Elbasani-referenca

Soulmind

oNcE...
Mirmbrema Forumi! Ca bate ju iher? A jini mir?

Po e hap kete teme sepse kam nevoje per ndihme e ndoshta u hyn ne pune dhe te tjereve kush eshte i interesuar per historine e Elbasanit :)

Meseleja o si me poshte:

Kam nevoje per shume informacione historike rreth Elbasanit. Si nisi, periudha bizante - osmane. qyteti, urbanistika arkitektura. Poe cdo gje me duhet me detaje, me fakte shkencore pra jo artikuj neti.

Cilet autor, studiues dhe historian do me sugjeronit te cilet jane marre me Elbasanin? Psh. Per Beratin di qe A.Meksi, E.Riza jane 2 burime mjaft te mira ama per Elbasanin sja kam idene shume. Po ndonje liber, artikull shkencor?

Pres sugjerime. Flm :)
 
Last edited:

Soulmind

oNcE...
hello world... S'me keni ndihmuar hic ta dini :p
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Historiku i ElbasanitRedakto
Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Duke qënë i vendosur ne kryqëzimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.
Gjatë pushtimit turk të Shqipërisë, pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti IIte, në kthim e rindërtoi kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Në vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.
Ai shpejt u zhvillua si qendër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim te dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth.
Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfaqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të veçantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku.
Një zhvillim të vrullshëm mori qyteti i Elbasanit në shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 maj 1658, i cili konsiderohet ndër më të vjetrit ne Ballkan.
Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.
Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Çikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.
Në këtë kohë Elbasani shquhet si qëndër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe.
Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor.
Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas ku detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
Më 2 – 9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndër vendimet më kryesore ka qënë hapja e Shkollës Normale e cila u realizua me 1 dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqërisë Përparimi e cila do te mbështeste financiarisht këtë shkolle. Kjo shkolle ka qënë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar Shqiptar.
Qyteti i Elbasani konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në lëvizjen demokratike antifeudale të vitit 1921 – 1924, si dhe në luftën e Dyte Botërore.
Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik.
Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.Në vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunist dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.
U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjisë së re. Megjithatë qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në proceset demokratike të vitit 1990. Personalitetet më të spikatura të këtij shekulli për qytetin e Elbasanit janë : Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene mansius që do të thotë vend-qëndrim shumë arkeologe besojnë se vendburimi me i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zone lindore të Elbasanit pranë rrapit të mances për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Gjatë periudhës romare Skampius njohu lulëzimin e tij më të madh sepse ishte një kryqëzim rrugësh ku perandoria romake ndërto rrugën Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidheshe Roma me Kostandinopojën ku në Skampius kryqëzoheshin dy rruge ajo që vinte nga dyrrahu dhe Apolonia, ku kjo rrugë e rëndësishme strategjike shërbeu edhe gjatë luftërave fetare kryqëzatat. Pas bllokimit të rrugës Via Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II dhe Ballaban Pasha në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanët, ELI-BASAM (vura dorë). Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin 1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua në vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150.000 njerëz.

Në vitin 1492 sulltan Bajaziti ndërtoi xhaminë Mbret, më e vjetra e qytetit dhe ndër më të vjetrat në shqipëri, e cila ndodhet në zemër të kalas së qytetit.

Në hyrje të kalasë, mbi një pllakë, sulltani shkroi në turqisht : “Eli-Basan, es Sulltan, Ibni Sulltan, Fahti Sultan, Mehmet Han-i Han.” (Vura dorë, unë sulltan bir sulltani, sulltan triumfues, Mehmet, mbret i mbretërish). Pra, "Elbasan" do të thotë vura dorë. Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit.

Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 (?) dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.

Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381, i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatës së Re në gegërisht dhe toskërisht, i Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë (1882) dhe i Fjalorit të Gjuhës Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.


Deklarata e Pavarësisë
Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar.

Në vitin 1913 themelohet klubi i futbollit Elbasani, i cili është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë, dy herë fitues i kupës së Shqipërisë dhe një herë fitues i superkupës.

Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921-1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë periudhës 1924-1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si : fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave shqiptare dhe të huaja, të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.

Në vitin 1945Shqipëri u vendos regjimi komunist. Si të gjithë qytetet e tjerë të Shqipërisë edhe Elbasani u hapen shkolla te reja te shkolloheshin fëmijët, edhe disa fabrika qe janë ne prodhim deri sot. U persekutuan personalitetet më të shquara të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisë së re". Në proceset demokratikë të vitit 1990edhe qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në to. Banja e vjetër turke, që ndodhet në qendër të qytetit është restauruar dhe përdoret sot si restorant.

Elbasani ka qenë pushtuar nga grupe të ndryshme, duke përfshirë edhe serbët, maqedonasit, bullgarët, austriakët dhe italianët. Elbasani mbeti një qendër e Islamit në Shqipëri edhe pas pushtimit osman. Pas 1908 Kongresi i Manastirit(në Manastir moderne, Republika e Maqedonisë) vendosi që të përdorin alfabetin latin për gjuhën e shkruar shqipe, klerikët myslimane i ndikuar nga turqit e rinj mbajtën demonstrata të ndryshme në favor të shkrimit arabe në Elbasan. Shumica myslimane, gjithashtu ishte kundër instalimi i Prince William më 1914.

