Frika nga drejtësia ka bërë bashkë bishat kundër demokracisë

Milanisti

Larguar
meta-basha-berisha-1-e1480014812656-696x370.jpg

Nga rënia e komunizmit, figurat politike kryesore që kanë qenë edhe strumbullarët e tranzicionit janë sigurisht Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Fatkeqësisht po këta janë edhe sot shkaktarët e një krize politike që, nëse realizohet, jo vetëm do të mbysë shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, por ta kthente Shqipërinë shumë vite pas.

Fatkeqësia është që të gjithë këta politikanë që ndër vite kanë luftuar me njëri – tjetrin për pushtet e para, sot janë bërë të gjithë bashkë prej frikës se përbashkët nga drejtësia që po vjen. Një e keqe e madhe, në fakt e keqja me e madhe, flet sot gjasme në emër të shqiptarëve, por në fakt nuk përfaqëson askënd. Sot mund të ketë shqiptarë të pakënaqur me shumë gjëra që do ishte dashur të bëheshin më mirë, por nuk ka shqiptar që nuk e do drejtësinë e re që po lind. Nuk ka sot shqiptar që nuk e do perspektivën e Bashkimit Evropian.
Por ja që Saliu, Iliri, Luli dhe Monika kanë frikë pikërisht nga këto dy gjëra. Kanë frikë nga SPAKU dhe drejtësia që do të bjerë mbi ta dhe kanë frikë nga Shqipëria në BE që nuk do të pyesë më se kush është deputet e kush jo, kush është President e kush ish Kryeministër, por do të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë. Prandaj Saliu i firmave piramidale, Saliu i 97 dhe 98, Saliu i Gërdecit, bashkë me Lulin e 21 Janarit, shitjes së detit dhe vjedhjes se rrugës Durrës Kukës janë bërë sot një me Moniken dhe Ilirin qe u kapën duke vjedhur me bllok në dorë.

Katër bisha të tërbuara që bëjnë sikur flasin në emër të popullit, por që në fakt kanë vetëm frikën e tyre. A duhet Shqipëria dhe shqiptarët të sakrifikojnë sërish të ardhmen e tyre për Saliun, Lulin, Monikën dhe Ilirin?
Nga Endri Kajsiu
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Po tani qe te jemi realist mund te jete keshtu.
Por ka nje problem po kaq madhor pala tjeter e pozites.
Me nje fjale nje molle e ndame pergjysem qe akuzojne njera-tjetren kush po i kalb zemren molles.
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Po tani qe te jemi realist mund te jete keshtu.
Por ka nje problem po kaq madhor pala tjeter e pozites.
Me nje fjale nje molle e ndame pergjysem qe akuzojne njera-tjetren kush po i kalb zemren molles.
Nev nuk ekziston termi POZITE, eshte opozite dhe Maxhorance

Sa per temen....
ketyre te katerve do i shtoja edhe Edin....qe te behej panorama e plote!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Nev nuk ekziston termi POZITE, eshte opozite dhe Maxhorance

Sa per temen....
ketyre te katerve do i shtoja edhe Edin....qe te behej panorama e plote!
Perse nuk ekziston?
Pozita dhe opozita ,njemije here e kam degju neper debate te ndryshme.
APo gaboj une ?
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Jo ti s'gabon , por perdoret gabim , pasi Pozite si kuptim ka tjeter gje .
Termi i duhur eshte Maxhorance ku nenkupton ate qe po flasim.
Por i marrin nga anglishtja dhe i pershtatin ...nejse

perdore si te duash xhanem
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
thanks,do kem parasysh neper komentet e tjera.
 

Passion

Super Moderator
Staff member
Perse nuk ekziston?
Pozita dhe opozita ,njemije here e kam degju neper debate te ndryshme.
APo gaboj une ?
4.2 Klasifikimi i partive politike në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror

Sipas këtij kriteri, partitë politike varësisht se a paraqesin shumicë apo pakicë në parlament ndahen në dy grupe :
1. parti politike në pushtet (pozitë),
2. pari politike në opozitë (opozitare).

a) Partitë politike në pushtet (pozitë)


Mire e ke,mos e vra mendjen, :D
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Po normal pse si kujtoni ju kjo gjende eshte si rrjedhoje e mos mirekuptimit mes tyre apo te kunderten? Mgjth une nuk pres ndonje ndryshim te madh me reformen ne drejtesi duke ditur se kush jane ata qe po vihen ne krye te gjyqesorit dhe prokurorise jane po ata qe te masin koken me spango kur vete para tyre. Duhet te filloje drejtesia per ta me pare perpara se ata te fillojne te gjykojne te tjeret. Nqs ndokush do thote qe e kane kaluar vettingun dhe jane eligible ec kete e diskutojme se edhe per kete kam plot argumenta.

Drejtesine duhet ta beje populli duke u vene funderinave te politikes shkelmin e duke e shkundur komplet sistemin nga rrenjet. Vetem atehere mund te pretendojme se do filloje te veje haku tek i zoti.
 
Last edited:

Passion

Super Moderator
Staff member
Po normal pse si kujtoni ju kjo gjende eshte si rrjedhoje e mos mirekuptimit mes tyre apo te kunderten. Mgjth une nuk pres ndonje ndryshim te madh me reformen ne drejtesi duke ditur se kush jane ata qe po vihen ne krye te gjyqsorit dhe prokurorise jane po ata qe te masin koken me spango kur vete para tyre. Duhet te filloje drejtesia per ta me pare para se ata te fillojne te gjykojne te tjeret. Nqs ndokush do thote qe e kane kaluar vetingun dhe jane eligible ec kete e diskutojme se edhe per kete kam plot argumenta.

Drejtesine duhet ta beje populli duke u vene funderinave te politikes shkelmin e duke e shkundur komplet sistemin nga rrenjet. Vetem atehere mund te pretendojme se do filloje te veje haku tek i zoti.
Populli pa nje force politike Drejtor s'di nga te shkoje,e nga mos besimi qe kane per ato,e demostratat deshtojne. :(
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Populli pa nje force politike Drejtor s'di nga te shkoje,e nga mos besimi qe kane per ato,e demostratat deshtojne. :(
Forca politike do dale nga populli me beso, por populli duhet te mesohet te reagoje ndaj padrejtesive dhe jo te presi cdo nxjerre nga goja Rama Luli apo Moni.
 
Top