Fc. Barcelona

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Klubi me i madh ne Spanje,
Klubi me anetaret e regjistruar me te shumte ne bote,
Klubi qe luan gjithmone futboll fantastik,
Klubi qe fanellen e saj e kane nderuar disa nga yjet me te mire te shekullit si:Kroif,Maradona,Rivaldo,Ronaldinio,Messi,Eto'o,Anri,Guardiola,Pujol,etj,etj gjeti me ne fund vendin dh sofren qe i takonte ne FV.

Ketu ne tifozat e kesaj skuadre qe eshte me shume se nje skuader do sjellim lajme dhe te reja nga ndeshjet e Barces,do bisedojme reth saj dhe lojtareve,reth golave te shumte qe fut cdo jave.
Mos haroni se jemi ne prag te "El classico" ,ndeshjes me skuadren/klient qe eshte kete jave.

Diskutime te kendshme dhe fitore+tituj te shumta. :)
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Pergezime per temen.

Tu e pas mendjen tek ndeshja e se shtunes, po ndalem vetem aty duke mos marr parasysh asgje tjeter.
Ne e dijm se per momentin kampionati anglez kryeson ne renditjen e ligave me te forta ane e mbane Evropes, edhe me gjere, por prap, derbi me i madhe i globit luhet ne Spanje mes F.C. Barcelona - Real Madrid.
Sa i perket ksaj ndeshje, shumica e futbollisteve madrilen, bashk me trajnerin e saposhkarkuar - Bern Schuster, kan deklaruar se duke pare kush ne qfar forme eshte per momentin, fitorja e mbreterve ne CAMP NOU do te shkruhet ne historine e futbollit si nje mrekulli, befasi dhe triumf qe do te flitet gjate per te. Por besoj se kjo ska per te ndodh, duke iu referu prap ish trajnerit te lartpermendur i cili disa çaste para se te shkarkohej tha " Barcelona eshte e pathyeshme ne Camp Nou " .
Perkunder ktij, kapiteni i Realit, Raul Gonzalez Blanco, doli me deklarate krejtsisht te kundert duke theksuar se " ne kemi te gjitha shancet per t'i mposht katalanasit " . Shifet qart se kapiteni me doemos ka per qellim t'ia rris moralin bashkfutbollisteve te vet, por sidoqoft ai edhe vet e din qe ka thene diqka qesharake, qe nfakt, ne asnje menyre nuk perputhet me realitetin, çdo here duke u nise nga forma momentale e te dyja skuadrave.
Sidoqoft, ne nje perballje te tille asnjehere si dihet, kshtuqe shpresoj per nje ndeshje te bukur e aq me teper fair play, ndersa spektaklin e kemi te garantuar, sepse Reali njifet si klub i mbretit, por Barcelona si pjelle e mrekullive te futbollit.
Sa i perket rezultateve ne kete sezone, katalanasit deri tani kan shenuar 44 gola duke pranuar vetem 9, ndersa madrilenet kan shenuar 33 dhe pranuar 24 te tille.
Tash, ta shohim :)


Para Siempre Barca
 

ssokoll

Release Yourself
Titulli: Fc. Barcelona

nuk jam tifoz i ketij ekipi por ju them : URIME FITOREN KUNDER REALIN
 

METi

-=EdoLorEli=-
Titulli: Fc. Barcelona

Pram kunder Gijonit nuk ka dal ne shesh aj spektakli qi e prita me u kan i sinqert , mirpo mos t'Harrojm se fc Barcelona is the best earth club , or im wrong :p ?
ku prite ti me pat spektakel kur Gijoni u mbrojke me 11 lojtar e me ndonje kundersulm aty ketu mundohej te shenonte por ncuk kjo s'i ec me Barcelonen :)!
 

donchey

Antarë i Respektuar
Titulli: Fc. Barcelona

ku prite ti me pat spektakel kur Gijoni u mbrojke me 11 lojtar e me ndonje kundersulm aty ketu mundohej te shenonte por ncuk kjo s'i ec me Barcelonen :)!
Pajtona me kolegun per mbrojtjen e gijonit met vertet ishin 11 lojtar ne mbrojtje pa dyshim po kaluam mir super ...
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Futbolli nderon “Mesia”-n, bota i përulet mbretit Leo

