Ese

Titulli: Ese

E PARA MBETET FJALA…

Unë mendoj se të mendosh është një mendim shumë i fismë
Të gjesh se të vërtetat janë të vërteta për gjysmë.
Të flasësh duke heshtur është një urti' perëndish
E të dridhesh nga dyshimi se të dish është shumë frikë...

Unë mendoj se të mendosh është një guxim pak i tepërt
Kur as vetja s'të pyet çfare do të bësh me veten…
Kur krejt bota të sheh si një pemë pa kurorë
Që lidh fryte në dimër e çel syth’ në tetor.

Por të mendosh në këtë mot është një lodhje e kotë
Humbje kohe pa grat', ves i mbetur, një modë
Dalëboje, kjo jetë nuk të pret as të rrosh, as të shkosh,
Ti veç mund të jesh
Si kalliri pabukë me kokën perpjetë.

Të durosh një mendim që të lodh ditë e natë
Si ta shmangësh gjykimin e botës përqark
Se atëherë je i zi, je cinik, firaun
Nuk bën dot vend për njerëz e do mbesësh kërcu'...

Dhe krejt bota mbi shpinë ta fshik si kamzhik
Gisht e fjalë, helm e vrer. Atëherë ku të ikësh?!
Kur dhe emri të le e fati t'braktis
ا'ka t'u desh të mendoje? Fjalën ta bësh pis?

Se deshe një vend ku ta lesh zemrën peng
E të rrosh pa u dridhur, rritur shtat e mend
Të flijosh djersë e shpirt, të këndosh lavd për Zot
E njeriun ta shohësh drejt ne sy pa pas' ndoht...

Ku ta çosh një mendim që dhe ashtin ta bluan?
Një dëshirë që e fsheh dhe një frikë që e druan
Se të mendosh është një krim përballë gjithë njerëzisë
Që ka gjetur rehat, që nuk do të lafisë

E ta vuajë dyfish: trup e shpirt, gjak e lot...
Dora që s’kafshohet ndoshta s’puthet dot
Por shtrëngohet. Shtrëngohet sa damarët t’i plasin
E fati si gjaku per fyti bëhet lak...

E sado që të them se të mendosh është virtyt
Përsëri une mbetem një njeri i arsyeshëm
Që heshtjen ka cak si qefinin e bardhë
Por fjala... fjala ishte e para... E para mbetet
Fjala...

Alban Bala
 

dangerous

Moderatorë
Titulli: Ese

IKEM LARG ME NJE IKJE STUHIE...

Ikem larg me nje ikje STUHIE
Erdhem drejt njeri-tjetri me zemerdelire
Si ndaj nje pikture tere dritë e hije
Që duhet t'i largohesh
Për ta kuptuar më mirë

Stuhi e ndarje
s'di se kush e tha(goja ju thaft)
Shuan zjarret e vogla
Dhe ndez më teper zjarret e mëdha.
 

dangerous

Moderatorë
Titulli: Ese

BESOJ NJERIUN

Njeriun e mir , mes marrëzisë
Në këtë shekull çorodites,
Unë s'e kërkoj si Diogjeni i lashtësisë,
Që dilte me fener në mes të dites,
E,e s'më pushton kjo ndjenjë naivja
اu bê njeriu? - s'bertas e s'lus,
Es 'kërkoj strehe te primitivja
As tek Olimpi e Zeus.

Njeriu i mirë ështe Pranishem
Dhe tek zbulimi më i vonshem
Siç ështe tek buka e uji i pishem
Dhe tek talenti i jashtzakonshem.

Dhe me çdo shpikje e shkrepje fjale
Më njerëzor bëhet Ai
Dhe kur shtrydh driten prej nje vale
Dhe kur ne muzg bën dashuri.

Sa per shemtit qe s'rrêfehen
Kjo s'i takon emrit Njeri,
Po veç dykêmbshave qe ushqehen
Me gjakun dhe gjeninë e tij.

..P. K....
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

10,000 orë

Mbreme perfundova librin e Malcolm Gladwell titulluar "Outliers" i cili shkruan se nevojiten afersisht 10,000 ore praktike per te arritur zoterim ne nje fushe. Si e arrin Gladwell kete konkluzion? Dhe, ne qofte se konkluzioni eshte i vertete, si mund ta perdorim kete ide per te arritur madheshti ne profesionet tona? Gladwell ka studiuar jeten e njerezve te suksesshem per te pare se si ata e arriten kete sukses.

Violinat ne Berlin

Ne fillim te viteve 90'te, nje ekip psikologesh ne Berlin studioi studentet e violines. Me hollesisht, studiuan zakonet e tyre te praktikes ne femijeri, adoleshence dhe ne moshe te rritur. Te gjitha subjektet u pyeten: "Gjate karrieres suaj, qe kur keni mare violinen per here te pare, sa ore keni praktikuar?"

