Horoskopi javor..

Love

βeℓℓe â๓e
Horoskopi Javor.
Java: 18-24 shkurt

Dashi
Klima e ngrohte do mbizoteroje gjate kesaj jave ne jeten tuaj ne cift. Jo vetem qe bashkepunimi do perforcohet por do kaloni me teper momente pasionante. Beqaret do mendojne me shume per aventura kalimtare sesa per dashuri serioze. Mundesite do jene te shumta sot. Ne planin financiar duhet te tregoheni te duruar dhe te matur. Po shpenzuar kuturu do keni veshtiresi. Shendeti nuk do jete problematik, megjithate nese doni te filloni dieta tregohuni kujdes. Ne pune rishikoni cdo detaj para se ta ekspozoni ate qe kishit per te bere. Shefat do jene strikte dhe nuk do tolerojne gabime. Jeta familjare do jete shume e qete.

Demi
Edhe pse marredhenia juaj me partnerin eshte shume e mire, shmangni diskutimet per tema delikate. Mos e prishni me doren tuaj ambientin harmonik. Beqaret do i shtojne takimet dhe ka gjsa te takojne nje person shume te vecante. Shfrytezojeni cdo mundesi qe do iu jepet. Ne planin financiar duhet te tregohuni me te kujdesshem se kurre. Prisni edhe pak nese doni te beni investime te medha. Per nje shendet me te mire merruni pak me teper me sport dhe ushqehuni mire. Ne pune, te gjitha perpjekjet qe keni bere do japin rezultat. Do jeni energjike dhe te vendosur per te arritur masjen. Jeta familjare do jete me e mire sesa e mendonit. Familjaret do jene nje mbeshtetje ne gjithcka.

Binjaket
Venusi do favorizoje nje jete ne cift harmonike. Cdo dite do pergatisni surpriza per partnerin dhe do kaloni momente mjaft te kendshme. As per beqaret nuk do mungojne takimet. Megjithate mos shpresoni me kot per histori afatgjata, pergatituni vetem per ndonje aventure afatshkurter. Financat do kene goxha tronditje. Do shpenzoni pa u menduar fare dhe kjo do sjelle probleme. Shendeti nuk do jete aspak i mire. Do keni shqetesime keshtu qe mire do ishte te benit ndonje kontroll tek mjeku. Ne pune, klima yjore do jete e dyzuar. Do jeni te vendosur per te hedhur hapa te medhenj, por disa kolege do mundohen t’ua prishin planet. Familja mire.

Gaforrja
Mos enderroni me shume sesa duhet kete jave ne jeten sentimentale sepse realiteti do iu duhet me i hidhur. Mos e idealizoni partnerin dhe mos ia beni qejfin ne cdo moment. Beqaret do takojne nje person i cili ka shume pika te perbashketa me ta. Mos e lini kete mundesi t’iu ike nga duart. Nese nuk doni te mbeteni pa lek pas disa kohesh, shpenzoni me kujdes gjate kesaj jave. Mos u mundoni te blini gjera qejfi qe nuk i keni aspak te nevojshme. Shendeti do kete probleme. Disa so preken nga gripi dhe do kene temperature, disa te tjere mund te kene shqetesime te medha psikologjike. Kujdes! Ne pune do iu behen propozime interesante. Tregohuni serioze dhe mendohuni mire para se te jepni nje pergjigje. Per familjaret duhet te tregoheni me te disponueshem.

Luani
Me ne fund gjate kesaj jave do e kuptoni se ndjenjat e partnerit per ju jane te sinqerta. Kjo do iu beje te ndiheni me te qete dhe me te lumtur. Disa mund te vendosin te jetojne bashke pas nje lidhjeje disa vjecare. Beqaret do kene takime mbreselenese dhe do takojne pserona magjepses. Me siguri qe do hidhni hapat e para drejt nje lidhjeje. Financat nuk do jene shume te mirazhe kjo do iu frikesoje pa mase. Mos u futni ne deshperim, por beni cfare te mundni qe ta stabilizoni situaten. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene e mire. Do jeni me ne forme sesa kohet e fundit. Jeta profesionale nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Tregohuni te matur nese do iu duhet te merrni vendime me rendesi. Edhe ne familje do iu dalin disa probleme.

Virgjeresha
Te nxitur nga Plutoni, kete jave do i kushtoni me shume vemendje dhe kohe personit qe keni ne krah. Priten dite emocionuese dhe plot kenaqesi. Beqaret do kene shume fat ne dashuri dhe do takojne personin qe kane enderruar prej kohesh. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, megjithate mos e leshoni veten dhe mos e humbni shpresen. Nese keni kohe qe jeni semure, priten permiresime te ndjeshme kete jave. Vazhdoni te mbroheni nga te ftohtit dhe pini caj. Ne pune do jeni me dinamike, fale ndikimit te Marsit. Do arrini me shpejt sesa e kishit menduar atje ku deshironit. Familja do jete pika e mbeshtetjes ne gjithcka.

Peshorja
Nese doni qe marredhenia juaj me partnerin te jete e mire gjate kesaj jave, mos u tregoni aspak agresive dhe beni leshime. Per beqaret do jete dite stimuluese dhe e mbushur me takime. Do jete ne doren tuaj me pas nese do perfitoni apo jo. Financat do jene goxha te mira. Beni ndonje investim te rendesishem qe te siguroni edhe te ardhmen per disa kohe. Shendeti nuk do jete aspak problematik. Clodhuni sa te mundni dhe meditoni. Do e shihni qe keto do t’ju bejne shume mire. Ne pune do jeni super te ngarkuar dhe nuk do dini cafre te beni me pare. Krijoni nje plan ne menyre qe te mos harroni asgje pa bere. Ne familje mundohuni te mos flisni per punen.

Akrepi
Per cdo dyshim apo cdo pakenaqesi qe te keni ndaj partnerit duhet te flisni me te. Askush tjeter me shume sesa ai nuk mund t’iu sqaroje ashtu si duhet. Nje pjese e beqareve do mund ta gjejne personin e endrrave. Ai do vije papritur ne jeten tuaj dhe do ua ndryshoje menjehere jeten. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe perpikmeri. Nuk pritet asnje problem ne kete fushe. Shendeti do kene disa shqetesime. Mund te vuani nga pagjumesia ose mund te keni dhimbje dhembesh. Ne pune do jeni shume te perqendruar tek ajo qe keni per te bere dhe do beni cafre te mundesi per te arritur suksesin. Jeta familjare do shkoje me se miri.

Shigjetari
Marredhenia juaj me partnerin do thellohet edhe me teper gjate kesaj jave. Te dy do tregoheni me te kuptueshem dhe do ia shprehni ndjenjat njeri-tjetrit. Nga ana tjeter beqaret do fillojne nje histori dashurie te kendshme dhe emocionuese. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Me ne fund! Shendeti nuk do kene probleme te medha por here heres mund te ndiheni nervoze. Mos e teproni me medikamentet dhe pini me mire caj kamomili. Ne pune do iu jepet nje detyre e re me e rendesishme, por qe ka me teper pergjegjesi. Pranojeni pa frike! Jeta familjare do jete si gjithmone.

Ujori
Gjate kesaj jave fjala me e perdorur ne jeten ne cift do jete “Te dua”. Harmonia dhe ekuilibri do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Do ndiheni shpeshhere te lumtur. Per beqaret nuk do mungojne per asnje moment flirtimet. Situata financiare nuk do jete e mire. Merrni masa qe ta stabilizoni ate para se te arrini ne katastrofe. Shendeti do jete me i mire sesa ju e kishit menduar. Vazhdoni te kujdeseni per ushqimet qe konsumoni dhe te merreni me pak sport. Ne fushen profesionale do arrini atje ku e keni planifikuar. Disa kolege do jene ne anen tuaj dhe do iu mbeshtesin per cafredo gje qe do keni nevoje. Me familjaret do tregoheni me te ngrohte.

Peshqit
Gjate kesaj jave do jeni plot dyshime dhe ankth ne jeten tuaj ne cift. Mos u nxitoni ta kritikoni partnerin, por flisni qetesisht me te. Vetem ne kete menyre mund te sqaroheni dhe te qetesoheni. Beqaret edhe pse do kerkojne shume nuk do e gjejne as keto dite ate qe po kerkojne. Mos beni sakrifica te medha sepse nuk do e arrini asgje. Ne sektorin financiar tregohuni realiste. Mos shpenzoni shume vetem per te kopjuar miqte sepse do ngeleni pa asnje lek. Shendeti do jete ne doren tuaj. Nese keni filluar ndonje diete, mos beni gabim te rrini pa ngrene fare sepse do keni probleme te medha me vone. Ne planin profesional duhet te shmangni sfidat e medha sepse nuk eshte koha e duhur. Jeta familjare do jete me e ngrohte dhe e kenaqshme.
 

Ajkuna

Antarë i Respektuar
Titulli: Horoskopi javor..

Java: 1-7 korrik

Dashi
Kjo jave pritet te jete shume e bukur për te dashuruarit. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeri-tjetrin dhe do i zgjidhni te gjitha çështjet qe iu kishin mbetur pezull. Beqaret do përfitojnë pafundësisht nga liria e tyre dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e dikujt ne krah. Financat do jene te ekuilibruara. Kujdes duhet te bëjnë ata qe do shkojnë me pushime. Vërtet janë dite relaksi, por nuk duhet te shpenzoni ne pafundësi. Shëndeti do jete me i mire se me pare. Do keni rezistence fizike, por edhe morale kështu qe mos u shqetësoni. E ardhmja juaj profesionale do jete e mrekullueshme. Ne familje çdo gjë do shkoje me se miri. Do pajtoheni edhe me prindërit.

Demi
Edhe pse partneri do mundohet gjate gjithë kohës t’ua beje qejfin, ju nuk do kënaqeni aq sa duhet. Mos kërkoni qe çdo gjë t’iu shërbehet ne pjate te argjendte ndërkohë qe iu nuk i kushtoni rëndësinë e duhura tij qe keni ne krah. Beqaret do i shmangin takimet me personat shume ngjitës te cilët duan te jene gjithë kohës ne qendër te vëmendjes. Sektori i financave do jete një sfide e vërtetë për ju. Tregohuni sa me te kujdesshëm. Shëndeti do ketë probleme here pas here. Nuk do ndiheni ne formën me te mire. Ne pune mos humbni kohen kot me gjera elementare, por fokusojuni tek thelbi. Disa pjesëtarë te familjes do iu ndihmojnë te ecni para. Shpërblejuni edhe ju mbështetjen.

Binjakët
Jave me pozitive pritet te vije për jetën sentimentale te çifteve. Do flisni me hapur me partnerin dhe nuk do mbani me inate përbrenda. Nëse dikush dëshiron t’iu ngeje dyshime mbi atë qe kini ne krah mos i besoni. Beqaret duhet te jene optimiste deri ne ditën e fundit. Këtë jave d merrni një propozim shume te veçante. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme te mëdha dhe do arrini te kryeni disa shpenzime te menduara prej kohesh. Lodhja dhe pagjumësia mund te sjelle probleme te vogla me shëndetin. Mundohuni te merrni sa me shume vitamina. Ne planin profesional gjithçka do ece ne rrugën e duhur. Do keni edhe rritje rroge. Familja pa probleme.

Gaforrja
Shfrytëzojeni sa te mundni kohen qe do kaloni me partnerin tuaj këtë jave dhe zgjidhni çdo mosmarrëveshje qe keni pasur. Ai do tregohet me i kuptueshëm se kurrë. Beqaret do joshen gjate gjithë kohës, por nuk do jene shume te vendosur. Ne fakt nëse shihni me kujdes është dikush qe iu vështron prej kohesh, por nuk guxon t’ua shprehe ndjenjat. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura, por nëse tregoheni te zgjuar mund ta përmirësoni edhe me tepër situatën. Shëndeti do jete ne gjendjen me te mire. Nuk do vuani nga asnjë problem sado i vogël. Për sa i përket jetës profesionale duhet te ndërmerrni disa rreziqe qe t’ia dilni mbanë. Ne familje do ketë pak tension.

Luani
Flisni me hapur me partnerin tuaj për çdo problem qe mund te keni ne jetën tuaj ****uale. Vetëm ne bashkëpunim me njeri-tjetrin mund t’i zgjidhni ato dhe mund te qetësoheni. Beqaret me shume gjasa do kenë një takim vendimtar. Kjo mund te ndodhe nga mesi i javës. Financat duhen menaxhuar me shume maturi dhe rigorozitet. Transaksionet e pamenduara dhe investimet e mëdha lërini për me vone. Me shëndetin nuk do i keni punët shume mire. Pjesa me e madhe do ketë probleme me muskujt apo me gastritin. Jeta profesionale ne përgjithësi nuk do ketë ndryshime. Suksesi do vije pak nga pak, kështu qe bëni durim. Ne familje mos u tregoni impulsive.

Virgjëresha
Ambienti ne jetën tuaj sentimentale do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj jave. Do jeni te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishe planet. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe do kenë mundësi te zgjedhin atë qe iu përshtatet me tepër. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregohuni ne sektorin e financave. Operacionet e mëdha financiare duhen shmangur. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, megjithatë mos e lini pas dore higjienën dhe bëni kontrolle te herëpashershme. Ne përgjithësi do jeni me dinamike se me pare. Arritjet profesionale nuk do mund t’ua mohoje askush. Ne familje do mungoje dialogu dhe mund te keni probleme.

Peshorja
Bashkëpunimi ne çift do vazhdoje te mbetet i njëjtë edhe gjate kësaj jave. Te dy do luftoni për me te mirën dhe do ia arrini qëllimit sa hap e mbyll sytë. Beqaret do duan ta shfrytëzojnë lirinë qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm dike qe ta kenë pranë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Do kryeni edhe investime afatgjata te cilat do iu sjellin përfitime ne te ardhmen. Për sa i përket shëndetit ai nuk do jete shume i qëndrueshëm. Një pjese personave do preken nga virozat e stinës. Ne planin profesional do jete një jave e mbushur me aktivitete dhe plane te reja. Te gjithë do iu kenë zili, por askush nuk do mund t’iu pengoje te ecni para. Familja pa probleme.

Akrepi
Partneri do iu kërkojnë falje këtë jave për disa gabime qe ka bere dikur kështu qe marrëdhënia me te do filloje te marre një tjetër drejtim edhe me te mire. Ne një lidhje duhet te dish te veprosh pas një gabimi te bere. Beqaret do kenë një takim vendimtar, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira. Këtë jave do duket sa te zotet jeni për te menaxhuar te ardhurat. Shëndeti nuk do jete aspak problematik nëse kujdeseni për veten dhe nuk i harxhoni kot se koti energjitë qe keni. Ne pune duhet t’i Beni sytë katër sepse shume persona do kërkojnë t’iu pengojnë. jeta familjare do jete me e bukur dhe me e qete.

