Formula 1 në zi, shuhet kampioni i botës

Frank

No Love Lost, No Love Found!
shumi-770x433.jpg

Bota e Formula 1 vajton për ndarjen nga jeta të kampionit të Botës, Niki Lauda. Ish piloti i famshëm austriak, 3 herë kampion bote u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare:“Me shumë dhimbje iu njoftojmë se Niki jonë ndërroi jetë të hënën paqësisht pranë familjarëve të tij”, lexohet në letrën e bërë publike për mediat. Lauda ishte shtruar në një klinike zvicerane prej kohësh pasi ishte i sëmurë.


Nikii

Tetë muaj më parë Niki i ishte nënshtruar një transplanti në mushkri. Niki Lauda është një personazh unik në botën e Formula 1, një pilot që i shpëtoi të paktën dy herë vdekjes së sigurt, një pilot që përjetoi një djegie thuajse totale në Nuremberg, shenjat e se cilës e shoqëruan gjatë gjithë jetës, 4 herë pësoi fraktura të mëdha në trup, Lauda konsiderohej një i pavdekshëm në Formula 1.
Në karrierën e tij fantastike, Lauda numëron 25 GP të fituara, 24 pole position, 54 herë është ngjitur në podium. Për herë të parë u shpall kampion në vitin 1975 me Ferrarin. Vitin pasues pësoi atë aksident të tmerrshëm në Nuremberg por me një kurajo të madhe u rikthye sërish në pistë dhe në vitin 1977 u shpall për herë të dytë kampion bote me Ferrarin. Lauda u tërhoq nga piloti për tu rikthyer sërish më pas, në vitin 1984 kompletoi tripletën e titujve duke u shpallur kampion me McLaren.

C_29_fotogallery_1025522__ImageGallery__imageGalleryItem_12_image.jpg

Balkanweb.com
 

Senseo

Salt, pepper or cyanide?
E degjova sot ne mengjes tek lajmet. Edhe pse mbas nje aksidenti qe mund te kishte qen fatal dhe me pasojat pas tij prap mori pjese ne gare dhe fitoj. RIP
 
Top