Ditari...

Morena

...Δʝɛя...
Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nganjehere skam force te shkruaj,por e gjej pak guzim...
Se njoh me veten dhe koha iken..
Kam zgjedhur vete per jeten time por jeta po me zgjedh mua tani,do te dale dielli edhe per mua.........Ndjej te ftohte dhe dritherima me ngjethin mishin,,fryen ere dhe floket me shperndahen....ndalem marr fryme dhe fus serish duar ne xhup dhe nisem,,,,eci....eci pa ditur se ku do vete.
Jam e huaj o sa e huaj.Bota ime eshte bere me bardhe e zi ose me mire gri..se di...di vec qe ngjyrat po zbehen e me to edhe une...
Sa here jam rrezuar e jam ngritur, e jam ngritur me e forte se me para(ose vec ideja ime?!)edhe sa do vazhdoj keshtu???
Jam vetem dhe vec imazhin tend kam, ti qe ke gjakun tim....ti qe me ben te jetoj....ti qe me jep force....ti dhe vetem ti....
Pres me padurim te shoh perendimin tek vendi im...sepse dielli nuk perendon ne te njeten menyre...ehhh!!!!

E koha kalon serish..... dhe shiu qe perplaset ne xham...oo cf muzike kur perplaset ne xham,kur perplaset ne mure, ne petale. sa e frikshme sa magjepese...
Dua 1000 perkedhelje por keto nuk do te mbushin kohen qe kam humbur....Do doja te gjitha perqfimet e botes por as kjo mjafton te mbushe kohen qe me mori ky vend..!!!!

Me merret fryma..!!!jo nuk vuaj nga astma hahha!ah sa qeshje ironike arrij te genjej edhe vetin...Dua te ndihem e lire..Dua te bertas por as vete sdi cfare te bertas...Dua
Dua te kthehem aty ku flitet gjuha ime ehhhh sa endrra te bukura...!!!per sot mjafton kam shkruar me shume se sa duhet.....
 
Nje rreze dielli!!!

ti ia del gjithmone mbane.e dije qe je i zoti te shkaktosh furtunal,tornado,uragan e termete duke lekundur nga themelet gjithcka qe kam qendisur me durim& rraskapitje ?! atehere qeshu me fatin qe une vajtoj...edhe x ty , qe drithem ethesh nga ftohma qe percon fryma jote , qeshu me ironine e fatit tim...kjo è dita jote miku im.sikurse deshtimi qe une festoj e ka nje motiv.ai è , ka qene dhe do te jete "party", ku une trokas shansin me nje gote vere te bardhe qe me athton shijen e gojes.dua aq fort t'i mbush me lote hidherimi keto faqe qe shfletohen zhurmshem, thua se rendojne ?! jane vec spazio vakumi qe me ke falur ti me qenien & kontaktin tend te ftohte.une vazhdoj te jem nje liber i hapur x ty.
e ne fakt ky liber i tille qendron,madje i pozicionuar ne kapitullin,faqen dhe titullin ekzakt te temes qe ti gjen force te shtjellosh.perballe figures sime gjej figuren tende te qete, nervoze & te perqendruar njekohesisht. ti degjon bukur, duke nuhatur notat & tonalitetin e melodise ne sfond, pa i dhene rendesine e duhur subjektit. kjo thjesht sepse karakterizohesh nga nje natyre flegmatike. kjo te ben te padurueshem, sikurse oratoria produktive qe lodh dhe merzit pa e vene re apo pa dashur t'a vèresh. shih te lutem pertej hundes sate, se c'fusha,kodra,male,lumenj ,liqene & oqeane rrembejne zemrat e meshkujve te planetit toke. zbrit nga marsi dhe ndertoje nje ure komunikimi me anen tjeter te botes, me planetin venere. gjej guximin te uleras nga ajo pjese e botes, por gjithcka e zeshme bie ne vesh te shurdhet, zeri im ngrin ne konxhelator, si produkt qe duhet rezervuar ne kasaforte, si te qe e fundit rezerve e bekuar. tashme s'mbetem vecse nje peme pa gjethe, qe vjeshton ne cdo stine. nje peshk akuariumi i mbetur pa uje. lule qe thahet ende pa u mbjelle. nje leter bardhe e zi qe te vret shikimin & te trishton leximin.njeri pa njeri...por, ti s'do te kuptosh dhe kurre s'ke dashur. e gjithcka nis e kthen permbys sikurse yjte dhe henen. sa turp zot , une ze e ankohem.me fal , por nuk i shpetoj dot procesit te brendshem te erozionit & as kam fuqine qe t'i shmangem.por kam dhe gjej aq force sa tet lutem & pergjerohem qe te kesh meshire e te me rikthesh driten e syve te mi. une do tet lejoja bujarisht te marresh vite nga jeta ime. vec drite premtoma e dergoma...me ler te rreshkas edhe une harkut te ndritshem te ylberit. te ngjitem atje lart , te marr ngjyra dhe nuanca qe mendjengushtesia s'mund te memorizoj ne emra . lerme te fokusohem ne nje segment dije dhe te behem promotor i nismave frymezim i muzes sime.
te vrasesh, ky è talenti yt ?! te vrasesh gradualisht, me silenciator dhe mjeshteri zanati...mbase behet burim inspirimi kjo arome jotja e keshtu nis t'i jap trajte asaj c'ka gjumi s'po i le hapesire syrit te shoh.por jam e rene pertoke , e rrezuar perdhe dhe e dendur ne ilace.nga ato ilace te mallkuara qe po me ndajne nga gjithcka kam te shenjte e te shtrenjte.po ndahem paskruptellsisht nga aktualiteti kohezional. nje mori portash shfaqen te mbyllura,kycura nga brenda e jashte,ndersa une jam plasur deshperimisht diku aty ne nje qoshe si nje zog i vrare. si nje flutur krahethyer po pipetij.kujt t'i lutem x pak meshire, "zerit te ngjirur" apo "gjakut qe bllokohet nder vena" ?!
ti ulu ca ne preherin tim dhe sillma zotin aty prane.t'a shoh, t'a prek e t'i flas vec nje here, qofte dhe me gjeste. ti them e shkruaj vec dy fjale : mos luaj,,,por me fal...
 