Shigjetari
Rrethanat do jene te tilla këtë jave qe marrëdhënia juaj me partnerin te ketë ulje dhe ngritje. Mos u tregoni kokëfortë dhe toleroni pak me tepër. Beqaret do kërkojnë te bëjnë për vete shume persona dhe do ia dalin mbanë. Kjo do i lejoje te zgjidhin me te përshtatshmin dhe me simpatikun. Ne planin financiar do keni ide te mira si te kryeni transaksione dhe te ruani një situate te stabilizuar. Shëndeti do jete shume i mire. Do merreni me aktivitet fizik dhe kjo do iu mbaje gjithë kohës ne forme. Ata qe duan te mbajnë dieta duhet te tregohen te arsyeshëm. Marsi do iu mbështesë ne planin profesional qe te keni sa me shume sukses. Me familjaret do i keni punët shume mire.

Bricjapi
Me ne fund do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te qete. Te paket do jene ata qe do lënë pas dore gjithçka dhe situata do iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk duhet te joshin këdo qe do takojnë sepse do përballen me zhgënjime. Ne planin financiar do mbështeteni nga familjaret dhe miqtë prandaj nuk priten vështirësi te mëdha. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do iu mungoje rezistenca dhe do keni shpesh dhimbje koke apo shpine. Ne planin profesional do kryeni pune cilësore dhe do merrni përgëzime nga shefat. Disa mund te marrin edhe ndo një propozim për një funksion me te larte. Ne familje nuk priten probleme.

Ujori
Gjate kësaj jave do mbizotërojë qetësia ne çift. Nuk priten probleme me partnerin kështu qe do e shfrytëzoni ne pafundësi çdo dite. Shkëmbimet e puthjeve dhe mesazheve te ngrohta do jene te shumta. Beqareve me shume gjasa do iu rrahe zemra fort. Hiqni turpin dhe bëni atë qe ndjeni. Ne planin financiar do keni shume vështirësi për te vendosur ekuilibrin, por me pak pune dhe durim mund t’ia dilni mbanë. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire. Do keni shume energji dhe do jeni te mbushur me entuziazëm. Organizmi nuk do ketë asnjë shqetësim. Ne planin profesional planetët do jene ne anën tuaj dhe do e keni me te lehte ta arrini atë qe dëshironi. Edhe familja do iu mbështesë.

Peshqit
Fati do iu buzëqeshë këtë jave ne planin sentimental. Partneri do mendoje vetëm t’iu surprizoje dhe t’iu beje te ndiheni me se miri. Shpeshherë do iu duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret me mire te mos fillojnë një lidhje sepse mundësitë nuk do jene dhe aq te mira. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak megjithatë nuk duhet te kryeni menjëherë shpenzime marramendëse. Shëndeti do përballet me sfida te veshura prandaj duhet pasur me tepër kujdes. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike duhet te marrin disa masa. Ne pune do kaloni disa pengese për te arritur qëllimin final. Jeta familjare do jete goxha e qëndrueshme.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Horoskopi Javor ( 27 Nëntor - 3 Dhjetor ) 2017
#Dashi
Nen ndikimin e madh te Venusit dhe jo vetëm, këtë jave do jeni me te predispozuar te bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift dhe do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla te se shkuarës. Pas te enjtes emocionet do jene edhe me te mëdha. Beqaret duhet t'i mendojnë gjerat me seriozisht dhe duhet t'i mendohen mire para se te pranojnë apo te refuzojnë dike. Ne planin financiar ka rrezik qe situata te ndërlikohet goxha. Do jeni te palogjikshëm dhe nuk do mendoni fare për te nesërmen. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë probleme aspak serioze, përkundrazi do ndiheni me ne forme se me pare. Ne pune do stepeni pak ditët e para, por me pas do vendosni te përfitoni nga mundësitë e reja qe do iu jepen. Familja pa probleme.


#Demi
Nëse nuk doni qe kjo jave te jete e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje, mundohuni te ruani një komunikim te qete dhe te bëni sa me tepër lëshime. Beqaret do jene gjithë kohës ne lëvizje dhe ne kërkim te dashurisë se madhe. Disa do e gjejnë ne fundjave ndërsa disa te tjerë do kenë veçse flirte dhe asgjë me shume. Sektori i financave do jete i qëndrueshëm, por jo aq i begate sa për te bere investime te tejskajshme. Po u treguat te matur këto kohe do keni një gjendje me te mire edhe me vone. Shëndeti do jete i mire, por ne disa momente do keni edhe ndonjë shqetësim te vogël. Ne pune do reflektoni, do bindeni e me pas do veproni. Kjo do shmange dështimet. Jeta familjare do jete e konsoliduar.


#Binjakët
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar, plot hare, emocion dhe kënaqësi te veçanta. Do ndiheni me se miri gjate gjithë javës dhe nuk do keni as mosmarrëveshje. Beqaret do kenë shume takime dhe nuk do dine se cili është personi i duhur qe duhet te mbajnë me pranë vetes. Mire është qe t'i dëgjojnë këshillat e mive te afërt. Ne planin financiar do jeni me më shume fat dhe gjendja do ketë përmirësime te konsiderueshme. Borxhet do i shlyeni qe ditët e para. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë pak me shume çlodhje dhe aktivitet fizik do ju mbante me ne forme. Ne pune do jeni entuziaste dhe do i bëni me qejf te gjitha projektet e reja qe do iu jepen. Jeta familjare do jete goxha pozitive.


#Gaforrja
Jave e mbushur me përmirësime te njëpasnjëshme do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. اdo dite do jete me e bukur dhe me më shume shkëlqim. Mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojnë kurdoherë. Beqaret me mire te mos nxitohen sepse mund te përballen edhe me zhgënjime e mund te lëndohen. Për te mos pasur probleme me buxhetin mundohuni qe çdo shpenzim ta kryeni me llogari dhe kujdes. Ne planin shëndetësor, Venusi dhe Neptuni do ndikojnë negativisht. Mund te keni goxha shqetësime dhe do ndiheni keq. Ne pune do jeni goxha te shpërqendruar dhe ne disa raste do stepeni te hidhni hapa. Jo çdo gjë do ju ece si e keni ëndërruar. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.


#Luani
Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete problematike dhe e mbushur me tension gjate kësaj jave. Nuk do jeni shume te logjikshëm dhe mund te thoni here pas here gjera te gabuara. Beqaret duhet t'i marrin gjerat shtruar dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë. Vetëm ne atë mënyrë do gjejnë personin e duhur me te cilin do kalojnë gjithë jetën. Me financat tregohuni vigjilente sa te mundeni sepse po bëtë gabime situata mund te marre tatëpjetën. Shëndeti fizik dhe ai mendor ka për te qene goxha i qëndrueshëm. Ne pune tregohuni me te matur dhe me largpamës. Mos refuzoni as propozimet qe do iu bëhen sepse pa e provuar nuk mund ta dine nëse mund t'ia dilni apo jo. Ne familje do keni goxha debate.


#Virgjëresha
Dashuria për partnerin do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj jave. Do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshme dhe zemra do ndihet për mrekulli. Beqaret duhet te përfitojnë sa te munden nga mundësitë qe do i u jepen këtë periudhe sepse mund te fillojnë me te vërtetë lidhje te forta dhe afatgjata. Edhe ne planin financiar do jeni shume fat. Mund te luani lojëra dhe te pasuroheni, por mund te merrni edhe një trashëgimi. Shëndeti ne disa dite do ketë disa shqetësime te vogla, megjithatë me pak me shume përkujdes situata do normalizohet. Ne pune tregohuni te matur, largpamës dhe sa me te vendosur qe te mundeni sepse kështu keni për te pasur arritje akoma me te mëdha. Atmosfera ne familje do jete ngazëlluese.


#Peshorja
اdo gjë ka për te qene shume me e thjeshte këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje. Me partnerin nuk do keni debate te kota apo zënka qe nuk japin asnjë zgjidhje. Fundjava ka për te qene edhe me e mire. Beqaret do favorizohen tej mase dhe do fillojnë qe ne ditët e para një lidhje te begate. Ne planin financiar do jeni shume me te vëmendshëm e me te kujdesshëm kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jete i shkëlqyer e madje edhe për ata qe se fundmi kane pasur shqetësime te ndryshme. Do merrni fryme me lirisht. Ne pune do ndërmerrni plot iniciativa dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit menduar. Brovo edhe për kurajën dhe këmbënguljen. Jeta familjare do jete e begate.


#Akrepi
Ju çiftet do keni një periudhe te begate. Yjet do ju qëndrojnë gjithmonë pranë dhe do sjellin emocione te jashtëzakonshme. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje dhe debate do jene shume me te qete. Beqaret do afrohen fillimisht me disa persona dhe shume shpejt do fillojnë lidhje pasionante me ta. Me shpenzimet mos bëni asnjë çmenduri sepse do përballeni me probleme me vone. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se me pare, megjithatë disa shqetësime te vogla sidomos nga koka do vazhdoni t'i keni. Ne pune do lëvizni nga pozicioni qe keni për te marre një tjetër me te rëndësishëm se ai. Ne familje do keni konflikte te njëpasnjëshme dhe shpesh do ndiheni keq.


#Shigjetari
Do keni ndryshime shume te mëdha këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te lumtur nga sa keni qene kohe me pare. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Beqaret do rrethohen me ngrohtësi, ëmbëlsi, sinqeritet dhe dashuri kështu qe edhe te duan nuk do mund t'i shpëtojnë krijimit te një lidhjeje. Financat do dini si t'i menaxhoni me shume përkujdes dhe jo vetëm qe nuk do keni me probleme, por situata do ketë edhe goxha përmirësime. Shëndeti duhet pasur me nen kontroll sepse ne te kundërt do keni shqetësime serioze. Ne pune do lodheni pak, por do arrini atje ku kane ëndërruar gjithmonë. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.


#Bricjapi
Do jeni me humor shume te mire gjate gjithë kësaj jave dhe do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie qe emocionet te jene akoma me te forta. te dy palët do përkujdeseni ne maksimum për njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse do krijojnë përshtypje te këqija për veten dhe nuk do arrijnë asgjë qe kane ëndërruar. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju dhe mund t'i bëni tashme investimet e menduara. Shëndeti gjithashtu do jete me dinamik. Nuk do keni me as shqetësimet nga stomaku apo nga barku ne tërësi. Ne pune, vërtet do lodheni pak, por do arrini majat e suksesit. Do merrni plot përgëzime dhe përfitime financiare. Ne familje çdo gjë do ece për mrekulli.


#Ujori
Deri ditën e mërkurë marrëdhënia juaj me partnerin do jete disi e ftohte, por me pas gjithçka do ndryshoje si me magji. Do kaloni momente romantike me te dhe zemra do ju rrahe shume me fort. Beqaret me te rinj ne moshe do jene me te privilegjuar ne dashuri, ndërkohë qe te tjerët do e kenë disi te vështirë ta ndryshojnë statusin. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, por nuk duhet kurrsesi te fiksoheni pas lojërave te fatit për te përmirësuar situatën. Gjendja shëndetësore do jete shume e mire se me pare. Do ndiheni me te relaksuar dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune, pa u përpjekur shume dhe pa bere sakrifica ekstreme, keni për te arritur sukses te padiskutueshëm. Me familjaret do jete vetëm mosmarrëveshje te vogla.


#Peshqit
Ndikimi i Venusit do jete shume i madhe ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ai do sjelle ndriçim, ngjyra dhe dashuri mes jush. اdo dite do ketë veçantinë e vet. Beqaret duhet te zbresin sa me pare me këmbë ne toke sepse po ëndërruan shume do përballen me shume zhgënjime e madje do vuajnë. Gjendja e financave ditët e para do jete delikate. Do demoralizoheni dhe do mendoni se për ju asgjë nuk do ece si duhet. Gjithsesi me ndihmën e familjareve dhe këshillat e vyera te miqve situata do normalizohet ne fundjave. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla sidomos me aparatin tretës. Ne pune do merrni disa propozime te jashtëzakonshme qe nuk duhet t'i humbni. Familja pa probleme.
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Ketej bloze yjet thone high.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Shigjetari
Do keni ndryshime shume te mëdha këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te lumtur nga sa keni qene kohe me pare. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Beqaret do rrethohen me ngrohtësi, ëmbëlsi, sinqeritet dhe dashuri kështu qe edhe te duan nuk do mund t'i shpëtojnë krijimit te një lidhjeje. Financat do dini si t'i menaxhoni me shume përkujdes dhe jo vetëm qe nuk do keni me probleme, por situata do ketë edhe goxha përmirësime. Shëndeti duhet pasur me nen kontroll sepse ne te kundërt do keni shqetësime serioze. Ne pune do lodheni pak, por do arrini atje ku kane ëndërruar gjithmonë. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.

Vende vende me pelqen, vende vende sme prek gjekundi lol
 

Jetmira

🎧🎵💙
Fati, Paratë Dhe Dashuria/ Ja Si Do Të Jetë Kjo Javë Për Ju, 9-15 Korrik.


DASHI 21. mars – 20. prill
Gjate kësaj jave do bëni vërtet përpjekjet e duhura qe gjendja ne jetën tuaj ne çift te përmirësohet sa me shume. Do e vini partnerin mbi veten tuaj. Beqaret do dëshpërohen ditët e para sepse do marrin refuzime, por pas te enjtes gjithçka do ndryshoje. Disa miq do iu ndihmojnë te takoni persona me vlera. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju drejtoje ne rrugën qe duhet te ndiqni dhe do arrini ta mbani situatën nen kontroll. Ndonjë investim te vogël do e kryeni pa frike. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, vetëm se me ushqimin duhet bere kujdes. Po e tepruar mund te keni shqetësime. Ne pune, për te arritur majat, do ndërmerrni edhe rreziqe. Ne fundjave do merrni edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e këndshme.

