Ditari...

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Dita e pare

Bashkohem me mendimin e Hostel.....
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Ditari....

Skam mbajt asnjehere dhe as ndermend te mbaj nje te tille....Sme nevojitet nje ditar te kuptoj veten,te shprehem per veten aq me shume te shkruaj kujtimet...Kam kujtese te forte fatmiresisht...
 

flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Dita e pare

Mendimet e tija si te gjithe te tjereve,shpresoj te kete dhe me pjese te tjera nga ai ditar qe ti lexojme.
Kane kaluar dy vjet, besoj se do kete shkruar ndonje roman gjere tashti..
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Pe: Titulli: Ditari....

ne ditar s'eshte e thene te shkruash cdo dite,shkruan ato momentet me te rendesishme.
LoL me shkrujt si thu ti i bje me i thon burgut hapu me durt e mia hahaha , me mir mos me len shenja te gjerave te rendesishme te jetes , se heret a vone do i lex dikush e do te hapi pun .Ditari me i rendesishem esht mendja ,aty mbahen castet e kendshme dhe cdo gje , po fillum ti hedhim ne letra kena mar fund .
 

Ultraviolet

Love me like my demons do ☻
Pe: Ditari....

kam pas nje ditar.... por jo tamam ditar sepse aty shkruja un dhe 2 miqt e mi te ngusht... mbaja letrat e shoqeve dhe shum fotografi qe kishin kuptim per mua.


por nje dit mkapi nervi keq dhe e hodha me cdo gje qe kishte brenda....
 

ALEDIO

New member
Pe: Te behemi krijues

por jo ajo ndjenj ishte e bukura Dashuri…nuk po e ndalja dot zemra filloi te me rrihte fort…
nga momenti ne moment rriteshin rrahjet…dhe po mendoja …”o zot cfare po me ndodh..”
ti u afrove me embelsi dhe me pe me ato sy..me ato sy engjelli qe ndriconin edhe naten…
dhe papritur u fute ne cadren time…o zot cfare po me ndodhte kisha nje engjell afer dhe nuk po dija ca te mendoja…
aty filluam te prezantoheshim dhe biseduam gjat..deri sa ndaluam per nje cast…..
mu afrove dhe me pershperite ne vesh…”nuk do te te harroj kurr momentin qe kaluam bashk…do te te kem pergjithmon ne zemer…
dhe lehtasi me ledhatove ne faqe dhe me puthe ne buz……
aty koha u ndal dhe shiu pushoi…nje fllad i leht filloi te perkedhelte floket e saj…dhe ajo aroma ..hmmm..
nuk do ta harroj kurr…ju afrova dhe i peshpirita…”tani po besoj qe engjejt ekzistojn…ti erdhe rastesisht ne jeten time..
vogelushja ime do te jesh gjithmon ne mendjen dhe ne zemren time…Te dua…
Dhe vazhduam sebashku drejt udhes se lumturis…
 

cent

Banned
Titulli: Ditari...

Ai stol ka mbetur bosh.....
Here pas here aty ndalojne dy zogj te vegjel qe takojne sqepat e tyre. Dhe me kujtohesh ti. Qe beje cmos vetem per nje puthje. Beje kercime te cmendura, flisje aq shpejt, beje fytyra qesharake dhe pastaj nje fytyre lutese aq te parezistueshme sa nuk me behej te te thoja "jo".
Sa me kujton ky shi.
Dhjetra takime qe presupozohej te ishin te fshehta. Qindra puthje te padhena me pare. Mijera mendime te pashprehura. Ky shi qe kercet mbi asfalt me kujton kaq shume. Me kujton rrahjet e zemres tende. Ishin tingujt me te embel. Adhuroja te vija koken ne gjoksin tend dhe ti degjoja pa pushim e pa pushim. Nuk lodhesha kurre. Ndonjehere nuk dua te te kujtoj dhe ky dreq shiu ma ben edhe me te veshtire. Nuk po pushon. Vazhdon te trokase ne xhamat e dritares, ne asfalt dhe mbi ate stol te mjere. Me ndjell melankoli dhe jo vetem. Me ndjell nje pasion qe kishte kohe pa ngritur koke tek une. Me ndjell nje pasion per te te pasur timen. Por e thashe qe nuk dua te te kujtoj. Se ti ike. Ike pa lamtumire. Dikur me thoje "Lamtumire ju thuhet vetem te vdekurve". Por edhe une pa ty nje i vdekur jam.
Pse nuk ndalove te me thoje lamtumire. Pse nuk ma dhe mundesine te te shihja per te fundit here ? Me privove nga cdo gje dhe kete nuk ta fal.
Valle ketu mbaroi ? Qendroj akoma ne dritare dhe nuk mund ta mbyll. Me duket sikur papritur mund te vish ti. Por jo. Ti nuk kthehesh me, ndersa un zhytem thelle ne kujtime. Zhytem thelle aty se nga ty vetem ato me kane mbetur. Dhe nuk kam fare frike te mbytem... Do isha nje i vdekur... Dhe mbase ti do ktheheshe te me vije doren ne balle e te me thoje "LAMTUMIRE"...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Ditari...

