Diabeti !

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të glukozës, si rezultat i të cilit kjo substancë mblidhet në sasi të larta në gjakun e njeriut.

Shumica e ushqimeve të cilat njerëzit i hanë zbërthehet në glukozë, një formë e thjeshtë e sheqerit në gjak. Glukoza është burimi kryesor i energjisë për organizmin. Pas tretjes, glukoza kalon në qarkullimin e gjakut, ku përdoret nga qelizat për t’u rritur dhe për energji. Që glukoza të arrijë në qeliza duhet patjetër të jetë e pranishme insulina. Insulina është nj hormon i prodhuar nga pankreasi, një gjëndër e madhe e vendosur prapa lukthit.

Kur njeriu han, pankreasi automatikisht prodhon sasinë e nevojshme të insulinës për ta larguar glukozën nga gjaku në qeliza. Te njerëzit me diabet, pankreasi ose prodhon pak ose aspak insulinë, ose qelizat nuk përgjigjen si duhet ndaj insulinës së prodhuar. Kështu, glukoza mblidhet në gjak, rrjedh në urinë, dhe del nga organizmi përmes urinës. Kështu, organizmi humb burimin kryesor të energjisë, edhe pse gjaku përmban sasi të mëdha të glukozës.

Diabeti mund të jetë i pranishëm në formë të tre llojeve:

- Diabeti i tipit 1
- Diabeti i tipit 2 dhe
- Diabeti gestacional.



Diabeti i llojit 1

Lloji 1 i diabetit është një sëmundje autoimune. Sëmundjet autoimune paraqiten kur sistemi mbrojtës i organizmit (sistemi imun) lufton kundër një pjese të organizmit, të cilën e sheh si të huaj. Te rasti i diabetit, sistemi imun i organizmit sulmon dhe shkatërron qelizat beta të pankreasit, të cilat prodhojnë insulinën. Pankreasi më pas prodhon pak ose aspak insulinë. Një person i cili ka llojin 1 të diabetit duhet të marrë çdo ditë insulinë për të jetuar.

Shkencëtarët ende nuk e dinë e çfarë e bën sistemin imun t’i sulmojë qelizat beta, por ata besojnë se faktorë autoimunë, gjenetikë dhe ambiental, ndoshta edhe viruse, mund të jenë të përfshirë.

Lloji 1 i diabetit llogarit deri rreth 10 për qind të pacientëve me diabet. Ai prek më së shumti fëmijët dhe të rriturit e moshave të reja, por mund të paraqitet në çdo moshë.

Simptomat e llojit 1 të diabetit zakonisht zhvillohet brenda një periudhe të shkurtër, edhe pse shkatërrimi i qelizave beta mund të fillojë vite më herët. Simptomat mund të përfshijnë rritje të etjes dhe urinim, uri të vazhdueshme, rënie në peshë, pamje të mjegull dhe lodhje të skajshme. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet me insulinë, një person me llojin 1 të diabeti mund të përfundojë në komë diabetike kërcënuese për jetën, e njohur po ashtu edhe si ketoacidoza diabetike.

Lloji 2 i diabetit

Diabeti i tipi 2 është forma më e shpeshtë e diabetit. Rreth 90 deri në 95 për qind të njerëzve me diabet janë të prekur nga lloji 2. Kjo formë e diabetit më së shpeshti është e lidhur me moshën, obezitetin, historinë familjare të diabetit, histori të mëhershme të diabetit gestacional, mosaktivitet fizik dhe me grupacione të caktuar. Rreth 80 për qind të njerëzve me llojin 2 të diabetit janë të mbipeshë ose obezë (mbipeshë e tepruar).

Kur personi është i diagnostikuar, pankreasi zakonisht prodhon mjaft insulinë, por për arsye të panjohura trupi nuk mund ta përdori insulinën në mënyrë efektive, një sëmundje që quhet rezistencë në insulinë. Pas disa vitesh, prodhimi i insulinës bie. Rezultati është i njëjtë me atë të llojit 1 të diabetit – glukoza mblidhen në gjak dhe trupi nuk mund ta shfrytëzojë atë në mënyrë efektive si burim energjie.