DEMI 21. prill – 21. maj
Mjedisi yjor do ketë ndikim te madh tej jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Nuk do përkujdeseni aq shume për atë qe keni ne krah dhe ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje mes jush. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por pa rezultat. Druajtja dhe hezitimi do jene ato qe do ju prishin pune. Financat ka mundësi te përmirësohen fale një promocione qe do merrni nga puna. Shëndeti, edhe pse here pas here mund te jeni te stresuar, ne tërësi do jete i qëndrueshëm dhe pa probleme madhore. ne pune do avanconi goxha dhe do filloni projekte me përfitime te mëdha. Bravo për durimin dhe këmbënguljen. Edhe me familjaret do keni një marrëdhënie te mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Do jeni shume te lidhur me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe do ndani me te çdo gëzim apo brenge. Nuk do mungojnë momentet e lumtura, por edhe ato te mërzitshëm. Sido qe te jete duke u bere gjithmonë bashke do kaloni lehtësisht gjithçka. Beqaret do jene me te kujdesshëm me joshjen dhe ka mundësi qe deri te premten te afrojnë pas vetes personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por gjithsesi shume me te mira nga disa kohe me pare. Shëndeti do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Do ndiheni me ne forme se kurrë ndonjëherë me pare. Ne pune do jeni te përgjegjshëm dhe çdo hap do e hidhni e maturi. Me te privilegjuar do jene arkitektet dhe programuesit. Familja pa probleme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. Korrik
Këtë jave do i mendoni me seriozisht gjerat ju te dashuruarit dhe here pas here do hapni edhe rruge. Pas te martës gjithçka ka për te qene fantastike. Beqaret do jene te ndërgjegjshëm për atë qe ndiejnë dhe atë qe duan te bëjnë ne jetën e tyre kështu qe do hedhin hapat e duhur. Ne planin financiar vërtet do jeni me shume fat, por kjo nuk do te thotë qe te rrezikoni pafund. Po u treguat te matur gjendja ka për te qene e mire edhe me vone. Sektori i shëndetit do mbetet i mire për aq kohe sa ju te kujdeseni për çdo gjë qe do konsumoni dhe te praktikoni here pas here edhe ndonjë aktivitet fizik. Ne pune do jeni shume te përgjegjshëm për detyrat qe do iu jepen dhe do bëni te pamundurën për t’i përmbyllur me sukses. Familja do ketë disa probleme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Mos kërkoni te bëni çmenduri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe me realizëm. Beqaret ka gjase te realizojnë një takim te veçante i cili edhe mund t’i çoje drejt një lidhjeje serioze. Gjithsesi shkallet duhen ngjitur me ngadalë. Financat do jene disi me te qëndrueshme, megjithatë ende nuk është koha për te kryer shpenzime te mëdha. Shëndeti do vije duke u përmirësuar nga dita ne dite. Ne pune nuk do dorëzoheni derisa te arrini atje ku e kishit planifikuar. Disa miq te ngushte do iu mbështesin fort. Ne familje do keni një gëzim te madh qe do ju lumturoje.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jeta juaj ne çift do favorizohet nga te gjithë yjet. Nuk do keni asnjë lloj divergjence me partnerin, përkundrazi te dy do mundoheni te bëni me te mirën qe gjerat te ecin si duhet. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te bëheni paksa xheloze për atë qe keni ne krah, por do e kuptoni shpejt se e keni gabim. Beqaret me mire te presin ende para se te hedhin hapa sepse nëse fillojnë sot një lidhje shume shpejt do përballen me zhgënjime dhe do lëndohen. Ne planin financiar do jeni me më shume fat nga çdo here tjetër dhe mund te keni aq para sa te hiqni mënjanë. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me not, vrap, karate apo ndonjë aktivitet tjetër fizik. ne pune do jeni shume te motivuar dhe askush nuk do ju ndaloje dot te arrini atje ku doni. familja e qete.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Dielli dhe Merkuri do jene dy planetët qe do e zbukurojnë edhe me shume jetën tuaj ne cift gjate kësaj jave. Do jeni tejet te përkujdesur për partnerin dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Edhe beqaret do kenë takime romantike, serioze dhe afatgjata. Vërtet kane pritur pak, por me ne fund gjerat do ju ecin ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet ne mënyrë te pabesueshme. Mos kërkoni arsyen sesi do iu vijnë paratë, por shfrytëzoni rastin për te bere investime. Shëndeti do kenë disa shqetësime, Shmangni disa ushqime te dëmshme dhe bëni pak me shume aktivitet fizik. Ne pune duhet te jeni largpamës dhe çdo hap duhet ta hidhni te mirëmenduar. Me familjaret do ketë grindje elementare.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Këtë jave jo vetëm qe do zgjidhen te gjitha mosmarrëveshjet apo hatërmbetjet e jetës tuaj ne çift, por do keni mundësi te qëndroni me pranë partnerit e do kaloni çaste romantike se bashku. Beqaret ka mundësi te luajnë me zjarrin gjate kësaj jave dhe padashje mund te digjen keq. Mos mendoni se për shkak te pamjes apo pozitës sociale mund te bëni çfarë te dëshironi. Nëse me financat keni pasur probleme e tronditje te forta, këtë jave gjendja do filloje te stabilizohet. Mbështetja e te afërmve ditët e para do jete e vyer. Gjendja shëndetësore do lere shume për te dëshiruar. Do jeni nervoze, por mund te keni edhe probleme me stomakun. Ne pune vërtet do lodheni pak, por keni për te gjetur zgjidhje për problemet qe ju kishin menduar aq shume. Për familjaret do përkujdeseni me tepër.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Jave mjaft harmonike kjo edhe për ju te kësaj shenje dhe qe jeni ne një lidhje. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqaret do kenë tërheqje fizike për disa persona me te mëdhenj se ata. Kujdes mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik dhe tregoheni te kujdesshëm me ushqimin. Ne te kundërt mund te lindin disa probleme. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do merrni te gjitha meritat qe iu takojnë. Me familjaret marrëdhënia do ftohet paksa.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Jeta ne çift do jete thuajse ideale gjate kësaj jave. Do e ruani te forte komunikimin ne çift dhe nuk do keni aspak probleme apo mosmarrëveshje. Beqaret do jene sensuale dhe do kenë dite plot ngjyra. takimet do jene te shumta dhe nga me te veçantat. Shfrytëzojini! Me buxhetin duhet te merreni me tepër. Po nuk i menaxhuar me kujdes te ardhurat do keni vështirësi me pas. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mund te keni dhimbje veshkash, dhimbje shpine dhe dhimbje krahësh. Vizitohuni tek një mjek specialist. Ne pune nuk duhet te nxitoheni te merrni vendime edhe sikur te jeni te bindur se do ia dilni. Ruani qetësinë. Jeta familjare do jete përgjithësisht e kënaqshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Këtë jave do i keni idetë shume te qarta ju te dashuruarit dhe pavarësisht gjithçkaje do gjeni kohen e duhur për ta bere partnerin te përjetojë emocione te forta. Ne fakt as nga ana e tij nuk do mungojnë surprizat e veçanta. Beqaret do ecin me plane dhe pa pyetur shume veta nuk do fillojnë një lidhje. Kjo mënyrë te sjelli do i beje te humbasin raste te shkëlqyera. Ne planin financiar pa u munduar shume do arrini ta përmirësuar situatën. Kjo për shkak te një pune me përfitime te konsiderueshme. Shëndeti do jete me i mire se kurrë me pare. Do ndiheni ne gjendje te shkëlqyer e do keni rezistence. Ne pune do ju duhet te merrni vendime përfundimtare ne lidhje me një propozim te bere me herët. Gjithçka do ndryshoje nga përgjigja qe do jepni. Me familjaret tregohuni me diplomate.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Fale mbështetjes se planetëve, këtë jave nuk do e keni aspak te vështirë te ruani një klime te ngrohte dhe te qete ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane pasur probleme serioze do i zgjidhin ato qe ditët e para. Beqaret do ndihen ende gati për te vendosur një unaze ne gisht edhe pse mund te marrin propozime serioze. Gjithsesi me e mira është qe te mos i lënë t’iu ikin nga duart disa persona. Tani për tani le te ruajnë vetëm miqësinë. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani te stabilizuar sepse do josheni mjaft nga objektet e luksit. Gjendja shëndetësore ka për te qene me e qete se me pare. Ne pune do jeni tej mase te organizuar dhe do arrini majat ne çdo fushe. Ne familja do mbizotërojë paqja.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Horoskopi javor 16- 22 korrik 2018.
Dashi
Kjo javë do jetë mjaft energjike sidomos për ju që jeni në një lidhje. Do përgatisni ëe çdo moment surpriza dhe do e mbani ne pëllëmbe të dorës partnerin. Edhe ai do kujdeset për ju. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Financat do jenë delikate në ditët e para. Pas të enjtes gjendja do filloje të ndryshoje disi. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Nëse kujdeseni më tepër për veten, merrni sa me shumë vitamina dhe mbroheni virozat dhe vapa nuk do keni shqetësime. Në punë atmosfera do jetë shumë e zymtë. Do jeni shumë të shqetësuar, mirëpo nuk do gjeni dot zgjidhje.

Demi
Mundohuni t’i shmangni sa më shumë temat delikate gjatë kësaj jave nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të rikthehet zymtësia në jetën tuaj. Do jeni shumë të ftohtë me partnerin. Ju beqarët vërtet do lodheni së kërkuari dashurinë, por në fund keni për ta gjetur atë që keni ëndërruar prej kohesh. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë me pak maturi dhe përkujdes situata edhe mund të ndryshojë. Sipas Dritare.net, shëndeti here pas here do lërë për të dëshiruar. Merrini gjërat sa më shtruar dhe here pas herë bëni yoga. Në punë do keni goxha komplekse dhe planet nuk do ju realizohen të gjitha.

Binjakët
Kjo javë do jetë herë pas herë i turbullt dhe ndonjëherë i mbushur me vështirësi. Ju që jeni në një lidhje do keni plot debate. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarë do jeni më me fat dhe do keni mundësi të realizojnë takime mbresëlënëse sidomos në fundjavë. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e pare dhe ditën e fundit. Gjatë mesit të javës mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Gaforrja
Javë e mbushur me të papritura do jetë kjo për ju. Në disa momente do surprizoheni pafund dhe do kënaqeni nga partneri, ndërsa në disa momente të tjera do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për çdo gjë duhet të flisni hapur me atë që keni në krah. Nëse keni fëmijë duhet t’iu kushtoni atyre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqarë do jeni shumë nervozë dhe do druheni të pranoni ftesa. Po vazhduat kështu keni për të mbetur vetëm. Edhe financat do jene delikate dhe shpesh do mbeteni pa asnjë para. Shëndeti do ketë shqetësime dhe vetëm mjeku do mund t’iu ndihmoje. Mos neglizhoni asgjë. Në pune ka ardhur koha të bëni ndryshime që të keni arritje.

Luani
Nuk do jeni shumë të duruar gjatë kësaj javë dhe kritika më e vogël do iu acarojë. Nëse keni një lidhje mos e teproni me fjalët sepse jo vetëm që do e lëndoni atë që keni në krah, por do jepni edhe një imazh të keq mbi veten. Nëse jeni beqarë nuk duhet të mendoni se ngaqë nuk janë shumë të bukur askush nuk do ua hedhë sytë. Më shumë rëndësi ka shpirti dhe ju e keni të bardhë. Dikush do interesohet për ju dhe do iu propozoje nga mesi i javë. Në planin financiar situata do jetë si më parë. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm. Bëni ndonjë kontroll rutinë për të qene më të qetë. Në punë shprehini idetë që keni sido që të jenë. Disave mund t’iu duken interesante.

Virgjëresha
Po nuk u nxituat çdo gjë do ju ecë mirë këtë javë. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Toleroni dhe mos kërkoni asgjë të pamundur sidomos në disa çaste delikate. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse vetëm ashtu do mund të gjeni personin më të përshtatshëm dhe do mund të ndryshoni status. Financat do jenë të dobëta prandaj shmangni çdo lloj investimi apo transaksioni. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se më parë megjithatë nuk do mundojnë disa shqetësime të vogla si dhimbje koke apo barku. Për punën do jetë një javë tejet ë vështirë. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget dhe duke dëgjuar këshillat e familjareve do arrini atje ku doni.

Peshorja
Ky javë do jetë shumë problematike për të gjithë në tërësi. Për ju që keni një lidhje do lindin debate e mosmarrëveshje absurde që shumë shpejt mund të çojnë në ndarje. Do bëni mirë të mos e injoroni në asnjë moment atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një takim të veçante me një person të shenjës tuaj dhe shumë shpejt mund të filloni një lidhje të bukur. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime shëndetësore. Në pune merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt të madh.

Akrepi
Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolege do ju mbështesin fort.

Shigjetari
Priten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do ndiheni gati për të ndërmarrë sfida të reja.

Bricjapi
Gjatë gjithë kësaj jave do jeni shumë te frymëzuar dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më të bukur. Ju të dashuruarit nuk do reshtni asnjë moment për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme dhe tejet emocionuese. Nëse jeni beqarë do afroheni mjaft me disa miq të vjetër dhe do filloni të ndjeni diçka për ta. Sigurohuni mirë për ndjenjat para se t’ua shprehni. Të ardhurat do jenë më të stabilizuara. Hiqni disa para mënjanë për të nesërmen sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh. Shëndetit duhet t’i kushtoni më tepër vëmendje. Mos neglizhoni problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen tej mase në një kohë të shkurtër. Në punë do filloni një projekt të ri nga java e dytë dhe do jeni entuziastë.

Ujori
Do keni ide dhe mendime shumë ë mira këtë muaj, por ndonjëherë nuk do arrini t’i tregoni. Për ju të dashuruarit, ndjenjat për partnerin do jenë të shumta, por ju nuk do dini si t’ia shprehni. Diskutoni me miqtë dhe dëgjojini këshillat e tyre. Ju beqarët do jeni gjithë kohës me angazhime dhe nuk do e çoni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta ndryshoni sa më shpejt gjendjen dhe nuk do ngurroni as të merrni masa strikte për ketë gjë. Shëndeti fatmirësisht do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ndiheni më energjikë pas të enjtes. Jeta profesionale do ketë herë pas here disa vështirësi të vogla. Mos e lëshoni veten sepse do jetë më keq për ju.

