Juve tregon forcën kundër Romës, shkëputet në +8 pikë

cent

Banned
2014 është viti që do të përcaktojë se kush do të jetë fituesi i Serisë A italiane për këtë sezon dhe Juventus nuk kërkon të humbasë kohë, duke treguar se futbolli në itali ka zot. Bardhezinjtë fitojnë 3-0 sfidën e kreut me Romën, duke i shkaktuar humbjen e parë verdhekuqve dhe shkëputën në +8 nga ekipi i Rudi Garcias, duke treguar se dhe këtë vit trofeu me shumë gjasa do të marrë rrugën për Torino.

Përgjithësisht në Itali, ndeshjet mes skuadrave të kreut kanë tendencën herë pas here të bëhen të mërzitshme pasojë e rezultatit që bëhet shumë i rëndësishëm se loja, por Juventus-Roma nuk mund të jetë një ndeshje banale, për pasojë sfida e Torinos, që në start u shndërrua në një duel shumë të ethshëm, me skuadrat që nuk iu druajtën krijimit. Ljajicit i erdhi në këmbë rasti i parë, por Bufonit i erdhi në duar pritja e parë. Roma u shfaq më e fortë në fillim, por Juventusi kishte dicka më shumë, përvojën dhe sigurisht Tevezin. Argjentinasi në minutën e 17-të gatoi golin e avantazhit për Arturo Vidal që kur sheh portën di t’i japë vetëm një drejtim topit.

Avantazhi ngrohu zemrat bardhezi në “Juventus Stedium” por zgjoi dhe ulkonjën që flinte brenda romanistëve. Verdhekuqtë u përpoqën ta kthenin në tabelë qitjeje portën bardhezi por harruan që mes dy shtyllave qëndronte Bufon e për pasojë si Pjanic ashtu dhe Maicon nuk mundën dot të gjenin barazimin. Pushimi duket se karikoi bateritë e Juventusit, që vetëm pas dy minutash kaloi në nivelin e dytë, falë një harkimi magjik të Pirlos e një planzhoni në zonë të Bonucit.

2-0 coi “game over” Romën, që nuk e gjeti më rrugën për të kthyer ndeshjen, pavarësisht përpjekjeve të kapiten Totit. Për më tepër nga minuta e 75-të deri në të 76-tën, Roma i bëri “gropën vetes” duke mbetur me nëntë vetë. De Rosi fillimisht ndërhyri në mënyrë të rrezikshme ndaj Chiellinit dhe pavarësisht se nuk e preku kundërshtarin, pa të kuqin përpara tij. Në zhvillimin e goditjes së dënimit, Castan shkoi e preku topin me dorë duke shkaktuar 11-metërsh dhe daljen e tij nga fusha e lojës. Vucinic nuk gaboi nga pika e bardhë dhe Juventus e kishte sfidën autostradë tashmë.
Mbyllet me Juventusin, që meriton një 10 ashtu si 10 fitoret radhazi në kampionat ndërsa Romës nuk i mbetet gjë tjetër vecse të thotë: Veni, Vidi, Perdi! Të gjitha rrugët e titullit këtë herë, duket se cojnë në Torino.
/S.Sport
 
Top