Fragmente te perzgjedhura

Marla

VIP
"E fshehta e grave" (Fragment) Alberto Bevilacqua

Kurrë nuk i kam dhënë rëndësi ëndrrave. Ndoshta është e vërtetë se përmes tyre mund të hysh në jetën mendore dhe mbi atë model formohen simptoma neurotike. Gjithnjë kam vuajtur nga pagjumësi të forta; kam fjetur pak dhe kam ëndërruar dhe më pak.


Por, që atë ditë, që unë e quaj dita e vizitës së Marianës, më përsëritet një ëndërr. Nuk ia gjej kuptimin dhe as që kam ndërmend të sajoj ndonjë; vetëm po e tregoj, sepse kur ajo mbaron, më lë n dijesinë se do të ndodhë diçka tjetër e papritur, që më shkakton një ankth ironik e pak të lajthitur, që nuk e ndieja prej kohe.

Shoh të vijnë gra të jetës sime, të asaj të kaluar dhe të tashme, dashnoret, mikeshat dhe armiket. Më urojnë, më sjellin dhurata. Mos është ndonjë festë e imja. Nuk e kuptoj cila. Veshjet e tyre më bindin se është fjala për një festim të rëndësishëm.

............

Skena zhvillohet në apartamentin tim: një kat i fundit nga ku shihet e gjithë Roma, nga aeroporti Urbes e deri te San Pietro e te Gasometri. ثshtë një ditë e asnjë muaji, e asnjë viti; edhe dritë dite ka dhe nuk ka. E dhëna e parë e këndshme është se nuk ka më siguri që koha është sipërore mbi gjithçka; na mbetet, për fat, atmosfera: ato kohë të ulëta, të vogla, në të cilat regjistroj hirin m uzikor të zërave dhe të gjesteve.

Zilja bie pa pushim. Më përqafojnë, më puthin. Këto gra kanë forcën të më bindin se na ka bashkuar vetëm lumturia; shuhet çdo hije nga marrëdhëniet, aventurat dashurore, për t’i lënë vend kënaqësisë shpirtërore. Në jetën reale kam pak gra që më pëlqejnë; në ëndërr shumë. I quaj, stendalisht, sanseverine; ato janë të zgjuarat, besniket, të duruarat, dashnoret e mëdha. Edhe trupat e tyre sot më ofrohen nëmënyrë të veçantë dhe më sigurojnë që e ardhmja ime do të kalojë mrekullisht, në dëfrim sensual të shpirtit.

Tek ndihem skllav i sensualitetit të tyre, i aromës së tyre prej gruaje që më mbështjell, e qetëson ndërgjegjene ëndrrës.
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ashtu si librat, disa njerëz, lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt. Për të tjerë nuk je kurioz as për t'i shfletuar faqet e para. Pastaj janë ata që i njeh përmendësh, megjithatë vazhdon t'i lexosh me shumë dëshirë, sepse janë aq të veçantë saqë druhesh se mos të shpëton ndonjë detaj prej tyre.

Paola Felice
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

اfare eshte pra nje puthje? Nje betim i shqiptuar nga afer, nje premtim perfundimtar, nje pohim dashurie, nje apostrof ngjyretrendafil i vendosur mes fjaleve "te dua", nje e fshehte e peshperitur mbi buze, nje cast pafundesie qe ka feshferimen e nje blete midis gjetheve, nje bashkim qe ka aromen e nje luleje, nje frymemarrje zemer me zemer, nje e shijuar e shpirtit me maje te buzeve...


PUTHJA
Siranoja dhe Rosana- "Sirano de Berzherak"(E.Rostand)
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Njerëzit të lëndojnë dhe pastaj përpiqen të të shërojnë me fjalë,të gënjejnë dhe pastaj të kërkojnë ndjesë,të tradhëtojnë dhe pastaj të kërkojnë falje,
pushojnë së dashuri dhe pastaj thonë se është faji yt,të mbajnë në zemër dhe të akuzojnë se nuk ke një të tillë,e bëjnë jetën tënde ferr dhe pastaj largohen duke të bërtitur në fytyrë se në atë ferr nuk do të jetojnë kurrë.

Monica Cannattella
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Unë me inteligjencën bëj dashuri më parë se sa t'i prek lëkurën..

Alda Merini
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Bëmat e dritës sulmojnë errësirën më mrekullueshëm se sa meteorët. Qyteti i panjohur, i madh, zëvendëson fshatin. I sigurt për jetën dhe vdekjen time vëzhgoj ambiciozët, të cilët do të doja t'i kuptoja. Dita e tyre është e babëzitur si një lak i hedhur në ajër. Nata e tyre është çlodhje nga zemërimi i fortë, gati për të sulmuar. Ata flasin për humanizmin. Humanizmi im është në keqardhjen që jemi të gjithë zëra së njëjtës varfëri. Ata flasin për atdheun. Atdheu im është ritmi i kitarës, pak portrete, një shpatë e vjetër, lutja e qartë e korijes me shelgje. Koha jeton me mua. Më e heshtur se hija ime, unë kaloj përmes turmës lakmitare me krenari. Ata janë të domosdoshëm, të veçantë, të denjë për të nesërmen. Emri im është dikush dhe kushdo. Unë eci ngadalë, si dikush që vjen nga shumë larg dhe që nuk beson të arrijë...