Mos me bej te shkruaj,..per asgjen ton..
Mos me bej te ringjall kujtime te vdekurish,,
Mos me bej te pikturoj trupa te zhveshur neper zvarritje kohore,,me klithma mbinjerzore,,:))
une e bej,,e bej per ty,,e bej per mua,,e bej per Asgjen ton..
Sa shume kjo asgjeja jon ne gjithcka tonen,,:)
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ditari...

Ckemi?
Ckemi i huaj, ti i panjohur, ti misterioz.
Ckemi dikur shkelqimi i syve te mi e tani syte e mi nuk njohin me shkelqim
I huaj e po zhdukesh avash avash ne memorien time qe transformohet ne pluhur
Sikur nje pikture ku i fryn per ti heq pluhurin por me ikin edhe ngjyrat
I huaj per mua tashme, edhe pse fjalet e tua 'mendon se do te harroj' nuk me sjellin siguri
I huaj sepse u bene 6 muaj qe ste kam perqafuar
Me mungon njeri i huaj
Me mungon te shterngoj me krahet e mi te ndjej aromen tende qe me hyn thelle ne tru
e gjithe dhe ne ato momente ndjej token ne menyren se si rrotullohet.
Vec ne ato mom ndjej yjet qe bien, ne ato mom ndjej henen aq afer sa mund ta prek me dore
Te gjitha keto nga nje i huaj tashme.
Ckemi do jete fjalia jone e pare pas kohesh e kohes larg nj-tj, dhe kushedi ndoshta do kemi harruar
cdo gje, ose ndoshta do kujtojme me mall cf na ka ndodhur, dhe duke na u dridhur duart
do i themi nj-tj, mire flm e ty?Duke e ditur te dy qe ishte genjeshter
I huaj qe ke mbetur akoma si gervishtje ne siperfaqe por me gjurme te thella brenda meje
Ne fund ishe dashuria e pare cf tjeter presin te tjeret te ndodhe me ty
Piktura ime e pashlyer!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ditari...

Miku im i vogel ...vec nje flet ka ngelur bosh ..sot sdua sa te te shfletoj as te rilexoj kujtimet as te qesh me me batutat qe te kan raskapitur..sot do te te le bosh ..nje kujtim i bukr ku ska as lot as buzeqeshje as nota muzikore as yje as zemra....kur do te te hap perseri dua te ndjehem perseri si sot ,,,nese jo ti miku im i vogel do te te shtohen faqet jeta do te te rinohet por fytyra do te te plaket .....
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ditari...