Peshqit
Sado të mundoheni të ruani qetësinë absolute këtë javë nuk do ja dilni dot. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte të shumta me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë tronditje. Asnjeri prej jush nuk do tolerojë dhe nuk do hapë rrugë. Nëse jeni beqarë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do e keni mendjen të krijojnë një lidhje. Do i neglizhojnë edhe mundësitë e mira që do iu jepen. Financat do dobësohen të mërkurë sepse do ju duhet të shpenzoni për disa gjëra me rëndësi. Gjendja shëndetësore do varet nga mënyra sesi do ushqeheni dhe se sa do flini. Jeta profesionale do jetë më e bekuar. Do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe suksesi do jetë i garantuar. /dritare.net
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 11. shkurt deri 17. shkurt 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.
DEMI21. prill – 21. maj

Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do thellohet me tepër. Beqaret do pranojnë te njihen me personat qe do i joshin dhe disa mund te afrohen edhe me tepër nga fundjava. Zemra do ju rrahe edhe me fort. Financat do kenë përmirësime te paimagjinueshme. Edhe vete nuk do dini sesi do ju ndodhin gjithë ato gjera pozitive. Shëndeti gjithashtu do jete i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin qe ju ka munduar deri me sot. Ne pune do i përkushtoheni me pasion çështjeve te rëndësishme dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. familja nuk do jete ne periudhën me te mire.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Ju qe jeni ne një lidhje duhet te dilni sa me shume dhe te argëtoheni gjate kësaj jave. Vetëm ne këtë mënyrë do e largoni rutinën dhe do ndiheni te gëzuar. Beqaret ka shume mundësi qe te fillojnë një lidhje serioze me një person te cilin e kane pasur pranë, po asnjëherë nuk e kane pare me atë sy. Ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë sepse mund te bëni gabime. Gjendja shëndetësore do jete shume me e mire se me pare. Mund te keni vetëm disa probleme te vogla me tretjen e ushqimit. Jeta profesionale do vazhdoje te mbetet e njëjtë. Te papunët do jene me shume fat dhe do fillojnë pune goxha fitimprurëse. Jeta ne familje do jete goxha e mire.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Venusi do ju nxite te jeni me tolerante dhe me bashkëpunues me partnerin tuaj këtë jave. Me durim do ja dilni te zgjidhni gjithçka. Paragjykimet lërini mënjanë. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë me te një lidhje pasionante. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet pas shume përpjekjeve qe keni bere. Kur doni ju mund ta arrini atë qe programoni. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju mbështesë fort dhe do ju tregoje rrugën te cilën duhet te ndiqni. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire për shkak te perkudjesit te treguar dhe mënyrës se te ushqyerit. Jeta profesionale do jete tejet e qëndrueshme. Do i kaloni vështirësitë qe keni pasur me pare. Familja do ketë jave te bekuar.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave asgjë nuk ka për te ecur mire ne jetën tuaj ne çift. Do jeni shpeshherë me nerva dhe do debatoni ashpër. Mund te thoni edhe gjera te pamenduara te cilat di i dhembin partnerit. Beqaret do jene te angazhuar me çështje te tjera te rëndësishme dhe do e kalojnë ne plan te dyte dashurinë. Ne planin financiar duhet te bëni te pamundurën derisa ta stabilizoni situatën sepse po i late gjerat pas dore hendeku mund te thellohet me tepër. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, megjithatë për me tepër energji duhet te merreni me më shume aktivitet fizik. ne pune do hidhni hapa galopante dhe do ndiheni krenare për veten. Marrëdhënia me familjaret do vazhdoje te mbetet e mire.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jave goxha e animuar dhe e mbushur me surpriza kjo për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ketë me tepër kohe te lire dhe atë do e kaloje me ju. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes ne mënyrë qe te mos hedhin hapa te nxituara. Ndonjëherë edhe me mire te qëndruarit vetëm sesa ne shoqëri te keqe. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes. Investimet e panevojshme dhe shlyerjet e borxheve lërini për me vone. Shëndeti do varet nga imuniteti dhe perkujdesi juaj. Mos abuzoni me kafen, me duhanin, me alkoolin apo me gjerat pikante sepse do ju lindin shqetësime me vone. ne pune tregohuni te kujdesshëm dhe mos ua tregoi idetë qe keni te gjithë kolegeve. Disa do ju prishin planet. Familja e qete.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave, surprizat ne jetën tuaj ne çift do jene te njëpasnjëshme. Do ndiheni si ne një ëndërr nga e cila do preferoni te mos zgjoheni. Beqaret do pëlqejnë dike, por do ngurrojnë te hedhin vete hapat e pare. Po nuk e bëtë shpejt te tjera do ua kalojnë. Financat do i menaxhoni me mire se kohet e fundit dhe gjendja do filloje te stabilizohet paksa. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime nga koka, dhembet, barku dhe muskujt. Mire është te bëni pak regjim qe ta kaloni me shpejt gjendjen delikate. Puna do jete me pak stresuese se me pare dhe do arrini me shpejt tek objektivat qe i kishit vene vetes. Te papunët do jene me fat. Për një jete te mire familjare do ju duhet durim dhe tolerance.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Nen ndikimin e madh te Marsit ju do bëni te pamundurën qe te krijoni një klime sa me romantike ne jetën tuaj ne çift. Do përgatisni surpriza ne çdo moment dhe do e bëni partnerin t’iu dashuroje me shume se zakonisht. Beqaret jo vetëm qe do njihen me persona te rinj, por do mund te fillojnë edhe lidhje serioze te cilat do iu japin kënaqësi te pafundme. Ne planin financiar Plutoni do sjelle fat me shumice. Nuk priten probleme. Shëndeti here do jete i mire dhe here mund te paraqesë shqetësime te vogla. Mire është te mos lini pas dore asnjë detaj sado te vogël. Ne pune duhet te reflektoni disa here para se te hidhni hapa ne mënyrë qe te mos gaboni asnjë moment. Jeta familjare do jete paksa e trazuar.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave e qete dhe e bukur për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat shtruar dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do përjetojnë emocione te forta gjate mesit te javës. Shume gjera kane për te ecur ashtu si ata i kishin ëndërruar. Financat do i mbani gjithë kohës nen kontroll prandaj asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur me to. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë. Gjendja shëndetësore do lere paksa për te dëshiruar ne ditët e para, megjithatë gjithçka do përmirësohet nga fundjava. Kujdes me te ftohtin dhe me lodhjen. Ne pune mendohuni gjere e gjate para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është e lehte te arrish suksesin menjëherë. familjen do e keni pike mbështetëse.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 25. shkurt deri 3. mars 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Partneri do jete shume kokëfortë gjate gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jete ne ditët me te mira. Për beqaret nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi qe as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Ne planin shëndetësor nuk keni çfarë te kërkoni me tepër. Do ndiheni mire dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune edhe pse do merrni një vendim te nxituar do arrini atje ku doni. Ne familje do thoni atë qe mendoni për diçka.
DEMI21. prill – 21. maj

Gjate gjithë kësaj jave do mbizotërojë një klime e ngrohte dhe pozitive ne lidhjen tuaj. Rutina qe kishte disa dite qe iu kishte pushtuar do te zhduket. Beqaret do duan te bien ne sy me shume se kurrë. Nëse jeni femër do keni me shume sukses për te gjetur personin e duhur. ثshtë Neptuni ai qe do merret drejtpërdrejt me financat tuaja dhe java do jete e kënaqshme. Edhe shëndeti do jete i mire. Ata qe kane filluar një diete do humbin me shume kilogramë sesa kane menduar. Ne planin profesional do merrni një vendim shume te rëndësishëm. Nuk është keq nëse merrni edhe mendimin e ndonjë miku. Familja do jete pak e tensionuar dhe me probleme.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Jeta ne çift do te ndërlikohet paksa gjate kësaj jave, por gjithçka do rregullohet shpejt. Dëshira për t’u argëtuar do te rritet dhe nga fundjava do përjetoni mjaft kënaqësi. Ambienti edhe për beqaret do jete plot ngjyra dhe emocione. Mos u bëni te paduruar dhe do iu jepet një mundësi mjaft e mire. Kujdes me buxhetin! Ai nuk do jete i mire dhe një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjtë. Nëse ndiheni te lodhur bëni pak pushim. Ushtrimet fizike dhe ushqimi i ekuilibruar do iu bëjnë te jeni me te shëndetshëm. Planetët do iu ofrojnë shume mundësi për te arritur atje ku doni ne profesion. Do ketë ndryshime pozitive! Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Shmangini sa me shume debatet me partnerin gjate kësaj jave sepse problemet qe mund te lindin do jene tepër te mëdha. Ju beqare nëse doni te krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh te gjitha gjerat. Jeta juaj do jete e ndare edhe ne një pjese me shume! Ne sektorin e financave do keni përmirësime te ndjeshme. Neptuni do jete ne anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ne te kundërt përgatituni për shqetësime. Ambicia ne jetën profesionale do jete e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar. Ne familje tregohuni me te hapur.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Tregohuni me tolerante me atë qe keni ne krah këtë jave. Rezultatet do jene shume te mira. Nëse tregoheni shume kërkues dhe kategorike ne ato qe thoni partneri do lodhet shpejt. Ata qe kane kohe qe janë vetëm dhe po kërkojnë dike, do kenë plotësim te dëshirave. Do mbështeteni mjaft nga yjet ne planin financiar. Beni ato shpenzime qe keni menduar me rastin e festave. Përveç një nervozizmit te sjelle nga Urani, ne përgjithësi do jeni ne forme te shkëlqyer. Venusi do iu mbroje edhe nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme sidomos ata qe nuk kane lidhje te qëndrueshme. Puna do sjelle goxha kënaqësi, ndërsa familja do ketë disa probleme.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

