mbremje me taka 8tshe ose 10tshe.....kur kam ndonje takim special fluturoj mbi takat 15tshe.......
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
takat:D..pse te vesh taka kur ri sh kohe ne kembe?!
Vetem me raste vesh taka
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Taka të larta? Po, por përdorni edhe atletet

Taka të larta? Po, por përdorni edhe atletet
Të bëjnë të dukesh më e gjatë, më e dobët, me një fjalë më e bukur. Por të gjithë e dinë se takat e larta mund të provokojnë dëme, edhe shumë të rënda për këmbët e femrave, të cilat më pas duhet të heqin shumë për t’i riparuar.
Sipas një studimi të bërë së fundi, duke marrë në analizë një mijë vajza të moshës 15-vjeç e sipër, vetëm për një markë këpucësh rezultonte se çdo vit shpenzohen 29 milionë sterlina, ose rreth 36 milionë euro për të bërë ndërhyrjet riparuese në ‘drejtimin’ e gishtave të këmbës, heqjen e kallove dhe riparimin e thonjve dhe zhbllokimin e nervave të dëmtuar, të gjitha këto, shkaktuar nga ecja e sforcuar dhe jo natyrale që provokon mbajtja e takave me lartësi deri në 12 centimetër.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail” shifra është shumë më e lartë edhe se kaq, pasi shpesh femrat janë të detyruara të drejtohen në klinika private, duke qenë se në strukturat publike lisat e pritjes për këto lloj procedurash është shumë e gjatë.
Nëse ke parasysh se një ndërhyrje në spital kushton mesatarisht 1500 euro, zgjedhin një klinikë private, ku çmimi arrin deri në 5 mijë euro. Ekspertët këshillojnë të lihen mënjanë ekzagjerimet në përdorimin e takave të larta, që shumë herë arrijnë edhe në 20 cm. “Mbani taka të larta se ndihemi bukur, por mos harroni, bëni alternime të tyre me këpucë gjimnastike, të buta dhe prej gome elastike. Në këtë mënyrë do të bëni çlodhjen e këmbëve dhe do të kompensoni sforcimet që i shkaktoni jo vetëm këmbëve, por shpinës dhe gjithë trupit”- thonë ata
(marre nga Shekulli)
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Me ka marre malli per atletet..Dje i vesha serisht mbas 5 muajsh pauze...
fluturoja e vrapoja...Megjithate takat kane klas...5-10 pont i perdor une...
5 pontshet i perdor ne pune, universitet etj...10 ponteshet i perdor darkave:)
 

JoJo

.....
Une i adhurojjjj , vertete qe me pelqejne shuuuume fare !! Por ritmet e dites sma premtojne kete luks...Jam gati 8 ore ne kembe gjate dites ndaj rehatin vetem te atletet e gjej...
Darkave su them jo as takave 15 :D dhe ndihem vertet mire !!

ps: duhet te filloj te perdor ca cm me pak me duket :(...kam filluer vertete te kem dhimbje pasi "zbres" nga takat ...
 
Me pelqejne takat,shuume rrall perdor te shpeshta madje dhe ne plazh kur shkoj vec me taka me pelqen.
 

Si i preferoni me teper kepucet/sandalet ... me apo pa taka?

Mendoni se nuk eshte praktike te perdoren kepuc me taka gjat dites?
Dhe se kepucet apo sandalet me taka duhet ti kemi vetem per ne mbremje ?

Apo , nese ty ste pengojne dhe nese ndjehesh "rehat" nuk ka asgje t keqe t vishen edhe gjat dites?
rralle i perdor takat
mendoj se te qenit praktike te ndihmon te ndihesh mire me veten
megjithate varet nga personi ska ndonje gje te keqe edhe ne perdorim te perditshem duke e ditur qe takat te bejne te dukesh "me shume femer"
 

*Linda*

Lost out in the desert
Me pelqejne taket por puna eshte se i vesh rralle e permalle:D
Jane me praktike nje pare atlete te rehateshme!
Bjeri shkurt:p per rutine-n e perditeshme, ndersa per raste te vecanta, take!
 
Top