Esktremistët grekë heqin tabelat e shkruara shqip dhe greqisht në Dropull

MrCool

Simple
849


Ekstremistët grekë kanë rrëzuar tabelat e reja në gjuhën shqipedhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet nga pakica greke.

Gjatë natës, ekstremistët grekë kanë rrëzuar tabelët e reja për faktin se gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të Finiqit. Tre ditë më parë Autoriteti Rrugor Shqiptar zëvendësoi tabelat dygjuhëshe.

Tabelat e hequra në fillim kishin të shkruar emrat në gjuhën greke dhe më pas në atë shqiptare, ndërsa kodi rrugor kërkon që tabelat të shkruhen në gjuhën shqipe dhe poshtë të përkthehen në greqisht. Heqja e tabelave solli reagimin e shumë autoriteteve greke dhe shqiptare, disa prej të cilave e kritikuan.

Burimi: albeu.com
 
Top