Këshilla për shtatëzënat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
POZICIONET E GJUMIT GJATE SHTATEZANISE

Te flesh rehatshem gjate shtatezanise duket thuaj e pamundur. Ndodh keshtu pasi te gjesh nje pozicion te rehatshem per me teper se pese minuta eshte teper e veshtire. Kjo gje behet akoma me e veshtire me kalimin e muajve te shtatezanise dhe me rritjen e barkut. Megjithate nuk mund ti humbim te gjitha shpresat pasi me nje vendosje te mire te jastekeve mund te gjesh nje menyre per te bere nje gjume te rehatshem gjate nates.

Pozicioni me i pershtatshem i cili tashme rekomandohet dhe nga shume mjeke eshte te kthehesh ne krahun e majte e me gjunje pak te perthyer. Ky pozicion konsiderohet si pozicioni me i mire pasi pengon qe pesha e bebit te bjere mbi (te shtype) organet e brendshme dhe enet e gjakut (ne menyre te veçante mbi venen qe dergon gjakun nga gjymtyret e poshtme ne zemer). Te fjeturit me kurriz per nje kohe te tejzgjatur ben qe mbi kete vene te ushtrohet nje presion nga bebi duke shkaktuar ne kete menyre marrje mendsh, frymemarrje te shpeshte e nje presion te ulet gjaku.

Pozicioni ne ane ne fillim nuk mund te jete dhe aq i rehatshem nese zakonisht je mesuar te flesh shtrire me bark ose ne shpine, por ky pozicion eshte me i pershtatshmi si per nenen ashtu edhe per femijen, pasi ne kete menyre zvogelohet presioni i ushtruar mbi melçi e veshka, duke permiresuar qarkullimin e gjakut dhe te substancave ushqyese si ne trupin e nenes ashtu edhe ne plaçente.
Te fjeturit me shpine ben qe mitra te shtype zorret, ndersa te fjeturit ne ane favorizon tretjen dhe redukton rrezikun e emoroideve. Gjithashtu te fjeturit ne ane ne fillimet e shtatezanise eshte me i rehatshem per gjirin e gjithashtu zvogelon te perzierat.
Per ato nena te cilat nuk jane mesuar te flene ne ane eshte mire te fillojne ta bejne nje gje te tille qe ne fillimet e shtatezanise ne menyre qe te ambjentohen, ne kete menyre kur te mberrijne ne tremujorin e dyte gjate te cilit ndodh nje rritje e menjehershme e barkut do ta kene me te lehte per te gjetur pozicionin e pershtatshem.
Me avancimin e shtatezanise mund te ndjehesh me rehat duke vendosur nje jastek mes kembeve, duke mundesuar nje mbeshtetje per kofshet, nje nen vithe e nje mbas shpine. Nese kjo gje ben qe bashkeshorti yt te ndjehet si i lene menjane atehere shtrihu ne ane duke mbeshtetur vithet ne ane te tij ose ne shpinen e tij... Per shume gra kjo menyre eshte e rehatshme njesoj si me jasteket

Mos u shqeteso nese gjate nates kthehesh me shpine pasi mungesa e rehatise do te bej qe te te dale gjumi, e ne kete rast eshte mire te kthehesh ne ane para se gjumi te te zere serish. Nese e ke teper te veshtire te flesh ne ane edhe me ndihmen e jastekeve eshte mire te diskutosh me mjekun tend duke i kerkuar te te keshilloje.
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Si të cliroheni nga dhimbja e mesit gjatë shtatzanisë
Një prej pjesëve që mund të dhëmbi më shumë gjatë shtatzanisë është mesi. Fillon të dhëmbë kur rrini ulur, në këmbë ose në ndonjë pozicion tjetër për shumë kohë. Pa përmëndur faktin se disa femra u duhet të bëjnë dhe rutinën e punëve shtëpiake. Cfarë mund të bëjë një femër shtatzanë për të cliruar dhimbjen e mesit? Ndiqni disa këshilla të thjeshta më poshtë.