Ne qeniet njerezore jemi vertete abusurde...duam cf skemi, por kur e kemi serish nuk kenaqemi
jemi gjithmone ne kerkim te nje gjeje tj.E kjo gje vazhdon pa mbarim zingjir..
Dua ti bije nje kitarre ti bije pa fund, ama kur e marr ne dore me merzit
ndoshta jam vec une keshtu se di. ndoshta vec une kam dilemat me te medha qe jane
problemet me banale ne bote.
Dua te luftoj me jasteke me pupla edhe ta mbush dhomen komplet te bardhe por pastaj
pertoj.Ndoshta te flas vec per deshire do ishte gje koti sepse do mbushaj flete e flete te tera
ne fund deshirat besoj se jane e vetmja gje qe na bejne te kemi nje qellim, ose nje gje per te cilinte zgjohemi me mendjen aty.
Nganjehere dua te di gjithe sekretet e botes edhe ti mbaj per vetete mbushem plot me mendime me te fshehta, por kur e bera kete nje dite ndjeva peshene fajit, e dicka qe sduhej te dija dhe sme pelqen me.
Pse te mbaj une sekretet e tjereve kur jam e para qe smbaj sekrete.
Dua te futem ne tunele pa fund e te ndjehet ajo aroma e dheut, te eci neper erresire me nje drite te zbehur por skam qejfe sepse kam frike se mos ka ndonje gje o me ndodh ndonje gje aty.Ndoshta vertete do jem gjithmone me gjera ulje ngritje por jam plot me deshira
dhe mezi po pres ti hedh diku, ti realizoj ose thjeshte ti mendoj.
 

ergon

Λάθε βιώσας.
Titulli: Ditari...

cfare eshte ajo force qe te shtyn te nje njeri tjeter?
si ngjan?
nuk eshte si qetesia me zhurmuse,si heshtje e mbjelle me nje pafundesi qiellore
mundohesh ti japesh pergjigjigje dhe i kthehesh te kaluares nqs ke jetuar dicka te tille
si ngjante thika qe ndjeve dikur,atehere?
e njome e brishte si nje shikim i kalter,apo e forte si nje ecje e rende kur largohej,apo ajrore lekundese si dy duar qe duan te te mbyllin perjetesisht brenda
ngjan me nje caste te vetem shtrengimi te djersitur
si mund te shpjegosh dashurin
eshte sikur shkon ne nje lufte qe e di qe ne fillim qe e ke te humbur
po arrite ta shpjegosh smund te dashurosh kurre
 
Last edited:

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ditari...

Ne rrugicen ku linda , atje ne "fshatin e gurte"...
njoha mikun tim me te mire, Sulon. Kujtime me te kam diku atje rreth moshes 6 vjecare e ketej , me te degjuar nga te shpise kam mesuar se me te kemi ndare edhe djepat, pasi gjysherit tane ishin rritur bashke e dyert e shtepive i kishim puqur.
Me Sulon shkonim per bretkosa ne lum, me Sulon vidhnim edhe Rrush nga vreshti i nene Vasillos, me Sulon u zura edhe per mbesen e saj, me cau vetullen me grusht, nje shenje qe sa here e shikoj me kujton ato kohe te paperseritshme.
Ishte vajza metropolitane shtatembedhjete vjecare, qe me aromen e saj natyrale, te dyve na dehte e na bente ta ndiqnim rrepirave e kodrinave sa here vinte gjate pushimeve te veres, ziheshim shpesh per ngjyren e mbathjeve te saje, shpesh edhe mbysnim njeri tjetrin ne lum mbi statujat e baltes qe personifikonin Odrin.

Dobici i Teftes ma hodhi ama...,
shkoi me shkolle ne kasaba,
atje i vajti Odrit nga pas...
ashtu sic qe me poture te cjera donte ta propozonte me 1 kaush manaferra.

Pas nje viti ne kasaba, faaaap dhe une....
kisha mbledhe manaferra me shume... ;)
Doktor Sulua qe bere esnaf ,
na pinte uje me qylaf,
Qerratai... Odrin e kishte bere per vete
E puthte e ndukte per inatin tim...
haronte qe qe imja, qe kur me ra letra me vrim...
Arushi Sulo ste linte pik mjalti
lepinte ter gishtat vakt pas vakti

