Investimi me efikas i te ardhurave.

Investimi me efikas i te ardhurave.


Pavaresisht nga mosha ose situate financiare, eshte e nevojshme per te gjithe te krijojne nje plan financiar. Ky plan duhet ndertuar me qellime specifike dhe menyra per te arritur keto qellime. Ne temen e meposhteme do hidhen idem mbi investimet ne Aksione, Bonds, Certificates of Deposits (CD), Tregjet e Lekut (money markets), Stock Funds, IRA dhe disa lloje te tjera investimesh afatshkurtra dhe afatgjata qe rrisin ne menyren me efikase te ardhurat tuaja.

Analizim I situates
Per te patur nje ide me te paster per levizjen e parave eshte e nevojshme te analizoni situaten tuaj financiare. Tabela financiare ndertohet ne forme “Balance Sheet” ku nga njera ane e tabeles jane te ardhurat, si p.sh:
- Fondet ne llogarite e rrejdhshme (checking accounts)
- Fondet ne llogarite e kursimeve (savings accounts)
- Investimet ne biznese te ndryshme
- Aksionet
- Vlera e shtepise tuaj
- Vlera e makines tuaj
- Dhe ndonje investim tjeter I tundeshm apo I patundeshem

Nga ana tjeter e tabeles vendosni detyrimet tuaja financiare- duke filluar nga borxhet per makinen, tek kredia e shtepise e deri tek borxhi I kartave te kreditit. Vlera qe del nga kjo tabele eshte “vlera juaj monetare” qe mund te jete positive ose negative.

Njekohesisht ndertoni dhe nje permbledhje te te ardhurave tuaja ku krahasoni paret qe vine (rroga, interesi I investimeve, interesi ne aksione etj) me ato qe dalin (qeraja e shpise, faturat e deri tek ushqimi). Ndryshimi midis pareve qe hyne dhe dalin eshte “fitimi personal”



Investimi I te ardhurave

Investimi nuk eshte e thene te jete pune e komplikuar ose e rrezikshme. Biles eshte gje e thjeshte per ate qe lodhet pak per te mesuar disa koncepte thelbesore. Investimet jane te ndara ne dy lloje te sigurta dhe te rrezkishme . Kuptohet sa me I sigurt eshte nje investim aq me pak interes fitimi ka, dhe anasjelltas.

Siguria dhe rreziku I investimit
Nese ne nje investim nuk pranoni dot nje humbje me me teper se 10% te “principalit” (shumes themelore te investuar) atehere eshte me mire te investoni ne nje produkt te sigurt. Duhet patur parasysh se dhe nje luhatje e vogel e inflacionit me 3% ja ul vleren $1000 ne $858 ne 5 vjet. Keshtu nese planet tuaja jane afatgjata eshte mire te investohet ne produkte me rrezik me te larte, duke menduar se cdo humbje do te rikuperohet me kalimin e kohes.

Investimet e sigurta Investimet me te sigurta momentalisht ne Amerika jane Treasury Bills dhe certificates of deposit (CD), ku principali I derdhur garantohet 100% nga qeveria. Keto lloj investimesh japin te ardhura te rregullta vjetore ne baze si perqindje e principalit te derdhur. Kuptohet per arsye se jane investime me pak te rrezikshme dhe te ardhurat nga to jane modeste, me 5% - 6%

Investimet e Rrezikshme Keto lloj investimesh, me te perhapurat jane aksionet, kane potencial te japin nje interest e larte ne nje kohe te shkurter po gjithashtu paraqesin rrezik me te madh. Megjithate gjate 51 viteve te fundit S&P 500 (qe eshte tregu kryesor I aksioneve) ka dhene nje interes mesatar prej 12.6% .