Simptomat e tipit 2 të diabetit zhvillohen gradualisht. Shpërthimi i tyre nuk është aq i menjëhershëm si lloji 1 i diabetit. Simptomat mund të përfshijnë lodhje, urinim të shpeshtë, etje dhe uri të shtuar, rënie në peshë, pamje të turbullt dhe shërim të ngadalshëm të plagëve dhe pezmatimeve. Disa njerëz nuk kanë aspak simptoma

Diabeti gestacional

Disa femra zhvillojnë diabetin gestacional vonë në shtatzëni. Edhe pse kjo formë e diabetit zakonisht largohet pas lindjes së foshnjës, femrat të cilat kanë diabetin gestacional kanë 40 deri në 60 për qind të shanseve të zhvillojnë llojin 2 të diabetit brenda 5 deri 10 vitesh. Ruajtja e peshës së arsyeshme të trupit dhe të qenit fizikisht aktive mund të ndihmojë parandalimin e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

Sipas të dhënave të OBSH-së deri në pesë për qind të femrave shtatzëna zhvillojnë diabet gestacional. Si te rasti i diabetit tip 2, diabeti gestacional paraqitet më shpesh te disa grupe etnike dhe te femrat me histori familjare të diabetit. Diabeti gestacional shkaktohet nga kromohet e shtatzënisë ose nga mungesa e insulinës. Femrat me diabet gestacional mund të mos përjetojnë asnjë simptomë.

Llojet tjera të diabetit

Përveç llojeve të përmendura, ekzistojnë edhe disa lloje të tjera të diabetit. Një person mund të shfaqë karakteristika të më shumë se një lloji. Për shembull, te diabeti latent autoimun i të rriturve (DLARr), po ashtu i quajtur diabeti 1.5 ose diabeti i dyfishtë, njerëzit shfaqin shenja të tipit 1 dhe tipit 2 të diabetit.

Llojet tjera të diabetit janë ato të shkaktuara nga:
- Defektet gjenetike të beta qelizave (pjesa e pankreasit që krijon insulinë)
- Defektet gjenetike në veprimin e insulinës, që rezultojnë në paaftësi të organizmit për të kontrolluar nivelet e glukozës, siç është parë te leprekaunizmi dhe sindroma Rabson-Mendenhall
- Sëmundjet e pankreasit ose gjendjet të cilat dëmtojnë pankreasin, si pankreatitis dhe fibroza cistike
- Sasia e tepërt e hormoneve të caktuara që vjen nga disa gjendje – si kortizoli te sindroma e Cushin – që dëmton punën e insulinës.
- Barnat që reduktojnë veprimin e insulinës, si glukortikosteroidet, ose substancat të cilat shkatërrojnë infeksionet e beta-qelizave, si rubella kongjenitale dhe citomegalovirusi
- اrregullimet e rralla imune, si sindroma e shtangies së, një sëmundje autoimune e sistemit nervor qendror
- Sindromat gjenetike të lidhura me diabetin, si sindroma Down dhe sindroma Prader-Willi.


Kush preket nga diabeti?

Diabeti nuk është sëmundje ngjitëse. Njerëzit nuk mund ta marrin atë nga njëri-tjetri. Megjithatë, ka disa faktorë të caktuar të cilët rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Diabeti i tipi 1: paraqitet njëjtë si te femrat po ashtu edhe meshkujt, por është më i shpeshtë te njerëzit e racës së bardhë. Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se disa vende evropiane, si Finlanda dhe Suedia, kanë shkallën më të lartë të diabetit 1. Arsyeja e kësaj është e panjohur. Lloji 1 i diabetit prek më së shumti fëmijët, por mund të paraqitet në çdo moshë.

Diabeti i tipit 2 është më i shpeshtë te të moshuarit, veçanërisht te njerëzit e mbipeshë. Ai paraqitet njëjtë si te femrat ashtu edhe te meshkujt.


DIAGNOSTIKIMI

Analiza e nivelit të glukozës në gjak në gjendje esëll (pa ngrënë) është analiza e preferuar për të diagnostikuar diabetin te fëmijët dhe të rriturit (jo shtatzënat). Analiza është më e besueshme kur bëhet në mëngjes. Megjithatë, diagnostikimi i diabetit mund të bazohet në cilindo prej rezultateve të testeve të mëposhtme, të konfirmuara nga ri-testimi në një ditë tjetër:

- Niveli i glukozës së gjakut prej 126 mg/dL (7 mmol/litër) ose më i lartë tetë orë pa ngrënë. Ky test quhet testi i glukozës në gjak në të esëll.
- Niveli i glukozës në gjak mbi 200 mg/dL (11 mmol/litër) ose më i madh dy orë pas pirjes së ndonjë pije që përmban 75 gramë glukozë të tretur në ujë. Ky test quhet testi oral i tolerancës në glukozë (TORG)
- Testi i rastësishëm (i bërë në çdo kohë) i nivelit të glukozës në gjak prej 200 mg/dL (11 mmol/litër) ose më i madh, së bashku me një prani të simptomave të diabetit.