Befas nje dite prej atyre te gjatave dimerore, Odri me ftoi per caj mali, nga ai caji qe une se doja ere e veri pasi tere jeten time, me te isha ushqyer mengjeseve.
Mu dha mundesia ti sqaroja sesi kishim luajtur bixhoz per te dhe "padrejtesine" qe Sulua me kishte bere,
Ate qe letra me vrime me kishte rezervuar ,
kishte ardhur koha qe une ta shtija ne duar.
tasi i qelbur plot caj
befas mu derdh mbi fustanin e saj...
Me ftoi te ngjitesha me te deri ne kat te dyte...
pas deres se zeze metalike qe do te vizitoja nje here ne dy dite
Keshtu u beme tre... per nje kohe te gjate.... une Odri dhe Sulua, trinomi unik, ku olimpiadat e xhelozise zhvilloheshin perdite.
Mbuloja fushen e arrogances djaloshare ,
me shenjen ne vetull Odri keputej fare,
me thoshte : ti je zjarri, ti je toka,
ajo pjesa e papermbajtshme qe ka bota.
Ndersa Sulua djaloshi sentimental, kishte klas, sharm, butesi, ja bente Odrit me dashuri!
Nje here ashtru struktur si mace mes kraheve te mi i them :
TI ke ke talent moj SHEQER
Ke semurur me djabet dy njerez pernjehere...
Ajo e dinte mire kete gje
dhe si per inat e per pohim....
grisi aty nje leter me vrime...
Ja ta hedh me tha dhe zgjidhe anen ti...
e fluturoi letren nga dritarja fare...
qe une mos te zgjidhja dot...
e Odri mbi ne te ishte prap Zot...
Mu kujtua kjo histori sepse dje Odri na telefonoi perseri te dy.
Edhe qe thoni ju "miq te vjeter" jeta ndonjehere te merr edhe kuptim tjeter...!

Me nostalgji nga POETI :)
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Ditari...

20.09.2013

Kam filluar te harroj edhe vitet po shtatorin se harroj dot cdo shtator une ndaj te njejtin emocion me shtatorin kur humba mikun tim,tre vjet pas atij shtatori humba edhe te dashuren time qe e pranoj se kam qen i padrejt me te i kam humbur 2 vite te rinise se saj me premtime genjeshtra e dhurata ku ne te njejten kohe ne kerrin tem kalonin edhe dy tjera sapo zbriste ajo...E pranoi e pata humb arsyen mendoja se vetem une jam ne kete bote,mendoja se llogaria bankare statusi jem ne shoqeri do me benin te paprekshem....E urrej ta mendoj sa here e kam be me qajt S.... sa here e kam lene me prite me ore sepse une isha duke provuar qdo lloj alkooli te mundeshem....
Kam vuajtur shume per tu ngritur e kur u ngrita ne maje u nguta edhe me teper te qoja krejt dem .sot e mendoj ku eshte djali qe nderronte rrobat dy -tre here ne dite qe me shtrenjet kushtonin patikat e tij se rroga e nje mesuesi .
Sot shtatort me kujtojne ne mikun tim qe padrejtesisht shkoi .te dashuren time qe u martua muajin qe shkoj .......


To be Continue....
 

Jetmira

Mbyllur
Titulli: Ditari...

E Dashur Jetmir
nuk po i shkruaj vetes, por ditarit tim i kam ven emrin Jetmire...
Me vjen keq qe jeta te ka ven perball veshtiresive te tilla, me vjenkeq nese ndjehesh e vetmuar, dhe te duket sikur te gjith te shajn, te ofendojn ose te kritikojn, me vjen keq nese qan shum, ose ndjehesh keq se askush ste vlereson per ate qe je e per punen qe ben.....gjithsesi jetoje jeten ashtu sic te pelqen ty...
Ndonjeher jeta ka ulje e ngritje, ndonjeher jeta na perball me njerez qe ende si njohim, ose nuk e dim se kush jan ne te vertet, ka dhe nga ato persona qe ta marrin rrespektin per dobesi ndonjeher ndjehemi te vetmuar dashje padashje lejom cdo lloj-personash te na shoqerojn ne caste vetmie pa e kuptuar se ato nuk esht se na e duan te miren gjithsesi ti ec perpara mos e kthe koken mbrapa jeta esht thjesht nje loj asgje me shum
E DASHUR JETMIRE.....naten
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ditari...

