FOTO+ VIDEO/ 15 vite nga fitorja historike, kur Shqipëria gjunjëzonte Greqinë në “Qemal Stafa”

Hera

Moderatorë
Staff member
FOTO+ VIDEO/ 15 vite nga fitorja historike, kur Shqipëria gjunjëzonte Greqinë në “Qemal Stafa”

4 shtator 2004. Në një “Qemal Stafa” të stërmbushur, Shqipëria niste fushtatën e kualifikueseve të Botërorit 2006, duke pritur në shtëpi Greqinë.


Sot, shënojnë plot 15 vite, nga fitorja e paharrueshme ndaj grekëve, me shifrat 2-1, të cilët, ishin shpallur kampionë Europe, vetëm 2 muaj më parë, në 4 korrik të 2004-ës, teksa në finale mundnin Portugalinë me rezultatin 1-0 (me golin e Haristeas).

Capture110-470x423




Golat për Shqipërinë i shënonin Murati që në minutën e tretë, pas një gabimi në mbrojtjen greke dhe më pas, Adrian Aliaj, me një goditje spektakolare nga goditja e dënimit, dyfishonte që në pjesën e parë.

Atmosfera në kryeqytet ato ditë ka qenë elektrizuese dhe kujtohet me nostalgji nga çdo njeri që ka qenë brenda atyre festimeve.

shqiperi-greqi-470x267


7-470x353


3-470x353


Shqipëri-Greqi-2-1-1-470x316


/PANORAMASPORT.AL/






 

Passion

Antarë i Respektuar
Ndoshta do jete nje ndeshje e vetme qe eshte ngulit ne memorien time,sa qe klithmat shkuan deri ne qiell. :)

Nuk po na besohej,edhe madje ka qene nje ankth e trysni minutat e fundit seri sa ajo ndeshje perfundoi. :)
 

Tomka

Anëtar i ri
E kush mund ta harroje ate ndeshje.
Ke goli muratit ka pas nje buçitje stadiumi qe se kisha perjetuar ndonjehere.

Une skam qene ne shqiperi , por aty ku ndoqa ndeshjen kishte vetem shqiptar , dhe mbaj mend qe kur perfundoi perqafohesha dhe me perqafonin shqiptar qe si njihja fare. Ndjenje e papershkrueshme.
 
Top