Aksionet
Kur blen aksione tek nje kompani behesh pjeserisht pronar I asaj kompanie, dhe si I till eke te drejte te maresh nje perqindje te fitimit te asja kompanie. Kjo perqindje fitimi quhet dividend dhe u shperndahet aksionerve ne fund te cdo viti fiskal. Gjithashtu fitim mund te akumulohet duke e shitur pjesen tende te kompanise per nje cmim me te larte se ai me te cilin e ke blere. Zakonisht ngritja e vleres se aksioneve ndodh gjate boomit ekonomik dhe kompania eshte duke u zgjeruar. Ka perjashtime, kur dhe nese ekonomia eshte ne renie, aksionet e nje kompanie te vecante persojne ngritje per arsye te nje produkti ose sherbimi te vecante qe ajo shet, p.sh kompanite e mjeteve ushtarake gjate nje kohe lufte. Per kete arsye aksioneret duhet te jene ne gjendje te parashikojne luhatjet e ekonomise.
Sic e permendem ky lloj investimi ka nje rrezikshmeri me te larte. Megjithate qe nga viti 1921 S&P 500 ka patur vetem kater vjet ku aksionet kane rene ne vlere me me teper se 20%. Kompani qe meren me shitje blerje aksionesh jane shume, megjithate une ju rekomandoj Thompson Financial, Wachovia dhe Washington Mutual. Keto institucione kane "financial advisors" shume te mireinformuar dhe e bejne investimin te thjeshte e te kuptueshem

Fondet Aksionere “stock funds” keto pelqej me teper
Disa kompani mblidhen bashke dhe ofrojne nje aksion te vetem per te dhene nje aksion me te stabilizuar dhe me me pak rrezik (pasi rekuperojne njera tjetren). Ky lloj stoku quhet “fond aksioner”. Zakonisht duhet te jete i pranishem ne cdo portofol aksionesh per ta bere kete portofol me te qendrueshem. Megjithese nuk eshte aq fitimprures sa aksionet e thjeshta, ai ofron perseri te ardhura me te medha se bonds, cds apo Treasury Bills.

Bonds (Premtimet)
Bondi eshte nje premtim i nje korporate apo qeverise per te kthyer nje borxh qe investori u ka dhene. P.sh Kompania A i shet R2T nje premtim per $1000, ku premton se do i ktheje kete shume per 4 vjet (afati kohor varjon)- dhe gjate kesaj kohe do i paguaje interes perqindjeje ne kete principal. Bonds mund ti bleni fare thjeshte ne cdo banke.


CD
Certificates of Deposits u shiten nga Bankat depozitorve qe bien dakort ti lene parate per nje kohe te caktuar (nga ca dite ne dhjetra vjete). CD’s japin nje perqindje me te madhe te ardhurash se llogarite e kursimeve (saving accounts), dhe cd-te qe jane lene per nje afat kohor me te gjate japin nje perqindje me te larte. CD-te jane te garantuara ne Amerike nga Banka e Amerikes. Si bonds dhe CD mund te blehen nga banka qe i ofron.

Postimi tjeter (kur tja kem ngene) do jete mbi Tregjet E Lekut (money markets) dhe IRA-t. Megjithate per te patur nje portofol financiar stabel rekomandoj kombinim te te gjithe ketyre produketve per te dhene rrezik dhe fitim te balancuar. Pyetjet mbi produkte specifike (per cmime, luhatje dhe ne pergjithesi jane) te mirepritura….
Pavaresisht nga keto zhvillime, thellimi financiar dhe perafrimi i standardeve institucionale dhe qeverisese me praktikat me te mira nderkombetare mbetet ende larg permbushjes ne Evropen Juglindore. Ashtu si me cdo proces tjeter tranzicioni dhe perafrimi, rruga drejt nje ekuilibri te ri ballafaqohet me mjaft rreziqe dhe me nje sere sfidash te medha. Keto sfida mund te klasifikohen gjeresisht ne tre kategori te pergjithshme: stabiliteti institucional, makroekonomik dhe ai financiar.

Per sa i perket sfidave institucionale, reformat legjislative mbeten ende te paperfunduara dhe sic e shpreha me lart, segmentet e rendesishme te tregut financiar – si per shembull tregjet e letrave me vlere – ne disa raste mungojne ose jane te pazhvilluara. Mbi te gjitha, eshte e rendesishme te pranohet se nuk mjafton vetem ceshtja e legjislacionit, por dhe vete zbatimi i reformave. Nje sistem i dobet gjyqesor, te drejta pronesore te dobeta, zbatimi jo i plote i kontratave dhe korrupsioni jane te gjithe faktore qe pengojne zhvillimin efikas te ndermjetesimit bankar dhe financiar, si dhe veshtiresojne kredidhenien afatgjate per sektorin e pergjithshem. Nuk do te doja te thellohesha me tej ne keto ceshtje, megjithate kjo nuk do te thote qe ato bartin rendesi me te vogel.

