Islamiku kërcënon Donald Trumpin: Do të të tredh

legjenda

Anëtar i Nderuar
Kanë nisur reagimet e para kundër deklaratës së kandidatit për President të SHBA-ve Donald Trump, për mospranimin e myslimanëve në Amerikë. Një islamik i quajtur Bah Ebou ka publikuar një videomesazh kërcënues për republikanin Trump.

“Donald Trump, unë jam mysliman. Të bëj thirrje të respektosh islamin dhe myslimanët, ndryshe do të të tredh”, thotë ai përmes videos.

Pavarësisht kritikave, Trump u shpreh se nuk është penduar për deklaratën e tij kundër myslimanëve dhe as që i shkon ndërmend të tërhiqet.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se manjati i pasurive të paluajtshme duhet të konsiderohet “i skualifikuar” me pretendimet e tij se myslimanët nuk duhen lejuar të shkelin në Shtetet e Bashkuara. B..infoo

Megjithëse me pohimet që bën Donald trump nuk rresht së ngjalluri polemika, 6 javë përpara zgjedhjeve paraprake, ku votohet për kandidatin partiak në zgjedhjet presidenciale, sondazhet nxjerrin favorit republikanin.
 
Last edited by a moderator:
Top