Shkeputur nga ditari i nje vajze anonime,gjetur ne nje blog

Ok...Mund qe rrjeshtat mos te kene lidhje njeri me tjetrin. Ka dicka qe nuk shkon ne mua. Nese i hedh nje sy jetes sime eshte... heh, bosh. Sepse ne fund e gjitha une jam nje deshtim total. Po po cdo gje.Do doja te merrja nje tren e te zhdukesha . Nje tren sikur ato anijet kozmike dmth te iki diku ne hapesire. Kam nevoje per ajer. Per te mbushur mushkerite .C'mund te thuash fundja per nje person qe prish e shkaterron cdo gje. E kam koken plote. Jam e lodhur. Nganjehere me vjen ti jap fund cdo gjeje. Cdo dy minuta. Pastaj jam prap ketu qe ha thonjte,torturoj veten dhe them jam akoma ketu , pa asnje motiv specifik ne jeten time.
Dreqin. Do doja qe njerzit rreth meje te ishin te lumtur,jo prit! Pastaj harroj veten e le pas dore.Fundja po sisha une e lumtur pse duhet te kenaqem kur skam asgje une e i kane te tjeret. E kam deshire qe te ha rrush ne nje anije me koke poshte duke pare detin. E dua te njoh njerez te rinj. E dua te kem
mijera perqafime. Dua te udhetoj ne infinit. Dmth te jene male te lart si te hapesh duart e te shohesh panorame, te mbushet e te ngarkohet kraharoi me energji.
Me shume se 15 mije dite boshe. Aq eshte jeta ime ,me shume se 15 mije ,mund te jene diku tek 16 o 17. Duhet te llogaris nje here sa min sa sek.shih thuhet se njeriu eshte "zgjedhjet qe ben" e une cf i bie te jem?
Dreq!
Te marr fryme e te iki e te zhdukem tani. Cfare ndodh kur shpirti te shkaterrohet?Kush e ka jeten me mire?Cili prototip?Bo se di.Ata me shpirt te lire,ndoshta.E u ne pse jetoj?Cili eshte motivi i jetes sime?Nese vijoj te pi cigare e alkool e sigurte qe sdo ta gjej kurre.Po pres nje biletee po fluturoj 'lart'
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Ditari...

Prill....2015

Kurre nuk mbajta nje ditar sepse natyra me pajisi me nje element kokeforte Memorien!
Nje memorie qe shpesh e adhuroj, e pak here e urrej, sepse me ben te kujtoj shumecka kaluar nder vite kam.
Vetem pak dite dhe ja ku ri-jam mes perjetimit ,ankthit, dhimbjes , mospranimit, humbjes......
Dikush para disa ditesh me beri nje pyetje - a ke familje ti?
U mendova nje cast ,jo per faktin se dyshoj ne ate cfare kam...zot une kam boten , por sepse u ktheva pas ne kohe...athere kur isha femije...
Kujtoj kaq paster e qarte cdo fragment dhe jo rralle ulem dhe mbyll syte e shoh filmin me titullin "Jeta ime me ju",
Ishte dhe do mbetet kujtimi me i bukur qe kam perjetuar ndonjehere.
Ti e di qe une se kam patur kurre problem te shkruaj, e jo rralle here me thoje - ke humbur per pene moj vajze....
Por per ty cdo fjale eshte e veshtire te artikulohet,sepse cdo germe shoqerohet me sy te perlotur qe rrjedhin dhe une skam forcen ti ndaloj.
Shume po me pyesin kete kohe cfare ndodh me ty....por askush ska forcen te shoh brenda meje ,sepse ti e di fasada ime eshte nje genjeshtare perfekte.
Mesova ne kete jete te fsheh cdo ndjenje ,sepse s'dua askend te shoh cfare ndodh brenda meje ....sepse askush nuk eshte i denje te futet aty dhe te vjedh brendesine time, e dhimbjen time ta kthej ne perditshmerine e fjaleve te kota.
Kur humba tim ate mendoja se asnje dhimbje nuk do kish force te me thyente me ,mendoja se dhimbja tashme kishte ngritur muret e saj dhe nuk kish asgje qe mund ta pershkruante. Ti ishe aty dhe me mikloje me forcen dhe kurajon tende.
Te dyja ishim nje e plote per te ecur para dhe dore me dore mesuam te jetojme edhe me humbjen .....
Sikur zoti me kish degjuar dhe me rezervoi nje tjeter humbje si per te me shkundur dhe treguar se dhimbja nuk eshte e njejte ,dhe nuk ka fund.
Por saj forces sime tejkalova edhe ate ,dhe ktheva shkelqimin e syve te mi ...nuk mund te humbisja veten.
Forca ime ishe ti!