Violinistet kishin filluar mesimet afersisht ne moshen 5 vjecare me ore praktike te ngjashme. Orari i praktikes filloi te ndryshonte ne moshen 8 vjec. Nga mosha 20, interpretuesit elit mesatarisht kishin bere me shume se 10,000 ore praktike secili, ndersa interpretuesit me pak te afte kishin bere vetem 4,000 ore praktike. Elita kishte bere me shume se dyfishin e oreve praktike sesa interpretuesit me pak te afte.

Talenti i lindur: Jo i rendesishem

Nje pike interesante e studimit ishte se nuk u shfaq asnje interpretues qe kishte "talent te lindur". Nese talenti natyror do kishte luajtur nje rol, pritej qe keto "talente te lindur" te notonin ne krye te elites me me pak ore praktike se te gjithe te tjeret. Te dhenat treguan ndryshe. Psikologet gjeten nje mardhenie te drejteperdrejte statistikore midis oreve te praktikes dhe arritjes. Pa rruge qe i bie shkurt. Pa talent te lindur.


....vazhdon!​
 
Titulli: Ese

Daniel Gàzulli
BOTث VIRTUALE
- Ese -
Marr përditë mesazhe nga vende të ndryshme të Europës, nga Amerika e deri nga Australia. Mesazhe plot, fjalë, fjalë, fjalë, po kur nuk u shoh sytë, edhe fjalët më vinë të shurdhëta.
Dal në shëtitje rrugëve të Lezhës, po veshtirë të gjej dike me pi një kafe e me shkëmbye dy fjalë. Shumica e miqëve të vjetër janë përnda nëpër botë. Dikush ka pothuej njëzet vjet që asht largue: ka shkue burrë i fortë e i bukur e tash asht mplakë. Shumë prej tyne, mbasi kanë punue për vite në mërgim, më shkruejnë se janë në pension: dikush ka pësue infarkt, dikush një sëmundje tjetër. Nuk besoj se u ka ardhë e keqja nga puna e randë, po nga shpirti i plasun.
Disa të tjerë ikën ma vonë tek fëmijtë, shpirtplasun këtu, në Atdhe, shpirtplasun atje, në dhé të huej. Mesazhet e tyne janë ma të ngrysuna. Pa punë, pa pension, barrë për fëmijtë mundqarë, prind të heshtun e të piklluem, si gjithë prindtë që u randën fëmijëve.
Këta shkruejnë ma rrallë, shumë rrallë. Këtyne po, ma mirë që nuk ua shoh sytë: kushedi ç’perde e randë do t’ua ketë zanë vështrimin.
Komunikojmë. Asht koha e internetit, një botë virtuale.
Po sytë më mungojnë. Vështrimet. Vetëm fjalë, fjalë, fjalë …
Shkruejnë. Ndonjeni ban edhe pyetje. Kur më bajnë pyetje, gjendem ngusht. Unë e di ç’përgjigje presin ata. Po nuk kam si t’u ushqej më kot iluzionet. Ata andërrojnë Atdheun të lulëzuem. E unë, si t’u them? Edhe pse nuk ua shoh sytë, jo, nuk mundem me i rrejtë.
Ma mirë ata që nuk pyesin. Tashti besoj e morët vesht edhe ju të tjerët: Ju lutem, mos pyesni, më bani të ndjehem ngusht.
Nga Norvegjia më thonë se asht ftohtë. E di. Kam ba pak gjeografi. Më thonë se asht ftohtë, sepse nuk duen të më thonë shumëçka tjetër. As pse ka pësue infarkt. As pse ka dit që nuk e shikon të vetmin bashkatdhetar që e ka në të njejtin qytet. Asht ftohtë, më shkruen. Si t’mos e besoj.
Nga Australia më shkruejnë se edhe atje shqiptarët zihen mes veti, nuk kanë punë me vendasit. Mes vetit: sherr i madh.
Nga Italia, një mik i vjetër, që ka qenë disa vjet në Burgun e Burrelit, më jap këshilla se si mund të ndërtohet shteti i së drejtës dhe ankohet se nuk ban dot operacion prostatet: kushton shumë shtrejt. E pyes diçka për Berluskonin. Nuk më kthen përgjigje. Tri herë e kam pyetë, po nuk më asht përgjegjë, më shkruen vetëm se çfarë duhet të bajmë që të ndërtojmë shtetin e së drejtës. ا’hyn Berluskoni këtu?!
Një mik tjetër, prej shumë kohe në Amerikë, me këshillon t’i bind shqiptarët se asht ma mirë të mesojsh tjetrin si zihet peshk, se sa t’i falish një peshk. E ka ba kaq për vete kjo thanje e urtë, sa me kanë folë edhe shumë të tjerë se kambëngulë edhe me ata t’i bindin shqiptarët të veprojnë në këte mënyrë: kështu ban Amerikani.
E pyeta një herë për luftën në Irak. A do të ketë fund një ditë. Nuk më ktheu përgjigje.
Një mjeke në Francë asht e zemrueme me ata që shkruejnë keq për Shqipninë në frëngjisht. E pyes: Shkruejnë ma keq se sa na për vete? Jo jo, më thotë, deri aty jo.
Komunikojmë.
Po fjala vjen e shurdhë pa vështrim.
Më ka marrë malli t’i shoh miqtë në sy.
 
