Greqia nis privatizimin e 71 mijë aseteve shtetërore

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Greqia nis privatizimin e 71 mijë aseteve shtetërore



Greqia ka filluar programin më të madh të privatizimeve që është bërë ndonjëherë në Europë, me të paktën 71 mijë asete të pasurisë së saj shtetërore. Lajmi komentohet nga e përditshmja britanike “the Guardian”, që thekson se qeveria e majtë e kryeministrit Tsipras, e varur tërësisht nga ndihmat dhe e pamundur të trokasë në tregje, po plotëson nën presion një nga kushtet kryesore të kreditorëve, siç janë privatizimet që parashikohet të sjellin 50 miliardë euro për pagesën e borxheve dhe rikapitalizimin e bankave.
Në listën e shitjes, që do të publikohet së shpejti, janë qindra ishuj grekë, hotele, vende historike, plazhe, fusha golfi, ambiente të lojërave olimpike, deri edhe shtëpi të lagjes së Pllakës poshtë Akropolit. Por me gjithë rënien e çmimeve të këtyre aseteve pas 7 vitesh krizë, rezistenca ideologjike, mungesa e interesit të investitorëve dhe pengesat burokratike, shitjet janë të vogla dhe kanë sjellë në arkat e shtetit vetëm 3.5 miliardë euro, kryesisht nga privatizimet e 14 aeroporteve të vendit dhe shitjen e aksioneve të porteve të Pireut dhe Selanikut.
g.shqip
 
Top