• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Joshje dhe intrigë: Gratë spiune që ndryshuan historinë

MrCool

Simple
1501

Tinzare, kurajoze, të bukura, të guximshme dhe të papërmbajtshme. Spiunet “rozë” kanë luajtur një rol thelbësor në intrigat ndërkombëtare që kanë shenjuar përplasjet e nëndheshme, midis shteteve dhe shërbimeve sekrete. Figura mitike, mes historisë dhe legjendës, që për nga dinakëria nuk kanë asgjë më pak se sa James Bond, por që plus kanë patur një talent femëror: aftësinë e jashtëzakonshme për të joshur. Dhe falë veprimeve të tyre, ato shpesh ndryshuan rrjedhën e historisë, madje edhe më shumë se presidentët dhe krerët e shteteve.
Më e famshmja është ndoshta Mata Hari, balerinia simpatike ekzotike gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila ra në dashuri me një oficer gjerman dhe u vetëofrua si agjente e fshehtë, si për Francën dhe për Gjermaninë: një lojë e dyfishtë që i kushtoi jetën: u pushkatua nga francezët, duke refuzuar të mbante shami në sy.
E njohur për publikun e gjerë prej interpretimit të Nicole Kidman, është Gertrude Bell, arkeologia “Mbretëreshë e Shkretëtirës”, shumë afër me Uinston Churchillin: Gjithmonë, gjatë Luftës së Madhe, ajo mbështeti si agjente e fshehtë Revoltën Arabe të Lorencit të Arabisë.

1502


Edhe diva e madhe gjermane Marlene Dietrich është një nga spiunët, edhe pse nuk ka prova të sigurta. Aktorja e ‘The Blue Angel’ u ofroi agjentëve të fshehtë amerikanë të bashkëpunonin për të vigjiluar aktivitetet subversive në ushtrinë amerikane, gjatë një sërë shfaqjesh në front, në vitin 1944.

1503


Në krah të këtyre figurave, mes biznesit të argëtimit dhe spiunazhit, janë shumë gra që kanë punuar larg prej prozhektorëve. Gjatë Luftës Civile Amerikane, Isabella Maria Boyd – e njohur më mirë si “Belle Boyd” – luajti një rol të çmuar në kalimin e informacioneve të rezervuara, tek përfaqësuesit e konfederatës. Misteriozja “Fräulein Doktor” (emri i vërtetë nuk u mësua kurrë) ishte spiunia më efiçente në shërbim të Gjermanisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që amerikania e bukur Amy Elizabeth Thorpe – me emrin e koduar “Cynthia” – u rekrutua nga shërbimi britanik për t’iu kundërvënë nazizmit.
Në listën e spiuneve femra është edhe italiania Luisa Zeni. E lindur në Arco në vitin 1896, ajo fliste përsosmërisht gjermanisht dhe bashkëpunoi me shërbimet e fshehta italiane gjatë konfliktit të parë botëror, duke marrë informacione të rezervuara për austriakët. / bota.al


1504


huazuar: bota.al
 
Top