Titulli: Ese

Buzeqeshja.....
Kembet te zhyteshin deri ne nocke, ne barin e fushes se golfit. Ca pata te egra, kullosni pak me tutje krej te qeta, pothuajse inekzistente.
- E di? Sot u grinda me bossin tim. Me nervozoi. Ajo bertiti dhe une bertita.....
- Dhe kush fitoi ne fund?
- Asnjeri nuk fitoi, u pajtuam. Nuk di pse jam kaq nervoze kohet e fundit. Nuk mbaj dot asgje. E di brenda meje qe duhet te permbahem por nuk mundem. Them te fundit ne fillim. Keshtu bej edhe me ty. Behem si mace ndonjehere me ty e? Po me bie shume shpejt inati dhe harroj dhe fal shume shpejt, e?
- mmmmmm-
Buzeqeshja ja ngriti cepat e syve perpjete. I shikoja profilin dhe buzeqeshja edhe une.
- Po nuk eshte se jam gjithmone keshtu e keqe, apo jo? Brenda meje nuk dua as te bej ashtu, por ja qe shperthej.....
Buzeqeshja fluturoi ne ajer pak me siper se kokat tona, ngrita duart ta kap.....
- ehe......
- Me thuaj praaaa......
- po
- si po? Ma thuaj me fjali te gjate, si na thoshte mesuesja ne klase te pare, qe ti shprehim mendimet me fjali te plota, jo vetem me nje po ose jo.
E kapa, e mora buzeqeshjen ne duar dhe e mbaja me kujdes...
- cfare te them me fjali te plote?
- Me thuaj a nuk bej ndonjehere si mace?
- po, ben ndonjehere si mace
Po luaja tani me buzeqeshjen. Sa e ngrohte, nuk e shtrengoja shume
- Po ti si me duron e?
Me shpetoi prap nga duart dhe flluturoi diku aty siper kokave tona.
- hmmm, epo jam njeri i durueshem une.........
Aroma e pemeve te sapocelura dhe gjelberimi i akoma i virgjer na mbeshtillte.
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

BESA - Myslimanet qe shpetuan Hebrenjte ne Luften e Dyte Boterore

Ne Shqiperi, nje shtet i ndodhur perballe çizmes se Italise, permes Adriatikut shpetuan rreth 2,000 hebrenje nga persekutimi nazit ne vitin 1943-1944. Nga ky shtet me nje mazhorance myslimane, Italia u terhoq ne shtator 1943 edhe kontrollin e shtetit e moren nazistet deri ne fundvit 1944.

Libri i shkruar, qe tashme eshte kthyer edhe ne film dokumentar mbart fotografite e atyre familjeve qe rrezikuan jeten e tyre per te strehuar hebrenjte. Fotografite e librit jane te gjitha bardhe e zi dhe shpesh perfshijne nuanca te trasheguara ne familje te tilla si psh nje tryeze e ndertuar nga nje refugjat hebre per mikpritesit e tij dhe murin ku babai i nje njeriu te vetem gati sa s'u qellua sepse refuzoi te tregonte ku ishin fshehur partizanet anti-gjermane aty afer.

Ne nje familje tjeter, 3 libra fetar ishin lene amanet nga mysafiret hebre per tu mirembajtur derisa ai te kthehej t'i merte. Ai nuk erdhi kurre, e i jati i la amanet te birit te shkonte t'ja kthente. Keshtu, me besen e dhene, ai niset sebashku me te birin per ne Izrael edhe gjen djalin e autorit librave. E çoi amanetin deri ne fund.

Fotografite bardhe-e-zi, une i interpretova edhe ne nje menyre tjeter: JETA E NJERIUT ESHTE E SHENJTE! Ne qofsh mysliman, katolik, hebre, budist a i pafe, jeta e njeriut eshte dhurate e shenjte e mbetet e tille deri ne fund. Eshte njerezore te shpetohet. Kjo çeshte eshte BARDHE e ZI. Nuk ka paqartesi apo pasiguri. JETA eshte e SHENJTE! Secili nga ne ka detyre te shpetoje nje jete po ju dha mundesia!