Aktiviteti fizik
Nëse shtatzania juaj shkon mirë, ndjeheni shëndetshëm, atëherë pak aktivitet fizik vetëm do t’ju ndihmonte, Mund të pastroni ( ama jo fshesë korenti ose të ngrini ose shtyni mobilje), të gatuani etj.
Aktiviteti shtatzanisë
Duhet ti alternoni aktivitetet duke përfshirë lëvizjë të shumta si të qepni ose thurni dicka. Kur jeni duke qepur dicka ose duke lexuar një libër( pse të mos I dedikoni muajt tuaj të shtatzanisë vet-edukimit), mundohuni të ndryshoni pozicionin e trupit shpesh, sepse nëse se bëni një gjë të tillë mund të ketë efekt negativ në furnizimin e fetusit me oksigjen,
Femrat shtatzana duhet të evitojnë aktivitet që mund ti rrisin presionin intrauterinë, si psh të ndenjurën krrusur ose galiç.
Si të uleni në mënyrë të duhur gjatë shtatzanisë
Meqë ra fjala, pozicioni I uljes është më I forti në shpinë, kështuqë duhet të mësoni si të uleni në mënyrë të duhur. Përdorni karrike me ndenjëse të fortë, mbështetëse vertikale të drejtë, dhe do ishte mirë me mbajtëse krahësh që të keni mundësi të mbaheni kur të coheni. Gjeni dicka që të ngrini këmbët në mënyrë që të shpërndani peshën. Mos u ulni kurë më këmbë kryq. Cohuni nga pozicioni I uljes cdo gjysëm ore dhe bëni disa ecje.
Përdorni fashë mesi mbështetëse
Nëse ndjeni dhimbje mesi, është koha të vini fashën, dhe pantallonat stretch. I thoni bashkëshortit tuaj për një masazh relaksues mesi. Lëvizjet ledhatuese duhet të jenë simetrike dhe duhet të shkojnë nga qafa deri tek mesi poshtë.beauty
 
Q-bossi.09

Anëtar Aktiv
Barvo Znj.sweetzzinna Per keto Keshllira qe keni dhen per Grat shtazana gjat nenet muje qe zgjat shtatzija.
Me shume Rrespket Nga Qendrimi Bossi.
 
Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Këshilla për nenat te cilët i mundon vjellja gjatë shtatzanise:

Rekomandohet te hani diçka çdo 2-3 ore qe lukthi të mos jetë i shprazet plotësisht po çdo here ne pune. اdo femër e ndjen këtë faze ne mënyrë individuale, dikend e mundon me shumë e dikend më pak. Arsyeja e vjelljeve është sasia e hormoneve e cila ndryshon ne organizmin e nenes gjatë shtatzanise.
Tek disa femra kjo faze zgjat disa jave, ndërsa tek të tjerët deri në fund te shtatzanise. Nenat ne këtë faze poashtu i ndjejne errerat e ushqimeve, shumicat ju pengojne dhe shkaktojne gerdi. Ritet nepsi për ca kombinime te çuditshme te ushqimeve (kombinim ëmbël me tharet etj)

Nga ushqimet, rekomandohet te hahet shendosh, pemë, perime, mish etj. Konsumimit te nikotines, alkoholit dhe kofeines duhet ti shmangeni.

Pini mbrenda ditës shumë lengje, caja, lengje pemesh etj.

Me rëndësi është qe ti bëni rregullisht vizitat tek mjeku. Poashtu duhet te peshoheni rregullisht. Ne rast se verehet se humbni peshe gjatë kësaj periudhe, medoemos duhet ta konsulltoni mjekun tuaj. Me rëndësi është se nëse nëna vjell shumë ajo humb një sasi te madhe te elektroliteve nga organizmi i saj, e kjo është e dëmshme si për nënën njeashtu edhe për bebin. Prandaj duhet pasur shumë kujdes, pini shumë lengje mbrenda ditës dhe mos harroni te konsulltoheni për çdo gjë me mjekun tuaj!
Zizina, ku i gjete keto? Ke te tjera per kete gje? O zot o zot...

Nejse, i vetmi lajm i mire qe kam marr per kete eshte qe, vjellja dhe ndjenja e te perzjerit jane shenja te shendetshme pasi eshte placenta ne formim dhe eshte dicka normale. Po prap, ky lajm spo me ben shume optimiste... :(
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Zana, vjelljet jan nje gje normale ne shtatzani.
Mos u merakos.
Duhet te hash ekuilibruar, dhe te maresh tere elementet e piramides.
Ha 3 vaktet patjeter, ha shume fruta, mos harro te pish lengje e do jet gjithcka mire.
Nqs eshte se vjelljet jan shume te shpeshta, atehere duhet te kesh kujdes te ushqehesh me shpesh...
Po qe se ndodhin vetem ne mengjes/ dark nuk eshte problem.
 