II - Sfidat e politikes makroekonomike dhe monetare

Detyra kryesore e politikes monetare eshte te siguroje stabilitet monetar. Si teoria ekonomike, ashtu edhe eksperienca e kaluar tregojne se stabiliteti monetar perben objektivin kryesor te politikes monetare. Kjo eshte baza logjike per krijimin e bankave qendrore te pavarura me nje mandat te qarte, ruajtjen e stabilitetit te cmimeve. Bankat qendrore qe mbrohen nga presionet politike, nuk do te sakrifikojne objektivin afatgjate te stabilitetit te cmimeve per te marre fitime kalimtare afatshkurtra.

Regjimet e politikes monetare ne Evropen Juglindore variojne, nga shenjestrimi i inflacionit dhe luhatjet e pavarura deri tek regjimi i fiksuar i kursit te kembimit ne formen e bordeve te monedhes. Gjate viteve te fundit, keto regjime monetare jane vene ne prove nga flukse te medha hyrese te kapitalit, duke nxitur rritje te shpejte te kredise dhe te kerkeses se brendshme ne rajon. Nderkohe qe kjo ka cuar kohet e fundit ne disa presione inflacioniste, inflacioni i pergjithshem, ne pergjithesi eshte frenuar. Ndikimi kryesor ka rene mbi bilancin e jashtem, me flukset e kapitalit qe perbejne nje faktor madhor ne zgjerimin e deficitit te llogarise korrente.

Deficitet e jashtme te larta paraqesin nje sfide per zbatimin e politikes monetare, duke rritur rrezikun e pershtatjeve te pernjehershme dhe duke sjelle luhatshmeri te larte te kurseve te kembimit, te cilat mund te demtojne stabilitetin monetar. Zgjedhja e regjimit te kursit te kembimit ka implikime te rendesishme ne drejtim te qendrimit te politikes monetare.

Te nisim me regjimet e kursit te fiksuar te kembimit. Disa vende ne rajon kane zgjedhur regjimin e fiksimit te vleres se monedhes vendase ose regjimin e luhatjes se menaxhueshme (tightly managed floats) kundrejt euros, si nje perpjekje per te ankoruar pritjet e inflacionit, ne vijim te hiperinflacionit. Kjo ka dale mjaft e suksesshme. Nga periudha afatmesme deri tek periudha afatgjate, kushtet e paritetit te fuqise blerese duhet te sigurojne qe normat e inflacionit ne keto vende te konvergojne me ate te zones se euros – duke lejuar divergjenca te mundshme per shkak te efektit Balassa –Samuelson. Megjithate, ne praktike, nga periudha afatmesme ne periudhen afatgjate, konvergjenca nuk ndodh domosdoshmerisht pasi cikli i biznesit te ketyre vendeve nuk eshte plotesisht i sinkronizuar me ate te Eurozones dhe politika monetare e Eurozones nuk eshte domosdoshmerisht me optimalja per vende qe fiksojne vleren e monedhes se tyre kundrejt euros. Si rezultat, kohet e fundit disa vende ne rajon i kane pasur normat reale te interesit ne nivele afer zeros, ose ne disa vende, edhe ne nivele negative, duke nxitur keshtu rritjen e kredise, kerkesen vendase dhe duke kontribuar ne kete menyre ne zgjerimin e deficiteve te llogarise korente.

Dihet se me nje objektiv te kursit te kembimit, dhe me nje llogari te hapur kapitale, politika monetare nuk mund te perdore instrumentin e normes se interesit per te frenuar rritjen e kredise dhe presionet e kerkeses. Per kete arsye, masat administrative dhe te matura ndonjehere jane perdorur per te kufizuar rritjen e kredise. Megjithate, sic e tregon edhe eksperienca e vendeve te Bashkimit Evropian, keto masa rrezikojne te anashkalohen ne periudhen afatmesme, duke marre kredi nepermjet institucioneve financiare jobanka ose nepermjet kredimarrjes direkte nga jashte. Keshtu, keto instrumente perfaqesojne vetem nje politike te dyte. Kjo con ne konkluzionin se per te siguruar stabilitetin monetar nen regjime fikse te kursit te kembimit, politika monetare ka mjaft nevoje per mbeshtetjen e politikave fiskale, strukturore dhe te ardhurave, per te perballuar deficitet e jashtme ne periudhen afatgjate.