Po ndaj me ju disa citate nga libri:

Faqja 4: "Te gjithe femijet hebre do te flene me femijet tuaj, te gjithe do te hane te njejtin ushqim, te gjithe do te jetojne si nje familje!" - Frasheri, Kryeministri i Shqiperise

Faqja 20: "Eshte nje thenie: Ne aq me shpejt do te kemi djalin tone vrare se sa te thyejme Besen tone!"

Faqja 30: "Babai yne shkruan se kur ai kishte mundesi dhe privilegjin per te strehuar kaq shume familje hebrenjsh, i dha gezim per te vene ne praktike besimin e tij ne Islam. Te jesh bujar eshte virtyt!"

Faqja 34: "Pse fsheh nje hebre? E beme. Sepse ishte ajo qe duhej bere!"

Faqja 42: "Si myslimane te mirepritur ata te gjithe: te mirepritur me buke, kripe e zemer te bardhe!"


Askund ne Kur'an nuk shkruhet se duhet vrare e duhet prere, Islami eshte nje fe paqesore edhe SHQIPTARET e treguan mese miri se çdo te thote te jesh nje njeri i fese, me respekt, me dinjitet, me tradite, me mikpritje, besnikeri e bujari!

Jam ndjere krenare pertej fjaleve!
 
Last edited:
Titulli: Ese

Isha mes shume njerzish dhe prap ndjehesha vetem.Shiu qe po binte po me tregonte edhe njehere qe duhej te largohesha qe aty..Nuk e di nese isha une qe nuk po pershtatesha me vendin apo vendi me mua?
Ose...
Thjesht ata qe me rrethonin me benin te ndihesha keq,ishin pjese e te shkuares apo pjese e te ardhmes kete nuk e kuptova,ajo qe arrita te dalloja ishte qe un nuk pershtatesha dot me ate ambjent.Preferova te largohesha...u largova me hapa gjigand sikur te me ndiqte dikush,nje e ardhme jo..por nje e shkuar me ishte vene pas si nje re e zeze kur pritet te bjere shi...E ardhmja nuk me ndoqi por...hm...do ta ndjek une ate.
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Ese

Fjeta i qetë sepse isha i rrethuar nga miqtë.
U zgjova dhe rreth meje pashë vetëm ujqër.
Nuk e di nëse ujqërit kishin ngrënë miqtë,
apo miqtë ishin bërë ujqër...
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ese

Te premten dola nga zyra ne perfundim te orarit te punes me preshendetjen e zakonshme: Mire u pafshim te henen!
Sot erdha ne zyre dhe gjata nje disponim te zymte, nje atmosfere mosdurimi...nuk di se cfare kishte ndodhur mo keloget e mije gjate fundjaves? U kishte ikur disponimi, apo ate ua kishin shkaterruar anetaret e familjeve te tyre.
 
Titulli: Ese

Njeriu është qenia e vetme që në të njëjtën kohë mund të qeshë dhe të derdhë lot, sepse vetëm njeriu mund të qeshë me tragjedinë e vet. Mbase në këtë detaj të vogël fshihet vetë thelbi i asaj që njeriun e bën qenie superiore në botë. Brenda këtij absurdi zhvillohet aftësia jonë për t'u përshtatur dhe për të mbijetuar.

Javën që shkoi, në Teatrin e Metropolit në Tiranë, e pash shfaqjen "Nënat dhe bijat" - të shkruar nga Alexander Mardan dhe në regji të Rozi Kostanit - dhe, derisa qeshja me situatat komike që shpërthenin njëra pas tjetrës, e ndjeva fuqinë e absurdit të lotëve të përzier me të qeshura. Në këtë shfaqje, në një zgjidhje të thjesht regjisoriale, por gjithsesi shumë elegante, zbërthehet thelbi i tragjedisë njerëzore: Pamundësia për ta ndryshuar fatin, por edhe vendosmëria për të mbijetuar. Pavarësisht sikleteve nga më të rëndat, me të cilat nga sfidon jeta, njeriu e gjen një mënyrë jo vetëm të mbijetoj, por edhe ta gjej një qoshe të vogël, ku do të mund ta ruante atë pak aromë të vërtetësisë dhe të dinjitetit që duhet për të mos e harruar veten.

"Nënat dhe bijat" flet për fatin e atyre femrave - por ideja nuk është e kufizuar vetëm te femrat - që për të mbijetuar, të shtrënguara nën presion dhe terror, detyrohen të bëjnë gjithçka, përfshirë edhe ta shesin veten. Kurthi është i thjeshtë, aq sa edhe mund t'i ndodhë secilit na ne. Qoftë nga rastësia apo edhe si pjesë e ndonjë plani të errët, njeriu e gjen veten në borxhe, që nuk mund t'i shlyej. Dhe aty për aty shfaqet dikush që e ofron mundësinë për t'i shlyer borxhet në këmbim të një angazhimi në vijimësi. Ky është fati i Nënës te shfaqja: Për të larë borxhet, ajo detyrohet të angazhohet në prostitucion. Në krye të të gjithë sikleteve të saj kurorëzohet edhe frika e vazhdueshme se padronët do ta detyrojnë në prostitucion edhe vajzën e saj. Deri ku mund të shkojë një nënë, vetëm e vetëm për të mbrojtur fëmijën e vet? Deri në fund të botës. Dhe përtej. A ka fund sakrifica që ajo mund të bëjë?