اiftet do te kalojnë një jave te paqëndrueshme. Saturni rrezikon t’iu hape një plage te vjetër dhe ajo do iu dhembe. Ka shume mundësi qe një miqësi e nisur para disa kohesh te kthehet ne një lidhje dashurore. Mendohuni mire nëse kjo është ajo qe dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtoje te ardhurat dhe meqë janë festat para mund te shpenzoni edhe pak me shume. Me Marsin qe do ndikoje fuqishëm ne shëndetin tuaj, një gjë është e sigurt: do keni energji me shumice, mjafton te dini ta kanalizoni! Ne pune nuk duhet te filloni një projekt pa mare parasysh te gjitha pasojat qe mund te shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato. Ne familje do keni një ambient te ngrohte.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ka rrezik qe këtë jave jeta juaj ne çift te ketë probleme. Do jeni gjithë kohës ne ankth dhe mjaft xheloze për atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni. Për beqaret do jete një jave e mire. Do keni takime dhe nuk do ngurroni te hidhni hapat e pare. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni te vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv qe do iu beje te ndiheni me mire. Jeta profesionale pritet te jete shume e favorshme gjate kësaj periudhe. Nëse keni një problem te vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Ne familje do mbizotërojë harmonia.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do filloni te vini rregull ne jetën tuaj sentimentale. Mos bëni asgjë pa marre edhe mendimin e partnerit sepse ai mund te mërzitet. Beqaret do tërhiqen shume nga dikush por do hezitojnë qe ta shprehin atë qe mendojnë. Merrni kurajën, nëse nuk doni te ngeleni vete! Ne fushën financave do ndërmerrni disa rreziqe por ne fund rezultati do jete i shkëlqyer. Jupiteri dhe Plutoni do jene planetët qe do iu mbrojnë shëndetin. Asnjë problem nuk do keni gjate kësaj periudhe. Ne jetën profesionale do mundoheni shume për te arritur objektivat tuaja dhe me ne fund do ia dilni. “Fitorja vjen duke luftuar jo duke e pare luftën nga larg.” Ne familje do ketë dialog.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohen e mbrojtur këtë jave nga planetët. Kujdes nga fundi i javës sepse mund te lindin disa mosmarrëveshje te vogla. Nëse ju beqare keni pritur me padurim te përjetoni dashurinë e vërtetë do keni mundësi ta realizoni dëshirën. Ne planin material duhet te prisni edhe 2-3 dite për te rregulluar problemet. Gjate këtyre ditëve nuk do ketë ndryshime. Do keni një ekuilibër te mire fizik dhe moral. Mos u shqetësoni fare për shëndetin. Me motivimin dhe energjinë qe do iu japë Marsi ne pune do arrini majat. Përgjegjësitë qe do iu jepen do jene te mëdha dhe me shume peshe. Familja do jete ne vështirësi dhe do ketë nevoje për ndihmën tuaj.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do kaloni një jave te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni. Mjafton te shprehni një dëshirë dhe ai do beje çmos qe t’ua plotësojë. Beqaret nga ana tjetër nuk do duan fare te sakrifikojnë lirinë e tyre. Megjithatë papritur do shfaqet dikush qe mund t’i beje edhe te ndryshojnë mendim. Pritet një konsolidim i te ardhurave tuaja. Te gjithë planetët do iu ofrojnë ndihmën e tyre. Shëndeti do jete me i mire se gjate këtyre kohëve te fundit dhe mbrojtja imunitare do jete me e forte. Edhe ata qe kane kohe qe vuajnë nga diçka do kenë përmirësime te ndjeshme. Ne pune do t’i çoni me tej projektet qe keni nisur. Java do jete mjaft stimuluese! Jeta ne familje do ketë disa tronditje.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Do bëni gjithçka qe keni ne dore qe te krijoni një klime sa me romantike dhe sensuale ne lidhjen tuaj. Partneri do iu ofroje mbështetjen e tij. Beqaret duhet te përgatiten për një lidhje serioze këtë jave. Me ne fund as ju nuk do jeni me vetëm. Kujdes nga pamaturia ne sektorin financiar sepse problemet qe mund te lindin do jene shume te vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm, por here pas here do ndiheni edhe ne ankth. Merrni masat e duhura! Saturni do iu beje te reflektoni mire para se te merrni një vendim ne pune. karriera do te ece para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Do qëndroni me afër familjes.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Planetët do e prishin atmosferën e ngrohte qe mbizotëronte ne jetën tuaj ne çift. Për te rregulluar çdo gjë duhet te tregoheni te matur dhe te veproni me diplomaci. Disa prej beqareve do kenë takime impresionuese, ndërsa disa te tjerë do duan te qëndrojnë vetëm. ثshtë zgjedhja juaj. Aspak e favorshme nuk do jete ndikimi i yjeve edhe ne planin financiar. Shmangni shpenzimet e mëdha. Marsi do jete si një ciklon ne shëndetin tuaj. Do jene nervoze dhe pa energji. Ne sektorin e financave ka pasur periudha edhe me te mira. Edhe pse do i kaloni disa pengesa përsëri problemet nuk do shterojnë. Nëse keni fëmije merruni pak me shume me ta.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 4. mars deri 10. mars 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Jave intensive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni si mbi re me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast nga njeri-tjetri. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me vështirësi ne pune dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te mire, prandaj kërkoni ndihme sepse nuk do ja dilni dot vete. Edhe shëndeti do ketë shqetësime. Mund te prekeni nga alergji te ndryshme dhe nuk do jeni te qete aspak. Ne pune për fat te mire do ju plotësohen dëshirat dhe do arrini atje ku dëshironi. Pengesa nuk do ketë aspak. Jeta familjare nuk do ketë probleme serioze.
DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni shume te përgjegjshëm këtë jave ju te dashuruarit dhe nuk do hidhni aspak hapa te gabuara. Edhe partneri ne te njëjtën kohe do bëjnë gjithçka qe te ndiheni te lumtur se bashku. Beqareve do ju rendoje aq shume vetmia saqë do e kërkojnë me sy mbyllur një person për ta pasur ne krah. Ka rrezik te bëjnë gabime. Gjendja e financave do jene goxha konfuze. Bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni. Shëndeti do jete delikat dy ditët e para, por me pas gjithçka do përmirësohet. Ne pune pa u munduar shume keni për te pasur rezultatet qe keni ëndërruar. Mund te ndryshoni edhe vendin e punës, për një pozicion me te mire. Jeta familjare do jete e paqëndrueshme.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme këtë jave. Nuk do keni aspak komplekse dhe do pranoni te bëni gjera te çmendura me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me hare. Jo vetëm qe do realizojnë takimet e ëndrrave, por do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Financat nuk do jene aq te mira sa për te bere çdo lloj investimi te menduar. Kujdes! Gjendja shëndetësore do jete me e mire se disa kohe me pare, por gjithsesi disa shqetësime te vogla do i keni. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Përgatituni për sfida te reja dhe pozicione te ndryshme nga ato ku keni qene. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe e kënaqshme.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jave mjaft dinamike dhe e veçante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do bëni gjera fantastike se bashku. Here pas here do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret nuk duhet te justifikohen kot nëse nuk i pëlqejnë personat qe do i ftojnë për te dale. Me e mira është te flasin hapur e pa dorashka. Financat do jene shume te paqëndrueshme, kështu qe tregohuni te matur nëse nuk doni probleme. Shëndeti do jete delikat dhe do ketë nevoje për me shume përkujdes. Mos lini pas dore asnjë shqetësim. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku keni menduar. mund te lodheni paksa, por do ja dilni. Familja pa probleme.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Jave e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do kenë një periudhe te turbullt dhe pa takime interesante. Duhet me patjetër te kërkojnë ndihme nga te afërmit. Ne planin financiar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme. Nuk do jeni ne gjende as te kryeni shpenzimet me te domosdoshme. As shëndeti nuk do ece si duhet. Kujdesuni me tepër për ushqimin dhe mos lini pas dore aktivitetin fizik. Po patet shqetësime te mëdha këshillohuni me mjeket. Ne pune do keni ngarkese te madhe dhe here pas here do gjendeni ne situata delikate. Jeta familjare do mbetet e njëjtë.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë jave nuk duhet te luani me ndjenjat e partnerit tuaj sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Mundohuni sa te mundni t’i përkushtoheni atij qe keni ne krah. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjë nga personat nuk do i tërheqë aq sa duhet për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha vetëm qe ta ndryshoni situatën. Gjithçka do ndryshoje brenda se mërkurës. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni ne forme dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Për punën do jete periudhe pozitive dhe e mbushur me sukses. Pa u munduar shume keni për te arritur goxha lart. Jeta familjare do jete mjaft harmonike.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Një fllad i ngrohte pasioni do e ngrohe këtë jave jetën tuaj ne çift. Do i përkushtoheni tej mase partnerit tuaj dhe do i zgjidhni njëherë e mire edhe disa probleme. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie pasionante e cila do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ja ka vlejtur pritja deri tani. Ne planin financiar duhet te tregoheni me patjetër me te frenuar sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm, vetëm se duhet te shtoni sasinë e konsumimit te kalciumit dhe fosforit. Ne pune do hidhni hapa para dhe shume persona do duan te bashkëpunojnë me ju. Mos u nxitoni ne mënyrë qe te merrni vendimet e duhura. Jeta familjare do jete e trazuar.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume joshës dhe sharmante gjate kësaj jave ju te dashuruarit dhe partneri nuk do mund t’iu rezistoje dot. Ai do ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do kenë një periudhe e ndriçuar dhe te mbushur me takime interesante. Me financat do jeni realiste dhe do e dini sa shpenzime te kryeni. Për ju e rëndësishme është te siguroni edhe te ardhmen. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni mbrojtje te mire imunitare dhe nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni disi te shpërqendruar ditët e para, por ne fund do arrini atë qe keni dashur dhe atë qe iu është dhënë si detyre. Askush nuk do zhgënjehet prej jush. Jeta familjare do ketë disa probleme te vogla, por jo te pazgjidhshme.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Pasioni do rindizet gjate kësaj jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe kënaqësitë do jene me te forta se asnjëherë me pare. Partneri do ju beje edhe disa propozime interesante qe do bëni mire te mos i neglizhoni. Beqaret do bëjnë te pamundurën për te qëndruar te lire e për te mos filluar angazhime serioze. Gjithsesi ndonjë aventure kalimtare nuk do e refuzojnë. Financat nuk do jene shume te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju te besoni te lojërat e fatit për t’i përmirësuar. Shëndeti ka për te qene shume here me i mire se disa kohe me pare, por nuk do te thotë se nuk do ketë asnjë shqetësim sado te vogël. Ne pune duhet te jeni me te hapur ndaj risive. Me familjen nuk do ketë probleme.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave do dëshironi vetëm te jetoni te qete pranë partnerit tuaj dhe do bëni te pamundurën te shmangni rutinën dhe mosmarrëveshjet. Keni për t’ia kaluar sa me mire. Beqaret do keni një jave te veçante dhe te mbushur me takime interesante. Emocionet do jene çdo dite e me te forta. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm pas një trashëgimie qe do merrni. Mezi e keni pritur dhe ja me ne fund ndodhi. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk keni për te pasur asnjë lloj shqetësimi tashme. Ne pune do jete pak periudhe konfuze dhe shpeshherë do gjendeni ne vështirësi për hapat qe duhet te hidhni. Pa u këshilluar me shefat mos bëni asgjë. Jeta familjare do jete harmonike.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Nen ndikimin e madh te Saturnit do keni nevoje jetike për me shume siguri ne jetën tuaj ne çift. Flisni me partnerin dhe sqarojeni situatën. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta joshin atë qe pëlqejnë, por një tjetër person do filloje t’ua fitoje zemrën dalëngadalë. Ne planin financiar do keni fat dhe gjendja do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime dhe probleme nga pjese te ndryshme te trupin. Këshillohuni sa me pare me mjeke dhe bëni analiza. Ne pune nuk duhet te merreni me thashetheme dhe te gjykoni te tjerët sepse do humbisni kohen kot dhe do mbeteni mbrapa. Jeta familjare do jete e kënaqshme ne përgjithësi.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do privilegjohet mjaft këtë jave. Do jeni shume sensuale dhe te hapur ndaj risive. Do flisni për gjithçka hapur me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do jete për t’u pasur zili. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asnjë përpjekje për ta ndryshuar statusin. Vetëm se ditën e mërkurë ose te enjte një person fantastik ka për t’iu bere disa ftesa te parrezistueshme. Kjo gjë do i luhate disi. Financat do jene te favorizuar gjate gjithë kohës. Nuk do keni aspak probleme. Edhe ne pune te gjitha rrethanat do jene te favorshme për sukses. Gjithçka do ndodhe si me magji. Jeta familjare do mbetet e qete dhe e kënaqshme. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 11. mars deri 17. mars 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Kjo jave do jete edhe me e bukur nga sa ju e kishit menduar. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin. Te gjithë do ju kenë zili dhe do ëndërrojnë një jete si e juaja. Beqaret nuk duhet t’iu qëndrojnë indiferente personave qe do i joshin sepse mundësi te tilla nuk do përsëriten gjithmonë. Financat nuk do jene shume te ekuilibruara kështu qe me kujdes çdo shpenzim qe do kryeni. Shëndeti do jete disi delikat 2-3 ditët e para, por me pas do filloje te normalizohet. Ushqehuni sa me mire dhe kryeni nga pak aktivitet fizik. Jeta profesionale do jete e favorizuar. Do ua kaloni te gjithëve dhe do merrni shpërblime te majme. Jeta familjare mund te ketë disa tronditje te vogla.
DEMI21. prill – 21. maj

Qe ditët e para te javës do i sqaroni disa mosmarrëveshje qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni me te qete. Ai do mendoje t’iu përgatisë disa surpriza te këndshme ditën e premte ose te shtune. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha atyre qe do ju thonë disa persona sepse mund te zhgënjehen tej mase. Financat do ekuilibrohen sa hap e mbyll sytë. Përfitoni nga rasti për te kryer edhe disa investime me te mëdha. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme përveç lodhjes qe mund te ndieni here pas here nga puna. Jeta profesionale do ketë ulje dhe ngritje. Ne disa momente do gjendeni ne situata delikate dhe do duhet këshilla e disa kolegeve te vjetër. Ne familje do mbizotërojë paqja.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe ka rrezik qe te keni edhe debate te zjarrta me te. Mos dyshoni ne çdo moment sepse nuk i bëni mire as lidhjes dhe as vetes tuaj. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e gjejnë qe ne fillim te javës personin për te cilin do ju rrahe zemra fort. Gjithçka do ndryshoje për mire për ta. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin goxha probleme dhe vështirësi kështu qe merrni masa ose kërkoni ndihme. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer ne çdo moment. Ne pune duhet t’i argumentoni idetë qe keni dhe mund te merrni edhe përgjigje pozitive për kërkesat qe keni. Jeta familjare do përballet me sfida te mëdha.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Nuk duhet te nxitoheni për asgjë këtë jave ju te dashuruarit sepse mund te pendoheni. Gjithçka ka kohen e vet kur duhet te ndodhe kështu qe mos kërkoni gjera me ngulm nga partneri. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe kane për t’u kënaqur me shume se kurrë. Nga fundi i javës mund te ndodhe edhe diçka vërtet fantastike. Financat nuk do jene shume te ekuilibruara, por kjo nuk do te thotë qe ju te bini ne pesimizëm. Te gjithë kalojnë probleme, por lum ata qe nuk dorëzohen para tyre. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ne pune do jeni profesioniste dhe mjaft këmbëngulës. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur këtë jave. Do bëni gjithçka për njeri-tjetrin dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret me ne fund do realizojnë disa takime interesante gjate te cilave do ju rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar do dini si te veproni gjithmonë dhe gjendja nuk do ketë as tronditjen me te vogël. Vazhdoni t’i organizoni ne këtë mënyrë te ardhurat. Saturni do jete planeti qe do ju ndihmoje te keni shëndet sa me te mire dhe te jeni gjithmonë energjike. Ne pune do ju duhet te bëni disa zgjedhje te vështira. Merrni kohen e duhur dhe mos u nxitoni për asgjë sepse nuk do ketë me kthim mbrapa. Ne familje gjithçka do shkoje si duhet.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe dite pas dite do keni konflikte me te. Po vazhduat me këtë sjellje pa pasur asnjë baze mund te mbeteni shume shpejt vetëm. Beqaret do kenë ndryshime te statusit brenda ditëve te para. Gjithçka për ta do jete me e bukur. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur kështu qe mire është te merrni masa sa me pare qe te mos mbeteni me xhepat bosh. Gjendja shëndetësore nuk do jete as shume e mire as shume e keqe. Mund te prekeni nga ndonjë rrufe, por nuk do keni shqetësime serioze. Ne pune do keni konflikte te forta me disa kolege dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë. Jeta familjare do jete e ngrohte.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate kësaj jave. Nuk do bëni aspak lëshime ndaj atij qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet kane për te qene te forta. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin pafund ftesa. Ne këtë mënyrë do e kenë ata te drejtën e zgjedhjes dhe mund te fillojnë historinë qe kane ëndërruar. Buxheti nuk do jete shume i mire, kështu qe ne vend qe te kryeni shpenzime te pamenduara, mendoni te hiqni disa para mënjanë për ditët ne vijim. Shëndeti do jete akoma me i mire nëse nuk mbani dieta dhe nuk pini duhan e alkool. Ne pune duhet t’i peshoni mire gjerat para se te hidhni hapa sepse vetëm kështu nuk do dëmtoheni. Jeta familjare do jete e mbushur me vështirësi.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te ka për te qene fantastike. Mund ta ndani se bashku edhe disa detaje qe deri me sot ja keni fshehur njeri-tjetrit. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare, te cilat me mire t’i shfrytëzojnë sesa te qëndrojnë ende vetëm. Ne planin financiar bëni kujdes nga Saturni i cili do ju shtyje te shpenzoni shifra marramendëse. Shume shpejt keni për te mbetur pa para. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do jeni energjike dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune do kaloni disa vështirësi, por ne fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave nuk do ketë asnjë problem ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat pafund. Beqaret edhe sikur te mos duan do goditen nga kupidi dhe do fillojnë një lidhje vërtet ashtu si e kane ëndërruar. Shume persona do mundohen ta pengojnë këtë gjë, por nuk do ja dalin dot mbanë. Për te stabilizuar financat duhet patjetër te dëgjoni këshillat e specialisteve. Gjendja shëndetësore here do jete e qëndrueshme dhe here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Nuk është nevoja te alarmoheni, por nuk duhet as te lini ndonjë shqetësim pas dore. Ne pune do keni vetëm arritje dhe asnjë lloj problemi. Jeta familjare do jete shume e mire.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ka rrezik qe këtë jave te doni te shijoni “frutin e ndaluar” ju te dashuruarit. Kjo mund te sjelle probleme dhe debatet te mëdha te cilat do ju bëjnë te ndiheni keq. Nëse nuk e pëlqeni me atë qe keni ne krah me mire flisni hapur dhe ndahuni. Beqaret do kenë një dite plot diell dhe me shume mundësi interesante. Ne planin financiar do jeni me te matur se asnjëherë me pare dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire. Shëndeti nuk do jete i keq, por nëse shtoni dozat e alkoolit mund te keni shqetësime nga veshkat. Ne pune vërtet do lodheni goxha, por ne fund do merrni shpërblime goxha te majme qe do ju rizjellin buzëqeshjen. Jeta familjare nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete me pasionante dhe me entuziaste nga sa mund te keni menduar. Ne çdo moment do kënaqeni dhe nuk do doni qe ditët te mbarojnë. Beqaret, pa u lodhur shume, kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe qe nga mesi i javës jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Yjet do kujdesen ne çdo moment për t’ua përmirësuar te ardhurat dhe do mund te bëni edhe disa investime me tepër nga zakonisht. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithë kohës e mire. Mundohuni te ecni sa me shume dhe te hidratoheni. Ne pune do jete Merkuri ai qe do sjelle ndryshime te mëdha. Përgatituni edhe për ndonjë rritje ne detyre. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Gjate kësaj jave do ngrini shume pikëpyetje për jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe nuk do dini nëse duhet te hidhni hapa me tej apo jo. Gjeja me e mire është te flisni hapur me partnerin dhe te sqaroheni për gjithçka me te. Beqaret do kalojnë sfida te vështira derisa te arrijnë ta bëjnë për vete princin e kaltër. Kur t’ia dalin do e kuptojnë se gjithçka ja ka vlejtur. Ne planin financiar do jeni me shume fat ne dashuri dhe mund te kryeni edhe disa investime. Shëndeti nuk do jete aspak i keq nëse nuk e teproni me ëmbëlsirat apo me gjerat e kripura. Ne pune duhet te jeni me te duruar dhe me largpamës. Po u nxituat do pengoheni dhe do shkatërroni gjithçka. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 18. mars deri 24. mars 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do ja njihni meritat atij qe keni ne krah. Lidhja juaj do forcohet akoma me tepër dhe mund te filloni te mendoni edhe për bashkëjetesë apo për hapa me tej. Beqaret do jene sharmante ne maksimum. Ftesat do jene te shumta dhe do jete ne dorën e tyre mundësia e zgjedhjes. Buxheti do jete i shkëlqyer dhe do arrini t’i përmbyllni te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël ne këtë sektor. Ne pune do jeni gati për çdo lloj sfide dhe do ja dilni mbanë me sukses. Vazhdoni ne këtë rruge dhe nuk keni për te dale te humbur. Familja do jete e qete.
DEMI21. prill – 21. maj

