Hadithe....

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Hadithe....


Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jemani -Allahu qoftë i kënaqur me të! - se Muhammedi salallahu alejhi ue selem ka thënë:

”Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve (ai i cili bartë fjalët në mesin e njerëzve).”


[Buhariu]
 

dassa

Anëtar i ri
Titulli: Hadithe....

1 - Përcillne atë që e dëgjoni prej meje dhe thoni vetëm të vërtetën! Kush gënjen për mua, tashmë për të është ngritur një shtëpi në xhehennem në të cilen do të banojë.
 

dassa

Anëtar i ri
Titulli: Hadithe....

Islami është fe e pastër, andaj bëhuni edhe ju të pastër! Në xhennet do të mund të hyjë vetëm i pastërti.
 

dassa

Anëtar i ri
Titulli: Hadithe....

Nuk ka ngrënë askush kurrë ushqim më të mirë se ushqimi që ha njeriu prej punës së duarve të tij.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

Dassa, mundesisht postoje hadithin me transmetues.
 

dassa

Anëtar i ri
Titulli: Hadithe....

Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë: “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe Të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur”.(Muttefekun alejhi)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Hadithe....

Lehtësoni.jpg

...............
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Ebu Hurejre rrëfen se Resulullahi aleji selam ka thënë;’’Kini kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos hulumtoni gabimet e njëri tjetrit, mos spiunoni njëri tjetrin, mos kini zili njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri
tjetrit dhe mos e urreni njëri tjetrin, por bëhuni që të gjithë ...robër të Allahut, vëllezer midis vete, ashtu si ju ka urdhëruar... (Buhariu dhe Muslimi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Thotë i Dërguari i Allahut s.a.v.s në një hadith:
“Dëshiron që zemra jotë të jetë e butë dhe tët plotësohen të gjitha dëshirat? Ji i mëshirshëm ndaj jetimit, ledhatoja kokën dhe ushqeje me atë që ti ushqehesh: zemra do të zbutet dhe dëshirat do të plotësohen. ” (Bejhekiu).
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

Kur shokët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem panë një djalë të ri me fizik shumë të fortë thanë:
“Ah sikur të ishte me ne e të luftonte në rrugën e Zotit”.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha:
“Ku e dini ju, që ky nuk është në rrugën e Zotit? Nëse ky njeri punon me fizikun e tij dhe mban fëmijët dhe prindërit e tij, që nuk kanë fuqi për punë, ndihmon farefisin dhe komshinjtë e vet, atëherë ai është në rrugën e Zotit, tamam si ju”.
[Taberaniu]
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

“Sikur dikush të marrë litarin e të shkojë në mal pa gomar, pa mushkë por të shkojë në këmbë e pastaj të presë dru, t`i vendosë mbi shpinë dhe të kthehet e t`i shesë ato shtëpi më shtëpi, është më mirë se të dalë e t`i lypë dikujt tjetër”.

[Buhariu]
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Një njeri e vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar ia cakton një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: “Ku po do?” Tha: “Te një vëlla imi në këtë fshat”. Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë levërdi e don ta fitosh atë prej tij?” Tha: “Jo, përpos që unë atë e dua për All-llahun!” (Engjëlli) Tha: “Unë jam i dërguar nga All-llahu te ti për të njoftuar se All-llahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri”. (Muslimi)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Ibn Umeri r.a. tregon se I Derguari i Allahut a.s. ka thënë:

"Allahu nuk do ta vështrojë Ditën e Kiametit atë njeri, i cili e tërheq zvarrë rrobën e tij me krenari e mendjemadhësi." Ebu Bekri tha: "Po të mos e kem mendjen, njëra anë e rrobës sime më varet poshtë." I Derguari i Allahut a.s. i tha: "Po ti padyshim që nuk e bën një gjë të tillë nga mendjemadhësia."

Buhariu 3665


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Pejgamberi alejhi selam me këtë porosi na bën me dije se besimtari më shum duhet të punojë se sa të bëj pyetje e të polemizojë.


Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thënë:
E kam dëgjuar Pejgamberin alejhi selam duke thënë:

- Nga gjërat që ju kam ndaluar largohuni,
- gjërat që ju kam porositur zbatoni sa të keni mundësi.

Ata që ishin para jush u bënë helaq (u zhdukën), sepse bënin shumë pyetje dhe kundërshtonin Pejgamberët e vet.


Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi


.......



Nga kjo porosi besimtari kupton se zullumqarin duhet penguar nga zullumi....

Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

Ndihmo vellaun tënd kur ai ben dëm, ose kur i behet dëm. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut, do t'i ndihmoj kur i bëhet dëm, por si t'i ndihmoj kur ai bën dëm.

Pejgamberi alejhi selam tha: Do t'a pengosh nga të bërit dëm (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.


Transmeton Buhariu


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Abdullah ibn Xheriri transmeton se i Dërguari i All-llahut Muhammedi saws ka thënë:

"Nëse dikush nuk tregon mëshirë për njerëzit, All-llahu nuk do të tregojë mëshirë për të."

[mutefekun alejh]
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Ebu Hurejra raportoi se Profeti Muhammed alejhi selam tha:

"Kushdo që i ka bër një padrejtësi vëllait të tij në lidhje me nderin e tij apo ndonjë gjë tjetër, duhet të kërkojë për t'u shfajësuar nga ai përpara ditës kur nuk do të ketë as dinar as dërhem. Ngase nëse ai ka vepra të mira, ato do ti merren prej tij për shpagim për padrejtësinë që ai i bëri atij, dhe në qoftë se ai (bëresi) nuk ka vepra të mira, disa nga veprat e këqija të shokut të tij do ti merren dhe ai do ti bart ato." [El-Buhari]


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Në autoritetin e Sehl bin Saad Al-Saedi, i cili tha: Një njeri erdhi tek Profeti Muhammed dhe i tha:

"O i Dërguari i All-llahut, më drejto në një vepër që, në qoftë se e bëj atë, që All-llahu të më dojë dhe njerëzit të më duan." Ai tha: "Hiq dorë nga bota (d.m.th. ti kontrollosh dëshirat e tua të kësaj bote) dhe All-llahu do të dojë, dhe heqë dorë nga ajo që njerëzit posedojnë dhe njerëzit do të duan."

[Ibn Maxhe]
 
Top