Në mes të qytetit ka një Kishë ortodokse, dhe rreth 7 km larg nga Elbasani ka një manastir të vjetër dhe kishën ortodokse, ku kryesisht nga Shën Jovan Vladimir fillim të shekullit të 11-të është varrosur atje.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Qytetarë të famshëm

  • Onufri (sh. XVI), piktor.
  • Hafiz Musa Basha (1892 - 1977), kryetar i bashkisë së Elbasanit (1928 - 1931), kryetar i odës së tregtisë (1931 - 1933), myfti i qytetit te Elbasanit (1934 - 1943), kryetar i komunitetit mysliman të Shqipërisë(1945 - 1954).
  • Kostandin Kristoforidhi (1827 - 1895), gjuhëtar, themelues dhe përpilues i fjalorit parë të gjuhës shqipe.
  • Nilo Borxhia (1870 - 1942), murg basilian ortodoks, bibliofil, filologu, shkrimtar dhe teolog arbëresh, ishte në misionin Episkopale në Elbasan.
  • Shefqet Verlaci (1878 - 1944), politik.
  • Aleksander Xhuvani (1880 - 1961), filolog.
  • Ethem Haxhiademi (1902 - ?), shkrimtar dhe dramaturg. Në vitin 1945 ai ishte një nga anëtarët e parë të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
ELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtarake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithë Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka mbetur vetëm historia.

Tabakët
Në fund të shekullit XVII qyteti i Elbasanit kishte 35 punishte ose tabakhane të lëkurës. Numri i madh i toponimeve dëshmon për pozitën primare të këtij esnafi. Kështu në Elbasan njihen disa si Çezma e Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Mulliri i Tabakëve, Xahmia e Tabakëve, Tyrbja e Tabakë, Sallatashi i Tabakëve, Rrapi i Tabakëve. në raste luftrash ky esnaf mbante një grup të gatshëm luftëtarësh beqarë të cilët jetonin tek hani i Beqarëve. Tabak vjen nga fjala arabe “debbag” që do të thotë lëkurë. Regjia e lëkurëve bëhej në punishte pranë vendeve me ujë. Me përpunimin e lëkurës nuk merreshin vetëm tabakët por edhe saraçët, opingarët, papuçinjtë e këpucarët. Elbasani shquhej për lëkurat e ngjyrosura, punimin e mëshinit të hollë, saftianit të butë dhe qoseles me shkëlqim. Specialisti i fundit që jetoi deri në fillim shekullin XX dhe që ngjyroste kajzerin (lëkurë e përpunuar e dhive dhe e kecave me ngjyrë të kuqe) ishte Sula i Bajram Tabakut.

Kazazët
Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 anëtarë kryesorë ndër të cilat Osman Metani, Himë Gurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në fillim shekullin e njëzetë anëtarë të esnafit të Kazzëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita, Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e Kamber Shupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan kazazi.

Çibukçinjtë
Kjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka pasur esnafin e kohës. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas djemtë e këtij të fundit, dhe mehmet Musai ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri.

Opingarët dhe Saraçët
Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithërave dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër.

Qeleshepunuesit
Një nga zejet e njohura në Elbasan kanë qënë punimi i qelesheve. Ato përgatiteshin nga leshi i deleve dhe ishin dy llojësh: të gjata (tirane) që përdoreshin vetëm për qytetarët dhe në disa fshatra të Peqinit ai dhe qeleshe sheshje të shkurtra që përdoreshin nga fshtarët. Zona e Sulovës dhe e Vërçes përdornin takie ose qeleposhe prej haseje. më vonë zejtarët prodhonin edhe qeleshe Kosove. Mjeshtri e rrihte leshin me çark, e shtronte në banak dhe me ujë të ngrohtë e sapun e shkumonte mirë, e sheshonte me vegël druri ose tunxhi. këtë material të qullur në formë stofi e fuste në kallëpe prej balte dhe i jepte formë. E linte pka të thahej në kallëp, e hiqte nga kallëpi, e lante me ujë të ngrohtë e sapun derisa të zbardhej mirë.