Fireburn

Anëtar i ri
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

kam lexuar aq shume per shtatzanine saqe me duket sikur kam bere shkollen ,se jam ne pritje e siper te nje bebi ,gjithsesi thanks per keto se i kam lexuar te gjitha
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Këshilla për nënat

Të kujdeseni për foshnjën tuaj është obligim shqetësues dhe përgjegjës. Por, mos u shqetësoni. Më kryesore është të jeni të qetë dhe t’i ndiqni shenjat që do t’ua japë bebja juaj, që t’ju tregojë se ka nevojë për ju. Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për diçka ose keni ndonjë pyetje rreth kujdesit për fëmijën tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjë pyetje nuk është e tepërt. Shëndeti dhe mirëqenia e bebes tuaj është në vend të parë.
Kur duhet të thirret mjeku?
Patjetër thërriteni pediatrin nëse vëreni: temperaturë të lartë mbi 37.6 C e matur nën sqetull mjek (matni disa herë – mund të jetë më shumë i veshur ose temperatura e jashtme të jetë më e lartë), ndryshim në sjellje (qan pa ndërprerë, rëndë qetësohet, nuk mund ta zgjoni), nëse nuk pi, nëse urinon pak (normalisht pelenat duhet të jenë të lagura gjatë çdo ndërrimi të pelenave – 6 herë gjatë ditës), nëse vëreni më shumë se 4 jashtëqitje si ujë gjatë 8 orëve, nëse nga sytë tajitet sekret i dendur dhe i verdhë, nëse shfaqet skuqen dhe nëse ka të ënjtur rreth kërthizës, nëse paraqitet e verdhëza, nëse kollitet, nëse ka ndryshim në ngjyrën e lëkurës ose nëse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirë”.
Mësoni t’i kuptoni sinjalet që ua dërgon bebeja juaj
Të gjitha bebet kanë shumë mënyra të ndryshme me të cilët ua bëjnë me dije se çfarë u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhën e saj speciale “gjuhën e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetër. Duke u kujdesur për beben tuaj, ju do të mësoni t’i identifikoni shenjat e saj.
Kur bebeja juaj do të luaj ose do të jetë me ju, ato janë shenja që ju thërrasin të afroheni. Kur ka nevojë për pauzë ose pushim, ajo dërgon sinjale me të cilat ju udhëzon se duhet ta lini. Nëse nuk i njihni dhe nuk i kënaqni këto sinjale, më shpesh fëmija reagon me të qarë. Ndiqeni shprehjen e fytyrës dhe sjelljen e fëmijës dhe do t’i kuptoni sinjalet!
Fakte që duhet t’i dini
Duhet të keni disa njohuri të përgjithshme për bebet.Bebet më mirë shohin fytyra/objekte në largësi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe fytyrat e njerëzve.Bebet duan të ndëgjojnë zëra, por më së shumti e duan zërin e nënës/të familjarëve. Ata e kthejnë kokën kah vendi prej nga vjen zëri.
Shumica e bebeve duan që t’i merrni në përqafim, t’i mbani në duar ose t’i mbështetni te qafa. Kështundjehen më mirë dhe ndjehen më të sigurtë. Gjatë javëve të para të jetës bebet në mënyrë refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javë, bebja juaj ju qesh si përgjigje ndaj të folurit tuaj dhe kujdesit tuaj. Bebet normalisht i lëvizin duart dhe këmbët, ndonjëherë rrinë të shtrirë qetë ose dridhen.
Cikluse të ditës
Gjatë 24 orëve bebet kalojnë nëpër disa cikluse/periudha, të cilat ndërrohen në mes veti: periudha në të cilat flejnë e pastaj periudha në të cilat janë të zgjuara.
Gjumë i qetë. Gjatë kësaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirë qetë, megjithatë kohë pas kohe mund të shqetësohet dhe të dridhet. Mund të jenë prezente lëvizje të thithjes. Në këtë periudhë është shumë rëndë ta zgjoni, kjo nuk është kohë e mirë ta ushqeni ose t’i drejtoheni.
Gjumë aktiv. Në këtë gjendje mund të vëreni se bën lëvizje me trupin dhe fytyrën, lëvizje të thithjes dhe të të qeshurit, ndërsa kapakët e syve kohë pas kohe përpëliten. Në këtë gjendje, bebeja juaj mund të zgjohet lehtë.
Përgjumësi. Në këtë gjendje përgjumësie bebeja juaj është pak e hutuar dhe bën lëvizje të ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapët e syve. Kjo është gjendja që i paraprin zgjuarjes. Pritni që të shihni a do të flejë ende ose do të zgjohet. Që ta zgjoni në këtë periudhë i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë ose të pijë gji.