Nje hap perpara,,,

me duhet te ndjehem nje hap perpara me bashkemoshatare te mi...per faktin qe ndodhem larg Shqiperise,atdheut tim te dashur e te pazevendesueshem, ndjehem e forte qe mundem te marr persiper sakrifica. ne dhe te huaj edhe emri te behet i tille.has veshtiresi teksa te prononçohet, deri ne castin qe nuk te è vrare veshi. ne bangat e shkolles meson sesa pak e njihje vendin tend.ndjen keqardhje x prapambetjen e vendit tend,ne rang gjitheplanesor, edhe pse bagazhi yt po pasurohet me emertime te reja qeniesh,sendesh e fenomenesh.sheh e degjon sesi bota evoluon me shpejtesine e drites,ndersa evenimentet rendin me shpejt sesa zhvillimi leksikut gjuhesor.
mendoje se vetmia ishte "pronesi" dhe "zotesi" vec e te burgosurve ,por prapesohesh pa e kuptuar as vete se si.drejtesia è padrejtesia me e madhe ,e ardhur dhe mbijetuar ne tonin univers. nuk gjen hapesire x replikime, por vec vend x te sistemuar larmine e ndjesive qe te fal koha,hapesira ku vetevendosesh.
papunesia, nje telash me vete,qe me siguri do tet garantoj nje takim ne nje ore ,dite dhe vend te caktuar, panvaresisht rrethanave ku ti noton,,,telashe te tilla nuk te shohin ne fytyre, aq me pak duan t'ia dine x emrin qe mbart supeve dhe pak ua ndjen x hallet qe jeta te ka falur.rinia te qellon ne lule te ballit,ashtu e mobilizuar gjer ne dhembe.lulen tende te rinise vajtoje ne vaktet ushqimore,me lotet perle qe njomin dhe squllin vrazhdesine e pamjes se ashpersuar nga barra mendimeve dhe indiferenca faktoreve sociale.vajtoje shoqerine,lutu x dite me te mira per ty dhe familjen tende,mendo dhe enderro me te bukuren perralle, por prit situatat me fatale dhe surprizat me te pakendshme x te cilat fati nuk do te kursehet.dhimbjen , gezimin dhe ato pak caste lumturi mos hezito t'i thuresh vargje poetike,t'i kompozosh kenge,e t'i redaktosh si lajme kryesore me dixhiture superlativash ne faqe te pare.lufto dhe realizo me gjithe potencialitetin tend kreativ te prodhosh regjizuren e nje filmi , te cilin spektatori do vete t'a ndjek kureshtar dhe i etur per te ngopur syrin me dickane e pamemorizuar ne nje te shkuar ,mbase jo te larget.
jeta è kjo nje beteje e humbur,ku je i destinuar me shpesh te deshtosh,por lufta jote ende s'ka nisur.
.. ndaj mobilizohu mire e bukur dhe jepi shanse vetes per te korrur fitore qofshin keto te vogla a te medha, mes vetish apo karshi nje bote te tere.
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Nje flete nga ditari juaj....