Por sot pas tre vitesh ku une nuk di ku je, cfare ben, ku lufta ime me mospranimin e se vertetes me ka lene peng te medyshjeve te mia.... Ku ende pres si i perhumburi litarin e shpreses te kap e ne fund te saj te te shoh ty!
Nuk me mjaftojne as kujtimet, nuk me mjaftojne fotot, nuk me mjafton kohe e shkuar....une kam nevoje per ty ne cdo hap qe hedh....Asgje nuk me mbush boshllikun tend....askush!

Edhe sa kohe duhet te kaloj qe une te pranoj te verteten tende dhe timen, ate te vertete qe do me ndihmoj te hedh hapa perpara dhe te mos me ler me ne kete gjendje pezull....pezull midis te pranuarit kete realitet qofte edhe i hidhur ,,,e midis mospranimit te nje realiteti vicioz brenda trurit tim.
Eshte e kote te te them sa me mungon, sepse ti e di qe ne cdo cast je brenda meje, je ajri im, je syte e mi, je vete ekzistenca ime ....je miremengjesi im ne cdo dite, dhe nata e mire para se te mbyll syte. Nuk je thjesht tatuazhi im mbi dore ....ti je gjysma e zemres sime qe me shtregon fort ....ti je vetem Dashuria ime!
 

Bukowski

Gjumash
Televizori me neverit, e ben qimen tra! Shume kronika te zeza, shume vjedhje, shume levdata per TV dhe aspak dashuri.
Sa e merzitshme! Mjaft me me kete! E fika me nje nevrikllek tipik timin dhe pa pertim ne dhomen e gjumit. Marre stilolapsin si aleatin tim dhe duket i gatshem ta derdhi bojen mbi fletat e zhgarravitura te ditarit.
Nje ditar i vogel, miku im i shtrenjt. Nuk i thone kot asaj shprehjes ; "Miku i mire ne dite te veshtira".
Edhe ky ditar per mua eshte miku im ne ditet e veshtira, ai i di me mire se mua historit e mia.
A je gati miku im per rrefimin e radhes?
Sot nuk kam asgje interesante, ato qe nuk me len rehat jane kujtimet. Sot erdhen ne koken time kujtimet e saj. Ma pushtuan koken si debora pushton majat e maleve ne dimer. Me verdallosen ashtu si sorrat i verdallosen nje kafshe te ngordhur.
I dashur mik shume kujtime kam ne koken time, kam frike se nuk i mban dot te gjitha nese ti tregoj. Kam frike se po ti tregoj te gjitha une ngelem pa nje mik.

Ahhh sa do doja te frynte nje ere e forte e ti rrembente kujtmet ti perplaste me nje foce te mbinatyrshme mbi njerzit qe i krijojne.
Ndoshta keshtu miku im do te kishim dicka me te bukur per te folur.
Por une nuk mund te ti tregoj kujtimet e mia, nuk mund ta rendoj me shume trupin tend me kujtimet e mia. Ti je nje mik i mire nuk mund te lendoj me kujtimet e mia, jo nuk me duket e drejt kjo.
Faleminderit mik per kohen, shihemi ne nje moment pa kujtime vetem une dhe ti te flasim si miku mikut.
U shmanga nga dialogu me mikun, e shmanga dhe sfiden e stilolapsit e braktisa aty poshte ne sirtar.
 

Passion

Super Moderator
Staff member
Aty u gjenden pjese te pershkruara mire te diteve ku shkruheshin sakrifica,llogari te bera ne rrjeshta si nje ekonomist qe do raportoje shefat,e pse pa arsye,aty ishin ardhjet e mengjeseve ku e nisnin hapat e shpejte,e mbremjet i vetem ne nje ballkon me drure te gerryer nga mola,ku nga nje club afer vinte ritmi i blues& rock ballads c'do nate.
Plane s'kish shkruar,por neper faqet e shkruara te tij ka letra ku as zarfet s'jane hequr,atehere ku emocioni qe percillnin ato ishin mjaft po mjaft te forta.
Vertetohet nga fuqia qe kane e tashme. :)

Ai ,,,,,,,,,nje pjese e ndal e kohes,ku sot me duket si histori te treguara.
:)
 
Top