Zgjuarsia. Në gjendje të zgjuar bebeja juaj bën lëvizje të ndryshme. Sytë e saj janë të hapura, ndërsa shikimi i kthjellët. Lehtë fokusohet në fytyrë, zë ose lëvizje të objekteve dhe është i përgatitur të jetë me ju. Mundohuni t’i flisni qetë, i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë, të pijë gji. اelsi i suksesit është të mos bëhet asgjë me forcë, por gradualisht, hap pas hapi.
Zgjuarsi aktive. Në këtë gjendje, aktiviteti i fëmijës tuaj është më i madh (bën lëvizje të ndryshme, proteston). Kohë është të mundoheni t’i jepni gji.
Të qarët kur qanë bebja bën grimasa dhe lëvizje të shumta të trupit. Me të qarët bebja tregon se e ka mjaft nga ajo që ia bëni dhe se duhet të ndërpritni ose të provoni me diçka tjetër. Prindërit duhet të mësojnë ta kuptojnë të qarën. E qara është gjuha e bebes.
E gatshme për lojë.Shenjat që vijojnë tregojnë se bebja juaj është gati për lojë: ndërpret me lëvizjet, ju ngacmon – sheh në fytyrën tyaj, ju afrohet, i kthen sytë kah ju, ju qesh, kërkon ushqim, zvarritet, gugat, kokën e ka të ngritur, fytyra është e qartë. Kur do t’i vëreni këta shenja është koha t’i flisni, ta shëtisni, ta ushqeni ose të luani.
Koha është ta ktheni barkas Bebet duhet të flejnë në shpinë. Megjithatë periudha të shkurta duhet t’i kalojnë të shtrirë në bark. Kjo ndikon mirë për muskujt e qafës dhe e stimulon zvarritjen.
Shenja që tregojnë se bebeja do ta leni të qetë (i flihet) E kthen kokën anësh, qan, shpinën e lakon, e zë gjumi, shtyhet anësh, i kthen sytë nga ana tjetër, e mbledh ballin, kapakët e syve i bienë, bën grimasa etj. Duhet të ndërpritni me atë që e keni bërë gjer atëherë (pirje gji, luajtje, mbajtje në dorë). Ndonjëherë beben vetë do ta zërë gjumi ose vetëm me një pauzë të vogël.
Shenja që tregojnë se do të pi gji. Kapakët e syve i lëviz shpejt, bën lëvizje të thithjes me gojën dhe me gjuhën, i vë duart në gojë, bën lëvizje me trupin, lëshon zëra të caktuara. Duhet të keni kujdes në këto shenja, e jo ashpër të lëvizni me orën, që ta ushqeni fëmijën. Mos e zgjoni nga gjumi i thellë që t’i jepni gji, kjo mund të jetë frustruese edhe për beben edhe për ju.
Si ta qetësoni kur është e shqetësuar. Kur bebja juaj është e shqetësuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, që zakonisht e qetësojnë.
Ia tregoni fytyrën tuaj që të sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni në krevatin e tij, i flisni me zë të qetë, e merrni në duar, i këndoni ose i gugatni, ia ndërroni pelenat që të jetë të thata dhe të ndjehet konfort, përkëdheleni te koka, këmba ose shpina, i ofroni të pijë. Ndonjëherë bebeja do të qetësohet vetë pa asnjëfarë ndihme. Atë e bën ashtu që i thith gishtat ose tërë shuplakën, i afron duart kah goja, e ndërron pozitën e shtrirjes, kërkon të shohë fytyra dhe të dëgjojë zëra.
Njihni zërat e stomakut kur e mundojnë. Lidhshmëria juaj me fëmijën dhe zhvillimi i hershëm i trurit Shkencëtarët kanë vërtetuar se relacioni juaj me fëmijën ka ndikim mbi trurin e tij, në më shumë mënyra. Mënyra në të cilën ju intereaktoni me fëmijën tuaj në vitet e hershme dhe eksperiencat të cilat ia jepni, kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij emocional dhe mësimin. Bebet e mbajnë mend mënyrën se si i shihni, shprehjet e fytyrës tuaj, zërin tuaj derisa i gugatni, këndoni, flisni dhe lexoni.
Ata e mbajnë mend ndjenjën si i mbani në duar dhe i luhatni, erërat familjare bile edhe shijen e lëkurës tuaj. ثshtë shumë e rëndësishme prekja: e mbajtura në dorë dhe luhatja e stimulon trurin e bebes të lëshojë hormone të rëndësishme, që i mundësojnë të rritet. اelsi i lidhjes së fortë mes juve të dyve është dashuria juaj. Shprehja e dashurisë tuaj ka ndikim mbi mënyrën në të cilën truri i bebes i formon konekcionet. Nëse këta konekcione përsëriten në moshën e hershme, ata do të mbeten të përjetshme.
Nëse fëmijës në moshën e hershme rrallë i flitni ose i lexoni, ai më vonë mund të ketë vështirësi në të shprehur. Hulumtimet kanë treguar se lidhshmëria me fëmijën tuaj, i ndihmon më vonë më mirë të ballafaqohet me stresin në jetën e përditshme. Kjo lidhshmëri i aktivizon sistemet biologjike që janë të rëndësishme për adaptim në stres. Fëmijët me lidhshmëri të fortë me prindërit në periudhën e hershme, më vonë më lehtë adaptohen në stres.Të kujdeseni për foshnjën tuaj është obligim shqetësues dhe përgjegjës. Por, mos u shqetësoni. Më kryesore është të jeni të qetë dhe t’i ndiqni shenjat që do t’ua japë bebja juaj, që t’ju tregojë se ka nevojë për ju.
Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për diçka ose keni ndonjë pyetje rreth kujdesit për fëmijën tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjë pyetje nuk është e tepërt. Shëndeti dhe mirëqenia e bebes tuaj është në vend të parë.
Kur duhet të thirret mjeku?
Patjetër thërriteni pediatrin nëse vëreni: temperaturë të lartë mbi 37.6 C e matur nën sqetull mjek (matni disa herë – mund të jetë më shumë i veshur ose temperatura e jashtme të jetë më e lartë), ndryshim në sjellje (qan pa ndërprerë, rëndë qetësohet, nuk mund ta zgjoni), nëse nuk pi, nëse urinon pak (normalisht pelenat duhet të jenë të lagura gjatë çdo ndërrimi të pelenave – 6 herë gjatë ditës), nëse vëreni më shumë se 4 jashtëqitje si ujë gjatë 8 orëve, nëse nga sytë tajitet sekret i dendur dhe i verdhë, nëse shfaqet skuqen dhe nëse ka të ënjtur rreth kërthizës, nëse paraqitet e verdhëza, nëse kollitet, nëse ka ndryshim në ngjyrën e lëkurës ose nëse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirë”.
Mësoni t’i kuptoni sinjalet që ua dërgon bebeja juaj
Të gjitha bebet kanë shumë mënyra të ndryshme me të cilët ua bëjnë me dije se çfarë u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhën e saj speciale “gjuhën e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetër. Duke u kujdesur për beben tuaj, ju do të mësoni t’i identifikoni shenjat e saj.
Kur bebeja juaj do të luaj ose do të jetë me ju, ato janë shenja që ju thërrasin të afroheni. Kur ka nevojë për pauzë ose pushim, ajo dërgon sinjale me të cilat ju udhëzon se duhet ta lini. Nëse nuk i njihni dhe nuk i kënaqni këto sinjale, më shpesh fëmija reagon me të qarë. Ndiqeni shprehjen e fytyrës dhe sjelljen e fëmijës dhe do t’i kuptoni sinjalet!
Fakte që duhet t’i dini
Duhet të keni disa njohuri të përgjithshme për bebet.Bebet më mirë shohin fytyra/objekte në largësi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe fytyrat e njerëzve.Bebet duan të ndëgjojnë zëra, por më së shumti e duan zërin e nënës/të familjarëve. Ata e kthejnë kokën kah vendi prej nga vjen zëri.
Shumica e bebeve duan që t’i merrni në përqafim, t’i mbani në duar ose t’i mbështetni te qafa. Kështundjehen më mirë dhe ndjehen më të sigurtë. Gjatë javëve të para të jetës bebet në mënyrë refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javë, bebja juaj ju qesh si përgjigje ndaj të folurit tuaj dhe kujdesit tuaj. Bebet normalisht i lëvizin duart dhe këmbët, ndonjëherë rrinë të shtrirë qetë ose dridhen.
Cikluse të ditës
Gjatë 24 orëve bebet kalojnë nëpër disa cikluse/periudha, të cilat ndërrohen në mes veti: periudha në të cilat flejnë e pastaj periudha në të cilat janë të zgjuara.
Gjumë i qetë. Gjatë kësaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirë qetë, megjithatë kohë pas kohe mund të shqetësohet dhe të dridhet. Mund të jenë prezente lëvizje të thithjes. Në këtë periudhë është shumë rëndë ta zgjoni, kjo nuk është kohë e mirë ta ushqeni ose t’i drejtoheni.
Gjumë aktiv. Në këtë gjendje mund të vëreni se bën lëvizje me trupin dhe fytyrën, lëvizje të thithjes dhe të të qeshurit, ndërsa kapakët e syve kohë pas kohe përpëliten. Në këtë gjendje, bebeja juaj mund të zgjohet lehtë.
Përgjumësi. Në këtë gjendje përgjumësie bebeja juaj është pak e hutuar dhe bën lëvizje të ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapët e syve. Kjo është gjendja që i paraprin zgjuarjes. Pritni që të shihni a do të flejë ende ose do të zgjohet. Që ta zgjoni në këtë periudhë i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë ose të pijë gji.
Zgjuarsia. Në gjendje të zgjuar bebeja juaj bën lëvizje të ndryshme. Sytë e saj janë të hapura, ndërsa shikimi i kthjellët. Lehtë fokusohet në fytyrë, zë ose lëvizje të objekteve dhe është i përgatitur të jetë me ju. Mundohuni t’i flisni qetë, i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë, të pijë gji. اelsi i suksesit është të mos bëhet asgjë me forcë, por gradualisht, hap pas hapi.
