Chelsea

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
اelsi, i gjithi i fokusuar te ndeshja ndaj Junajtid

Siç e konfirmon edhe mbrojtësi, David Luiz, blutë londinezë kanë gjithçka të mundshme për të mposhtur rivalët për titull

Mbrojtësi i اelsit, David Luiz është shprehur i lumtur për rikthimin me gol ndaj Leverkusenit në ndeshjen e parë të Championsit. Braziliani nuk luante për blutë që në maj, pas një dëmtimi që pësoi në gju, ndërkohë që ai ka dhënë kontributin e tij për skuadrën menjëherë sapo është rikthyer. Luiz u shpreh: “Ishte diçka e mirë, kisha kohë që nuk luaja. Të martën kam luajtur përreth 75 minuta dhe kjo ka qenë diçka e rëndësishme për formën time fizike.

Tashmë këmba ime është mirë, ndihem normal. Goli që shënova ishte i bukur. Në stërvitje jemi testuar për gjuajtje së bashku me sulmuesit. Kam shënuar tre gola në “Stemford Brixh” prandaj jam i lumtur. E dua atmosferën këtu, mbështejtjen. Më pëlqen që lojtarët janë të bashkuar, kjo ka shumë rëndësi për ekipin tonë”.

Vitin e kaluar mbrojtësi nuk mundi të jepte kontributin e tij për اelsin në Champions, ndërkohë që është i bindur se këtë vit skuadra do të zhvillojë një sezon më të mirë: “Vitin e kaluar kisha shumë dëshirë të luaja në Champions, por ishte e pamundur. Uroj ta shijoj këtë vit”.

Tashmë, David Luiz është i përqëndruar në ndeshjen e së dielës ku blutë e Londrës do të ndeshen me Junajtid, skuadrën e cila vitin e kaluar i eliminoi në çerekfinale nga Championsi. “Na pret një ndeshje e madhe përballë Mançester Junajtid, të cilët kanë lojtarë shumë të mirë dhe po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer. Mendoj se e kemi pasur kohën e duhur në dispozicion prandaj jemi të përgatitur për të dhënë më të mirën”.
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: chelsea

Tripletë e Lampardit për اelsin me 5 yje

Blutë e Vilas Boasit kanë triumfuar dje 5-1 në transfertë ndaj Boltonit, ku shënoi një dopietë edhe Daniel Starrixh. -3 nga Mançesterët

Frenk Lampard nënvizoi peshën e tij te اelsi pas tripletës së shënuar në “Reebok Stadium”, teksa blutë u ngjitën në vendin e 3-të të Premier Ligës në mbasdite e djeshme, e cila për portierin e Boltonit, Adam Bogdan, duhet harruar sa më shpejt. Miqtë mundën të thyenin mbrojtjen vendase sa herë dëshiruan, Lampard dhe Daniel Starrixh, autor i 12 golave me Uonderers sezonin e kaluar, shënuan në pjesën e parë nga 2 gola.

Dedrik Bojata shënoi golin e tij të parë me Boltonin këtë sezon pas pushimit të ndeshjes, por nuk vleu shumë pasi Lampard goditi për herë të tretë në minutën e 59-të. Kjo fitore do të thotë për londinezët vendi i 3-të në renditje dhe gjenden sërish 3 pikë pas kryesuesve të Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit.

Nderkohë, Bolton qëndroi i palëvizur në vendin e fundit të renditjes, me një seri të vazhdueshme humbjesh në 6 ndeshje. Në kohën që Boltoni ishte duke vuajtur një makth në fushë, krejt e kundërta për mesfushorin Lampard: një lojë si nëpër ëndrra. Ishte kjo që i duhej pas golit në mesjavë për Champions kundër Valencias, pasi kështu bëri të qartë se pas disa ndeshjeve ku qëndruoi në pankinë, ai është ende gjallë dhe ka shumë akoma për të dhënë.