Vlerësime pas “pokerit” kundër Arsenalit: “Më parë ishte Pele, pastaj Maradona… ndërsa tani është ai”

“Mos thoni futboll, thoni Mesi”. Ose më mirë, thoni “Mesia”. E gjithë bota është çmendur për Leo Mesin pas paraqitjes së jashtëzakonshme të “pleshtit” në ndeshjen e kthimit me Arsenalin, në çerekfinalet e Champions League. Ylli i Barcelonës realizoi një “poker” fantastik në fitoren 4-1, rezultat me të cilin “blaugranat” eliminuan “topçinjtë”. Kampionët në fuqi të Europës kaluan në gjysmëfinale dhe tashmë përgatiten për sfidën me Interin. Trajneri Zhoze Murinjo, drejtuesi i stolit zikaltër, duhet të studiojë taktika të denja për emrin që ka, për të ndaluar një lojtar, i cili të martën shpalosi edhe një herë të gjithë klasin e lartë, me një paraqitje për t’u mbajtur mend. “Mos thoni futboll, thoni Mesi”, shkruante e përditshmja katalane “Sport”, në faqen e saj elektronike. Ndërsa në faqen e parë të gazetës vlerësohej talenti 22-vjeçar me titullin e madh: “MegaMessi”. Gjenialiteti i Lionel Mesit nuk ngrihet në qiell vetëm nga mediat katalane, por edhe nga ato gazeta që tradicionalisht mbajnë anën e Realit të Madridit. Edicioni në internet i “Marca”-s kishte titullin “Mbreti i futbollit”. Ndërkohë, në treg gazeta mendonte për supersfidën e kampionatit, që do të luhet të shtunën në “Santiago Bernabeu”, ku “merengues” do të presin Barcelonën, në një takim i cili pritet të përcaktojë fituesen e titullit në La Liga. Natyrisht që madrilenët janë të shqetësuar më së shumti vetëm prej formës së Mesit. “Si ta ndalojmë këtë këtu?”, ishte titulli që shfaqej dukshëm në faqen e parë. Në anën tjetër, gazeta “As” shkruante: “Mesi i frikshëm”.

Spanja duket e gjitha në delir, por madhështia e Mesit vlerësohet edhe në Angli. Sipas “Times”, sulmuesi i Barçës është “gjeniu”, ndërsa “The Independent” e cilësonte “magjiku”. “Numri 10 hyjnor, lexohej aty, ka dhuruar një prej paraqitjeve më të jashtëzakonshme në nivelin personal”. Të gjithë mediat britanike nënvijëzojnë fjalët e Arsen Venger, i cili nderoi një lojtar të aftë që “ta bëjë të mundur, atë që duket e pamundur”. “Mail Online” nuk i kurseu krahasimet me dy emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit: “Perfect 10: Më parë ishte Pele, pastaj erdhi Maradona… Tashmë përshëndesim mbretin e ri”. Kuptimplotë edhe titulli i tabloidit “The Sun”: “Messiah”.

/gazeta-shqip
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Fc. Barcelona

Beri nje loje qe nuk pershkruhet me fjale. Jo Arsenal por nuk mendoj se ekip tjeter do e kishte ndalur. Une jam tifoze e Arsenalit, dhe Arsenali luajti shume mire ne ndeshjen me Barcelonen. Por ajo 'shume mire' e Arsenalit nuk i afrohet asgjekundi Messit.
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Fc. Barcelona

Beri nje loje qe nuk pershkruhet me fjale. Jo Arsenal por nuk mendoj se ekip tjeter do e kishte ndalur. Une jam tifoze e Arsenalit, dhe Arsenali luajti shume mire ne ndeshjen me Barcelonen. Por ajo 'shume mire' e Arsenalit nuk i afrohet asgjekundi Messit.
Nuk te kam menduar kaq te drejte LOL
Sa e mire qe je.
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Fc. Barcelona

Leo Mesi: S’e kam menduar kurrë largimin nga Barça

Sulmuesi argjentinas i katalanasve e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të qëndruar në “Camp Nou” për sa kohë i plotësohen kushtet

