Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj

Jetmira

🎧🎵💙
Thonë se duhet t’i besosh nuhatjes, por ndoshta nuk është hunda ajo që “njeh” në të vërtetë. Organi i nuhatjes, të cilin të gjithë e marrim si të mirëqenë, mund “të bëjë” shumë më tepër sesa thjesht nuhatja e mbeturinave që duhen flakur. Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen!

Një studim i ri tregoi se shqisa e nuhatjes mund të jetë një tregues i fuqishëm i jetëgjatësisë. Kërkuesit në Universitetin e اikagos e kryen studimin me 3000 burra dhe gra, të moshave 50-80 vjeç, të cilëve iu dhanë një test nuhatjeje. Më pas, i ndoqën ata për një periudhë 5-vjeçare, raporton "Huffinton Post".

Subjekteve iu dhanë katër lloje erërash dhe iu kërkua të njihnin erërat e përditshme, ku përfshiheshin era e mentes, portokallies, trëndafilit, lëkurës dhe peshkut. Pas 5 vitesh, një në tetë subjekte kishin vdekur dhe parashikuesi më i madh i vdekjes së tyre ishte nuhatja.

Afërsisht 40% e atyre që kishin dështuar në testin e nuhatjes kishin vdekur, ndërsa 19% e tyre kishin pasur shenja të moderuara të humbjes së kësaj shqise. Vetëm 10% e subjekteve me një shqisë të shëndetshme të nuhatjes bënin pjesë në “listën e vdekjes”.

Testet e nuhatjes janë përdorur edhe si mjete diagnostike, ndaj mos e lini pas dore shqisën tuaj të nuhatjes.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Titulli: Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj

Humbja e nuhatjes, shenjë për vdekje të parakoshme
Humbja e shqisës së të nuhaturit është shenjë për vdekje të parakohshme.

Ky është alarmi që vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Chikagos i bazuar në rezultatet e një studimi gjatë viteve të fundit.

Studiuesit testuan pjesëmarrësit duke i vënë të nuhasin erën e peshkut, portokallit dhe trëndafilit.

Rezultatet treguan se në mes të 3000 pjesëmarrësve të moshë 57 deri 85 vjeç personat të cilët kishin humbur sensin e nuhatjes humbën jetën brenda 5 viteve.

Drejtuesi i studimit, profesori Jayant Pinto shpjegon se njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë humbjen e sensit të nuhatjes.

Mjekësia vitet e fundit po punon për kurimin e këtij problemi.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj

Humbja e nuhatjes, shenjë për vdekje të parakoshme
PO ata se i heqin sinuset si tju behet se ata nuk nuhasin asnje asnje arome?
 
Top