Po e hap kete teme he mendoj se do te ishte interesante , te lexonim copeza jete te secilit prej nesh....Mendoj se cdo njeri ne rrugen e jetes i fiksohen ne memorje kujtime te bukura, qe lene gjurme te padiskutueshme edhe ne gdhendjen e personalitetit te cdo personi....pra, secili prej nesh i ka keto kujtime dhe nese deshiron munde ti ndaj me ne, natyrishte pa ju referuar personave te caktuar apo data ( nese do munde ta bej )....dikush munde te kete edhe kujtime te fresketa qe kjo vere e nxehte ishte e pershtatshme per evenimente te rendesishme :p
....edhe une do te shkruaj dicka ...por per respektin tuaj po ju le radhen


Vanessa Paradis - Que Fait La Vie - YouTube

ju uroj argetim te kendeshem ......
 
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

jeta ime ska shum gjera te bukura, gjeja me e bukur esht qe un ende jetoj, thjesht ka qen nje koh kur isha ne austeri 3muaj, kalova disa momente te bukura edhe pse isha larg nga familja vetem fare, :))
 

Aren

Anëtar i Respektuar
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

…Hem si ta filloj ,ndoshta me nje TE DUA te madhe …apo me nje FALEMINDERIT per jeten qe me ke dhuruar apo…
Do me duhesh gjithe koha qe kur kam lindur e deri tani ,te pershkruaja se sa e rendesishme je…E di jam ai personi kokeforte ,qe edhe te merzise ,edhe nganjehere me nerva te kundershtoje ,por dije se thelle –thelle brenda zemres time ndodhet nje ndjenje shuum e madhe ,gjigande per ty,eshte e rrenjosur thelle ,posaçerisht per ty...

...Dhe ti si gjithemone me ate egersine tende te bute dhe te embel ,me keshilloje ..ah dhe diçka ...kurre s’ma beje qejfin ,rralle me perkedhelje …por tani e kuptoje se perse e beje ,po me pergatisje per nje jete te eger ,po me çoje drejte asaj rruge ,ku shume shpejt do mesoja se familja eshte gjeja me e bukur qe mund te te dhurojne ...dhe qe mund te kesh...
...Ah ,ma dhe per çeshtjen e personit te jetes …ketu te adhuroje akooma me shume...Faleminderit per ato keshillat e tua ..me ndihmuan te krijoja nje armature shume te forte per te mbrojtur veten time,per tu lenduar sa me pak...

....Me pak fjale…ajo qe dua eshte vetem te te beje krenare …dhe qe nje dite te thuash me krenari qe kjo eshte krijesa ime e mrekullueshme…
kjo eshte vajza ime!
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

Sot jam merzitur... jam merzitur...

Nese mendon se jam qorre, gabohesh... Gabehesh nese mendon se do bie ne nivelin tend... Si mund te te quaj shoqe kur pergojon shoqet e tjera per gjera qe ne fakt i ben dhe ti vete?! Nese mendon se mund te meritosh nje shoqeri me ate sjellje, gabohesh... gabohesh e dashur. Ehhhh... humbja jote.

Tani jam me mire... jam me mire... U clirova!!!

:D
 

Aren

Anëtar i Respektuar
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

E nisa jeten time duke pare fillimisht driten e diellit dhe buzeqeshjen e mamit tim. Fillova te rritem edhe une, por isha ende e paformuar dhe e bute e gjithsekush po perpiqej te me jepte forme sa me afer perfektes.



Ne shkollen fillore me mesuan se te kopjosh eshte gabim, po ashtu edhe te genjesh eshte gabim.

