Kepuce me/pa taka ?

inushja2

preshevare

Si i preferoni me teper kepucet/sandalet ... me apo pa taka?

Mendoni se nuk eshte praktike te perdoren kepuc me taka gjat dites?
Dhe se kepucet apo sandalet me taka duhet ti kemi vetem per ne mbremje ?

Apo , nese ty ste pengojne dhe nese ndjehesh "rehat" nuk ka asgje t keqe t vishen edhe gjat dites?
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Un takat si kam problem fare ti perdor......ne fakt kam dhe sandale te sheshta...por ndjehem shum me mir me taka........
ndryshon puna ne shkoll ku kepucet apo sandalet mundohem ti kem sa me praktike!
 

inushja2

preshevare
Edhe une ..kam kohe qe perdore ortopedike gjat dites..ngaqe mund te jem ne levizje..dhe kembet i ndjej me te "pushueshme" ne fund t dites
Por nuk e mohoj dot faktin se me taka sikur ndihem me thekthy:p

Po kjo pune eshte si t mesohesh..nese per nje kohe mba kepuc te sheshta..nuk arrin ti mbash as per ca ore pastaj ato me taka ..dhe e kunderta, besoj !
 

sexy_pussycat_

Maçokε.
Bahhh dhimbje kembesh gjate gjithe dites vetem per te fituar 5 cm...Mire qe se bej cdo dite kte sakrifice...:p
 

baby-angel

Thpilt

Si i preferoni me teper kepucet/sandalet ... me apo pa taka?

Mendoni se nuk eshte praktike te perdoren kepuc me taka gjat dites?
Dhe se kepucet apo sandalet me taka duhet ti kemi vetem per ne mbremje ?

Apo , nese ty ste pengojne dhe nese ndjehesh "rehat" nuk ka asgje t keqe t vishen edhe gjat dites?
Me pelqejne shume kepucet me taka, jane me femerore, mgjth varet nga momenti dhe nga veshja cdo gje.
Une vesh edhe gjate dites taka se kam problem, po asnjehere shume te larta. :)
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Ne pune jam e detyruar te vesh taka, gje qe nuk me pelqen sepse i heq cdo 1 ore per pushim. Ndersa perdita dhe ne shkolle me pelqejne shapkat e sheshta, dhe kepucet e sheshta (flats, love 'em)
 

Lolita25

So EmoTionaL
Gjat dites zakonisht jam me kepuc te sheshta,kurse ne mbremje me taka...
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Kategorikisht me taka!
Ma do "puna"...
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
kepuce sa me te sheshta se jam ter diten ne kembe:)
duhet te ken pakes tak se na bejn keq per kembet ylli :D

Por dhe une si ti dites patika,infradito,ballerine... kurse ne mbremje(jo gjethmon) taka por jo shum te nalta se shoqet i kam me te shkurtera se une ,kshtu qee..dal si "kullè" mes tyre LOL LOL LOL
 

shiHanny!!

psiko pa shpres sherimi
pa pa se jom halo e re per me thy qafen:D...convers gjithmon ose veres sandale t'detit e hajt..takat nuk i du, kurr nuk i kom dasht dhe kurr skom mi dasht hiq..
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Femrat te cmendura pas takave

Takat e larta mbushin plot 500 vjet. Ato janë arma më e mirë e joshjes që përdorin femrat e çdo moshe dhe klase shoqërore. Këtë e dinte shumë mirë edhe i madhi Da Vinçi kur realizoi kryeveprën e tij madhështore, në qendër të së cilës qëndronte një personazh femëror shumë interesant, buzëqeshja e së cilës qëndroi enigmatike për shekuj të tërë.

Sipas të dhënave studimore, mjeshtri i veshi Mona Lizës një palë këpucë me taka të larta, për t‘i dhuruar pamjes së saj më shumë hijeshi dhe sensualitet.

Sot takat gjithmonë e më të larta janë të gjindshme në gardërobën e çdo femre. Edhe pse është vështirë të ecësh me to, nuk ka artiste që nuk ka provuar ndonjëherë modelet më të fundit që ofrohen nga Christian Louboutin ose YSL.

Femrat preferojnë gjatësinë 12 cm e lart (kur arrin kjo lartësi është e këshillueshme të vishen sandale ortopedike, me të cilat mban lehtësisht ekuilibrin). Nga ana tjetër, nuk ka mashkull mbi këtë tokë të mos pranojë se femrat që veshin taka të larta iu duken me të vërtetë shumë seksi.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kuriozitete

Nëse dëshironi të shtoni njohuritë tuaja mbi takat e larta, atëherë lexoni gjashtë kuriozitetet e mëposhtme:

1) Shembujt e parë të takave: egjiptianët e lashtë vishnin këpucë me shollë të lartë, për të mos bërë këmbët pis nga dyshemeja e papastër.

2) Takat gozhdë janë krijuar për herë të parë në 1955. Këpucët e para u realizuan nga Roger Vivier për firmën "Dior".

3) Këpucët rreth 10 cm të larta janë veshur për herë të parë nga Luigji IV i Francës. Këto këpucë u stiluan për të nga Nicholas Lestage. Ato ishin të dekoruara me elementë që të kujtonin fushëbetejën.

4) Vajza e Enrico VIII, Maria Tudor, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe nga 1553 deri në 1558, vishte gjithmonë këpucë me taka të larta, sepse ishte e bindur që ato ngjallin respekt.

5) Në Massachusets, takat e larta konsideroheshin imorale dhe një ligj në 1628 ndalonte veshjen e tyre.

6) Në shekullin XVI femrat e Italisë Veriore vishnin këpucë të larta me takë ortopedike rreth 60,9 centimetra. ثshtë shumë e vështirë të mendohet ecja me to, por duke qenë se shiheshin si simbol që tregonte sofistikim dhe pasuri, visheshin me kënaqësinë më të madhe.
 
Top