Cili lloj i bukës është më i shëndetshëm?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Buka e bardhë, integrale, ajo me kokrra të plota apo buka me brumë të tharrtuar – vështirë të thuhet se cila është përzgjedhja më e shëndetshme.Për këtë dr. Rouzmari Stenton zbulon të gjitha sekretet e disa llojeve të bukës dhe propozon variantin më të shëndetshëm.
Buka e bardhë


Buka e bardhë, përveç nëse është gatuar nga mielli i zbardhur, bëhet nga mielli i grurit të cilit gjatë proçesit të bluarjes i hiqet shtresa e jashtme e kokrrës. Kjo rezulton me feta shumë të buta dhe shije të ëmbël. Buka e bardhë përmban sasi të vogël të fibrave, rreth një gram për fetë, por është burim i mirë i proteinave dhe karbohidrateve. Mirëpo, shpesh aditivët e shtuar, të cilët nxisin rritjen dhe fryerjen (ardhjen) e brumit, gjithashtu ngrisin edhe indeksin e glikemisë, ashtuqë ndjenja e ngopjes pas këtij lloji të bukës nuk zgjatë shumë kohë. Për këtë fetat e bukës së bardhë më së miri është të kombinohen me ushqime të cilët kanë mjaft proteina, si vezët, djathi dhe mishi i pulës. Buka e bardhë me sasi më të madhe të fibrave, zakonisht nga bishtajoret, ka përparësi më të mëdha shëndetësore se buka e bardhë e thjeshtë. Mirëpo buka e bardhë e ‘pasuruar’ nuk është aq e shëndetshme sikurse ajo integrale, sepse nuk përmban një numër të madh të vitaminave dhe mineraleve.

Buka integrale

Kur është e bërë nga kokrra të plota drithërash, buka integrale ka vlerë të ngjashme ushqyese sikurse edhe buka me drithëra të plota. Megjithatë, shpesh buka integrale bëhet duke kombinuar miellin e bardhë me krunde dhe embrion gruri të cilat imtësohen gjatë bluarjes. Në këtë mënyrë krijohet miell me qëndrueshmëri më afatgjatë, por kjo bukë nuk posedon të njëjtin ekuilibër ushqyes. Bukë integrale ka më shumë fibra, vitamina dhe minerale se sa buka e bardhë, dhe është e pasuruar me jod dhe acid folik. Përveç kësaj, buka integrale shumë më shpejtë tretet dhe ka një indeks më të lartë glikemik sesa buka me kokrra të plota drithërash – dy feta përmbajnë rreth 2 gram fibra.

Buka me drithëra të plota

Përderisa buka integrale gjegjësisht buka e bardhë e përzier me drithëra, buka me drithëra të plota përmban farat e drithërave të cilat i shtohen miellit integral dhe me këtë arrihet vlerë më e lartë ushqyese. Buka me kokrra të plota, duke përfshirë edhe llojet me brumë me thekër si dhe ato me brumë të tharrtuar, ka rreth katër herë më shumë fibra se buka e bardhë, që e bën një nga zgjedhjet më të shëndetshme. Buka me kokrra të plota ka një indeks të ulët glikemik sepse farat dhe drithërat treten më gjatë. Për këtë ky lloj i bukës është zgjedhje e mirë për drekë, sidomos nëse hani sanduiçe sepse zgjatë më tepër ndjenja e ngopjes. Vaji i sojës dhe i lirit bukës i japin sasi të mirë të ‘omega-3 acideve yndyrore’, kurse sa i përket fibrave një fetë përmbanë prej 1,5 deri 4,5 gram.

Bukë thekre me kokrra të plota

Buka me thekër është dukshëm më e vrazhdë dhe me cilësi më të rëndë se sa llojet e tjera të bukës për shkak të nivelit të ulët të glutenit. Buka e çiltër me thekër, është e bërë nga mielli i thekrës dhe grurit, kurse sa i përket përzgjedhjes së shëndetshme është në qendër mes bukës së bardhë dhe asaj integrale, ndërsa ajo me drithëra të shtuar ndodhet në krye të zgjedhjes së shëndetshme për shkak të përbërjes së lartë të fibrave dhe vitaminave. Por ky lloj i bukës nuk është i përshtatshëm për njerëzit me sëmundje të zorrëve.

Buka me brumë të tharrtuar dhe me drithëra të plota

Brumi i tharrtuar fryhet edhe deri në 18 orë, ashtuqë ky lloj i bukës është me shije më të fortë dhe me indeks të glikemisë më të ulët. Vitaminat, mineralet dhe fibrat e ndryshme në këtë bukë dallojnë varësisht nga mielli i përdorur. Sipas fjalëve të nutricionistëve, buka me brumë të tharrtuar me drithëra të plota është definitivisht më e shëndetshme. Por duhet patur kujdes gjatë blerjes. Gjegjësisht, disa lloje të bukës me brumë të tharrtuar në të vërtetë kanë të shtuar vetëm shijen artificiale dhe nuk janë të bëra nga brumi i tharrtuar i vërtetë, për këtë githsesi kontrolloni etiketën.expres
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Cili lloj i bukës është më i shëndetshëm?

dhe pse duhet te hyja te kjo tema...pikerisht tani qe po me bejne zorret gerr verr...pffff
 

Marla

VIP
Titulli: Cili lloj i bukës është më i shëndetshëm?

Une perdor buken integrale si e mire me duket
 
Top