Divorc në pleqëri, u ndanë se burri ra në dashuri

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Divorc në pleqëri, u ndanë se burri ra në dashuri


Sipas statistikave të INSTAT-it, në 100 martesa, 24 përfundojnë me divorc. Mosha mesatare e të divorcuarve është 30 vjeç. Por çfarë ndodh kur një çift bashkëshortësh ndahen pasi kanë jetuar 30 vjet së bashku?


Vera Shkëmbi, një grua 65-vjeçare me origjinë nga Korça tashmë jeton në kryeqytet. Pas një martese që zgjati mbi 3 dekada, të kurorëzuar me 2 fëmijë, ndodhi ajo që Verës nuk i kishte shkuar kurrë në mendje, divorci.

“E kishtë tjetrën ai atje ku punonte. Biles kam rastisur që kam vajtur kam mbledhur ullinj edhe ajo ka ardhur deri tek dera. Donte nuse të re! Vinte në shtëpi dhe zihej më mua. E kisha frikë në fakt se kur pinte s’u njihte se kush ishte. Për divorcin nuk më tha fare. Vjen postieri dhe lë letrën e gjyqit. Mua më shkoi mendja tek fëmijët, se nuk kisha mendjen tek ky. Hyr e dil këtë javë sa të hapet gjyqi, se pastaj do të të ndaj – kështu më tha”, kujton Vera.

Gjyshër të 5 nipërve dhe mbesave, Vera tregon pështjellimin e atyre kohëve, kur këmbët e çonin dyerve të gjykatës.

“Kur kam vajtur afër gjykatës, thashë që më mirë të mos ekzistoj si njeri. Më vinte turp, zor, keq! Më vinte edhe keq. Vdekjen e dija, por që të ndahesha, nuk më shkonte mendja kurrë”, kujton ajo.

Sot zonja 65-vjeçare jeton me të bijën dhe nipin, Gersin 6 vjeç. Ish-bashkëshorti i Verës, së fundmi i ka kërkuar ribashkimin, por Vera thotë se kjo nuk ka për të ndodhur më kurrë.

“Unë?! Ndoshta mund të na bashkojë ose Tufina, ose Sharra, se për të bashkuar jo, kurrë!”, thotë ajo e vendosur.

Për pensionisten, divorci tani ka kaluar në plan të dytë, parësore është mbijetesa.

“Të ardhurat e mia deri para prillit ishin zero. Marr ndihmën ekonomike, ato 25 mijë më duken sikur marr 250 mijë, por i jap për ilaçet dhe nuk më ka mbetur asnjë lek”, thotë Vera.

Vera ka hapur 3 herë gjyq për pensionin. Ajo pretendon një pension kooperative që do të shkonte tek rreth 70 mijë lekë të vjetra, por që me kalvarin e proceseve gjyqësore, që ja ndjekin falas avokatë nga lista e Ministrisë së Drejtësisë, nuk dihet kur do të finalizohet.

Shtëpia ku jeton është në proces legalizimi dhe në emër të ish-bashkëshortit i cili e kërcënon, se shumë shpejt do t’ja marrë e ta hedhë në rrugë.

“Nuk di ku të shkoj! Harroj, kam ato mendimet! Jam si peshku pa ujë. Nuk di! Nuk kam asgjë! Nuk kam as shtëpinë! Të kem shëndetin dhe të ketë shëndetin ajo çupa se po më luan mendja”, rrëfen Vera mes lotësh.

Sociologia Meri Poni shpjegon se për një sërë arsyesh, divorci në moshë të tretë është shumë më i rëndë sesa në rini.

“اifti mund të ketë kaluar peripeci gjatë jetës martesore dhe ndihen të pakënaqura, sidomos gratë. Ajo që mund të mos humbasë nga divorci është gruaja. Më i humburi në divorcin në moshë të madhe do të ishte me patjetër burri”, thotë ajo.

Top Channel
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Nga nje here jeta behet nje trishtim i keq.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
le te kujdeset ai burri per gjendjen financiare te kesaj gruas, edhe pas ndarjes.... i takon atij, kur ajo me vite ka qendru pas tij.
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Prandaj duhet ti thoni stop martesave.
Per ju dhe xhepat tuaj.
 

ricky_ch

******
Po çfarë dashuriçke të ka mbetë mor i gjorë në pleqëri,
që me një këmbë vetëm je n'at dynja. Në vend se me u mbështet
tek njëri tjetri, sepse pleqëria nuk është edhe aq e lehtë, ky çorroditet.
Hajd medet, mos të paça borxh. :cek:
 

Zana1

Braveheart
Dashuria nuk njeh moshe .... por te ben cudi Teta Vera 65 vjece dhe nuk ka nje cati ku te fuse koken, sic duket fajin k'tu e kane femijet dhe jo ish bashkeshorti.
 

Rossonero

Anëtar i ri
ehe e paskan mar ne qaf femrat 10-mij lekshe xhajen mire pensionin qe ja mernin muj per muj po si duket do i marin dhe shpin :D :D :D
 

Bukowski

Gjumash
Dashuria nuk njeh moshe .... por te ben cudi Teta Vera 65 vjece dhe nuk ka nje cati ku te fuse koken, sic duket fajin k'tu e kane femijet dhe jo ish bashkeshorti.
Dashuria e sotme ja njeh mire shijen lekut. Me duket e cuditshme qe edhe ne pleqeri koka e vogel terbon koken e madhe :D zoti i mart hakun zonjes qe i ra ndodhia.
 

Zana1

Braveheart
Dashuria e sotme ja njeh mire shijen lekut. Me duket e cuditshme qe edhe ne pleqeri koka e vogel terbon koken e madhe zoti i mart hakun zonjes qe i ra ndodhia.
Po bazohem me kaq sa eshte sollur k'tu ... supozimet dhe hamendesimet pastaj, jane gje tjeter. : )

Vura re qe e paskan denuar k'te plakushin per arsye te moshes , ndersa une po them qe mosha e tij nuk me shqeteson ne k'te rast .. pasi dashuria nuk njeh moshe. Dicka qe nuk ndryshon dot me moshen apo per arsye te moshes ... perkundrazi : )
 
Top