Ditari kryeneç

mondsha

Anëtar i ri
Ditari kryeneç

Arriti një çast
I çuditshëm
I urti ditar
I papërfillshëm.

S'më qaste gjëkundi
Kryeneç
Më la nga fundi
Kur isha në mes.

Dhe rrinim të heshtur
Të zemërurar
Ai shpatëzhveshur
Un' penën në duar.

Tek hapte vetveten
Me bujë
Lëshoi thënien
"Ti je Unë!"

"Pa mua s'je gjë
S'ke histori
Të tëra i nxe
Më shumë se ti!"

Bo, bo, thash me vete
Roiti ditari
I vuri çdo flete
Firmën Shallvari!

Kaluan ditë
Javë dhe muaj
Ditari pritë
Më zuri mua.

"Më le jetim
Vetmitar
Të lutem një shkrim
Mjafton një fjal!"

Kush je, më thuaj
Sinqerisht
"Jam Ti dhe s'luaj
Nga vendi tim!"

 

mondsha

Anëtar i ri

Përsëri për ditarin

Fillova të shkruaj
Atë që desha
Ai ndiq e shuaj
اdo gërmë në rrjeshta.

Unë prap' nga e para
Të njëjtën gjë
Kur dëgjoj të qara
Mes tyre një zë:

"S'të vjen keq për mua
I pamëshirshëm
Më bën të vuaj
Kur më gërvishtën.
ا'do mbetet më pas
Gënjeshtra vetë
Më mirë të pëlcas
Të coptoj çdo fletë!"

Po fryhej ditari
Si tullumbace
Dhe firma Shallvari
S'lexohej fare.

Pastaj, një buum!
Ishte shpërthim
Kisha mbetur un'
Pa ditarin tim.

Përpjetë u hodha
Nga krevati
Shyqyr u zgjova
"Më fal, ditari!"
 

mondsha

Anëtar i ri

Të vendosësh pakt me ditarin, do të thotë së pari të kesh arritur pakt me vetveten. Ndryshe, kryeneçësia e tij s’do të të ndahet në të gjallë e në të vdekur…

Ditar, si thua
Bëjmë një pakt
Unë veç të shkruaj
Mbarë e prap?

Ti do të mbushesh
Gjithë shëndet
Ke me ç’të mburresh
Në qindra flet.

Në fund pastaj
Një kozmetikë
Në firmat me nam
Shkëlqim plot dritë.

I veshur, i mbathur
I preferuar
Do më bësh të kamur
Betseller kërkuar.

Pranoi ditari
Paktin tim
Kërkoi së pari
Një të vogël shënim.

Ditën kur s’linda
Asgjë më shumë
Paktin e grisa
Të mbetesha unë!
 

mondsha

Anëtar i ri
Porosia e ditarit

Më mirë më lerë
Në bardhësi boshe
Se sa të mjerë
Me fjalë kote.

Mos më dhjamos
Me shtresa letre
Në raft do rëndoj
Pluhurash harrese.

Të ndjej kur shkruan
Të kuptoj kur hesht
Më dhemb kur vuan
Më qeshet, kur qesh.

Më mirë kështu
Me sinqeritet
Dhe jo ashtu
Hava mbi ret’.

ا’i dua datat
ا’më vlejnë mua
Orët e sakta
Ditët dhe muajt?

Kur poshtë tyre
Fillon gënjeshtra
Krekosje dhe mburrje
Ngjeshur ndër rrjeshta?

Mos di kush shkruan
Të jem anonim
Dhe firma mbi mua
Një shkaravin?

Ditari të rroftë
Mos rrofsha unë
Jazëk të qoftë
ا’të them më shumë?

Të fola ca ashpër
Për mirë të fola
Që kur të më hapësh
Të jesh vetë dora!
 

Jetmira

🎧🎵💙
Titulli: Ditari kryeneç

I Dashur ditar
sot esht nje dit shum shum e bukur
o po m tvertet shum e bukur por ce do se un pertoj te vishem e te dal
e di cfar ?
Me vjen per te qeshur kur mendoj se cfar kam humbur diten e djeshme :)
 
Top