Lidhja juaj ne çift do përmirësohet akoma me shume gjate kësaj jave. Do jeni me te lirshëm dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet. Për beqaret Dielli do jete mjaft pozitiv. Do realizojnë disa takime fantastike te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe ka rrezik qe nga mesi i javës te ketë ndonjë tronditje te vogël. Kujdes sepse po nuk menduat sot do keni probleme edhe me vone. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer. Lodhja do sjelle mungese energjie, dhimbje shpine, koke, etj. Ne pune vërtet do mundoheni, por do i arrini te gjitha objektivat qe iu janë kërkuar. Me familjaret duhet te kaloni pak me tepër kohe sepse do kenë mjaft nevoje.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do afroheni akoma me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndani me te edhe disa sekrete te vogla te familjes. Ditët me te bukura e me te veçanta do jene e mërkura dhe e premtja. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i dëshpërojë pa mase. Dielli nuk do i favorizoje aspak financat, kështu qe kryejeni me kujdes çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe mos keni tronditje. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Ne pune do jeni gjithë kohës dinamike dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Ata qe punojnë ne kompani te mëdha do jene me te suksesshmit. Ne familje do i zgjidhni mosmarrëveshjet.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni plot momente pasionante këtë jave. Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë me romantike dhe me sensuale. Beqaret do kalojnë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ditën e premte do e kenë filluar një lidhje te bukur. Për buxhet me te qëndrueshëm mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni. Duhet menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete as e shkëlqyer, por edhe as shume problematike. Mos e teproni me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Askush nuk do ua kaloje dot kështu qe do kënaqeni pafund. Me familjaret do diskutoni gjere e gjate dhe do gjeni zgjidhjet për problemet.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift nuk do jete e zhveshur nga pasioni këtë jave, përkundrazi. Ne disa momente madje do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni. Për beqaret priten disa takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Duhet t’i shfrytëzoni pa qene tepër vone. Ne planin financiar do jeni më me fat se asnjëherë me pare. Do hiqni para mënjanë, do kryeni shpenzime dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jete plotësisht i qete. Mund te keni shqetësime nga artikulacionet dhe shtylla kurrizore. Ne pune do ju duhet te jeni te kujdesshëm me çdo detaj ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete mjaft pozitive.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e mërzitë here pas here atë. Po nuk toleruar dhe po nuk e late te lire keni për ta humbur shpejt. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse nuk duan te zhgënjehen. Ka kohe për çdo gjë prandaj duhet te bëjnë durim. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sa te mundeni dhe për asnjë arsye mos jepni para hua. Shëndeti nuk do jete i keq. Ne përgjithësi do jeni energjike dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi dhe sfida, por me pak këmbëngulje dhe ndihme do ja dilni mbanë. Familja pa probleme.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme këtë jave. Do ja kaloni mire çdo dite me partnerin dhe emocionet do shumëfishohen ne mënyrë te papritur. Pas te mërkurës do filloje një etape me e bukur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot aspak tundimit dhe do bien ne krahët e atyre qe do i joshin. Buxheti do mbetet i mire edhe pse do kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. E gjithë kjo sepse kohet e fundit keni ditur si ta menaxhoni situatën. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme te vogla. Mos i neglizhoni, por këshillohuni sa me pare me mjeket. Ne pune do keni kurajoze, këmbëngulës dhe largpamës. Te gjithë do ju adhurojnë dhe do ju vlerësojnë. Familja do jete disi e trazuar.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave ka për te pasur shume probleme ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Nëse nuk ndryshoni mënyrë te sjelli keni për t’u ndare me shpejt nga sa mendonit. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe ka gjase te kenë dashuri me shikim te pare. Buxheti do filloje te përmirësohet pas te martës, kështu qe mund te bëni plane për disa investime afatgjata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me gjumin dhe me shpinën. Ne pune mund te ngjiteni një shkalle me lart ne profesionin tuaj dhe do ndiheni krenare. Po vazhduat kështu shume shpejt do arrini atë qe keni ëndërruar. Me familjen çdo gjë do ece si duhet.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jave shume e këndshme do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Do kaloni çaste pasionante dhe nuk do doni te ndaheni për shume kohe nga partneri. Beqaret ditët e para nuk do realizojnë dot asnjë takim, ndërkohë qe pas te mërkurës gjithçka do ndryshoje. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, kështu qe nëse nuk doni te keni probleme, bëjini me maturi te gjitha shpenzimet. Për shëndetin do jete një jave e kënaqshme. Do ndiheni me te qete dhe nuk do i keni me shqetësimet e një jave me pare. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Shume do ju kenë zili, por nuk do ju arrijnë dot. Jeta familjare do jete shume e qëndrueshme.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dielli dhe Merkuri do e zbukurojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift këtë jave. Te dy do jeni ne dispozicion te njeri-tjetrit dhe do mundoheni ta plotësoni çdo dëshirë. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen mire, por yjet parashikojnë qe kjo dashuri te mos zgjasë shume dhe mund t’i zhgënjejë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë po shpenzuat me sy mbyllur, shume shpejt ato do sterrojnë. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume here me e mire se disa dite me pare. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do e bëni me qejf një detyre te dhënë dhe keni për ta arritur me shpejt objektivin. Me familjaret do keni mos dakordesi dhe debate.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Këtë jave do dini si te silleni me partnerin ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush te ketë vetëm përmirësime. Ai nga ana tjetër do ju surprizoje ne momentet qe me pak e prisni. Do duket qarte se ndjenjat për njeri-tjetrin janë ende te forta si ne fillim. Beqaret do fillojnë papritur një lidhje te qëndrueshme dhe qe do ua mbushe zemrën me gëzim. Financat menaxhojini me kujdes sepse po gabuat keni për te vuajtur tej mase. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Shmangni sa me shume alkoolin, gjerat pikante dhe ato me shume yndyre. Ne pune mos bëni asgjë me sy mbyllur, por reflektoni dhe gjeni rrugën me te drejte. Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Këtë jave ka mundësi te keni divergjenca te forta me partnerin për shkak te disa dyshimeve mbi te shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me te, ose mbylleni njëherë e mire atë kapitull qe ne fakt nuk ju prek aspak. Beqaret ka mundësi te kenë njohje mjaft interesante sidomos gjate ditës te mërkurë dhe te shtune. Mire është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin te fituar. Financat do jene me te favorizuara se asnjëherë me pare. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Ne pune do jeni te duruar dhe optimiste, prandaj gjerat do ju ecin me se miri. Jeta familjare do jete e këndshme.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 25. mars deri 31. mars 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.
DEMI21. prill – 21. maj

Jave e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i kaloni te gjitha pengesat dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dini si dhe ke te joshin. Dita me më fat do jete e mërkura. Financat do përmirësohen tej mase jo vetëm nga ndihma e te afërmve, por edhe nga strategjia qe keni ndjekur ju kohet e fundit. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me gjumin dhe shpesh do ndiheni pa fuqi. Mos lini pa konsumuar frutat dhe perimet e stinës. Ne pune mos merrni vendime te nxituara sepse do pendoheni. Kërkoni ndihmën e miqve nëse nuk jeni shume te qarte. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë jave do bëni te pamundur qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen tej mase. Ne planin financiar mund te bëni gabime te njëpasnjëshme dhe situata nuk do jete e qëndrueshme. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas te enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Ne pune do i keni shume te qarta hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jete ne gjendjen me te mire.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jave e mbushur me peripeci do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ata qe kane pasur prej kohesh probleme edhe mund te ndahen përfundimisht. Te tjeret duhet te luftojnë fort qe ta mbajnë gjendjen te qëndrueshme. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse realiteti do ju duket i trishte. Financat do jene mjaft te kënaqshme. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë ato gjendja do përmirësohet shume shpejt. Për shëndetin përkujdesuni me tepër. Kujdes nga ndryshimet e temperaturave dhe nga virozat qe qarkullojnë. Ne pune do ja dilni mbanë me sukses dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar. Mund te merrni edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e qete.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete gjate kësaj jave. Do merreni vesh me mirëkuptim me partnerin dhe nuk do ju dalin aspak telashe. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk e presin dhe jeta do ju marre tjetër drejtim. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen pa u menduar gjate. Ne planin financiar duhet te shmangni investimet e ekzagjeruara sepse situata do ju dale jashtë kontrollit atëherë kur te mos e prisni. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Lodhja dhe temperaturat do bëjnë punën e vet. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni te logjikshëm dhe shume te matur, prandaj gjithçka do ju ece ashtu si e kishit parashikuar. Jeta familjare do ketë përmirësime te mëdha.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jave e mbushur me dialog do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do i ndryshojnë për mire ne jetën tuaj dhe emocionet do shtohen dite pas dite. Beqaret do kenë vetëm dashuriçka kalimtare he pa asnjë te ardhmen. Do ju duhet presin akoma me gjate për ndryshime. Financat do i keni nen kontroll gjithë kohës kështu qe gjendja do jete e kënaqshme ne çdo moment. Mund te bëni edhe disa investime afatgjata. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por qe me pak përkujdes nga ana juaj mund te zgjidhen. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me aq sa do arrini. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire dhe bashkëpunimi do forcohet.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Këtë jave do i rregulloni problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe pas te mërkurës do jeni me te qete. Do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe pa u lodhur aspak do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do shpenzoni pa ju dridhur dora dhe ky do jete një gabim i madh me shume pasoja. Me shëndetin duhet te jeni me te kujdesshëm. Nëse ju del ndonjë shqetësim duhet patjetër te merrni masa pa u përkeqësuar situata. Ne pune do keni shume vështirësi, por serish nuk do e humbni optimizmin. Te gjithë do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Jeta familjare do mbetet ashtu si ka qene.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Kjo jave do jete me e qete për te dashuruarit. Do ndiheni me te sigurte për ndjenjat e partnerit tuaj dhe nuk do kërkoni nga ai gjera ekstravagante. Beqaret duhet te bëjnë durim sepse vetëm ne fundjave do mund te gjejnë personin e duhur. Po u nxituan mund te bëjnë gabime. Ne planin financiar mund te ndërmerrni edhe disa rreziqe vetëm qe ta përmirësoni gjendjen. Do ja dilni mbanë. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi mund te ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni profesioniste dhe keni për te arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mund te merrni lavdërime, shpërblime, por edhe rritje ne detyre. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet si ka qene.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Klima yjore do jete shume e ngrohte këtë jave për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni plot çaste te lumtura me partnerin dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar. Beqaret qe kane kaq kohe qe po kërkojnë dashurinë me ne fund do kenë njohje interesante me persona qe do ja vleje te fillohet lidhje. Ne planin financiar mos bëni gabime sepse po filluan problemet nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën për shume kohe. Ne përgjithësi shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se duhet te bëni sa me pare një vizite tek dentisti. Ne pune koleget do jene gati te bashkëpunojnë me ju për t’i përmbushur sa me pare objektivat. Do keni me tepër arritje nga sa mendonit. Ne familja mund te ketë disa debate te vogla.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Mos u mbyllni ne vetvete gjate kësaj jave, por shprehjani partnerit çdo gjë qe do ndieni. Vetëm ne këtë mënyrë do afroheni me tepër me te. Harrojeni te shkuarën e hidhur dhe mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime fantastike te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Financat do përmirësohen aq shume ne mënyrë te papritur saqë do ju duhet sikur jeni neper ëndrra. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk ka qene asnjëherë me pare kaq e mire sa do jete këtë jave. Ne pune do keni goxha ngarkese, por do jeni këmbëngulës dhe te vendosur për t’ia dale mbanë. Asgjë nuk do ua ndale dot vrullin. Jeta familjare do jete e qete dhe pa probleme.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Do keni nevoje për me shume intensitet ne lidhjet tuaj ju te dashuruarit dhe për këtë duhet te flisni me partnerin. Ai është i vetmi qe mund t’iu ndihmoje. Pas te martës gjerat do vijnë duke u përmirësuar. Beqaret do realizojnë takime te bukura ne vende qe nuk ua kishte marre ndonjëherë mendja. Financat nuk do jene te këqija, por nuk duhet kurrsesi te kryeni shpenzime te pamenduara te cilat mund t’iu rrënojnë. Për pjesën me te madhe shëndeti do jete i shkëlqyer. Vetëm disa mund te ketë probleme me frymëmarrjen për shkak te ndryshimit të klimës. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe te vendosur. Do i përmbushni te gjitha synimet. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 1. prill deri 7. prill 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Jave edhe me pozitive sesa mendohej kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh me partnerin dhe se bashku do hidhni hapat e duhura. Beqaret do kenë një takim shume te papritur ne momentin qe do jene edhe te zënë me pune. Gjithsesi ajo qe është e shkruar do ndodhe dhe shume gjera do ndryshojnë për ta. Yjet gjithashtu do iu mbështesin ne planin financiar dhe do iu shtyjnë te tregoheni me kursimtare. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç lodhjes qe here pas here mund te shkaktoje dhimbje muskujsh apo dhimbje koke. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me pak. Jeta familjare pritet te jete me e ngrohte.
DEMI21. prill – 21. maj

