Historia rrëqethëse e të riut shqiptar – i lutet të dashurës së tij që të mos abortoj

Milanisti

Larguar
Një histori dashurie, një “Romeo e Zhulieta” e kohëve moderne ka ardhur së fundmi në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Bëhet fjalë për një vajzë, sot 17 vjeçe e cila u njoh me djalin e ëndrrave të saj, edhe nëpërmjet rrjeteve sociale fillimisht.

Rrëfimi i kësaj historie vjen pikërisht nga djali, Alesio, i cili është 26 vjeç dhe për fat të keq nuk e ka pranë sot atë që do, ose më mirë ata që do, pasi vajza është shtatzënë.

Pas një kohe prej 2 muajsh bashkëjetese, prindërit e vajzës denoncojnë në polici dhe vajza rikthehet në shtëpi, ndërsa djali arrestohet por sërish fiton pafajësinë.

Prindërit e 17-vjeçares kishin deklaruar se vajza ishte mashtruar dhe më pas përdorur si prostitutë, por 26-vjeçari hedh poshtë të gjitha këto teori.

“Gjithçka ka nisur rreth 7 muaj më parë. Goca quhet F. Shabanaj sot 17 vite. Emrin e pagëzimit e ka Alesia. Një njohje moderne nëpërmjet celularit si fillim pastaj u takuam dhe gjërat ndodhen shpejt. U takuam në Fier kryesisht natën dhe pastaj erdhi një ditë në shtëpinë time ne mëngjes me një kushërirën e saj. Atë ditë e kuptoi familja e saj dhe filloi vazhdimisht ta dhunonte i ati. Kjo u bë shkak që ajo u largua nga shtëpia. Unë atëherë jetoja vetëm dhe ajo u vendos te banesa që jetoja. Pastaj familja e saj më kërcënonin me jetë për kthimin e vajzës. Nuk e cilësonin më vajzën si pjesëtare të familjes por si një turp”, ka rrëfyer Alesio.

Ai ka treguar se më pas të dy kishin ikur në Sarandë ku punonin në lokal nate dhe kërcënimet kanë vijuar edhe aty.

i-riu.jpg

“Më pas shkuam dhe u vendosëm në Sarandë. Aty filluam punë si kamarierë në lokale nate por presionet sa vinin dhe shtoheshin. Pranova që të më takonte një kushëri i saj në Sarandë dhe i shpjegova se vajza nuk donte që ta kërkoja në shtëpi dhe se kishte frikë t’i takonte përsëri prindërit. Ai iku dhe më mori në telefon duke më kërcënuar me jetë dhe se do të ma merrte vajzën. Bisedën e kam regjistruar. Kur lajmi doli në media, pasi kishin denoncuar prindërit e saj vajza u nis për në shtëpinë e saj. Unë shkova ta kërkoja po dera e asaj shtëpie s’mu hap. Me vajzën u përballëm përsëri në Fier në komisariat pasi më patën denoncuar se e doja vajzën për prostitucion. Kishin imponuar mendjen e vajzës sigurisht me presion e dhunë. Ajo rrinte si e ngrirë dhe kur ishim ballë për ballë folëm mirë e bukur, sapo erdhi i ati u bë dyllë e verdhë në fytyre e nuk fliste, veç rrinte kokulur”, ka treguar 26-vjeçari.

Meraku i tij i madh është edhe fëmija që 17-vjeçarja mban në bark. Ai i kërkon të mos e abortojë, pasi nëse nuk e do, ai thotë se do të kujdeset vetë për fëmijën.

“Kërkoj sigurisht në radhë të parë fëmijën që ajo ka në bark, të mos e dështojë. Nëse ajo se do unë do kujdesem për të. Tani besoj se është 2 muajsh shtatzënë. Deri para 10 ditëve nuk kishte dështuar dhe i dukej barku, pasi e vuri re edhe polici gjyqësor”, tha Alesio.

I riu ka rrëfyer se fillimisht nuk e dashuronte Alesian por u takua me të me rekomandim të kushërirës. Pas disa takimeve Alesio tha se u lidh shumë dhe u dashurua me vajzën.

“Ka një fytyrë të ëmbël dhe sjellje të mirë dhe të bën ta duash më shumë. Kemi pasur shumë kontakte, biseda të gjata gjatë natës. Di shumë për familjen e saj, sekrete të familjes së saj. Vajza vjen nga një familje shumë e varfër dhe problematike. Vajza në familjen e saj kishte një dhunë psikologjike dhe fizike të vazhdueshme. Motrat e saj kishin pasur probleme edhe për t’u martuar. Kishin ikur pa pëlqimin e prindërve dhe prindërit kishin frikë se kjo do bënte të njëjtën gjë dhe e dhunonin”, tha Alesio.

Ai i druhet faktit që Alesia nuk do t’i përgjigjet thirrjes së tij për shkak të presionit të prindërve.