Samarxhinjtë
Samarxhinjtë njihet si një ndër zejet më të vjetra në Elbasan. Zejtarët elbasanas punonin samar fushe me prapse të lartë e me koxhakikë dhe samar Tirane me prapse të lartë e koxhakikë. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë samarxhinjtë më të njohur elbasanas ishin Spiro Gygu e Vaslik Kadiu që punonin samarin e llojit të parë ndërsa Myrtaza Zela, Sefer Tirana punonin samar Tirane dhe Mihal Papamihali, Jorgji Pistoli, Mihal Bushaku punonin samar fushe. Në fillim shekullin XX përmënden Jan Çerekja e Mir Gjika. Samarët punoheshin me dru Frashëri, i cili pasi njomej me ujë përkulej me anë të zjarrit për të marrë formëne harkut të shpatullave. Lidhja bëhej me gozhdë e me kunja.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Xhamitë e prishura në Elbasa
Ndër xhamitë monumentale të Elbasanit përmenden edhe: Xhamia e vjetër e Fatihut. Ndodhej diku afër portës së Kalasë. Sot nuk gjenden gjurmë të saj. Xhamia e Gazit të Sinanit. Njihej ndryshe edhe si “xhamia e poetëve” për shkak se në të gjithë muret e saj ishin shkruar vjersha, lëvdata e fjalë profetike nga poetët dhe udhëtarët që vinin nga të katër annët e Perandorisë. Sipas Çelebiut, në muret e saj kishte aq shumë mbishkrime sa mund të formohej një vëllim me 1500 faqe. Mendohet se ka lidhje me Sinan Pashë Biçakçiun, i cili jetoi në vitet 1506-1596. Sinan Pasha ishte ushtarak dhe pushtetar i lartë. Ka qenë oficer pallati në kohën e Sulltan Sulejmanit, guvernator në Gaza e Tripoli. Kryevezir më 1582 dhe guvernator i Damaskut më 1568. Mendohet se ka financuar ndërtimin e xhamisë që njihet me emrin xhamia e Gazit. Pas kësaj periudhe permenden edhe xhamia e Lepurit, xhamia e Sinan Beut, xhamia e Tabakëve, xhamia e Beqarëve dhe 20 medrese. Sipas kronikanëve xhamitë e zotëroninn një cilësi të tillë ku të gjitha minaret ishin në harmoni mes tyre në të njëjtën lartësi. Xhamitë kanë qenë ndërtuar në qendër të qytetit.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Xhamia e Ballijes
Xhamia e Ballijes ose e cilësuar si “xhamia Blu e Elbasanit” është ndërtuar pas xhamisë së Nazireshës. Studiuesit mendojnë se ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XVII, në kohën kur në Perandori kishte shkëlqyer si kryearkitekt Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu. Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar nndërmjet vitit 1608dhe 1609. Elementë përbërës të saj si salla e faljes, portiku, minareja etj plotësohen me siluetën e një kupole gjysmësferike me një tambur poligonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë së Ballies ka qenë minareja, e cila për nga lartësia, modelimi dhe ballkoni kanë qenë të vetmet e këtij lloji në Shqipëri. Xhamia e Ballijes ndodhej pranë vendit ku sot është Teatri Skampa. Komuniteti mysliman i Elbasanit ka pasur shumë kontestime për mospërfshirjen e objektit në planin urbanistik për qendrën e re të qytetit. Në truallin e xhamisë është vendosur me anë të planit Urbanistik që të jetë një hapësirë e gjelbëruar.


Xhamia e Agait

Plani rregullues i qytetit të Elbasanit e përjashtoi atë nga monumentet e kulturës, ndonëse kishte vlera të veçanta arkitekturore, pasi ekzistenca e saj kishte lidhje me emrat e arkitektëve të mëdhënj shqiptarë të kohës. Xhamia mendohet se ka qenë e projektuar nga Sedefqar Mehmet agë Biçakciu dhe u ndërtua disa vite më vonë. Sipas Çelebiut, xhamia është me e re se ajo e Ballijes dhe se kishte një minare shumë të bukur. Ka mendime se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1640. Xhamia e Agait ka ekzistuar pranë vendit ku sot ndodhet Albtelekom, dhe dy ndërtesa banimi.
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Per Elbasanin eshte historiani I njohur Roland Gjini
mos me thuaj ai pedagogu qe u be edhe dicka ne seksion... sa inat e kam patur ate...
 

Soulmind

oNcE...
Per Elbasanin eshte historiani I njohur Roland Gjini
Faleminderit. Nuk e njoh por do kerkoj per te.
Infot e mesiperme nga EDA e ke marre? elbasan digital archives?
 

Soulmind

oNcE...
Pershendetje, Erdha prap una :)

1 pyetje tjeter:

Kush nga forumi jeton ne Elbasan apo do icbjere rruga nga lagja Kala e Elbasanit kete jave?? Please... do ju kerkoj 1 nder :(
 

Soulmind

oNcE...
Cfare te duhet?
Me duhen unfo rreth hamamit vjeter e te shihet ne eshte mbyllur apo funksionon akoma. Nqs funksionon, si hamam appo mos i kane dhene funksion tjeter? Dhe sido qe te jete me duhen ca foto te gjendjes se tanishme. :)
 

Imp4cT

Not Serious Member
Me duhen unfo rreth hamamit vjeter e te shihet ne eshte mbyllur apo funksionon akoma. Nqs funksionon, si hamam appo mos i kane dhene funksion tjeter? Dhe sido qe te jete me duhen ca foto te gjendjes se tanishme. :)
Te duhen shpejt? Do shoh mos ti gjej une.
 
Top