Fshati Malbardhë i Laçit,

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Fshati Malbardhë i Laçit, i cili u bë i famshëm në botë për ndërtimin e një kishe, edhe pse 95% është mysliman, është nderuar nga ambasada amerikane në Tiranë me çmimin si kampionët e muajit të nismës “Vepro Tani”.




I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Henry Jardine, i dorëzoi çmimin e “Kampionëve të Vepro TANI”, për muajin shtator komunës Malbardhë, për bashkëpunimin e tyre ndërfetar dhe nismës vullnetare për të ndërtuar një vend besimi gjithëpërfshirës.

Për shkak se i vetmi vend historik fetar në fshat, një kishë 600-vjeçare katolike, ishte duke u shkatërruar, shumica e besimtarëve myslimanë të fshatit, së bashku me fqinjët e tyre katolikë, vendosën të ndërtonin një kishë të re për komunitetin.

Në të vërtetë, Arqipeshkvi Rrok Mirdita ka ngurruar në fillim për të financuar një kishë të re për një qytet me pak besimtarë të fesë katolike, por komuniteti i Malbardhës ka arritur ta bindë për të financuar në mënyrë modeste këtë projekt të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, banorët e zonës kanë shprehur dëshirën për të pasur një xhami të re si projektin e tyre të ardhshëm.

Ky fshat është kthyer në qendër të vëmendjes pas vizitës së Papës në Shqipëri, sa i takon shembullit dhe modelit për tolerancë fetare mes dy komuniteteve.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Kavajë, INUK shemb ‘Monumentin me dy gishta

Inspektorati ndërtimor Urbanistik ka shembur paraditen e sotme në Kavajë monumentin e quajtur Obelisku i Demokracisë ose sic njihet rëndom në debatet mes politikanëve Monumenti i dy gishtave.



Ky monument i cili ndodhej në qendër të qytetit i ishte kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri të zhvilluar më 25 mars 1990 në Kavajë. Në zgjedhjet fundit lokale, kur Kavaja për herë të parë në shumë vite votoi majtas, dhe veçanërisht një vit më parë, kur të majtët morën në dorë drejtimin e shtetit, nisën debatet nëse duhej shembur apo jo ky monument nisur nga një deklaratë e kryeministrit Rama se ai monument nuk përfaqëson Kavajën por PD ndaj nuk duhet të qëndrojë në qendër të qytetit.
g.shqip
 
Top