“Alesia është e vogël, është një fëmijë, 17 vjeç dhe do pranonte çfarëdo që t’i thonë familjarët e saj. Nëse do kisha një moment që të flisja, ajo do të vinte me mua. Shkoja e merrja tek shtëpia me makinë dhe shkonim në hotel vetëm rrinim. Jemi takuar rreth 5 herë. Unë i kisha thënë hajde shiko ku jetoj në Vlorë. Unë jetoj vetëm, pasi prindërit i kam të divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes është në Itali”, ka thënë ai.

26-vjeçari është shprehur se gjatë kohës që vajza kishte shkuar në shtëpinë e tij, kishte folur me nënën e saj dhe ajo i kishte thënë se nëse vinin në shtëpi, nuk do dilte asnjë prej tyre i gjallë.

“I kam thënë që informoje mamanë. Mamaja i kishte thënë që nëse do sjellësh dikë as ti dhe as ai nuk do dilni gjallë këtu. Ata nuk kishin gjë kundër meje, nuk më njihnin fare. Ndoshta kishin menduar ta martonin me shkuesi. Siç janë zakonet dhe mentaliteti andej”, ka thënë Alesio.
Telegrafi.
 

Darius

Larguar...
Titulli: Historia rrëqethëse e të riut shqiptar – i lutet të dashurës së tij që të mo

E rendesishme eshte te dish ate qe kerkon nga nje njohje virtuale..nuk mund te pretendojme te krijojme nje lidhje dashurore vetem duke u bazuar ne nje lidhje virtuale, kjo mund te jete nje shtyse e cila mund te na nxise te njohim nje person, por pa e njohur ne realitet ate njeri, nuk mund te fluturojme me fantazine...gjithesesi mendoj se nje njeri serioz, di te imponoje rrespekt, ndersa nje njeri qe shtiret, nuk mund te shtiret pafundesisht, si ne virtualitet ashtu edhe ne realitet.

Jo gjithcka rrotullohet te seksi, jo te gjithe e kane mendjen seks! Askush nuk eshte keq per seks dhe aq me teper nje mashkull, pse jo edhe femra! Keq eshte per dashuri dhe kush perfiton ne qafe ka veten, pasi bota rrotullohet per te gjithe! Dhe kush do me zemer nje dite merr vleresimin, ndoshta nga dikush qe do me zemer dhe pa interes!

Darius
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Historia rrëqethëse e të riut shqiptar – i lutet të dashurës së tij që të mo

Asnjehere nuk do arrije te kuptoj keta prinder te dalldisur,si familje matrapazash!
Vajza 17 vjece ka bere nje njohje ka njohur nje djale.
Hapja ore shtepin ati qe ka zgjedhur Vajza,shikoj gjerat pozitivisht.
Me kohen do shikosh e si do shkojne kur fmeija insiston aq shume.
Dhe po pate ngele shtatezen,do gjendet nje rruge nje zgjidhje.
Dhune,,,terror psikollogjik,medet kur do zgjohen keta njerez te vrazhd ne shpirt,ne mendime e veprime!
 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Historia rrëqethëse e të riut shqiptar – i lutet të dashurës së tij që të mo

Hajde femra lajeni me lot mallengjimi shamin e qurrave lol
 

Legally_Sweet

Alis volat propriis
Staff member
Titulli: Historia rrëqethëse e të riut shqiptar – i lutet të dashurës së tij që të mo

Une 17 vjeç lozja me kuklla ala...apapa sa mbrapa bote qe paskam qene!
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Historia rrëqethëse e të riut shqiptar – i lutet të dashurës së tij që të mo

Une luaj akoma me kukulla.

Voodoo.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Historia rrëqethëse e të riut shqiptar – i lutet të dashurës së tij që të mo

Po por sot s"jane me kohet tona ,10 vjecaret e kohes bejne ndryshime!
Tani nisin dashurit e para qe ne moshen 14-15,gjithashtu eshte ulur tejmase mosha biologjike e pubertit.
C"ka ben nje pershpjetim "flusk" qe ne fakt dyshoj shume qe vjen e si rrjedhoje e ushqimeve me hormone e aspak te shendetshme!
Por ne si shoqeri,sidomos ne Shqiperi eshte nje domg qe duhet shtjelluar,femija ka fazat e veta,ka femije qe hyne ne adoleshenc pak me heret e disa tjere pak me vone,bashke me kete moshe fillojne dashurit e para,ndjenjat e para.
Qe nganjehere shoqerohen edhe me ndonje gabim per moshen ne te cilen ndodhen,sic eshte rasti vajzes me siper qe shoqerohet me nje shtatezani.
Por ama per shmagjen e ketyre veprimeve ,duhen prinder te pergjegjshem,kujdeseshem dhe mbi te gjitha te KUPTUESHEM.
 
Top