Zgjuarsi aktive. Në këtë gjendje, aktiviteti i fëmijës tuaj është më i madh (bën lëvizje të ndryshme, proteston). Kohë është të mundoheni t’i jepni gji.
Të qarët kur qanë bebja bën grimasa dhe lëvizje të shumta të trupit. Me të qarët bebja tregon se e ka mjaft nga ajo që ia bëni dhe se duhet të ndërpritni ose të provoni me diçka tjetër. Prindërit duhet të mësojnë ta kuptojnë të qarën. E qara është gjuha e bebes.
E gatshme për lojë.Shenjat që vijojnë tregojnë se bebja juaj është gati për lojë: ndërpret me lëvizjet, ju ngacmon – sheh në fytyrën tyaj, ju afrohet, i kthen sytë kah ju, ju qesh, kërkon ushqim, zvarritet, gugat, kokën e ka të ngritur, fytyra është e qartë. Kur do t’i vëreni këta shenja është koha t’i flisni, ta shëtisni, ta ushqeni ose të luani.
Koha është ta ktheni barkas Bebet duhet të flejnë në shpinë. Megjithatë periudha të shkurta duhet t’i kalojnë të shtrirë në bark. Kjo ndikon mirë për muskujt e qafës dhe e stimulon zvarritjen.
Shenja që tregojnë se bebeja do ta leni të qetë (i flihet) E kthen kokën anësh, qan, shpinën e lakon, e zë gjumi, shtyhet anësh, i kthen sytë nga ana tjetër, e mbledh ballin, kapakët e syve i bienë, bën grimasa etj. Duhet të ndërpritni me atë që e keni bërë gjer atëherë (pirje gji, luajtje, mbajtje në dorë). Ndonjëherë beben vetë do ta zërë gjumi ose vetëm me një pauzë të vogël.
Shenja që tregojnë se do të pi gji. Kapakët e syve i lëviz shpejt, bën lëvizje të thithjes me gojën dhe me gjuhën, i vë duart në gojë, bën lëvizje me trupin, lëshon zëra të caktuara. Duhet të keni kujdes në këto shenja, e jo ashpër të lëvizni me orën, që ta ushqeni fëmijën. Mos e zgjoni nga gjumi i thellë që t’i jepni gji, kjo mund të jetë frustruese edhe për beben edhe për ju.
Si ta qetësoni kur është e shqetësuar. Kur bebja juaj është e shqetësuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, që zakonisht e qetësojnë.
Ia tregoni fytyrën tuaj që të sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni në krevatin e tij, i flisni me zë të qetë, e merrni në duar, i këndoni ose i gugatni, ia ndërroni pelenat që të jetë të thata dhe të ndjehet konfort, përkëdheleni te koka, këmba ose shpina, i ofroni të pijë. Ndonjëherë bebeja do të qetësohet vetë pa asnjëfarë ndihme. Atë e bën ashtu që i thith gishtat ose tërë shuplakën, i afron duart kah goja, e ndërron pozitën e shtrirjes, kërkon të shohë fytyra dhe të dëgjojë zëra.
Njihni zërat e stomakut kur e mundojnë. Lidhshmëria juaj me fëmijën dhe zhvillimi i hershëm i trurit Shkencëtarët kanë vërtetuar se relacioni juaj me fëmijën ka ndikim mbi trurin e tij, në më shumë mënyra. Mënyra në të cilën ju intereaktoni me fëmijën tuaj në vitet e hershme dhe eksperiencat të cilat ia jepni, kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij emocional dhe mësimin. Bebet e mbajnë mend mënyrën se si i shihni, shprehjet e fytyrës tuaj, zërin tuaj derisa i gugatni, këndoni, flisni dhe lexoni.
Ata e mbajnë mend ndjenjën si i mbani në duar dhe i luhatni, erërat familjare bile edhe shijen e lëkurës tuaj. ثshtë shumë e rëndësishme prekja: e mbajtura në dorë dhe luhatja e stimulon trurin e bebes të lëshojë hormone të rëndësishme, që i mundësojnë të rritet. اelsi i lidhjes së fortë mes juve të dyve është dashuria juaj. Shprehja e dashurisë tuaj ka ndikim mbi mënyrën në të cilën truri i bebes i formon konekcionet. Nëse këta konekcione përsëriten në moshën e hershme, ata do të mbeten të përjetshme.
Nëse fëmijës në moshën e hershme rrallë i flitni ose i lexoni, ai më vonë mund të ketë vështirësi në të shprehur. Hulumtimet kanë treguar se lidhshmëria me fëmijën tuaj, i ndihmon më vonë më mirë të ballafaqohet me stresin në jetën e përditshme. Kjo lidhshmëri i aktivizon sistemet biologjike që janë të rëndësishme për adaptim në stres. Fëmijët me lidhshmëri të fortë me prindërit në periudhën e hershme, më vonë më lehtë adaptohen në stres.Sekrete Bukurie
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Stresi i nënave të ardhshme ndikon në fëmijërinë e kalamajve të tyre