Me mesuan se te gjithe jane shoke, se duhet te pershendes e te sillem mire e embel me kedo qe me rrethon.

Me mesuan se eshte gabim te shkruash jashte vize, ashtu sic eshte gabim edhe te veprosh ndryshe nga shumica.



Nderkohe vazhdova te rritem dhe para se te quhesha nje vajze e re, mami me mesoi se duhet te jem gjithmone e drejte dhe e sinqerte.

Me mesoi se shoqeria duhet zgjedhur; se te qenurit nje vajze e zgjuar dhe me nota te mira eshte gjeja qe do te me shperblente me shume.



Perseri vazhdova te rritem, dhe tani, nderkohe qe jetoj vitet e fundit , pyes veten pse askush nuk me mesoi se kopjimi do te behej i modes, madje se shpejti shumica do te ktheheshin ne fotokopje te shpifura te njeri-tjetrit; se do te vinte koha kur vlera e genjeshtres do te rritej dukshem siper vleres se te vertetes, se jo te gjithe jemi shoke e shoqe, por shoqeria e vertet eshte e rralle.

Pyes veten pse askush nuk me mesoi se te veprosh kunder shumices nuk eshte gabim, gabim eshte te humbasesh ato tipare te vetes qe te bejne te vecante; se miresjelljen duhej tja fal vetem atyre qe do te me tregojne se vertet e meritojne ate; se nuk vlen zgjuarsia ne shkolle, nese je naiv ne jete; se njerezit qe na rrethojne vertet duhen zgjedhur, sepse eshte shume e lehte te te lendojne, ashtu sic te lendojne shpresat, endrrat dhe dashuria...



Oh po, kishte kaq shume gjera qe nuk me mesuan ndersa rritesha. Une do te kisha dashur te mi kishin permendur, ndoshta nuk do te kisha gabuar kaq shume...
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

Une e di qe ekziston nje teme e tille tek letersia :dance:

Kam ndryshuar.
Dreqi e mori kam ndryshuar!

Keshtu tha ajo qe sdonte te rritej nje e vogel plot endrra.
Tani nuk i tundte me endrrat, tani skishte me duar ku ti mbante.
Do behej sikur ajo dea e indise-ce don se pastaj do i vaniteshin e do kishte endrra me shume sa duhej.

(E padatuar mire)
 

Aren

Anëtar i Respektuar
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

Kete pasdite nuk fryn ere... Rete ja kane dale me se miri te fshihen. Shiu ka migruar tutje. Dielli pranveror mund te quhet me plote gojen 'i kuq', teksa ulet mbi detin lehtesisht te valezuar dhe mbulohet nga ishulli i vetmuar i qytetit. Pulebardhat afrohen miqesisht, te gatshme per te perzene vetmine e cdo kalimtari apo soditesi dhe valet sinkronizoheshin me njera-tjetren me se miri, duke kompozuar nje melodi romantike.



Ne kete moment, ndjej deshiren e papermbajtur per te shkruajtur, per te hedhur ne leter cdo therrmije ndjesie te cmuar qe po provoj... Te shkruaj dicka te gezuar. Jo te zakonshmet "Lote e Dhimbje", as "Mall e Kujtime", apo "Dashuri dhe Zhgenjim".



Dua te shkruaj per mrekulline qe na eshte falur per te jetuar, per dhuraten 'Natyre' qe eshte zbukuruar nga 'Jetet' ne te. Dua qe neser miqte e mi te lexojne nga une se nuk ka me te bukura se ditet e zakonshme te mbushura me detaje te vogla, pikeza gezimi e lumturie; se nuk ka gje me te bukur sesa te jetosh.



Dua te pyesin veten: Ne kete krijim madheshtor te Zotit, a ka vend per lote?
 

apokalys

Member
katile.....

Kalon në rugë duke qeshur..sikur mes nesh asgje ska ngjar..sikur stë desha dhe smë deshe..ashtu si 1vit më par..dhe hap fjal se më urren..se asgje per ty un jam..veten tênde pse genjen..kur në ♥ ti më mban........kur mes shoqeve ti qendron...............pse tregohesh e gezuar..dhe kur mua më shikon..sillesh si e penduar..unë e di kur ngelesh vetem..ti jastekun lag me lotedhe thua të verteten ♥ SHPIRTI IM STE HARROJ DOT ♥♥♥♥♥♥♥ ......
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: katile.....