Jave mjaft harmonike kjo edhe për ju te kësaj shenje dhe qe jeni ne një lidhje. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqaret do kenë tërheqje fizike për disa persona me te mëdhenj se ata. Kujdes mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik dhe tregoheni te kujdesshëm me ushqimin. Ne te kundërt mund te lindin disa probleme. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do merrni te gjitha meritat qe iu takojnë. Me familjaret marrëdhënia do ftohet paksa.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Kjo jave nuk do jete ashtu si ju e keni pritur. Do ketë çaste te këndshme, por nuk do mungojnë as debatet dhe mosmarrëveshjet, shpesh te ashpra. e mira është te mos merrni vendime te nxituara ne gjaknxehtësi e sipër. Beqareve do ju pëlqejnë çmendurie dhe do fillojnë aventura emocionuese. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje se me pare. Po i late gjerat te rrjedhin vete mund te keni me tepër vështirësi. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes me alkoolin dhe me yndyrën e tepruar. Ne pune do bëni çfarëdo lloj lëvizjeje qe te arrini atje ku dëshironi. Do i mahnitni te gjithë me arritjet tuaja. Ambienti ne familje do jete konfliktuar.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jave shume e bukur kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe do argëtoheni mjaft me njeri tjetrin. Ditën e enjte mund te merrni edhe një propozim qe do ju habite. Beqaret do tërhiqen nga persona te papërshtatshëm prandaj mire është te mos hedhin hapa te nxituara. me financat do keni goxha vështirësi. Nëse vazhdoni te shpenzoni me te njëjtin ritëm do keni edhe probleme serioze. Shëndeti këtë jave do lere për te dëshiruar, prandaj tregoheni te kujdesshëm si me ushqimin ashtu edhe me lodhjen. Ne pune, pas shume peripecive do arrini atje ku dëshironi. Me familjaret duhet te tregoheni te matur dhe te mos tregoheni posesive.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Kjo jave do ketë edhe dite shume te trazuara, por edhe nga ato pasionantet dhe te mbushura me gëzim. Shfrytëzojeni gjithsecilën dhe tregohuni gjithmonë te matur. Beqaret me ne fund nuk do ndihen te vetmuar pasi persona inteligjente do kërkojnë t’i kenë pranë. financat do vazhdojnë te mbeten delikate e ndërkohë do ju duhet te kryeni shpenzime te domosdoshme. Kujdes! Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe merrni masa për çdo lloj shqetësime qe te keni. Puna do ece me se miri, madje pritet edhe ndonjë rritje page. Shefat do kenë me tepër besim tek ju. Jeta familjare nuk do jete shume e qëndrueshme.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë jave marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene aspak e mire. Shpesh do debatoni me atë qe keni ne krah dhe nuk do e pranoni kurrsesi se mund ta keni gabim për diçka. Beqaret do preferojnë t’i shmangin njohjet e reja, pasi nuk do ndihen gati për ta ndare jetën me dike. Tani për tani ju pëlqen vetmia dhe pavarësia. Me financat nuk keni për te pasur probleme, kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e menduara. Për te pasur një shëndet te mire duhet te kujdeseni me tepër për veten. Mos neglizhoni gjumin, te ngrënin apo edhe ushtrimet fizike. Ne pune do merrni një tjetër drejtim edhe me te suksesshëm se ai qe kishit pasur me herët. Marrëdhënia me familjaret do jete akoma me e ngrohte se me pare.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Mos kërkoni te bëni çmenduri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe me realizëm. Beqaret ka gjase te realizojnë një takim te veçante i cili edhe mund t’i çoje drejt një lidhjeje serioze. Gjithsesi shkallet duhen ngjitur me ngadalë. Financat do jene disi me te qëndrueshme, megjithatë ende nuk është koha për te kryer shpenzime te mëdha. Shëndeti do vije duke u përmirësuar nga dita ne dite. Ne pune nuk do dorëzoheni derisa te arrini atje ku e kishit planifikuar. Disa miq te ngushte do iu mbështesin fort. Ne familje do keni një gëzim te madh.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do kaloni momente te paharruara pranë atij qe dashuroni dhe ndjenjat do i shprehni akoma me tepër. Emocionet kane për te qene te forta dhe te veçanta. Beqaret do jene plot gjallëri dhe dëshirë për te provuar kënaqësi te reja. Ata do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Ne planin financiar do keni shume fat. Gjendja do stabilizohet aq shume saqë do ju duket çudi qe para disa kohesh keni pasur vështirësi. Shëndeti mund te jete paksa i trazuar dy ditët e para, megjithatë gjendja do ndryshoje shpejt. Ne pune duhet t’i dyfishoni përpjekjet qe te arrini majat. Jeta familjare do jete si zakonisht. Nuk pritet asnjë problem.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Mos u tregoni posesive gjate kësaj jave ju te dashuruarit sepse mund te keni probleme dhe vështirësi te mëdha ne jetën sentimentale. Te gjithë kane kontradikta, por duhet te mësoni ta menaxhoni edhe ne ato raste situatën. Beqaret do marrin propozime te ndryshme, por as vete nuk do e dini se çfarë te bëjnë. Nëse doni qe financat te jene pozitive, duhet patjetër te ulni sa me shume shpenzimet. Nuk është ende koha e duhur. Shëndeti do ketë probleme te vogle. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do i zgjidhni edhe problemet delikate dhe do ndiheni shume me te qete. Mund t’iu bëhen edhe propozime te reja mjaft interesante. Jeta familjare do jete e trazuar.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Fale ndikimit te madh te Neptunit, jeta juaj ne çift do jete goxha e trazuar. Për disa mund te ketë probleme me komunikimin dhe kjo do sjelle mosmarrëveshjet me te mëdha. Gjithsesi nëse i kuptoni gabimet dhe toleroni nga pak, gjithçka do zgjidhet shpejt. Beqaret do jene te vendosur ta shfrytëzojnë sa me shume lirinë e tyre dhe mund te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen tej mase pas ditës se marte. اdo gjë do e keni nen kontroll tashme. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por asgjë serioze dhe shqetësuese. Mund te rini te qete. Ne pune nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse mund te humbisni edhe ato qe keni arritur. Me familjaret do merreni vesh me se miri.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse doni te keni me shume momente te lumtura ne jetën tuaj ne çift këtë jave, duhet te bëni me tepër lëshime ndaj partnerit. Po u treguat strikte mund te keni goxha mosmarrëveshje dhe do mërziteni. Beqaret do kenë një periudhe me fat. ata do realizojnë takime te njëpasnjëshme dhe do e fillojnë edhe lidhjen me një person tepër te përshtatshëm. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe do ndiheni me te qete. Falënderojini edhe miqtë. Gjendja shëndetësore nuk do jete e qëndrueshme, megjithatë mos u alarmoni për gjene me te vogël. Ne pune do ia dilni mbanë dhe do i përfundoni me sukses projektet e nisura me herët. Me familjaret mund te keni disa mosmarrëveshje te vogla.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jepni maksimumin gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do e ndryshoni për mire atmosferën e jetës ne çift. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë edhe vete do habiteni. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te shlyeni edhe te gjitha borxhet. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shmangni dietat drastike sepse do keni probleme serioze. Kujdes duhet te bëjnë edhe ata qe vuajnë nga diabeti. Ne pune nuk do i keni gjerat aq te thjeshta, por ne fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Jeta familjare do ketë tronditje.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 8. prill deri 14. prill 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave duhet patjetër te bëni ndryshime ne jetën tuaj ne çift sepse kështu si është situata mund te mërziteni pamase. Flisni hapur me are qe keni ne krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Beqaret do kenë një jave te mbushur me njohje te reja dhe emocione. Ata do e ndryshojnë edhe perceptimin qe kishin për dashurinë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për te pasur vështirësi akoma me te mëdha. Shëndeti nuk do jete i mire. Shpesh mund te keni shqetësime dhe probleme qe as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për te qene një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi te madhe te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Jeta familjare do jete mjaft konfliktuale.
DEMI21. prill – 21. maj

Gjate kësaj jave, te nxitur nga Merkuri, do keni kurajën te flisni edhe për tema delikate me ate qe keni ne krah. Do ndiheni shume me te qete pasi te keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe me tepër. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet e mëdha qe kane ëndërruar. Ne planin financiar nuk pritet te keni as problemin me te vogël pasi se fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri te ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur me tepër nen kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha pengesat dhe do i arrini me ne fund objektivat qe i kishit vene vetes. Me familjaret mund te keni mosmarrëveshje te vogla.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mire gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Jeta familjare do vazhdoje te jete e ekuilibruar.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj ne çift do jete mjaft pozitiv këtë jave. Do jeni te qete dhe te duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Beqaret gjithashtu do kalojnë momente te këndshme me disa persona te njohur rishtazi dhe do jene gati edhe te hedhin hapa. Me shpenzimet duhet te jeni sa me te matur pasi situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund te ketë disa probleme te vogla, por nuk duhet te alarmoheni. Beni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Ne pune do ecni ne baze te planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjerat kane për te ecur siç duhen. Jeta familjare do jete e qete dhe bashkëpunimi do mbetet i forte.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do përmirësohet dita ditës këtë jave dhe pas te mërkurës mund te ketë edhe surpriza te jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret nuk do ndihen gati te sakrifikojnë lirinë e tyre për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Do bëjnë disa gabime te pafalshme. Buxheti do vazhdoje te mbetet i mire dhe do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni menduar. Për shëndet me te mire ka ardhur momenti te kujdeseni për ushqimin dhe te shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shume shpejt do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin pengesa te shumta dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni. Jeta familjare nuk do jete ashtu siç pritej.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë jave nuk do doni aspak te qëndroni ne qetësi ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe te luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet me mire dhe gjithçka qe do ju beje te dyve te ndiheni mire. Beqaret do e shfrytëzojnë ne maksimum lirinë e tyre dhe nuk do duan te ndryshojnë status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu qe bëni kujdes me te gjitha shpenzimet nëse nuk doni te mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Ne pune do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bere nga disa kolege te rinj. Ne familje do mbizotërojë harmonia.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift këtë jave. Do kaloni vetëm momente te bukura pranë partnerit dhe as qe do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia dhe kjo mund t’i shtyje te bëjnë gjera te gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jete ashtu si keni dashur dhe mund te bëni edhe sakrifica për te mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenare. Shëndeti për fat te mire do jete i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni te motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë. Me familjen tregohuni me te dashur.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do i jepni prioritet absolut këtë jave jetës tuaj ne çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia ne çift do jete fantastike pas te martës dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do kënaqen pafund pasi do arrijnë ta bëjnë për vete një person qe ju bënte rezistence prej kohesh. Ne planin financiar gjerat do ecin shume here me mire se ditët e fundit. Do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet te përkujdeseni akoma me shume. Mbrohuni nga dielli dhe mos qëndroni neper vene ku bën korent. Ne pune nuk do preferoni te bëni shume ndryshime, por ne fakt do jeni te detyruar dhe keni për te përfituar nga te mirat qe këto ndryshime do sjellin. Familja e qete.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj jave. Shpeshherë do jeni nen tension dhe do keni debate te forta ne çift. Mos u nxitoni ne asnjë mënyrë për te marre vendime te menjëhershme. Beqaret gjithashtu duhet te bëjnë kujdes pasi personat qe do takojnë nuk janë bere posaçërisht për ta. Beni edhe pak me shume durim. Gjendja e financave do jete goxha me e mire dhe do arrini te kryeni edhe disa investime me interes te madh. Edhe shëndeti ka për te qene i mire ne tërësi, pavarësisht se nuk do mungoje here pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Ne pune do keni sukses te garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ata qe janë ne një lidhje do jene me shprehës gjate kësaj jave dhe kjo do rindeze pasionin. Venusi do jete planeti qe do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do i udhëheqë ne rrugën e duhur. Beqaret do kalojnë momente mjaft delikate, por ne fund kane për te gjetur personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mos bëni gabim te jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund te jeni nervoze, mund te keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Ne pune do keni fushe te lire për te bere çdo gjë qe do mendoni. Gjerat do vendosen me ne fund ne vije. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Jupiteri do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do kaloni plot momente te këndshme se bashku. Kujdes duhet te bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktoje vërtet probleme. Beqaret do kenë takime te papritura dhe mund te fillojnë lidhje pasionante. Ne planin financiar do ekzistoje gjithë kohës ekuilibri dhe mund te bëni pa frike edhe ndonjë shpenzim te vogël. Shëndeti do jete i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Ne pune te gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallet drejt suksesit dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do jete e qete dhe mjaft e kënaqshme.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Kjo jave do jete mjaft sensuale dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka qe kane dashur do ju realizohet me se miri. Beqaret duhet te tregohen shume te kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi te pranojnë te dalin me persona fanatike dhe xheloze. Do vuajnë ne te ardhmen. Me financat do jeni me te organizuar dhe me te arsyeshëm. Nuk do ndonjë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jete goxha i mire. Do keni imunitet te forte dhe nuk do prekeni nga asgjë. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do i habisni qe te gjithë me ato qe do arrini. Vazhdoni ne këtë rruge dhe keni për ta pare se ku do arrini. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor nga 15. prill deri 21. prill 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Do keni dëshira te çmendura sot ju qe jeni ne një lidhje do bekoni qe partneri t’ua plotësojë te gjitha. Gjithçka do varet nga humori i partnerit. Beqaret do flirtojnë me shume persona dhe ka rrezik te krijojnë një përshtypje te keqe për veten. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe zgjuarsi dhe do ju dalin para edhe për te hequr mënjane. Shëndetin nuk do mund ta mbani dot te qëndrueshëm. Do keni shqetësime nga koka, nga barku dhe madje edhe nga dhembet. Merrni masa pa qene shume vone. Ne pune mos prisni gjithmonë nga te tjerët, por mundohuni qe t’ia dilni mbanë vete. Edhe nëse pengoheni do mësoni nga gabimet. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.
DEMI21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete shume me e qete gjate kësaj jave. Do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje për gjithçka. Partneri mund te mendoje t’iu surprizoje ditën e mërkurë. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dashurinë, por nga ana tjetër dikush do ju shfaqet papritur dhe nuk do i rezistojnë dot. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe do e frenoni veten për shpenzime. Shëndeti do jete akoma me i mire nga sa e kishit menduar. Ne fundjave madje do jeni plot energji. Jeta profesionale do ketë disa përmirësime. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do vazhdoni me qetësi atë qe keni nisur. Me familjaret tregohuni sa me te matur dhe me te kujdesshëm.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete mjaft e trazuar këtë jave. Do jeni me tepër xheloze nga sa duhet dhe do debatoni për gjene me te vogël me partnerin. Beqaret do preferojnë aventurat me shume sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jene te mëdha dhe ne çdo moment te ditës. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe gjendja financiare nuk do jete ne gjendjen me te mire. Ndryshoni sa me pare strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme për pjesën me te madhe. Shmangni edhe kafene, çajin, alkoolin dhe duhanin për t’u ndier me ne forme. Ne pune vështirësitë do jene goxha te mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget do arrini atje ku doni, ne te kundërt do vazhdoni gjate te qëndroni atje ku jeni. Jeta familjare do lere për te dëshiruar.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Kujdes me kapricot e shumta ju te dashuruarit sepse këtë jave situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Partneri nuk do jete ne humor shume te mire dhe problemet mund te jene te zjarrta. Hëna do ketë ndikim mjaft pozitiv tek beqaret. Ata nuk do kenë për çfarë te qahen, përkundrazi do e gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar kaq shume. Buxhetit nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo mund te sjelle pasoja shume te renda. Shume shpejt do keni nevoje për shuma me te mëdha parash. Shëndetin e keni lënë pas dore prandaj mund t’iu dalin goxha probleme edhe ne këtë sektor. Për fat te mire ne pune klima do jete ndryshe. Jupiteri dhe Venusi do iu ojne drejt suksesit. Edhe jeta familjare do jete e qete.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift ka për te qene mjaft harmonike këtë jave. Partnerin do e keni mbështetje për gjithçka dhe ai do ua beje gjerat me te lehta ne çdo sektor. Marrëdhënia ne çift dhe jeta intime do jete gjithashtu e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do arrijnë dot te kenë asgjë konkrete edhe pse do bëjnë te pamundurën. Financat nuk do jene aspak te mira. Paratë qe do keni nuk do ju mjaftojnë as për shpenzimet me te domosdoshme. As gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si e keni pritur. Lodhja do beje te veten dhe ne disa momente do ndiheni pa fuqi. Ne pune tregohuni te matur dhe mos hidhni hapa te pamenduara sepse po gabuat mund te rrënoni te ardhmen. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë jave do e keni te vështirë te merreni vesh me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe mosmarrëveshjet do jene te vazhdueshme. Partneri do tregohet shume i largët dhe nuk do i përjetoni emocionet qe keni menduar. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe angazhime dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene paksa me delikate se kohet e fundit megjithatë jo aq keq sa për te vene alarmin. Gjendja shëndetësore do lere për te dashuruar. Shpesh do keni shqetësime nga barku, por edhe probleme me lëkurën. Ne pune do arrini atje ku keni dashuri edhe fale mbështetjes se disa kolegeve tuaj. Familja pa asnjë problem.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Këtë jave do i merrni gjerat shume me seriozisht ju te dashuruarit dhe mes jush dhe partnerit nuk do ketë asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Pas te mërkurës mund te mendoni edhe për ndonjë surprize ndaj njeri-tjetrit. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe kane për ta gjetur shpirtin e tyre binjak. Jeta do ju ndryshoje me pare dhe me mire nga sa e kishin menduar. Financat do jene te mira. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te kryer edhe ndonjë shpenzim me shume ose për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti do jete i qëndrueshëm për ata qe kane ditur te përkujdesen dhe nuk kane abuzuar me ushqimet e ndaluara. Ne pune do i kaloni një nga një te gjitha pengesat.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Merkuri do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift këtë jave. Ai do ua ndriçoje pafund mendimet dhe do ju beje t’i hidhni hapat te mire menduara. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj gjeje vetëm e vetëm qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Mundësitë do jene te shkëlqyera. Te ardhurat do fillojnë gjithashtu te përmirësohen. Do jeni te matur dhe te logjikshëm me çdo hap qe do hidhni. Për shëndetin nuk do keni për se te qaheni. Gjendja do jete e shkëlqyer. Edhe ata qe mund te kenë pasur shqetësime apo qe mund te kenë bere ndonjë operacion kirurgjikal do ndihen me ne forme. Ne pune yjet do jene bujare me ju dhe do ju çojnë ne drejtimin e duhur. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Ka rrezik qe Plutoni t’iu nxite te mos tregoheni tolerante gjate kësaj jave. Here pas here mund te keni edhe debate te forta me atë qe keni ne krah dhe nuk do gjeni zgjidhje për asgjë. Disa madje mund te vendosin edhe te ndahen. Beqaret duhet te jene shume te matur. Mire është te mos ju besojnë te gjithë personave qe do i joshin nëse nuk duan te lëndohen. Te ardhurat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme edhe fale ndihmës qe do iu japin disa te afërm. Megjithatë mund te merrni edhe një shpërblim nga puna. Shëndeti do jete goxha i mire. Nuk pritet te kini asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni mjaft te organizuar dhe nuk do bëni asnjë gabim. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave do i Beni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta përmirësoni sa te mundeni jetën ne çift.. Me pak mundim dhe sakrifica do ja dilni mbanë. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje, përkundrazi do ja lënë gjithçka kohës. Financat do përmirësohen tej mase, por kjo nuk do te thotë qe brenda javës ju t’i boshatisni serish xhepat duke shpenzuar kuturu. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Me shume kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga sëmundjet kronike. Ne pune do jeni te guximshëm, këmbëngulës dhe largpamës. Do arrini çdo gjë qe do dëshironi. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Perspektivat janë goxha te mira këtë jave për gjithë te dashuruarit. Do ja kaloni mire me partnerin dhe do i lini pa krahëve te gjitha pengesat qe keni hasur ne te shkuarën. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me takime impresionuese dhe do jete ne anën e tyre përzgjedhja e personin te duhur. Financat do jene prioritare ne çdo moment. Do e frenoni veten kur te kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jete i keq. Shëndeti do jete me i qëndrueshëm se një jave me pare. Do kujdeseni për veten dhe do ushqeheni si duhet. Edhe gjendja psikologjike do jete e shkëlqyer. Ne pune do ketë ndryshime te mëdha sidomos për ata qe kane qene te papune deri me sot. Shfrytëzojini te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Me familjaret do keni konflikte te njëpasnjëshme dhe nuk do i pranoni gabimet.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Asnjë planet nuk do ketë ndikim këtë jave ne jetën tuaj ne çift kështu qe çdo gjë do jete ne dorën tuaj. Mundohuni te ruani ekuilibrin dhe ta surprizoni ne disa momente partnerin. Beqaret nuk duhet te kërkojnë menjëherë te martohen me një person qe do njohin sepse ne këtë mënyrë do e trembin atë. Ne planin financiar nuk do jeni aspak me fat dhe gjendja do vazhdoje te mbetet goxha delikate. Shëndeti do kërkojë me tepër përkujdes dhe maturi. Nëse do ndiheni te lodhur, shtrihuni dhe mos qëndroni gjate zgjuar ne mbrëmje. Ne pune do jeni me te përgjegjshëm se disa kohe me pare dhe do dini si te dilni nga situatat e vështira. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi javor


