Dobësohet 80 kg për të gjetur të dashur

Ashtu si të gjitha vajzat ëndërron princin e kaltër, por nuk arrin që ta gjejë për shkak të peshës së saj. Pasi mbushi 27 vjeç, pa puthur kurrë një djalë, Hazel Dyson, një vajzë angleze vendosi të ndryshojë stil jete dhe të futet në dietë, deri sa humbi rreth 80 kilogramë. Hazel nisi të shtojë ndjeshëm në peshë pas moshës 21 vjeçare dhe me kalimin e kohës nisi të kishte probleme të shumta me shëndetin. Me peshën e saj nuk ndjehej mirë, dhe kjo gjë e kishte bërë që të mos afrohej nga meshkujt, duke pohuar se nuk ka puthur kurrë. Pasi u dobësua dukshëm, 27 vjeçarja u rregjistrua në një sajt për takime dhe tashmë ka si synim të gjejë të dashur, pse jo dhe njeriun e jetës së saj.
noa.al
 
اfarë do të thonë dhuratat për një femër?

Harroni dhuratat e shtrenjta dhe bizhuteritë e luksit. Ofrimi i pijeve dhe një darkë jashtë është mënyra më e mirë për të bërë për vete gratë. Kështu thonë shkencëtarët e Universitetit “College” të Londrës, të cilët kanë krijuar një formulë matematike dhe kanë përcaktuar një model për të gjetur mënyrën më të mirë për të bërë për vete femrat, transmeton Lajmi.net.
Rezultatet e kërkimit tregojnë që dhuratat e shtrenjta tregojnë qëllimet serioze të një mashkulli, por e bëjnë pre të lehtë të “gjuetareve” të parasë, të gatshme për ta lënë pasi kanë pranuar dhuratën. “Meshkujt zakonisht nuk u dhurojnë dhurata të shtrenjta femrave, për të cilat nuk kanë interes me afat të gjatë.
Dhe vajzave nuk u bëjnë përshtypje dhuratat e lira. Duke ofruar si dhuratë darkë apo ftesë për në teatër, meshkujt nuk paguajnë asgjë nëse ftesa refuzohet. Nëse femrat nuk janë të interesuara, rrallë do të ndodhë që të pranojnë ftesën”, pohojnë shkencëtarët londinezë. Studiuesit thonë që dhuratat bëjnë pjesë në joshjen si për njerëzit, ashtu dhe për speciet e tjera. Tërheqja fizike është një element i rëndësishëm, por edhe dhuratat ndihmojnë.
lajmi.net
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Dobësohet 80 kg për të gjetur të dashur

LeVoyageur her tjeter na i bjer me foto se ndryshe sbesoj une.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Dobësohet 80 kg për të gjetur të dashur

Tani qejf kjo :p

i bashkohem mendimit te Neves... ne rradhe te pare per shendetin e saj, obeziteti eshte semundje qe con ne vdekje te hershme.
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Dobësohet 80 kg për të gjetur të dashur

Tani qejf kjo :p

i bashkohem mendimit te Neves... ne rradhe te pare per shendetin e saj, obeziteti eshte semundje qe con ne vdekje te "hershme".
ca po thoje?
 

bella

Anëtar i Nderuar

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Dobësohet 80 kg për të gjetur të dashur

te parakohshme deshe te theshje me??? e mire se me ate te hershme e cove robin ne gjeneze lol
 

lovely

Anëtar i ri
Titulli: اfarë do të thonë dhuratat për një femër?

aman mi sa bukur qe u frymojne menimet cunave ...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: اfarë do të thonë dhuratat për një femër?

Dhe vajzave nuk u bëjnë përshtypje dhuratat e lira
Perkundrazi, dhuratat e shtrenjta/me vlere nuk jane ato qe e rrisin dashurine. Ka femer qe nuk gezohet pse i dashuri/burri i ka blere nje dhurate, por gezohet per faktin qe i ka ra ndermend. Jo cdokujt i bie ndermend ta befasoje apo gezoje personin qe e do.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: اfarë do të thonë dhuratat për një femër?

Femrat jane si lulet. Kan nevoje per ujitje dhe trajtim me delikates. Kam pershtypjen se lulet, si dhurata, jane te pazevendesueshme.
 
Top