Jorge Luis Borges
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Për shumicën e qenieve njerëzore, të dashurosh do të thotë të pyesësh, kërkosh, ankohesh.
Eh po, interpretim i saktë! Sillen në këtë mënyrë përpara Zotit, dhe e bëjnë edhe përballë njerëzve që pretendojnë se i duan; i persekutojnë me kërkesat e tyre dhe, çfarëdo që të marrin, janë gjithmonë të pakënaqur.

Atëherë, edhe një herë, ja një kriter: doni të dini nëse ju vërtet i doni qeniet?

ثshtë e thjeshtë: provoni për ta mirënjohje? Nëse nuk keni asgjë për tu ankuar, nëse shtyheni për ti falenderuar me fjalë ose edhe vetëm me mendim sepse janë me ju, sepse ekzistojnë, atëherë mund të jeni të sigurtë që i doni.

Përndryshe, quajini ndjenjat tuaja me çfarë emri të doni, por në çdo rast nuk është dashuri.

Omraam Mikhaël Aïvanhov
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Unë asnjëherë nuk aprovoj apo disaprovoj diçka. ثshtë qëndrim i gabuar kundrejt jetës.
Ne nuk kemi ardhur në këtë botë për të shpalosur gjykimet tona morale.
Unë nuk ia vë kurrë veshin se çfarë thonë njerëzit e zakonshëm dhe kurrë nuk ndërhyj në atë që bëjnë njerëzit e veçantë.
Në qoftëse dikush më pëlqen, çfarëdolloj mënyre ky njeri zgjedh për të shfaqur veten, unë jam dakord.

Oscar Wilde
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

_Alan Watts

(Përkthyer nga Agron Bajraktari)


Këshillë? Nuk kam këshilla. Mjaft dëshirove dhe fillo shkruaj. Nëse shkruan, je një shkrimtar. Shkruaj sikur je në rradhë për tu varur dhe guvernatori është jashtë shtetit dhe nuk ke asnjë shans që të të falet denimi. Shkruaj sikur je duke u kacavjerrur në cep të një shkëmbi në frymën tënde të fundit dhe ke vetëm një gjë të fundit për të thënë, sikur je një zog që fluturon mbi ne dhe mund të shikosh gjithçka dhe të lutem, dreqi e marrtë, na trego diçka që mund të na shpetojë nga vetvetja. Merr frymë thellë dhe na thuaj më të thellin, errëtin sekret tëndin, që të mund të fshijmë djersët e ballit dhe të dimë që nuk jemi vetëm. Shkruaj sikur ke një mesazh për mbretin. Ose jo. Kush e di, ndoshta ti je një nga fatlumët që s'kane nevojë të shkruajnë.
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Brenga e nje manushaqeje te heshtur s’eshte per mua.
Une e di se shume pleq tani kane oren e çajit,
Kurse me pare shijonin grumesite ere ndyra te Trockit.
Gota e vogel me wisky qendron nen driten elektrike.
Ja kjo eshte e gjitha
Miza fluturimin ndal mbi doren time.
Ska gje kjo eshte vetem nje dore.
Por i prokupuar jam nga pamundesia e te qenit njeri.
Nuk mundem.Ne Grejp Fruit shoh bomben atomike.
Pema ime mi fekondon eshtrat e perlotura.
اfare thua ?Miza!
Miza ec e jake ben nen diell
E veshur me te linjta.
Tregon kofshet.Vaginen tregon.
Trendafilet roze rriten si fashistet.
Ne goje si tatuazh me eshte ngjitur miza
E cila rugeve te Parisit mban doreza heminguejane.
Dehem kur duhet te fle dhe fle kur duhet te dehem,
Asnjehere nuk vendosa dot me veten rregull.
Te isha me i mençur
Me shume ide do te kasha.
Miza mu largua.
Ne llogarine time hidhi harxhimet e telegramit
Moj mize,nese deshiron te kthehesh serisht .
Mizat jane me te keqia se grate
Miza eshte e tille qe shume here
Ia ka hapur syte henes.
Me e poshter se Miki Mausti apo Carli Caplini.
Gervishti batanijen qe mbaja mbi koke
Shetit lart e poshte nen driten e verdhe
Si te vishte corapet deri ne gju.
Leviz per te gjetur pushken loder
Kruajtesen e dhembeve,apo nje kocke akulli.
Bajge!Papritur milingonat fillojne ulerimen.
Pas koke,ne qafë milingona…
Do te doja dikush te ma lepinte por
Kur?Kush?Dreqi e di se kush dhe kur.


Charles Bukowski
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Te dua ty,e imja '' te dua''
e vetme si kenga kur jam i pire.