Ne vende me regjime me te luhatshme te kursit te kembimit, politika monetare eshte ne gjendje te pakesoje presionet e kerkeses se brendshme, duke siguruar keshtu stabilitetin e cmimeve dhe duke kontribuar ne deficite te jashtme me te uleta, nepermjet rritjes se normave te brendshme te interesit. Megjithate, autoritetet kane hezituar per te perdorur plotesisht instrumentin e normes se interesit per kete qellim. Ne te vertete, pavaresisht nga rritja e fuqishme ekonomike, normat reale te interesit kane qene ne renie edhe ne keto vende, ndonese ne nivele te ndryshme. Gjykimet lidhur me kursin e kembimit dhe ndikimi i mundshem i luhatshmerise se larte te kursit te kembimit ne rritjen dhe zhvillimet e llogarise korente, kane qene arsyeja kryesore per kete metode te matur. Per me tej, autoritetet kane qene te shqetesuara se nje rritje ne normat e interesit mund te terheqe flukse shtese kapitali, duke rritur keshtu potencialin per kthime prapa te papritura, qe mund te cojne ne luhatshmeri te tepruara te kursit te kembimit dhe mund te pengojne arritjen e stabilitetit te cmimeve.
Ndonese i kuptoj keto shqetesime, zgjidhja e regjimit te kursit te kembimit eshte e rendesishme, per te lejuar autonomine e politikes monetare. Por kjo gjithashtu do te thote qe, kjo autonomi duhet te perdoret per te arritur stabilitetin e cmimeve. Politikat e matura fiskale dhe te te ardhurave, si dhe reformat strukturore mund te japin nje kontribut madhor ne stabilitetin monetar, edhe nen regjimin e shenjestrimit te inflacionit, prandaj politike beresit duhet te ndalen per te dhene kontributin e tyre ne kete drejtim.

Nje ceshtje tjeter per t’u vleresuar eshte: Sa duhet te shqetesohemi rreth rritjes se deficiteve te llogarise korente? Kjo pyetje nuk eshte e lehte per t’iu pergjigjur, pasi vleresimi i perballueshmerise se deficiteve te larta te llogarise korente dhe flukseve te kapitalit ne tregjet ne zhvillim nuk eshte i drejtperdrejte. Zhbalancimet e medha te llogarise korente ne vetvete nuk jane domosdoshmerisht “te keqija” dhe mund te jene me se miri rezultat i procesit te konvergjences. Sipas teorise standarde ekonomike, ka mjaft sens qe ekonomite e tregjeve ne zhvillim – me nje nivel relativisht te ulet te financimit te kapitalit dhe rritje te larte produktiviteti – te marrin hua ne tregjet nderkombetare me qellim qe te financojne nevojat per investim, dhe per te lehtesuar konsumin. Megjithate, ne praktike, ne shohim qe disa tregje ne zhvillim – dhe ketu i referohem vecanerisht ekonomive te Azise Juglindore – jane bere eksportues te kapitalit neto, gje qe nuk pajtohet fare me parashikimin teorik. Kjo gjithashtu eshte ne kontrast me situaten aktuale ne Evropen Juglindore si dhe ne shtetet e reja anetare te BE-se.

Atehere, si te rakordojme teorine ekonomike me kete realitet ekonomik me shume faqe? Cilesia e institucioneve financiare eshte kyci per pergjigjen e pyetjes. Ne Evropen Juglindore, integrimi financiar me BE-ne e permiresoi kredine per konsumatoret dhe per bizneset. Perkundrazi, dobesite ne drejtimin e pergjithshem te sektorit financiar ne Azine Juglindore kontribuan ne krizen financiare te viteve 1997-98 dhe, kohet e fundit, edhe ne bumin e kredise per konsum si dhe ne falimentime, duke rezultuar me nje kapacitet te ulet per te thithur kapitalin e huaj. Ne rastin e Kines, mungesa e institucioneve financiare te orientuara nga tregu – se bashku me mungesen e nje rrjeti te sigurise sociale per sigurimin e kujdesit shendetesor, arsimin dhe pensionet – mund te shpjegojne rritjen e kursimit parandalues te tepruar. Keshtu, si ne Azine Juglindore ashtu edhe ne Kine, reformat ne sektorin financiar duhet te kontribuojne ne uljen e tepricave te llogarise korente.