Ky detaj më bëri të mendoj për atë se sa shumë njerëz bien viktima të kurtheve të tilla. Të pllakosur në varfëri, edhe njerëzit tanë janë kthyer në vegla të banditëve të fortë. Në shfaqje rrëfehet për prostitucionin, por kjo nuk është e vetmja formë e eksploatimit dhe e poshtërimit. Skllavëria bashkëkohore ka shtrirë rrënjë gjithandej saqë më edhe nuk vihet re. Të lodhur nga jeta, të thyer nga varfëria, të dëshpëruar nga sikletet, njerëzit e ulin kokën para atyre që, në emër të një sigurie dhe mirëqenieje minimale, sillen si të ishin padron të jetës dhe të vdekjes. Dhe, njëjtë si shikuesit në shfaqje, qeshim me gjithçka që drejtpërdrejt nuk na prek neve.

Por, a duhet që të vargëzohen tragjeditë individuale në mënyrë që si shoqëri të vetëdijesohemi dhe të kemi një reagim ndryshe? A duhet të qeshim me tragjedinë e dikujt tjetër dhe më pas të kërkojmë ndihmë kur po e njëjta të na gjen edhe neve? Dhe, kjo është më e rëndësishmja, a ka dikush që mund t'ia ndalë hovin të fortëve? A ka dikush që vërtet del në mbrojtje të atyre që kanë nevojë? Te "Nënat dhe bijat" nuk është askush, sepse ato duhet të mbështeten te njëra-tjetra. A thua ky është fati i keq i yni? Të mos presim asgjë nga askush!

Rëndom jemi të pavetëdijshëm për shumëçka që ndodh përreth nesh dhe nuk i shohim shtresimet e skamjes, dhimbjes dhe të sikleteve të njëpasnjëshme me të cilat ballafaqohen njerëzit tanë. Edhe pse i njohim, ata janë të padukshëm dhe të harruar. Nuk i shohim derisa nuk i ndiejmë në lëkurën tonë. Por, a ka vlerë reagimi ynë, atëherë kur edhe ne bëhemi të harruar dhe të padukshëm?

Duke e parë shfaqjen "Nënat dhe bijat" e ndjeva se nuk ekziston diçka që mund të quhet tragjikomedi. Sado që mund të qeshim me këtë apo atë detaj, më ketë apo atë situatë, thelbi i të gjithë shtjellimit është tragjik, sepse e tillë di të bëhet jeta. Rëndom, jeta na imponohet si një tragjedi dhe për të mbijetuar, brenda këtij realiteti të trishtë, jemi të detyruar që të gjejmë një kuptim ndryshe. Dhe në këtë kuptim ndryshe e zbulojmë aftësinë tonë për të qeshur derisa derdhim lot. Kjo na bën njerëz. Kjo na bën më të fortë se guri.

"Nënat dhe bijat" ma përkujtoi këtë. Ma përkujtoi se duhet të shikojmë anash dhe t'i vërejmë të harruarit dhe të padukshmit, që janë të shpërndarë kudo përreth nesh. Kushedi, ndoshta vetëm një shikim i njohjes është hapi i parë për t'ia ndalë hovin të fortëve dhe për ta kthyer njerëzinë tonë.
 
Titulli: Ese

U rritem se bashku, e nuk e di te sigurte nese mesove ti nga mua apo une nga ty.
Di qe te fala jeten e ti mua lumturine.

mjafton te shihemi ne sy kur shfletojme albumet e vjetra dhe qeshim qeshim si athere kur ti ishe femije,,
Puthjet ne faqe jane ber te rralla,,, ti u rrite tashme je ber Cool
por edhe pse e quan veten burre dhe ne asnje menyre sdo perdorje manikyre
Ti per dhuraten time kete e bere ..
Eh sa tu desh te gjeje ngjyren e duhur ,,,eh sa dite degjove talljet e sate motre...