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, e ka bërë të qartë se largimi nga Barcelona nuk ka qenë asnjëherë ndonjë opsion i menduar prej tij. 24-vjeçari argjentinas u bashkua me katalanasit në “Camp Nou” që në moshën 13-vjeçare dhe që prej atëherë është përmirësuar aq shumë, sa tashmë është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Mesi ka fituar disa çmime individuale dhe shumë trofe gjatë kohës që ka luajtur me klubin blaugrana, kështu që ka ritheksuar se nuk e ka menduar kurrë ndryshimin e ekipit, duke shtuar se për sa kohë që kushtet të mbeten ato që janë aktualisht, ai dyshon se s’do të largohet kurrë. “Të lë Barcelonën nuk më ka shkuar kurrë nëpër mend.

Për sa kohë që gjërat do të shkojnë siç janë duke ecur momentalisht, nuk do të kem ndërmend të largohem prej këtu”, është cituar të ketë thënë Mesi. Sulmuesi më pas ka shpjeguar se ndonjëherë i ndodhin gjëra të jashtëzakonshme në fushën e blertë gjatë ndeshjeve të Championsit ose të La Ligës. “Kur luajmë në Ligën e Kampionëve, shpesh herë ndodh që kundërshtarët vijnë pranë meje gjatë momentit që përgatitem të godas ndonjë gjuajtje të lirë dhe më kërkojnë, nëse do pranoja të shkëmbejmë fanellat në fund të takimit”. Mesi aktualisht gjendet në vendlindjen e tij, Argjentinë, duke u përgatitur për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2014. Argjentina do të luajë ndaj Kilit në “Estadio Monumental” të premten, përpara se të udhëtojë drejt Karakasit, për t’u ndeshur me Valencian të martën e ardhshme.

Mesfushori i Barçës Andres Injesta i është rikthyer stërvitjes, pas rikuperimit nga dëmtimi i fundit, që e la jashtë fushave për 3 javë, që pas ndeshjes ndaj Milanit në Champions, 2-2. Spanjolli është lënë jashtë ekipit të Visente del Boskes për eliminatoret ndaj اekisë dhe Skocisë. Gjithsesi, ky ishte një lajm i mirë për trajnerin Guardiola, që pa Injestën të stërvitej së bashku me ekipin B të Barçës.



Rumuni i Lacios

Barcelona ndjek mbrojtësin Stefan Radu

Të mëdhenjtë e Europës kanë hedhur sytë nga Stefan Radu. Sipas të përditshmes rumune “Libertatea”, Barça është skuadra e fundit që është vënë në ndjekje të mbrojtësit 24-vjeçar të Lacios, i cili konsiderohet si pasardhësi ideal i Abidalit në kampin katalanas. Por, konkurrenca është e madhe, pasi për të interesohen edhe Reali, Paris SG dhe اelsi. اmimi i kartonit? Ndoshta 24 mln euro.
 
Pe: Fc. Barcelona

Kemi Nje Ekip Me Pak Histori Po Premton Shume ... Per Keto Vite Qe Shofim ....
ViVaaaaaaaaaa Katalunia ;)
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Fc. Barcelona

Barcelona, “karburanti” kryesor për Spanjën


Kombëtarja spanjolle do të ketë 14 lojtarë katalanas për ndeshjet miqësore ndaj Anglisë e Kosta Rikës, 8 prej të cilëve kampionë bote

Kombëtaret spanjolle peshkojnë shpesh dhe në pjesën më të madhe bëhet fjalë për lojtarë të Barcelonës. Në prag të ndeshjeve të radhës, 14 është numri i lojtarëve blaugrana që kanë veshur fanellën e “Furie Rosse”, 8 prej të cilëve janë pjesë e kombëtares së madhe, kampione bote, dhe 6 me Spanjën U-21, kampione e Europës.

Për ndeshjen e 12 nëntorit kundër Anglisë së Kapelos, trajneri Del Boske ka grumbulluar: Ksavin, Valdes, Buskets, Injestën, Vilën, Fabregas, Piken dhe Pyjolinl; mungon vetëm i dëmtuar Pedro, element tjetër i Spanjës, i cili është zëvendësuar nga Negredo. Del Boske la Tiago Alkantarën në U-21. Veç Tiagos, mini-yjet e tjera janë: Montoja, Munieza, Bartra, Planas dhe Isak Kuenka, ky i fundit i parë në sfidën e Barçës kundër Viktoria Plzen në Pragë për Champions.