Megjithate, rreziqet qe shoqerojne zhbalancimet e medha ne Evropen Juglindore nuk duhen nenvleresuar. Ne kete kuader, eshte interesante te vecojme se sipas treguesit te fundit empirik, gjate 35 viteve te kaluara, vendet ne zhvillim me rritje me te shpejte, kane treguar qe perdorin me pak kapital te huaj dhe kane kaluar deficite me te vogla te llogarise korente. Ne te njejten kohe, ato vende me zhvillim te shpejte kane thithur me shume investime te huaja. Investimi i huaj direkt, i cili eshte nje burim relativisht i qendrueshem kapitali dhe qe synon te permiresoje aftesine prodhuese te vendeve pritese, duket, per rrjedhoje, se shoqerohet me rezultate me te larta makroekonomike.

Llojet e tjera te flukseve te kapitalit nuk mundet domosdoshmerisht te sjellin pasoja negative, por sigurisht shkaktojne rreziqe me te medha, ne vecanti nese cojne ne konsumim te tepert dhe ne fryrje te cmimit te aktiveve. Si rrjedhim, reduktimi i zhbalancimeve te medha dhe sigurimi i financimit te tyre nepermjet flukseve me pak spekulative te kapitalit, te tilla si IHD, do te ndihmoje ne rritjen e qendrueshmerise se ekonomive te Evropes Juglindore.

III - Sfidat e stabilitetit financiar

Pervec sfidave makroekonomike, flukset e medha te kapitalit dhe rritja e shpejte e kredise sjellin nje seri rreziqesh per stabilitetin financiar. Kur vleresojme keto rreziqe, duhet te merret parasysh se kjo rritje e shpejte e kredise se sektorit privat pasqyron gjeresisht efektin e kapjes (“catching-up” effect), pasi te gjitha vendet ne Evropen juglindore, te pakten deri disa vite me pare, kishin nje nivel shume te ulet te ndermjetesimit financiar. Megjithate, studimi empirik konfirmon se rritja e “shpejte” e kredise mund te coje ne cekuilibrime financiare, por jo domosdoshmerisht. Keshtu, ne kurre nuk mund ta dime saktesisht rrezikun aktual qe nje norme e caktuar e zgjerimit te kredise mund te shkaktoje per qendrueshmerine financiare, por pervoja e kaluar tregon per monitorim te ngushte te zhvillimeve te rritjes se kredise.

Ne Evropen Juglindore, mund te dallojme te pakten tre lloje rreziqesh, te cilet kerkojne monitorim te ngushte. Se pari, perceptohet se nje pjese shume e madhe e kredise financon konsumin me teper sesa investimin, gje qe shkakton rrezikun e mbi kredimarrjes nga ana e individeve qe kane pak pervoje ne administrimin e borxhit te tyre. Se dyti, rritja e shpejte e kredise e ben te veshtire vleresimin e cilesise se kredise. Vellimi i madh i kredive te reja tenton te zvogeloje raportet e kredive te keqija ne periudhen afatshkurter, per shkak se problemet potenciale te cilesise se portofolit ne pergjithesi materializohen me nje vonese te konsiderueshme. Per me teper, zgjerimi i shpejte i kredise mund te sjelle gjithashtu standarde me te uleta per rishikim, duke cuar keshtu ne huadhenien ndaj atyre klienteve qe jane me pak te besueshem per kredi. Kjo mund te coje ne perkeqesim, pasi aftesia perteritese e portofolit te huave ndaj renieve ekonomike mbetet e patestuar. Se fundi, pjesa e madhe e huave ne valute ose huate e indeksuara ne portofolet e bankave tregojne per rrezikun e rritjes se mosperputhjeve te medha tek vlerat e monedhave ne sektorin privat jofinanciar. Perderisa kredimarresit vendas nuk i fitojne te ardhurat ne valute, si ndodh shpesh, rreziku i pambrojtur i kembimit valutor, behet nje pjese e rendesishme e rrezikut te kredise. Ne Azi, rritja e borxhit te jashtem afatshkurter, ne valute, ne gjysmen e pare te viteve 1990, beri qe vendet e rajonit te ishin te ekspozuara ndaj rrezikut te kursit te kembimit valutor. Kur vlera e jashtme e monedhave te tyre ra, borxhi i huaj, i shprehur ne terma te monedhes vendase dhe si pjese e PBB u rrit, duke cuar ne paaftesine shlyerese te kredimarresve jo te mbrojtur dhe duke kontribuar ne perkeqesimin e krizes se viteve 1997-’98.