Dyshimet e shumta që kanë mamatë përgjatë shtatzënisë së tyre duhet thënë se janë të shumtë dhe pyetje pas pyetje, stresi i tyre akumulohet akoma dhe më shumë.

Sipas një studimi të fundit të Universitetit Gjerman të Costanza të publikuar në revistën Translational Psychiatry, një mama e stresuar gjatë shtatzënisë mund të provokojë efekte afatgjatë edhe tek fëmijët e tyre, duke i bërë më të ndjeshëm, më nevrikë dhe duke ndikuar që në situatë të vështira ata të mos i kalojnë lehtësisht, por tepër të stresuar.
Në këtë mënyrë një mamaje të stresuar i përgjigjet, një fëmijë jo shumë i qetë gjatë fëmijërisë.

Studiuesit kanë analizuar një kampion prej 25 femrash dhe fëmijësh që janë monitoruar deri në arritjen e një moshe madhore.

U zbulua se shtatzënia ishte shumë stresuese dhe e rëndë, nga abuzime shtëpiake apo dhunë fizike dhe fëmijët shfaqnin alternim të një gjeni, receptorët e glukokortikoidit, i përfshirë në rregullimin dhe përgjigjet hormonale të stresit. //keshilla
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Pe: Këshilla për shtatëzënat

اamçakëzët me nikotinë rrezikojnë shtatzëninë

Nënat e reja shtatzëna që përtypin çamçakëzin me nikotinë për të lënë vesin e duhanit gjatë shtatzënisë vënë në rrezik jetën e foshnjës para lindjes.

Këtë e pohojnë shkencëtarët amerikanë, të cilët bëjnë me dije se gjatë përtypjes së çamçakëzit substanca e dëmshme nikotinë zhytet në fetus dhe shkakton probleme të zemrës së bebes dhe tension të lartë.

Studiuesit amerikanë thonë se nikotina krijon përzierje kimike që dëmtojnë formimin e enëve të gjakut të foshnjave.

Sipas studiuesve, nikotina ndalon funksionimin si duhet dhe rrit presionin e gjakut duke shkaktuar probleme në zemrën e foshnjës.

Gratë që konsumojnë duhan, duhet të përpiqen shumë që të heqin dorë nga duhani gjatë shtatzënisë, pas konsumimi i duhanit shkakton një sërë dëmesh për fëmijën, si lindje të parakohshme, deformime të ndryshme fizike, sëmundje gjatë fëmijërisë, etj.

Edhe pse mjekët përpiqen të këshillojnë heqjen dorë nga duhani dhe çamçakëzët me nikotinë, për shumë nëna kjo duket një sfidë gati e pamundur.

Gjithashtu sipas studiuesve pakoja me çamçakëzë me nikotinë nuk duhet të merret edhe nga personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të mëlçisë dhe të veshkave./noa/

B :gjuha shqipe
 
Love

βeℓℓe â๓e
Sa e dëmshme është marrja e aspirinës gjatë shtatzënisë

Përveç se ne disa raste, është mire qe aspirina te lihet anash deri sa te jeni shtatzëne.

Ne te shumtën e rasteve jo. Derisa nuk ka gjasa qe marrja e një aspirine te vetëm diku rreth gjysmës se shtatzënisë te ju shkaktoje ndonjë dem, medikamenti ka gjasa tju shkaktoje dëme, juve dhe foshnjës tuaj ne rast se e merrni rregullisht ne doza për te rritur, gjate tere kohës se shtatzënisë tuaj. Prandaj, përveç se ne disa raste, është mire qe aspirina te lihet anash deri sa te jeni shtatzëne.

Ja për se hulumtimet e kane lidhur aspirinën me komplikime te ndryshme gjate shtatzënisë. Disa studime kane treguar se marrja e aspirinës rreth kohës se frytëzimit dhe shtatzënisë se hershme ka lidhje me rrezikun e shtuar te abortit. Dhe disa hulumtues besojnë se marrja e aspirinës ne doza për te rritur gjate shtatzënisë mund te ndikoje ne rritjen foshnjës tuaj dhe e rrit ca rrezikun nga këputja placentale (kur shiriti me te cilën është lidhur foshnja me nënën këputet me qe rast ka rrezik te larte te vdekjes si tek foshnja ashtu dhe tek nena).