Dhe une nga larg te veshtroj ...sdua te them asgje vetem te shijoj ..
te pyes : si te vajti dita sot?
Hm ...mbas mesimit duhej te pikturonim fytyrat e femijeve te vegjel ,,me thua..
te perfytyroj nje "gjigant" tek ulet ne gjunje duke i dhene forme nje fytyreflutur te nje vogelusheje ,,,
Ti qe vete deri dje ishe femije vete,,,merr pergjesi dhe ke durim per detajet e vogla deri ne perfeksion


Dhe nuk dua te pushoj se shkruari per ty ,e per te menduar jo qe jo.
sepse kam frike qe ne rutinen e dites harroj keto momente te bukura ,,,dua ti mbaj fort qofte kjo edhe mbi nje faqe te bardhe letre.
Dua ti kujtoj vetes ,sa me fat jam qe te kam...

Je qetesija ime Biri im !
 
Last edited:
Titulli: Ese

Më thua: Jeta të shkelmon, ndërkaq ti vazhdon të jesh e qetë. Si ia del?
Nuk është se vërtet jam e qetë, nuk është se nuk thyhem dhe as nuk jam e lirë nga trishtimi. Që të gjitha i ndiej. Si një vullkan i moçëm, që vazhdimisht shpërthen në heshtje, kam diçka brenda vetes që tërë kohën përmblidhet të pëlcasë. Por, pavarësisht sa herë që nga brenda digjem dhe bëhem hi, kurrë, asgjë nuk del jashtë.
Ti më pyet se si atëherë ia dal që të gjitha t'i mbaj brenda?
Njeriu e ka një aftësi të veçantë për t'u përplasur egërsisht me veten dhe për ta dërrmuar atë me një saktësi të mahnitshme. ثshtë si një luftë, që sado që mund të më stresojë, në të njëjtën kohë, edhe ma jep një kënaqësi të çuditshme. E kuptoj se nuk jam si ato të tjerat, që përbrenda janë bosh dhe që mbahen falë një fasade, të cilën përpiqen ta shesin si një domosdoshmëri për t'u përshtatur me rrethin. Jo! Për mua, nuk ka fasadë që kryen punë dhe që mund ta përmbajë vullkanin brenda meje.
Hiri, që, brenda meje, pafundësisht herë digjet nga fillimi, jam vetë unë. Prandaj, asnjëherë nuk do të më shohësh duke nxjerr lot, sepse të gjitha i derdhi brenda. Nuk kam lot për t'ia treguar botës! Më duhen për ta ujitur shpirtin tim që digjet në heshtje.
(A.R)
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Ese

Nje tregim, me kishte thene nje dite , Julian, eshte letra qe nje autor i shkruan vetvetes per te vendosur lakuriq shpirtin e tij.


*Ndonjehere eshte me e thjeshte te hapesh zemren me nje te huaj. Kushedi perse. Ndoshta sepse nje I huaj na sheh per ate qe jemi ne te vertete, e jo si duam te tregojme se si jemi.


* ''Tani qe te kam humbur, di qe kam humbur gjithcka . Pavarsisht kesaj, nuk mund te lejoj qe ti te zhdukesh nga jeta ime e te me harrosh pa ditur qe nuk vazhdoj te jem e hidheruar., qe ne fillim ndjeja qe do te humbisja dhe qe ti nuk do te kishe parre kurre tek une ate qe une shihja tek ti. Dua qe ti te dish qe te kam dashur qe diten e pare dhe qe vazhdoj te te dua , tani me shume se kurre, edhe nese nuk deshiron ta degjosh . Nderkohe qe te shkruaj te imagjinoj ne ate tren , me bagazhin tend me endrra dhe me zemren e thyer, ne arratisje nga te gjithe ne dhe nga vetvetja. Jane te shumta gjerat te cilat nuk mund te ti tregoj, Julian. Gjera qe sebashku injoronim dhe per te cilat eshte me mire qe ti te mos i dish. Deshira ime me e madhe eshte qe ti te jesh i lumtur , Julian, qe gjithcka qe aspiron te behet realitet, edhe nese do te me harrosh, nje dite ti te mund te kuptosh sa te kam dashur.

Pergjithmone e jotja, Penelope. "
 
Titulli: Ese

Ti do që edhe unë të të them se je e bukur.
Mos e prit nga unë atë që ta thonë të gjithë të tjerët. Po të njëjtit, që edhe sikur të sfiliten, nuk mund të shohin përtej asaj që ju kapin sytë.
Nuk mund ta bëj, sepse bukuria është vetëm një çast, një imazh që të fiksohet në mendje.
Dhe më pas çasti kalon.
Harrohet...
Si shumë imazhe të tjera që janë tretur nën gërryerjen e heshtur të kohës, asaj tinëzares dinake që nuk e kursen askënd.
Ndërsa unë të dua për përgjithmonë.
Të përtrihem duke ngrënë nga mollëzat e tua binjake. Ato që janë përherë të forta, në mënyrë që të mos harxhohen kurrë.
Të të gjerb, ngadalë dhe ëmbël, si kafen e ngrohtë herët buzë liqenit.
E më pas, të humb rrugën në kopshtin tënd dhe symbyllur ta kërkoj orkidenë e egër. Të bukurën e brishtë, që me aq kujdes e mban të fshehur nga grabitqarët.
Dhe aty të pres në ankth, nëse do të jem i përzgjedhuri që do t'i flladitet shpirti në puhizën e dihatjeve tua.
Të jem matadori yt.
I pa shpresë se do ta përballojë sfidën e radhës. Por i lumtur se mbi shpatën time do të thyhesh dhe ngjitesh përsëri, si një balerinë që vallëzon vetëm në cepin ku takohen lumturia dhe trishtimi.
(A.R)