Rekordi i David Vilës David Vila shënoi golin e 50-të për Spanjën në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Euro 2012, duke u bërë kështu futbollisti i vetëm spanjoll mes 14 lojtarëve europian që kanë arritur të shënojnë 50 gola me kombëtaret e tyre. 29-vjeçari gjendet i fundit në renditje për momentin, pavarësisht se golashënuesi i Barcelonës ka ende disa sezone të tjera, në rrugën drejt rekordit të Ferenc Pushkashit, i cili ka shënuar 85 gola në 89 ndeshje, më pas vijnë Sandro Koçis i Hungarisë me 75 gola në 68 ndeshje dhe i treti Gerd Myler i Gjermanisë me 68 gola në 62 takime.

Ai kaloi rekordin e legjendës së Realit të Madridit dhe të Spanjës, Raul Gonzales, i cili është ndalur në kuotën e 44 golave në 102 ndeshje. Megjithatë, rekordi i Ali Daei me 109 gola për Iranin, ish-lojtar i Arminia Bielefeld, Bajernit të Mynihut dhe Hertës, mund të mos arrihet edhe për një tjetër gjeneratë.

Partneri i sulmit, Fernando Lorente, pa dyshim që do ta vlerësonte maksimalisht rekordin e Vilës, pasi shënoi golin e 50-të për Spanjën: “Ky është një rekord kombëtar, i cili do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur. David është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe është e qartë se pas këtij goli historik, ai do të vazhdojë të shënojë për Spanjën edhe për shumë kohë të tjera.”



Real-Barça në orën 12.00

Kina kërkon “El Classico”-n në mesditë

Televizioni kinez kërkoi që “el clasico” spanjolle mes Realit të Madridit dhe Barcelonës të luhet në mesditën e 11 dhjetorit, në mënyrë që publiku kinez të mund ta ndjekë takimin në orare normale. Pavarësisht se spanjollët nuk preferojnë ndeshjet e mesditës, takimin e fundit kundër Osasunës në “Santiago Bernabeu” e ndoqën rreth 85 mijë spektatorë, ndeshje e përfunduar 7-1 për Realin dhe në televizione rreth 60 milionë kinezë.

“Sfida mes Realit dhe Barcelonës duhet të luhet në të njëjtën orë, sepse në Kinë do të ndiqej shumë. Spanja i ka për zemër tifozët e saj kinezë dhe për këtë arsye pranoi të ndërrohej orari i ndeshjes”, shkroi agjensia e lajmeve kineze “Xinhua”. Orari përfundimtar i ndeshjes nuk do të komunikohet më përpara se 2 javë. Producentët e televizioneve kineze janë ankuar shpesh për oraret e kampionatit spanjoll, për të cilët duhet vendosur 2 javë përpara ndeshjes, gjë që nuk ndodh në Premier Ligën angleze apo Bundesligën gjermane.
 

cent

Banned
Titulli: Fc. Barcelona

Barça përgatit kontratë të re për Messin

BARCELONث - Barcelona ka bërë të ditur se është duke planifikuar që t'i ofrojë kontratë të re Lionel Messit, duke synuar në këtë mënyrë të shpërblejë yllin argjentinas për paraqitje e tij të fundit. Messi, 25-vjeçar, ka ende katër vjet kontratë me klubin, por presidenti i Barçës, Sandro Rosell është duke shpresuar që futbollisti më i mirë në botë të pranojë një kontratë të re më të volitshme dhe që do të jetë më afatgjatë shkruan Goal.com.

Bisedimet me argjentinasin nuk kanë nisur ende, mirëpo Rosell ka thënë se shpreson që marrëveshja të arrihet shpejt.

"Kontrata aktuale e Messit skadon në vitin 2016, por do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk e përmirësojmë kontratën e tij. Duhet të mendohen gjëra të tilla. Tani për tani nuk është asgjë në plan, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Stafi i trajnerëve e ka përqendrimin për sfidën e së dielës, mirëpo ne shikojmë më larg në të ardhmen. Duhet të niset tash puna për kontratë", ka thënë Rosell për "Radio Catalunya".