Te dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelber,
vera ime- vesi im i embel-
o dashuri,pije e deshperuar.
Te prek pak me buze dhe dehem.
Ti je,edhe plloske edhe kazan qe shtyp
ti – kupe e fatit tim marramendes.

Te dashuroj te gjithen,keshtu si je.

Neruda
 

Luis

Tip i cuditshem :P
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ti që edhe natën bën hije.
Si nuk jam bashkë me ty, në ëndrrat e tua?
Aty ku ti, e zhgënjyer në të gjithë,
dridhesh, trembesh dhe shembesh në ankth,
e unë nuk jam aty,
të të mbroj ty në përqafim.

~Albatros Rexhaj~
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Teme e janarit?? Hera par qe e pash fatkeqesisht.. .. :mah:



Jane te veshtira ato gra qe kane me teper dashuri per te dhene, por nuk ja dhurojne gjithkujt.
Ato qe flasin kur kane diçka per te thene.
Ato qe kane mesuar te mbrojne veten dhe te tjeret.
Ato qe kerkojne gjithmone dhe me teper.
Jane gra te veshtira ato qe dallojne buzeqeshjen e njerezve te mire nga ata te keqinj.
Ato qe nuk lodhen kurre se kerkuari dike qe ja vlen, ata qe kane vlere.
Jane gra te veshtira ato qe ndiejne dhimbjen e te tjereve.
Ato qe kane shpirtin ne afersi te lekures.
Ato qe shikojne me mijera sy te fshehur.
Ato qe enderrojne ngjyrat.
Jane gra te veshtira ato qe njohin njera-tjetren
Jane ato qe kur jeta nuk ka asnje shije, i japin shije vete jetes


Mara Bagatella
 
Last edited:

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nuk e di saktësisht çfarë shtyn dy persona që të lidhen. Mbase akordimi, mbase të qeshurat ,mbase fjalët. Ndoshta fillimi që të ndash diçka më shumë me të, të flasësh më shumë në lidhje me veten, të zbulosh ngadalë atë që zemra fsheh. Të mësosh të duheni. Ose mbase ndodh sepse duhet të ndodhte. Sepse shpirtrat janë destinuar të gjejnë njëri -tjetrin shpejt ose vonë.

Paulo Coelho
 
Last edited:

Luis

Tip i cuditshem :P
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Te kerkoj ne cdo vend, ne cdo rruge, ne cdo person. Te kerkoj ne cdo vite, ne cdo muaj, ne çdo dite, ne çdo nate, ne çdo ore, minute, çast. Te kerkoj ne çdo fytyre, portret, ne çdo sy, ne çdo buzeqeshje, trishtim, ne çdo fjale, ne çdo heshtje. Te kerkoj atje ku je, ne kujtime! Te kerkoj atje ku nuk je, ne harrese! Te kerkoj ne çdo stacion, ne çdo nisje, ne çdo kthim. Te kerkoj ne çdo kalimtar qe iken e vjen. Te kerkoj ne çdo pritje, ne çdo mungese. Te kerkoj ne çdo liber. Te kerkoj ne çdo poezi te shkruar e te pashkruar, ne çdo kenge te kenduar e te pakenduar. Te kerkoj ne cdo tingull, melodi, note. Te kerkoj... Do te te kerkoj pergjithmone, perjetesisht. Do te te kerkoj edhe atehere kur frymemarrja me fryme te mos marre...

~Taken from web~
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

I dua vetmitarët, ata ndryshe, ata që nuk i takon kurrë.
Ata të humburit, të shkuarit, shpirtshkatërruarit.
Ata me shpirtin në flakë...

Bukowski
 

Marla

VIP
Titulli: Fragmente te perzgjedhura



Parajse sigurie - nicholas sparks
 

Luis

Tip i cuditshem :P
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Të besosh në dashuri, sot të quajnë ëndërrimtar,
Ta vlerësosh dhe ta kërkosh përkëdheljen,
Të shprehësh ndjenjat që ke në zemër,
Rrezikon të të përqeshin pas krahëve.
Njeriu që ende guxon të ëndërrojë, harron se është vetëm një dritë e vetmuar në kopshtin e madh përplot me ëndrra të shuara.
A thua, vallë, duhet të heqim dorë nga ëndrra jonë, vetëm e vetëm pse të tjerët i kanë vrarë të vetat?
Nëse nuk guxojmë ta vlerësojmë më të bukurën në zemër, atëherë ç’tjetër gjë e bukur mbetet për të jetuar?
Le të të quajnë ëndërrimtar!
ثndërro, se jo të gjithë ata që marrin frymë me të vërtetë jetojnë!

~Albatros Rexhaj~
 

Luis

Tip i cuditshem :P
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

- Sa më do? - e pyeti ajo.
- Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai.
- Patjetër që dua! - tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët.
Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj.
U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien.
Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të.
U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim.
- Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet.
- Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. - Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, - vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe.
Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë.
- Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq...

~Albatros Rexhaj~
 
Top