‪#‎ZONJA_Z‬
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Ese

Ndjej Mall Per Ty
[video]http://letersi.files.wordpress.com/2013/10/index.jpg?w=705[/video]
Më erdhi ta puth, ta shtrëngoj, ta dashuroj, ta ndiej në çdo detaj dhe në çdo mënyrë të mundshme. Nuk mund të rrija indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj. Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.
I them vetes: “Ndal!”
ثshtë e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe përsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhembje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhembje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.
E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të shtyjë përpara. Shtyn dhe e gjen rrugën e vet. I shpërthen barrierat një nga një.
Dhe ajo nuk po më pengon. Luan me dorën time. Shmanget. Por nuk më ndalon.
Diçka brenda meje, me gjysmë zëri, klith: “Ndalomë! Mos lejjo të përmbytem në këtë tundim.”
I hap sytë. Dua që ajo të jetë e mllefosur në mua. Dua që ajo të më shikojë me inat. Por jo! Sytë e saj shkëlqejnë në errësirë. Janë më të gjallë se kurrë. Si dy toptha zjarri, që konsumojnë gjithçka. Edhe ajo po vlonte. Po drithëronte si thupër.
Dua të flas, por ajo mi merr fjalët nga goja.
“اfarë po ndodhë kështu me mua?”, pëshpëriti ajo.
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Ese

Në fillim ishte Fjala…!
[video]http://letersi.files.wordpress.com/2012/05/thinking-of-you1.jpg?w=246&h=330[/video]
Me duar te lidhura pas qafes, ngrita koken larte dhe syte menjehere me vajten tek fotografia jote qe ndodhet e varur ne mure qe prej dites, kur ma dhurove mua kete fotografi qe ta mbaja si kujtim nga ti. Ashtu me sy te fiksuar ne brendesine e asaj fotoje, mendja nisi fluturimin e saj te pakontrolluar, per te rikthyer ne kujtese lumturine e atyre neteve te paharruara, qe kaloja dikur me ty! Teksa veshtroja tiparet e tua te bukura ne ate foto, zemra e plagosur i shtonte akoma edhe me shume rrahjet e saj dhe kerkonte qe te te kishte prane me c’do kusht! Mire, por per fat te keq, kjo ishte nje deshire e paplotesueshme, pasi ti u largove nga une , pa me dhene asnje shpjegim! Isha e gatsheme te jepja c’do gje te shtrenjte qe i perkiste jetes sime, vetem qe te me ktheheshe ti perseri dhe te me shuaje flaken e atij zjarri te madh qe po me pervelonte ne shpirte! E pangopur nga veshtrimi i asaj fotografie ne mure, nga komedina e vogel perkrah krevatit, nxorra nje album te madh,… te mbushur me fotografi qe i kishim bere sebashku, neper vende dhe stine te ndryshme, prej nga dita qe ishim njohur.Pasi i veshtrova me vemendje te gjitha fotografite dhe vura re se perseri zjarri i mallit per ty, nuk po me shuhej, vendosa te dilja serish nga shtepia dhe te ikja ne nje ambient te zhurmeshem, me qellim qe te lehtesohesha sadopak nga mendimet e pareshtura dhe nga malli i madh qe ndjeja sot, ne kete dreke te heshtur per ty i dashur!Me mendje ashtu si te trazuar, dola nga shtepia dhe akoma pa e pasur te qarte, se per ku po shkoja, nisa te ecja neper rrugicen e vogel permes lagjes, e cila sot po me dukej me e pafund se kurre! Shume shpejte kembet me cuan tek “Parukeria” aty prane, ku pothuajse isha e pranishme c’do dite. Ndaj vendosa te mos futesha brenda, per te vetmen arsye qe te gjithe me njihnin dhe une sot nuk isha ne gjendje qe te beja biseda te ndryshme,ose te merresha me ndonje kok klienti sikurse ditet e tjera! U largova nga aty dhe ika ne ne barin tone ” Bar Iris “, ku shkonim shume shpesh, saqe ndonjeher i thoshim njeri-tjetrit qe e kemi bere si shtepine tone. Hyra brenda dhe shkova e zura vend, ne njeren nga tavolinat e fundit, ku edhe rrezja e neoneve ndricues perreth, nuk arrinte te depertonte plotesishte!Sapo isha ulur, dhe akoma pa e vendosur se cfare do te porosisja per te pire, trupi i gjate i nje kamarieri me kemishe te bardhe dhe pantallona te zeza,me pyeti:
- Me se mundemi t’ju sherbejme? – Nje kafe, iu pergjigja e ndersa syte veshtronin makinat qe kalonin rruges dhe njerezit e shumte qe shkembeheshin me njeri tejtrin, nepermes parmakeve te dritares qe kisha perbri. Ajo rruge, me detyronte qe te humbisja thelle e me thelle ne humnerat e fafundeme te mendimeve qe sot po me nderlikoheshin, ne menyra nga me te ndryshmet! Tavolinat e tjera perreth, ishin te mbushura me kliente te tjere qe ndryshe nga une, bisedonin dhe qeshnin me njeri – tjetrin plot gaz e hare.Degjoja shume zera te ndryshem dhe te panjohur per mua, por ngaqe nuk interesohesha se perse benin fjale, me dukeshin si te vdekur dhe se vetem jehona u kishte ngelur nga pas! Me gishtat, si te ngrire mbertheja filxhanin e kafese qe me kishte sherbyer kamarieri dhe e rrotulloja nxitimthi, here pas here! Ashtu e vetmuar e ne gjendje depresionante, mendova te ngrihesha por nuk ngrihesha dot. E ndersa ti, mund te ishe diku me shoket e tu duke u kenaqur si gjithmon, e une vuaja me shume dhembje e vetmuar, mungesen tende qe po me torturonte aq shume ate dite, qe ty nuk te kisha prane vetes time!!Me shpirte e mendje te lodhur e te trazuar pa mase, nga kujtime te shumta te diteve te kaluara dhe me qepallat e syve, te renduara nga merzitja sot rrekelleja furishem sebashku me filxhanin e kafese, dhimbjen dhe mallin qe kisha ne shpirte, ate nate per ty !!!…
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Ese