Diabeti gestacional diagnostikohet bazuar në matjet e niveleve të glukozës gjatë TORG. Nivelet e glukozës janë normalisht më të ulëta gjatë shtatzënisë, andaj edhe nivelet e toleruara për diabet në shtatzëni janë më të ulëta. Nivelet e glukozës në gjak maten para se një femër të pijë një pije që përmban glukozë. Pastaj nivelet kontrollohen 1, 2 dhe tre orë më pas. Nëse femra ka dy nivele të glukozës në gjak që prek ose tejkalon numrat e mposhtëm, ajo ka diabet gestacional:
- niveli i glukozës në vlerën 95 mg/dL (5.3 mmol/L) në të esëll,
- 180 mg/dL (10 mmol/L) një orë pas ngrënies,
- 155 mg/dL (8.7 mmol/L) dy orë pas ngrënies, ose
- 140 mg/dL tre orë pas ngrënies (7.8 mmol/L).


Komplikimet e diabetit

Diabeti lidhet me komplikime afatgjata të cilat prekin po thuajse çdo pjesë të organizmit. Sëmundja shpesh çon në verbëri, sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, goditje në tru, pamjaftueshmëri të veshkave, amputime, dhe dëmtime nervore. Diabeti jo i kontrolluar mund ta komplikojë shtatzëninë, dhe defekte të lindjes janë më të shpeshta te foshnjat e lindura te fermat me diabet.

/mjeku.net/
 
Titulli: Diabeti !

Une sot e bera analizen e diabetit ( sdua te shoh per ca dite sheqer me sy :p ) shpresoj te dal mire
 

Hera

Moderatorë
Staff member

Ju vjen erë e keqe nga goja dhe keni karies të shpeshtë? Mund të jetë diabet

Simptomat e diabetit janë të gjitha rreptësisht të varura nga dukuria e hiperglikemisë dhe shpesh kanë efekte të mëdha negative për organizmin.

“Ndërhyrja në kohë është thelbësore për diagnozën e hershme të sëmundjes dhe ndërhyrjen pasuese me një terapi të përshtatshme”, shpjegon Alberto De Micheli, diabetolog i ACISMOM i Xhenovës. Ja cilat janë.

Karakteristikat e diabetit

Diabeti është një sëmundje metabolike e shkaktuar nga mungesa ose aktiviteti i pamjaftueshëm i insulinës, një hormon kyç për të mbajtur glukozën në gjak. Diabeti i tipit 1, i karakterizuar nga mungesa pothuajse absolute e insulinës, ndodh papritur, zakonisht gjatë fëmijërisë ose adoleshencës, rrallë në moshë madhore) dhe simptomat janë shumë karakteristike.

Diabeti i tipit 2, i karakterizuar nga aktiviteti i pamjaftueshëm dhe mungesa relative e insulinës, ndodh ngadalë, zakonisht në moshë madhore dhe simptomat janë më të nuancuara. Faktorët e rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2 janë: mbipesha ose obeziteti, nivelet e larta të yndyrës në gjak, hipertensioni, pirja e duhanit, jeta sedentare si dhe familjariteti me diabetin. Tipari i përbashkët i dy llojeve të diabetit është përqendrimi i lartë i glukozës në gjak (hiperglicemia).



1. Urinim i bollshëm dhe i shpeshtë

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, trupi e eliminon atë me urinën: kjo rrit sasinë e urinës të dëbuar në 24 orë, e cila përmban sasi të larta të sheqerit. Zgjimi dy herë në natë për të urinuar kur nuk kishte ndodhur kurrë më parë mund të jetë një sinjal alarmi.

2. Një etje e fortë

Me një eliminim më të madh të lëngjeve ju dehidratoheni, kështu që pini më shumë dhe ndiheni përsëri të etur. Disa pacientë që nuk e dinë se janë diabetikë shuajnë etjen e tyre me pije të ëmbla me sheqer ose me lëngje frutash, duke rritur kështu sheqerin në gjak dhe duke përkeqësuar akoma më tej situatën. Pra, fakti që ju ndjeheni veçanërisht të etur pa djersitje për shkak të nxehtësisë së tepruar ose trajnimit intensiv mund të jetë simptomë e diabetit.

3. Era e keqe nga goja

Aroma e acetonit e erës së gojës, ashtu si ajo që përdoret për të hequr manikyrin nga thonjtë, është një simptomë klasike e diabetit të tipit 1, një tregues i dekompensimit të rëndë metabolik. Kjo erë e veçantë është rezultat i të ashtuquajturës ketoacidozë: në thelb, trupi i diabetikëve, i cili nuk ka insulinë, nuk mund të përdorë glukozën si një burim energjie, kështu që për të marrë atë, djeg acidet yndyrore.