Horoskopi javor nga 22. prill deri 29. prill 2019
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/dashi.png"}[/IMG2]DASHI21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire këtë jave. Do konfliktoheni edhe për gjera elementare dhe asnjeri nuk do hape rruge. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te fryje ndonjë stuhi e fuqishme. Beqaret do kenë një periudhe te ndërlikuar dhe do jete me mire te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe mos kryeni shpenzime te panevojshme. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm sepse ju do dini si te kujdeseni ne çdo moment për veten. Jeta profesionale do ketë shume ulje dhe ngritje. Mundohuni te mos shpërqendroheni dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve. Jeta profesionale do jete e ndërlikuar tej mase.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/demi.png"}[/IMG2]DEMI21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj jave. Nuk do i nënshtroheni rutinës, por do mundoheni qe ta bëni te veçante çdo moment. Partneri do jete dakord për gjithçka. Beqaret do kenë takimin qe kane ëndërruar prej shume kohesh dhe jeta do ju marre drejtimin e shumëpritur. Ne pune duhet te jeni te matur sepse ne te kundërt situata mund te përkeqësohet edhe me tepër. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, përkundrazi do jeni edhe me ne forme se me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga stomaku do jete me te qete. Ne pune ka mundësi qe gjithçka t’iu ece sipas planeve. Shume shpejt do i arrini edhe objektivat. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/binjaket.png"}[/IMG2]BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj jave dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Do i kuptoni disa gabime qe keni bere me herët dhe do kërkoni falje. Beqaret ka mundësi te fillojnë aventura kalimtare qe do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Buxhetin duhet ta keni me tepër ne vëmendje sepse po filluan problemet zor se do e stabilizoni shpejt situatën. Jupiteri dhe Plutoni nuk do e favorizojnë shëndetin. Do ndiheni pa fuqi dhe mund te keni edhe çrregullime tensioni. Ne pune do filloni disa projekte gjigande te cilat pas disa kohesh do sjellin përfitime te mëdha si financiare ashtu edhe profesionale. Me familjaret do jeni te kuptueshëm dhe tolerante.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/gaforrja.png"}[/IMG2]GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume te drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo do jete ajo qe do i pëlqejë me tepër atij qe jeni ne krah. Nuk do debatoni për asgjë, përkundrazi mund te merrni vendime te rëndësishme. Për beqaret me ne fund mund te shfaqet princi i kaltër dhe jeta do marre drejtimin e ëndërruar. Buxheti nuk do jete delikat, por nëse e shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve gjendja do përmirësohet edhe me shume. Shëndeti do jete me i mire. Do shëroheni plotësisht dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni paksa konfuze ditët e para, por nga e mërkura do kthjelloheni dhe do hidhni hapat e duhura. Me familjaret gjerat nuk do ecin shume mire.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/luani.png"}[/IMG2]LUANI23. korrik – 22. gusht

Do keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj jave, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni te jeni disi me tolerante dhe te kuptueshëm sepse po vazhduat me kokëfortësi do e shkatërroni lidhjen. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Buxheti do ketë vështirësi te mëdha. Po nuk e pranuat ndihmën e te afërmve nuk do ja dilni dot mbanë vete. Shëndeti duhet pasur me nen kujdes. Mos shpenzoni energji kot dhe mos e teproni me aktivitetin fizik. Ne pune me pak me shume besim tek vetja dhe me pak përpjekje do arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e kënaqshme dhe pa probleme.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/virgjeresha.png"}[/IMG2]VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Kjo jave ka për te qene një periudhe e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje. Do gjeni harmoninë ne krahët e partnerit tuaj dhe do e kuptoni edhe vete qe po ju llastojnë se tepërmi. Beqaret do bëjnë gjithçka qe te munden vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Venusi do përkujdeset për ta. Financat do arrini t’i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do ju përmirësohet me shpejt nga sa mendonit. Beni disa investime pa humbur kohe sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me tretjen dhe probleme dermatologjike. Ne pune here pas here do ndiheni te bllokuar dhe nuk do përqendroheni dot. Familja e qete.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/peshorja.png"}[/IMG2]PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, këtë jave gjerat do fillojnë te normalizohen. Do jeni me tolerante dhe gati për te bere gjithçka qe do ju sugjeroje partneri. Beqaret nuk duhet te afrohen me çdo person qe do i joshe sepse disa nuk kane ashtu si duken. Preferoni te njiheni mire para se te hidhni hapa. Ne planin financiar mos ndërmerri rreziqe pa verifikuar pasojat qe mund te vijnë sepse do pendoheni. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes edhe me aksidentet qe mund te ndodhin ne pune. Jeta profesionale do jete e kënaqshme dhe do i realizoni te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje do mbizotërojë qetësia dhe harmonia.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/akrepi.png"}[/IMG2]AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume te përgjegjshëm këtë jave ju te dashuruarit dhe gjithçka do ju rrjedhe sipas planeve. Do i jepni fund njëherë e mire rutinës dhe do mundoheni te gjeni çdo arsye për te qene te lumtur. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por nga ana tjetër do kenë frike edhe te hedhin hapa. Gjendja e financave do ndryshoje për mire ne mënyrë te papritur. Do jeni te qete kur te shpenzoni dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete i keq nëse nuk e teproni me qetësuesit dhe me pijet energjike. Ne pune nuk do lindin aspak probleme dhe vështirësi, kështu qe do i vazhdoni me qetësi projektet e nisura. Jeta familjare nuk do jete shume e qete.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/shigjetari.png"}[/IMG2]SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave nuk do jeni aspak te kujdesshëm me partnerin dhe kjo mund te sjelle disa probleme me te. Mos këmbëngulni gjithmonë te dale e juaja sepse do jete një gabim me pasoja. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë takime fantastike dhe jeta do ju ece ne drejtimin e duhur. Ne planin financiar mund te keni edhe disa tronditje sepse Plutoni do ju nxite te kryeni shpenzime te konsiderueshme pa i bere me pare llogarite. Shëndeti do vije duke u përmirësuar. Edhe ata qe vuajnë nga reumatizma apo dhimbja e shpinës do qetësohen. Ne pune duhet te jeni me serioze dhe largpamës qe t’ia dilni mbanë. Ne familje do ju dalin disa probleme te vogla qe do duan durim për t’u zgjidhur.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/bricjapi.png"}[/IMG2]BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Rutina e përditshme do ju rendoje pafund gjate kësaj jave dhe kjo gjë mund te preke disi edhe ecurinë e lidhjes tuaj. Mund te acaroheni për gjithçka dhe do debatoni me partnerin tuaj. Beqaret do takojnë dike gjate fundjavës. Ditët e tjera do vazhdojnë rutinën. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Gjithë përkudjesi i kohëve te fundit do shpërblehet këtë periudhe. Gjendja fizike dhe ajo morale ka për te qene e kënaqshme. Po praktikuat not ose yoga do ndiheni edhe me ne forme. Ne pune do keni performanca te shkëlqyera dhe nuk do gaboni aspak. Besimi ne vetvete do ju shoqërojë gjithë kohës. Me familjaret do kaloni vetëm çaste pozitive.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/ujori.png"}[/IMG2]UJORI21. janar – 19. shkurt

Mundohuni qe te mos qëndroni asnjë moment ne heshtje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje. Nëse ju dalin problemet diskutojini hapur ato me atë qe keni ne krah sepse vetëm kështu do i zgjidhni shpejt. Beqaret do jene te drejtpërdrejte dhe ka mundësi te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse po filluan problemet keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti nuk do jete ashtu si duhet dhe kjo për fajin tuaj. Po nuk hoqët dore nga duhani, alkooli apo qetësuesit keni për te vuajtur edhe me tepër. Ne pune nuk do i druheni asgjëje dhe do tentoni gjithçka. Vështirësitë nuk do mungojnë, por ne fund do ja dilni. Jeta familjare do jete e qete.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/peshqit.png"}[/IMG2]PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do dashuroheni pa dorashka me partnerin. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do arrijnë ta joshin personin qe pëlqejnë. Nga e enjtja për ta do filloje një etape e re. Merkuri do ua qartësojë mendimet ne planin financiar dhe situata do vije dalëngadalë duke u stabilizuar. Po t’i kishit marre me pare këto masa gjendja do ishte shume me ndryshe. Shëndeti do jete i mire ditët e para, por me pas do filloje te ketë probleme te vogla. Këshillohuni me mjeket specialiste sa me pare. Ne pune do keni vështirësi dhe pengesa te shumta. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si me pare dhe do brengoseni. Familja e qete.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staff member
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/bricjapi.png"}[/IMG2]BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Beqaret do takojnë dike gjate fundjavës.
U dashka organizuar dicka per fundjave :p lol

 
Top