Messi tre vitet e fundit është shpallur lojtari më i mirë në botë nga FIFA.

Rosell ka folur edhe për dëshirën që të mbajë kapitenin Carles Puyol edhe më tutje në skuadër. Puyol ende nuk ka firmosur kontratë të re, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

"Puyol është ikonë, legjendë, është kapiteni ynë. Do të ishim shumë të lumtur nëse ai do ta përfundonte karrierën te ne", ka thënë Rosell.

/d.b
 

cent

Banned
Titulli: Fc. Barcelona

Start perfekt, Barça tashmë është kampione?

Tito Vilanova ka zgjidhur dyshimet që ekzistonin rreth tij pas zëvendësimit të Pep Guardiolës, duke udhëhequr klubin drejt pesë sukseseve në po kaq javë në kampionat.

Ndonëse rruga deri në fund është e gjatë, këto statistika janë vërtet domethënëse. Një nisje e tillë, është një ogur i mirë për katalanasit për fitimin e titullit kampion.

Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja spanjolle “AS”, në historinë e kampionateve spanjolle, ka pasur 24 edicione ku një skuadër e ka filluar kampionatin me pesë fitore radhazi.

Në total, ekipi që ka realizuar një start të tillë ka fituar dhjetë herë titullin, në shtatë raste është renditur i dyti, pesë herë i treti dhe në dy raste në vend të katërt.

Megjithatë, përqendruar tek Barça, klubi ka nisur shtatë herë kampionatin duke fituar pesë ndeshjet e para dhe në të gjithë rastet e mëparshme. /tch
 

cent

Banned
Titulli: Fc. Barcelona

Barcelona shkatërron 4-1 Atletikon
17/12/2012


Barcelona nuk ka kundërshtarë të denjë në këtë sezon në kampionatin spanjoll. Përballja me Atletikon ishte në barazpeshë vetëm për 30 minuta, ku skuadra madrilene e udhëhequr nga Falkao arriti edhe të kalojë në avantazh.

Ishte pikërisht numri 9 i Altetikos që mposht mbrojtjen dhe portierin katalanas Victor Valdes me një parabol shumë të bukur. U desh ky gol që Barcelona të reagonte e të merrte frenat e lojës në dorë. Një goditje spektakolare e Adrianos sjell golin e barazimit vetëm pas 5 minutave, ndërkohë që në mbyllje të pjesës së parë është Buskets, i cili gjakftohtë manovron bukur në zonë e shënon golin e avantazhit.

Pjesa e dytë i takon yllit argjentinas Lionel Mesi i cili shënon edhe dy gola të tjerë në këtë javë duke thelluar rekordin e tij e duke e çuar në 90 gola të shënuar në një sezon, si askush më parë. Me këtë fitore Barcelona shkon në 9 pikë diferencë me vendin e dytë që mban Atletiko e Madridit, ndërkohë që 13 pikë shkon diferenca me Realin e Madridit i cili sërish nuk ka fituar në këtë javë të 16-të.

Skuadra e Mourinjos u ndal në barazim 2-2 nga Espanjoli në Bernabeu. Golave të Kristiano Ronaldos dhe Koentraos, i përgjigjet Serxhio Garsia dhe Albin në minutën e 88.

Një tjetër barazim ky që e largon shumë Realin nga Barcelona dhe i ushtron akoma më shumë presion ambientit të trazuar tashmë të skuadrës mbretërore./Tch
 

cent

Banned
Titulli: Fc. Barcelona

La Liga, Barcelona vazhdon "marshimin"
17/02/2013

Barcelona vuan, por arrin të sigurojë një tjetër sukses në Primera Division.

Skuadra e Vilanovës mundi Granadën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-1.

Ishin vendasit që dhane shenjën e parë në këtë ndeshje me Noliton, i cili u vu përballë Valdes, por ky i fundit nuk e lejoi ish-futbollistin e Barcelonës të dërgonte topin në rrjetë.

Në minutën e 26’, Igalo befasoi katalanasit duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën e Granadës duke entuziazmuar të pranishmit në stadiumin Los Karmenes.

