Gjysma e shqiptarëve nënvlerësojnë kujdesin për dhëmbët

cent

Banned
TIRANث- Më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë nga të paktën dy dhëmbë të prishur, ndërsa shkojnë tek dentisti vetëm kur kanë dhimbje.

Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës, në bashkëpunim edhe me Institutin e Shëndetit Publik, organizoi një aktivitet me nxënës të shkollës “Fan Noli” në Tiranë për të përcjellë mesazhe sensibilizuese për t’u kujdesur për shëndetin oral.

"Rreth 55-60 për qind e popullsisë ka një ose dy dhëmbë të prishur dhe kjo është një përqindje e lartë, që tregon se akoma tek ne ka një nivel të ulët të higjenës së gojës”, tha Vojsava Sulce, specialiste e shëndetit në ASHR. Sipas saj, “një infeksion i dhëmbit mund të japë një infeksion të rrugëve urinare apo komplikacione në zemër".

Gjatë aktivitetit u përcollën mesazhe sensibilizuese nga vetë nxënësit për bashkëmoshatarët e tyre përmes poezive, këngëve dhe vizatimeve të ndryshme.

Informacioni për kujdesin e dhëmbëve është përfshirë dhe në kurikulat shkollore. Pranë shkollave funksionojnë rreth 58 kabinete, ku punojnë 77 mjekë stomatologë dhe 7 infermierë. Ky shërbim shëndetësor është i orientuar në drejtimin profilaktiko-parandalues.

/BalkanWeb
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Gjysma e shqiptarëve nënvlerësojnë kujdesin për dhëmbët

LOL. Do shtoja qe ate qe jan jasht shtetit i lem me shume pas dore jo te gjithe por shumica. Perderisa te besh nje dhemball as rroga mujore qe mer ste del. Ata qe sja dalin dot do i len, lool. Prandaj kur vjen behari dentistet jane te mbushur plote takime nga refugjatet.
 

Jetmira

Well-known member
Nuk i nenvlersojme jo:)
Dentistet nuk marrin vesh.
Kam mbushur 3 here te njejten dhemballe.
Mire qe marrin shume,po nuk dijne sesi te ti rregullojne.
 

Bledi_Shady

finoallafine
Te kujdesesh per dhembet, nuk do te thot te shkosh vetem tek dentisti se kjo nuk mjafton.
Ti lash te pakten 2 here ne dite, te perdoresh edhe fillin dentar, e shikon me rralle dentistin.
 

Bledi_Shady

finoallafine
O ti ironia,i lajme dhembet:):)
Nuk e dija se postim im te preku ty:D
Jam kurioz te di: i lexon postimet nga fillimi ne fund, apo e nis nga fundi?

Ajo qe thash nuk ishte aspak ironi, e nuk ishte as per ty, e as per dike tjeter. Nuk jam ketu te mbaj inventarin kush i lan dhembet, e kush jo.
 

Jetmira

Well-known member
Un fola nga eksperienca ime qe lej leshte tek dentistet
E ne fund serish dhemballet i kam cop-cop:)
Nuk ka tbej vetem e lara,ose kam mishin nga brenda te dobet:)
Nuk e lexova postimin se nuk me intereson
I marrin personale postimet:)
Pfff
 

Bledi_Shady

finoallafine
Un fola nga eksperienca ime qe lej leshte tek dentistet
E ne fund serish dhemballet i kam cop-cop:)
Nuk ka tbej vetem e lara,ose kam mishin nga brenda te dobet:)
Nuk e lexova postimin se nuk me intereson
I marrin personale postimet:)
Pfff
Me vjen shume keq. Uroj te gjesh derman, sinqerisht.

Ps nuk eshte ironi :)
 
Top