Honore de Balzak

*Mia*

Slave To The Rhythm
Honore de Balzak (Tur, 1799 — Paris, 1850)

Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Europën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përziehet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti: një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: ثshtë ky kompleksitet i pabesuesëm qe e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë.
I ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez,u martua në moshën pesëdhjetenjë vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare: kjo histori e vërtetë mund të sherbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jete të vetmuar. I mbyllur ne kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijeria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij– Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu ne autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhëtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.

Fillimet e një shkrimtari
Ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por me të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjecare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan nje dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme: Jean Louis, l'Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët,ndikimin nga emrat e borgjezisë: Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.
 
Last edited:

*Mia*

Slave To The Rhythm
Jeta private dhe frymëzimi.
Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu nje ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do t'i qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë se znj.Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, znj.de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut, si znj.de Mortsof apo znj.de Barzheton (Iluzionet e humbura). Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë i fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqen tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin, por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.

Bizneset dhe veprat e para me vlerë Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi i ananasëve në Paris. Pra ai është i detyruar t'i rikthehet letërsisë. Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik,sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tone humori institucionin e martesës. Skenat e para te jetës private do të shfaqen në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet i famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.
 

alfonci

Veri investigatio
Ky mbetet gjithmone shkrimtari im i preferuar. I pazevendesueshem
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Gjithashtu dhe i imi...kam lexuar pese libra te tij..dhe me kan pelqyer jasht mase,sidomos " Xha Gorioi"
 
Une dy libra kam lexuar nga ky shkrimtar i madh...Ka nje opus shume te madh veprash por une kam lexuar vetem ,,Xha Gorio'' dhe ,,Evgjeni Grande''.
 

Gurrakociani

Gurrakociani
Një gjeni i një universi të çmendur letrar

E vërtetë, Balzaku është pa dyshim gjeniu ( mjeshtri) më i madh i romanit në këtë Univers të çmendur letrar.
Nuk do ta ndërroja as me klubin e Real Madridit hahaah...
Respekt,
Gurrakociani 2009
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Honore de Balzak

Ah, po të isha i pasur, po ta kisha ruajtur pasurinë time e të mos ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet me të puthura! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, shërbëtorë, zjarr për t’u ngrohur, dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me gjithë burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha. Kurse tani s’kam asgjë! Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat. Oh! Ku janë paratë e mia? Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të më rrinin te koka, s’do të dinin ç’të më bënin më parë, do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja.
Ato të dyja kanë zemër prej guri. Kaq e madhe ishte dashuria ime për to, saqë s’mbetej vend për dashurinë e tyre ndaj meje. Një atë duhet të jetë gjithmonë i pasur, duhet t’i mbajë për freri fëmijët e tij, si kuajt e hazdisur. Kurse unë rrija në gjunjë para tyre. Faqezezat!
(Pjese nga :Xha Goroi)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
50 thënie gjeniale nga Honorè dë Balzak

50 aforizma nga Honorè dë Balzak

1 – Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.

2- Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera.

3- Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.

4- Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.

5- Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur

6- Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.

7- Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur.

8- Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.

9- Dashuria është poezia e shqisave.

10- Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, se sa perla.

11- Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit.

12- Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas

13- Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë.

14- Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua.

15- Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë.

16- Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë.

17- Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?

18- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!

19- Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

20 – Lumturia është poezia e gruas.

OHare-Honore-de-Balzac-Coffee-95021- Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.

22- Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur.

23- Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka.

24- Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij.

25- Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.

26- Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët.

27- Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve.

28- Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb.

29- Arti është natyra e koncentruar.

30- Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër.

31- Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat.

32- Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino.

33- Të lexuarit na sjell miq të panjohur.

34- E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna.

35- Ligjet janë rrjet merimange përmes së cilës merimangat e mëdha kalojnë ndërsa ato të vogla zihen në kurth.

36- Femrat janë gjithnjë të vërteta, madje edhe në mes të pavërtetave të tyre më të mëdha, për shkak se ato janë të ndikuara gjithnjë nga një ndjenjë e natyrshme.

37- اdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance.

38- Një ditë ju do të zbuloni se ka më shumë lumturi në lumturinë e dikujt tjetër se sa në vetë tonën

39- Martesa duhet të luftojë vazhdimisht kundër një monstre që gllabëron gjithçka: Rutinën.

40- Frikërat tona më të mëdha qëndrojnë në pritje.

41- Kushedi se ç’kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do.

42- Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.

43- Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet

44- Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë nuk mund ta kthejë atë në fakt.

45- Unë jam një poet i madh. Nuk i hedh poemat në letër, ato qëndrojnë në veprime dhe ndjenja

46- Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam.

47- Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.

48- Ah sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!

49- Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia

50- Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku./ Tirana Observer/
 
Top