Disa mendime lidhur me armët kimike siriane

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Disa mendime lidhur me armët kimike siriane





Historikisht është e njohur se helmet, si mjet alternativ vrasës, janë përdorur, nga ushtri të ndryshme, qysh në kohët e lashta. Kur mjetet tradicionale luftarake nuk kishin efikasitetin e nevojshëm, sidomos për të nxjerrë nga mburojat e tyre ushtritë mbrojtëse, janë shfrytëzuar lëndë të ndryshme, të cilat, duke u djegur, lëshonin tym, që u shkaktonte trupave kundërshtare në fushën e luftës, shqetësime dhe humbje jete.


Kështu, i kanë përdorur spartanët në luftën e Peloponezit të v. 429 para epokës se re, maqedonasit në v. 332, romakët në v. 189 dhe 81 po p.e.re. e kështu herë pas here. Por lufta më e madhe, në të cilën këto mjete alternative gjetën përdorim masiv, qe Lufta e Parë Botërore. Pikërisht përdorimi në shkallë të gjerë i lëndëve kimike, sidomos nga trupat gjermane dhe dëmi i madh që shkaktuan ato në forcat e armatosura kundërshtare, bënë që ato të marrin emrin që përdoret për to edhe sot, armë kimike, ose lëndë helmuese luftarake.


Rreziku i madh që paraqiste kjo armë e re, sidomos për popullsinë e pambrojtur, shqetësoi qeveritë e botës mbarë, të cilat, pas L I B, kërkuan që, në kuadër të Lidhjes së Kombeve, të thirrej një Konventë Ndërkombëtare, ku të kërkohej angazhimi i të gjitha qeverive për të mos i përdorur kurrë më atë armë në luftërat e mundëshme, në të ardhmen.


Në v. 1925, në Gjenevë të Zvicrës u mblodh Konventa në fjalë dhe u mor vendimi historik, që kërkonte koha, për mospërdorimin e armës kimike. Këtë Konventë e firmosën të gjitha vendet pjesëmarrëse, me përjashtim të SHBA. Fakti që në L II B arma kimike nuk u përdor, megjithëse depot e ushtrive ndërluftuese ishin të mbushura me to dhe rrethanat luftarake shpesh e kërkonin këtë, ishte rezultat edhe i firmës së vënë poshtë asaj marrëveshje ndërkombëtare.


Ditët e fundit, nëpër ekranet e TV botërore u shfaqën disa pamje, të cilat i atribuoheshin një qyteti sirian me emrin Duma, ku disa fëmijëve u lanin fytyrën me ujë, ose dikujt i vinin një maskë në hundë.

sulme helmimi.jpg


Fjalët që shoqëronin figurën tregonin se ky ishte rezultat i përdorimit të lëndëve helmuese luftarake nga ana e ushtrisë së rregullt siriane për të mposhtur qëndresën e kundërshtarëve politikë të qeverisë. Këto pamje, pas jehonës që patën në vende të ndryshme, bënë që natën e datës 14 prill të këtij viti, forcat e armatosura të disa vendeve me në krye SHBA, të goditnin me raketa objektiva të ushtrisë siriane, që, sipas njoftimeve, ishin depo dhe laboratorë të armëve kimike.


Natyrisht, përdorimi i armëve kimike, sidomos kundër popullit të pambrojtur, është një krim i shëmtuar që duhet të indinjojë këdo dhe të bëjë që, të gjithë njerëzit e thjeshtë të ngrenë zërin që armët e shkatërrimit në masë të mos prodhohen dhe të asgjësohen ato që ndodhen depove të shumta. Vetëm se, sipas mendimit tim, të ndërmarrësh një sulm me raketa kundër një vendi sovran, vetëm nisur nga disa pamje, që ngjajnë si skena të ndonjë filmi artistik, pa krijuar një komision ndërkombëtar për ta verifikuar në vend dhe me saktësi faktin e lajmëruar, pa një vendim unanim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si organi më i lartë që i përcakton këto ngjarje, më duket i nxituar.


Mua si njeri që, për shkak të detyrës, kam qenë mjaft i familjarizuar me armët kimike, më duket e padrejtë edhe për një fakt domethënës. Thuhet në njoftimin që u dha se u goditën depot dhe laboratorët ku mbaheshin dhe prodhoheshin lëndët helmuese, por, siç dihet, mënyra kryesore e përdorimit të armëve kimike në fushën e luftës, janë mjetet shpërthyese, si predhat e artilerisë, bombat e aviacionit, fugaset etj., të cilat mbushen me këto lëndë të presuara dhe, kur shpërthejnë, bëjnë të shpërndahen avujt në sipërfaqe të mëdha.


Në rastin konkret, raketat që kanë goditur objektivat e mësipërme, teksa shpërndanin në atmosferë lëndët helmuese të depove dhe laboratorëve të supozuar, duhet të shkaktonin një batërdi të vërtetë, jo vetëm në popullsinë përreth vendit, por shumë më gjerë, kështu që do të bëhej një katastrofë e vërtetë. Por një gjë e tillë nuk u dha nëpër lajme, gjë që më bën dyshues se janë goditur pikërisht objektivat e treguara në njoftime. Në qoftë se kjo është e vërtetë, bën që të hedhë një hije të madhe dyshimi nëse skenat e treguara në lajme ishin të vërteta apo inskenime regjisorësh të stërvitur. Le të kujtojmë se, për të sulmuar Irakun, në fillim të viteve 2000, u përdor preteksti se, në atë vend, prodhoheshin dhe mbaheshin armë të dëmtimit në masë, gjë që nuk u vërtetua dhe, po autoritetet amerikane deklaruan se ishte bërë gabim.


Mos edhe në këtë rast kemi të bëjmë me po të njëjtin gabim dhe raketat e hedhura kishin tjetër qëllim? Në këtë kuadër, sikur unë të isha Këshilltar Ushtarak i Z. President Meta, nuk do ta këshilloja të ngutej me përshëndetjen që i bëri sulmit me raketa nga ana e SHBA dhe disa aleatëve europianë. Asnjë tjetër Kryetar Shteti europian dhe më gjerë, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.


Guri Shyti

*Ish pedagog i armëve të shkatërrimit në masë në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”
 

Passion

Super Moderator
Staff member
Le ta mbaje bota mbare e gjithe popujt pergjegjesine nqs ka ngel ndonje pike ndergjegjie mbi supe mbushur me turp,duke filluar nga Amerika,e te gjithe me radhe per ate c'ka i ndodh Sirise(gjithmone ne emrin e LIRISE)duke shkaterruar njerin nder popujt me kulturen me te hershme te asaj ane.

Ne kete pjese e une personalisht ndihem fajtor si nje individ i pafuqishem qe s'mundte bej qofte e nje grimce te vogel ku do ndikonte pakezzzzzzz per t'iu kthyer pak buzeqeshje atyre femijeve qe bejne apel per ndihme(pak uje,pak buke).
Apel gjithkujt te verber e te shurherve materialisteve anekend globit.
Pak uje,pak buke t'i mbijetojme kesaj qe na beni.

C'ju kemi bere,c'ju kemi bere fjalet e nje vajze te vogel ne prani te nje grup femijve duke qare. :(

Marre,marreeeeeeeeee na qofte. :)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

po pra: vet njeriu po e shkaterron tokën/ jetën njerëzore me ato mjete te vetbera, pastaj kinse po tronditen se ç`po ndodh?

 
Top