Dhe se fundi, marrja e aspirinës ne doza te rriturve gjate shtatzënisë se vone mund ta shtyni datën e lindjes dhe ta rris rrezikun nga problemet ne zemër dhe ne mushkëri ne foshnjën tuaj te porsalindur dhe komplikime me gjakderdhje tek ju dhe tek foshnja juaj.

Ne anën tjetër, nëse jeni duke përdorur aspirinën për arsye te ndonjë sëmundje, do te mund te këtë nevoje qe te vazhdoni me marrjen e tij edhe gjate shtatzënisë (konsultohuni me mjekun për këtë gjë). Ne disa raste specifike, mjeku do te mund te ju këshillojë qe te filloni te merrni doza te vogla te aspirinës për çdo dite, te ngjashme me aspirinat e vegjël për foshnjat. Shumica e eksperteve mendojnë se marrja e dozave te vogla te aspirinave gjate shtatzënisë është e padëmshme.

Për shembull ca ekspert rekomandojnë se gratë me te ashtuquajturin sindrom antiphospholipid (sindrom antiphospholipid është çrregullim i koagulimit te gjakut i cili shkakton mbledhjen e gjakut si ne arterie ashtu dhe ne vena duke shkaktuar kështu abortin, lindjen e parakohshme, hipertensionin gjate shtatzënisë – te quajtur preeclampsia - , apo dhe vdekjen e foshnjës ne stomak) te marrin doza te vogla te aspirinës si shtese e medikamentit e quajtur heparin.

Sindromi antiphospholipid është i diagnostikuar ne disa femra qe kane ca antitrupa te posaçme ne gjakun e tyre dhe te cilat kane pasur histori te mbledhjes se gjakut apo ndonjë lloj te problemit gjate shtatzënisë.

Disa studime kane treguar se disa femra te caktuara ne rrezik te theksuar nga preeclampsia (duke përfshirë gratë me hipertension, diabeti te rende, apo sëmundje te veshkave, apo ato qe kane pasur preeclampsia te rende ne shtatzëninë e mëparshme) mund te kenë dobi nga terapia me doza te ulëta te aspirinave edhe pse jo te gjithë pajtohen se cilat femra mund te jene kandidate për këtë trajtim, kur duhet te filloje, dhe cila është doza me optimale.

Prandaj vetëm ne qofte se mjeku juaj ju përshkruan aspirinën ju mund ta merrni atë, përndryshe duhet shmangur marrja e saj se bashku me medikamentet tjera te quajtura NSAID ne gjuhen angleze (ne gjuhen shqipe 'medikamentet jo steroide kundër te kallurit'), siç është ibuprofen (Advil, Motrin), naproxen sodium (Aleve), dhe ketoprofen (Orudis), te cilat mund te kenë efekt te ngjashëm.

Kontrolloni etiketat e firmave ne te gjitha ilaçet e blera nen dore, dhe përkujdesuni qe ato te mos kenë aspirinë apo ndonjë NSAID. Edhe me mire kontrolloni se bashku mjekun tuaj apo me farmacistin tuaj. Mund te jete e vështirë ta gjeni se disa farmaci i shënojnë përbërësit e njëjtë me emra te ndryshëm. Aspirina për shembull ndonjëherë quhet salicylate apo acid acetylsalicylic.

Kur keni nevoje ndonjëherë gjate shtatzënisë te merrni hapa kundër dhembjeve, acetaminophen (Tylenol) konsiderohet i padëmshëm për tu përdorur siç është shkruar ne etikete.
Infoalbania
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sa e dëmshme është marrja e aspirinës gjatë shtatzënisë

Jo vetem aspirina, por cdo ilac duhet mare me kujdes ne periudhen e shtatzanise. Nqs jane te domosdoshme, duhet te kerkohet keshilla e mjekut per te zgjedhur variantin me pak toksik per bebin.
 
Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Stërvitja gjatë shtatzënisë i bën mirë fëmijës

Kërkuesit shkencorë kanadezë mendojnë se mjaftojnë 20 minuta në ditë ushtrime për të ndikuar në të ardhmen e fëmijës që është ende në bark.

“Jemi optimistë që ky studim do nxisë femrat të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Pak ushtrim fizik i bën mirë fëmijës në të ardhmen”, thonë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Montrealit.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se aktiviteti i trurit është më i lartë tek foshnjat nënat e të cilëve kanë bërë stërvitje gjatë periudhës së shtatzënisë”, thotë udhëheqësi i studimit, profesori Dave Ellemberg.
 
Top