Nuk e kuptova,tani per keta gjera eshte katile ajo??..Mua me duket me shume se sja ndjen ose ben ashtu ti shkosh ti mrapa,se ndoshta ashtu e ke mesuar ti...Asaj i shijon kjo gje por nuk ndjen gje per ty...Tani se ca konkluzioni do nxjerr apo ca perfundimi do me kete teme,spo e kuptoj...
 

Aren

Anëtar i Respektuar
Pe: katile.....

si duket kur nje mashkull smund ta kete nje femer preferon te mendoje keshtu qe mos i lendohet egoja e krenaria qe ka...
 

Aren

Anëtar i Respektuar
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

Nuk e di sa kohe u be qe e gjej veten te mbyllur ne guacken time te kristalte.. Kujtoj mijera caste kur teksa dikush me fliste....une nuk isha.. Me rrembente bota ime e heshtur per se jashtmi, por e bujshme se brendshmi..
Mure te ngritura rreth vetes.. S'di perse!!!

Nje heshtje solemne me mban larg nga njerzit, sidomos nga ata qe dua me shpirt..
Kam humbur shume dhe koken e kam pas.. Por ne fund nuk di se c'force me mban ne kembe, cdo dite e me te gjalle..


Nje optimizem absurd qe s'di nga buron, te ben te shperfillesh gjithcka dhe te vazhdosh..
Me hapa te pasigurte drejt te ardhmes duke shpresuar ne nje fillim te ri,
ne nje te neserme me te mire duke pershperitur pafund : FORCEN UNE E KAM BRENDA VETES..
 

gocqejfi

Anëtar i ri
Pe: Nje flete nga ditari juaj....

Nuk e ndiej merzine qe po kaloj,
apo vuajtjen qe s'po te shikoj.Ka kaluar ckohe e gjate
eshte harruar ajo nate.Nuk jam vetem sonte dhe mos u merzit,
shiu po me shoqeron dhe lotet e mi nuk shkojne kot.Ndiej nje
shtrendim ne zemer,sikur me kane ngulur thiken.Nuk eshte se ndiej per ty
por,me vjen inat sesi u tallet ju te dy.Nuk besoj se do te gjej sherim,keto plage nuk sherohen leht.
Nuk besoj per asgje,me goten e wiskit ne dore dhe me nje stilolaps ne
dore qe po shkruaj,sot kam ndryshuar,jam bere me e huaj.
Lumturin e largova,nuk me hyn ne vesh asgje,madje po
te dhuroj me shume dashuri nga ce mendon,ne nje bote
tjeter do te shkoj,se nuk me pelqen me te jetoj..........
 

gocqejfi

Anëtar i ri
Pe: Ditari i zemres...

Te shoh...
Rrudha dhe eksperienca te jetuara,
mbi fytyren tende eksprecione te lodhura.

Lekura jote e bardhe,tregon dhimbjen,
syte e tu kerkojne paqe.

Zemra ime nuk pranon kete,qe syte e mi i shohin,
e lotet e mi te kote,rrjedhin te pameshirshme neper faqe.

Deshirojne krahet e mi,te ndalonin te ikje larg,
deshiron zemra ime te kishte ndalur kohen.
 

gocqejfi

Anëtar i ri
Pe: Dita e pare

Mendimet e tija si te gjithe te tjereve,shpresoj te kete dhe me pjese te tjera nga ai ditar qe ti lexojme.
 

gocqejfi

Anëtar i ri
Pe: Ditari....

Kam pas dy vjet qe mbaja ditar,motra e gjeti.Per te mos i treguar mamase,u detyrova ti vija shkrepesen.Tani nuk mbaj me gjerat qe dua ti shkruaj aty i mbaj ne mendje.
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Pe: Ditari....

Kam pas dy vjet qe mbaja ditar,motra e gjeti.Per te mos i treguar mamase,u detyrova ti vija shkrepesen.Tani nuk mbaj me gjerat qe dua ti shkruaj aty i mbaj ne mendje.
Pornografi shkruaje ne ditar ti qe i vure flaken??
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Pe: Dita e pare

Nese eshte ditar eshte personal dhe ska pse te publikohet...Mund te ndodh vetem nese shoku yt eshte nje person me rilevance boterore gje qe sma merr mendja
 
Top