Te gjithe keto rreziqe kerkojne qe autoritetet e ngarkuara me mbikeqyrjen bankare t’i kushtojne nje vigjilence strikte. Une e kuptoj qe bankat qendrore te ngarkuara me kete pergjegjesi ne rajon jane teresisht te ndergjegjshme per rreziqet qe mund te hasin dhe kane marre masa konkrete. Megjithate, ajo cfare dua te theksoj sonte, eshte se autoritetet mbikeqyrese duhet te marrin parasysh integrimin nderkombetar financiar ne aktivitetin e tyre te perditshem. Aty ku deget e bankave te huaja te medha luajne nje rol te rendesishem ne sektorin bankar te vendit prites, me nje ndikim te madh sistemik, mundesia per bashkepunim midis mbikeqyresve vendas dhe atyre te huaj eshte shume e forte. Sigurisht, zbatimi i standardeve dhe rregulloreve te perbashketa e lehteson detyren e mbikeqyresve ne vendin e vet (ku ndodhen selia qendrore) dhe ne vendin prites. Per rrjedhoje, krahas thirrjes se pergjithshme per te krijuar dhe nxitur marreveshje institucionale, te cilat sigurojne pavaresine, pergjegjshmerine dhe qeverisjen e shendoshe te brendshme te autoriteteve mbikeqyrese, integrimi financiar paraqet sfiden shtese te koordinimit te aktiviteteve mbikeqyrese ne nivel nderkombetar.

IV - Perfundime

Cilesia e institucioneve dhe udheheqja ekonomike eshte thelbesore per te shpjeguar rezultatet e ndryshme makroekonomike. Megjithate, sfida te ngjashme cojne ne perceptime te njejta per politikat monetare dhe mbikeqyrjen financiare. Kam sjelle ne vemendjen tuaj dy raste ku integrimi financiar kufizon fushen e veprimit te politikeberesve: ndikimi i flukseve te kapitalit ne politikat e brendshme makroekonomike dhe ne stabilitetin financiar. Perceptimi, per sa i perket sferes makroekonomike, eshte qe politika monetare duhet te mbetet pike se pari e orientuar drejt arritjes se stabilitetit te cmimeve. Ne vende qe punojne me regjimin e fiksuar te vleres se monedhes apo me regjimet e luhatjes se menaxhueshme (tightly managed floats), politika monetare ka nje detyre me te veshtire dhe duhet mbeshtetur nga politikat e duhura fiskale, strukturore dhe te te ardhurave per te arritur objektivat e saj. Ne vendet me regjim kembimi me fleksibel, politika monetare duhet te kete me shume autonomi, per t’u fokusuar ne shenjestrimin e inflacionit.

Se fundi, shqetesimet per stabilitetin financiar qe lindin nga rritja e shpejte e kredise dhe luhatjet e vlerave te monedhave kerkojne vigjilence te forte nga ana e mbikeqyresve te pavarur dhe pergjegjes. Perderisa burimi i kesaj rritjeje te kredise shkon pertej autoriteteve kombetare, ndjehet nje nevoje e madhe per te nxitur bashkepunimin e veprimeve mbikeqyrese ne nivel nderkombetar.
(Autori eshte anetar i Bordit Ekzekutiv te Bankes Qendrore Evropiane. Ai foli ne Konferencen e Gjashte Nderkombetare te Bankes se Shqiperise: “Tregu Rajonal Financiar dhe Stabiliteti Financiar. Nje Koncept midis Sovranitetit Kombetar dhe Globalizimit”)
 
Top