Koha rrjedh
http://http://letersi.files.wordpress.com/2011/12/alone14.jpg?w=338&h=333
Mbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës time aktuale 9.56 minuta po vete e 57. Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedhja graduale e përditshmërisë sime. Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij. Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën…Mundohem ta kap prej fustani, por ajo ka veshur pantallona.
10.00. Tinguj pa muzikë thurrin simfoninë e një homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e tejkalon verbërinë e tij. Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e identitetit tim. I mbledh . Përpara duarve formohet një shigjetë e drejtuar përpara: 10.06. E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke kundruar 7 liqenet e kohës sime. Shumë të ngjashëm, jashtëzakonisht të ndryshëm. Metropole alatropike të krijuar nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mia. 10.10, një ankand kohësh. Koha po shet minutat e saj. Xhepat e mi janë bosh. Nuk kam lekë të ble disa minuta. Ja, në fund të tij gjeta një monedhë një lekëshe me të cilën mund të blija një gjysmë minute.
Thirrje lënguese dëgjoja përpara këmbëve, Thirrja e një njeriu që kërkonte jetë. I nevojitej ajo gjysmë minute e imja. Ia dhashë. U fundosa bashkë me rrezikun e tij. Ajo ikën…. Rrobat e reja m’u lagën nga ajo fundosje. Balta e rrjedhës së kohës më ndot këpucët. Shpejtësia e rrjedhës së saj më lustron prapë. Tani jam paralel me të, ja, ia kalova, jam në fillim. Më buzëqeshi me ironi, më talli, më tha:
-Atë që e quajmë fillim shpesh herë është edhe fund, dhe të përfundosh diçka do të thotë ta fillosh.
Me veten zvarrë shkova në fillim të startit.
-Nisu!
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Ese

Deshirat e Mia
http://letersi.files.wordpress.com/2011/11/my-desire.jpg?w=336&h=252
Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.
Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tjetrin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.

Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.

Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vetëm me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre.
 
Titulli: Ese

"Qe e vogel zbulova se kur lumturoja dikend,madje edhe me nje xhest te thjeshte,rikthimin e diçkaje te humbur si gjera,para,buzeqeshjen a mbase shpresen e motivin,ne bebezat e syve te tyre,thelle pertej vezhgimit normal,ndizeshin dy diej te zjarrte mirenjohjeje,turbina per energjine e shpirtit tim...
Qe e vogel kam etje per diej te tille e i nxis per te lindur vazhdimisht...se po aq shpesh une shuaj etjen e shpirtit magjishem dhe kaq mjafton per t'u shperblyer ne kompensim te gjerave te humbura....
Nese do quhej egoizem e do ndiqej edhe nga te tjere,atehere egoizmi ne kete rast do ishte per mua virtyti me i bukur nder humane..."
 
Top