Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Skeni pune tjeter ju?:D
 

Marla

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

5 gra kryebashkiake jo keq ne shoqerine maskiliste :D
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Ti gezoni dhe u shtofshit se ne meshkujt e kemi vertetuar qe nuk jemi gje ne keto pozicione :p Na duhet dhe nje presidente dhe jemi ok
 

Marla

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Vetem si ate te kosoves nuk e duam por ama Grida Duma sdo ishte keq... Presidente sexy :p
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Hahaha se njoh ate te kosoves, vec tek Apartamenti 2XL qe kam qen disa here dhe e perdornin "H" e emrit te saj per humor :D Grida Duma ? !Ti thua qe te na vijne ne shqiperi gjithe udheheqesit e botes ,gjoja per vizit per shtetin por ne fakt per te takuar Griden :p Eshte e re ,duhet ta lejme te piqet edhe pak :)
 

Marla

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Bukurise nuk i thuhet asnjehere jo. Mendo sa donacione do vinin nga bukuria e saj :D
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Rezultatet për 40 bashki. 29 fitohen nga kandidatët e majtë, 11 nga të djathtët -



Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 40 bashki. Në 29 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 11 fitues janë kandidatët e së djathtës.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir اupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka

Në bashkitë e tjera vijon numërimi i votave. Duket se për disa prej tyre do të kemi shumë shpejt mbyllje të procesit të numërimit të votave. Për bashkitë e Kukësit, Divjakës, Kurbinit, Librazhdit kanë mbetur për t’u numëruar vetëm disa kuti.

/ Top Channel
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Bukurise nuk i thuhet asnjehere jo. Mendo sa donacione do vinin nga bukuria e saj :D
Imagjino pastaj ta kerkonte ndonje sheik per nuse dhe te na thoshte sa doni qe te ma jepni ? Do e shisnim per 100 mld $ , si thua ?
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Keto zgjedhje na merziten se ishin shum te qeta , ska lezet kshu sepse ne jemi mesuar me sherre ,bllokime etj . Per mua nuk ja vlejten :p
 

Legally_Sweet

Alis volat propriis
Staff member
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Kur po mbarojne kto numerimet qe te lirohet televizori aman.
 

Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

"Erion Veliaj fitoi zgjedhjet sepse mori më shumë vota se Halim Kosova."


Nard Ndoka
 

Hartini

Moderatorë
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Tani gjithe pushteti eshte ne duart e Edit . Le te shohim çdo beje me te .
 

Marla

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Mua me tremb shume pushteti absolut ne duart e dikujt(sidomos te Edit) mgjate Zoti paste meshire per shqiptaret
 

Marla

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi



Sikur ka dicka qe s shkon hic ketu :D
 

Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi



Sikur ka dicka qe s shkon hic ketu :D
lol

Paskan votu edhe te vdekurit.

Ketu, ne Kosove, e bejne ne vazhdimesi. Eshte moment i mire, qe sa here qe kemi zgjedhje t'a takoj gjyshin, gjyshen etj.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Ishalla te kemi marr ndonje vote tek keshilli bashkiak nga keta te vdekurit te pakten :D
 

Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Luli asnjehere nuk ma kishte mbush synin. Gjynah.





 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Tension në Vorë, mbështetësit e LSI kundërshtojnë numërimin



Në Vorë situata është tensionuar këtë të martë, pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave.

Ata kërkuan rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër. Gjithashtu, ata kërkuan përsëritjen votimit duke theksuar se nuk i pranonin rezultatet dhe duke pretenduar për 600 vota fiktive.

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u bëri thirrje atyre që të largohen, ndërkohë që ata pritet të rimblidhen në orën 19:00.

Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Por në numërimin e dy kutive të fundit KZAZ-ja gjeti 2 vota shtesë.

“KZAZ-ja 26, pasi mbylli numërimin la për shqyrtim dy kuti, ato të Domjes. Njëra për mospasqyrim të rezultatit në KQZ dhe tjetëra për faktin se kishte dy vota shtesë. KZAZ-ja u hap këtë të martë dhe u përgatit për shqyrtimin e kutisë. U bë hapja e kutisë dhe sërish rezultuan dy vota tepër në kutinë e kandidatit. Pasi përfunduam shqyrtimin, ne do të pasqyrojmë rezultatin në KQZ bashkë me dy votat tepër”, ka sqaruar kreu i KZAZ-së, Armand Uriçi.

/ Top Channel
 

sensuu

sweet
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

ckomunista paskan qene shqiptaret
 
Top