Barcelona arriti të barazojë në fillimin e pjesës së dytë kur shënoi me Lionel Messin, i cili shfrytëzoi një pritje jo të mirë të Tonjios ndaj gjuajtjes së Fabregas.

Pak çaste më vone, argjentinasi shënoi edhe golin e dytë për Barcelonën duke shënuar golin e 37 të tij në La Liga dhe të 301 me fanelën e Barcelonës.

Në minutat e fundit Granada pati një mundësi të artë për të barazuar rezultatin me Brahimin, por gjuajtja e këtij të fundit u përplas në rrjetën e jashtme.

Me këtë fitore, Barcelona u ngjit në kuotën e 65 pikëve dhe tashmë mund të mendojë për sfidën e Champions League me Milanin që do të luajë në mesjavë.

Fitore arriti edhe Malaga që mundi Athletic Bilbaon me rezultatin 1-0. Për skuadrën andaluziane mjaftoi goli i Javier Saviolës në minutën e 18 të ndeshjes për të marrë 3 pikë që e mbajnë atë në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme me 42 pikë, ndërsa Athletic Bilbao pozicionohet e katërmbëdhjeta. Në ndeshjen tjetër të kampionatit spanjoll, Getafe mundi Celta Vigon me rezultatin 3-1./Tch
 

cent

Banned
Titulli: Fc. Barcelona

Barcelona shpallet kampion
12/05/2013

Barcelona shpallet kampione e Spanjës për herë të 22-të në historinë e saj.

Katalanasit fituan titullin duke mos zbritur fare në fushë pasi barazimi i Real Madrid ndaj Espanyol i dha sigurinë matematikore skuadrës së drejtuar nga Tito Vilanova.

Madrilenët nuk shkuan dot më shumë se rezultati 1-1 në transfertën ndaj Espanyol dhe dorëzuan kështu kurorën e fituar një vit më parë.

Golat e takimit u shënnuan nga Stuani dhe Higuain.

Sot, Barcelona do të luajë ndaj Atletico Madrid thjesht për statistika.
/Tch
 

cent

Banned
Titulli: Fc. Barcelona

Vuan Barcelona, "shpërthen" Atletico
25/08/2013
Barcelonës u mjaftua me vetëm një gol në Rozaleda përballë Malagas për të siguruar fitoren e dytë radhazi në La Liga. Ndaj andaluzianëve të dobësuar shumë në fazën sulmuese me largimin e Iskos drejt Realit të Madridit, katalanasit dominuan përgjatë 90 minutave, pasi formacioni i Bernd Shuster I mbyll në gjysmëfushën e saj. Pa Mesin dhe Buskets të dëmtuar, Gerardo Martino hodhi në fushë titullarë Sesk Fabregas dhe Aleks Song, ndërsa në vend të Dani Alvesh në krahun e djathtë të mbrojtjes u vendos Adriano. Ishte pikërisht futbollisti Brazilian ai që zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë me një goditje të kalibruar prirët me portën. Në pjesën e dytë Malaga u mundua të bënte dicka më shumë në fazën sulmuese, madje në të 68-tën pas një kundërsulmi të shpejtë portën e Viktor Valdez e shpëtoi shtylla e majtë. Barcelona rrezikoi shumë të humbte 2 pikë në minutat e fundit, pasi lëshoi shumë terren në prapavijë.

Pët Atletikon e Madridit, ndeshja me Rajo Vajekanon në Visente Kalderon ngjau më shumë me një seancë stërvitore. Los Kolchoneros e shndërruan në tabelë qitjeje portën e Rajos, teksa 5 nga goditjet e panumërta drejt kuadratit përfunduan në rrjetë. Serinë e golave e hapi Garsia në minutën e 17-të, më pas në në pjesën e parë shënuar gjithashtu Diego Kosta dhe Arda Turan. Në fraksionin e dytë shënoi emrin në listën e golashënuesve edhe Tiago, ndërsa në minutën e fundit Garsia realizoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. Një sinjal I qartë ky që formacioni I Diegoi Simeones I jep Barcelonës tri ditë para ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet në Kamp Nou.
S.Sport
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Fc. Barcelona

Se kuptoj pse se fut titullar neymar
 
Top