Në këtë proces formohen trupat ketone që shkaktojnë erën e acetonit në frymëmarrje. Kjo simptomë mund të jetë e dobishme për t’u vlerësuar, kur një pacient vjen në dhomën e urgjencës në koma: koma mund të ketë arsye neurologjike, metabolike ose arsye të tjera dhe fryma e acetonit është një tregues i rëndësishëm për mjekun që menjëherë e trajton problemin duke e lidhur me diabetin e tipit 1.

4. Humbje peshe e papritur dhe lodhje

Humbja e menjëhershme e peshës ndikon kryesisht te pacientët me diabet të tipit 1, në diabetin e tipit 2 mund të jetë më gradual. Normalisht, sheqernat e marra me dietën, të absorbuar një herë, transportohen në gjak në të gjitha rrethet e trupit ku qelizat janë në gjendje t’i përdorin ato në sajë të insulinës.

Nëse kjo substancë mungon ose prodhohet në sasi të vogla, energjia e prodhuar nga sheqernat nuk është më në dispozicion dhe trupi lodhet shumë shpejt. Trupi përdor depozitat yndyrore për nevojat ushqyese të tij dhe, në raste të rënda, indet e muskujve. Kjo rezulton në humbje peshe.

5. Uri e tepruar

Të kesh uri pa asnjë arsye mund të jetë mund të jetë simptomë e diabetit. Sëmundja e pengon trupin nga shndërrimi i sheqernave në energji, kështu që ju ndiheni të uritur dhe jeni gjithmonë në kërkim të ushqimit që të jeni të karikuar. Në diabetin e tipit 1, një simptomë tipike është polyphagia e shoqëruar me humbje peshe: rritja e oreksit dhe marrja e ushqimit është pasuar nga një humbje paradoksale e peshës (në vend të shtimit të peshës që pritej).

Ky fenomen ndodh më pak në diabetin e tipit 2 ku pacienti është shpesh mbipeshë ose obezë dhe mund të vëzhgojë një humbje peshe duke ruajtur ushqimin e zakonshëm të tepërt. Në raste të tjera të diabetit të tipit 2, humbja e peshës nuk ndodh.

6. Shërimi i ngadaltë i plagëve

Diabeti është një faktor i rëndësishëm kufizues në shërimin e plagëve. Nivelet e larta të sheqerit zvogëlojnë aftësinë për të shëruar plagët dhe një plagë aksidentale që nuk shërohet shpejt mund të jetë sinjal alarmi.

7. Infeksionet gjenitale ose urinare (cystitis, vaginitis, balanitis)

Nivelet e larta të sheqerit në gjak krijojnë një mjedis të favorshëm për rritjen e baktereve. Diabeti dobëson përgjigjet imune dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut dhe organizmi bëhet më i ekspozuar ndaj infeksioneve të llojeve të ndryshme, sidomos nga kërpudhat (candida) ose madje edhe nga bakteret. Kërpudhat dhe bakteret shpërthejnë në mjedise të pasura me sheqer.

Nëse verifikohen shumë infeksione (sidomos nga kërpudhat) në disa muaj dhe trajtimet standarde nuk bëjnë efekt, është e mundur që shkaku të jetë diabeti. Pasi niveli i sheqerit në gjak të mbahet nën kontroll, shpeshtësia e infeksioneve duhet të ulet.

8. Pamje e turbullt

Kur sheqernat janë shumë të larta në gjak, syri ndikohet gjithashtu. Glikemia shumë e lartë shkakton ndryshime në lentet kristalore dhe në lëngun endokular që zvogëlon aftësinë për të parë, zakonisht duke e bërë vizionin të paqartë. Për të korrigjuar këtë lloj problemi te sytë është e nevojshme për të ulur nivelin e glukozës në gjak. Problemi i vizionit të paqartë mund të jetë vetëm i përkohshëm.

Disa pacientë me diabet të padiagnostikuar shkojnë te oftalmologu, duke u ankuar që nuk shohin qartë dhe kthehen në shtëpi me syze me recetë. Në fakt, duke korrigjuar nivelet e glukozës, efekti kthehet dhe vizioni i paqartë zhduket. Ky problem vizual nuk është retinopati diabetik, i cili është një ndërlikim i diabetit që zakonisht lind pas viteve të sëmundjes. Ajo mund të jetë e pranishme në fillim vetëm nëse diabeti diagnostikohet me vite vonesë në lidhje me fillimin e tij aktual.

9.Rritja e kariesit

Hiperglicemia dëmton dhëmbët dhe mishrat, duke e bërë më të mundshëm kariesin dhe infeksionet. Nëse vëreni një rritje të këtyre problematikave, është e mundur që shkaku të jetë diabeti. /Telegrafi/
 
Top