Trajneri i اelsit, Andre Vilas Boas, i dha një shans Didië Drogbasë në formacionin e parë, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë në vendin e të pezulluarit Fernando Torres, ndërsa Starrixh u rikthye pas dëmtimit në gju. Në formacionin e mikpritësve u panë 5 ndryshime nga ai që humbi javën e kaluar 3-0 kundër Arsenalit. E kërkuan rezultatin pozitiv që do t’i ngrinte lart zonës së ftohtë të renditjes, por kishin përballë اelsin pas 8 humbjeve dhe nuk ishin aq të zotët për të arritur këtë.

Vetëm 2 minuta duheshin për londinezët, që të shuanin shpresat për ekipin e fundit të renditjes. Më saktë, në një hark kohor prej 25 minutash اelsi u duk i etur për të shënuar dhe plot 4 të tillë në portën e një kundërshtari të dorëzuar. Kështu, tripletë e të rigjeturit Frenk Lampard dhe dopietë e të riut Daniel Starrixh; ky ishte rezultati i punës së trajnerit të ri portugez, Andre Vilas Boas.
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: chelsea

Vila Boas : Torres nuk ka çmim, është i pashitshëm
E

Trajneri i اelsit shpreh sigurinë se sulmuesi spanjoll do të qëndrojë në “Stemford Bridxh” edhe në sezonin e ardhshëm, duke përgënjeshtuar zërat për një largim në janar

Trajneri i اelsit Andre Vilas Boas ka përsëritur se sulmuesi Fernando Torrest nuk do të shitet, pavarësisht çdo lloj çmimi të ofruar. Një gjë e tillë vlen si për merkaton e janarit ashtu edhe për të verës. Mediat në Angli kishin raportuar se “blutë” ishin të gatshëm për të nxjerrë në shitje gjatë muajit janar, blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, dhe një gjë të tillë do e bënin për vetëm 20 milionë paundë.

Por اelsi i konsideroi si absurde këto deklarata gjatë së mërkurës, ndërkohë që dhe vetë Vilas Boas pranoi se blerja prej 50 milionë paundë nuk do të largohet asgjëkundi. “Nuk është e vërtetë, më vjen keq, – ka thënë Vilas Boas, duke u shprehur i sigurtë për qëndrimin e Torresit në “Stemford Bridxh” edhe gjatë sezonit të ardhshëm. – Ai nuk do të shitet, pavarësisht çmimeve që do të ofrohen”.

Ndërkohë spekulimet kanë vënë në dyshim edhe të ardhmen e Frenk Lampardit, i cili nuk ka shërbyer për skuadrën në dy prej ndeshjeve më të rëndësishme të اelsit, gjatë nëntë ditëve të kaluara. 33-vjeçari, për të cilin raportohet se mund të shkojë tek Los Anxhelos Galaksi, ka pranuar se pret shpjegime nga Vilas Boas për arsyet se pse e ka lënë jashtë formacionit. Por trajneri portugez do të pranonte se nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim rolin e tij në mesfushë, teksa u shpreh:

“Flasim çdo ditë me njëri-tjetrin. Ka shumë lojtarë, të cilët duan të zënë një vend titullari në 11-she, dhe Frenk nuk është i vetmi. Ka futbollistë, të cilët bëjnë shumë përpjekje për të zënë një vend në ekipin e اelsit. Lampard mendoj se bën pjesë në pesëshen e lojtarëve më të aktivizuar. اdo lojtar ka dëshirën për t’u përfshirë në çdo ndeshje, por një gjë e tillë nuk është gjithmonë e mundur. Unë i trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë. ثshtë e qartë se çdokush do të luajë në çdo ndeshje.

Nëse keni hasur pakënaqësinë e Frenkut, të njëtën gjë do të bëni edhe nëse intervistoni Florent Maludanë, Salomon Kalunë apo Paulo Ferreiran. Unë e di që të gjitha duan të luajnë, por një gjë e tillë është e pamundur”. Më pas Vilas Boas u shpreh i bindur se Lampard nuk do t’i japë fund karrierës tek اelsi. Muajin e kaluar mesfushori shprehu dëshirën për të rinovuar kontratën, e cila i skadon në fund të sezonit të ri.

Në lidhje me marrëdhënien mes agjentit të Lampard dhe shefit ekzekutiv të “bluve”, Ron Gurali, Vilas Boas u shpreh: “Me sa më ka thënë Ron Gurali, ai takohet shpesh me Stiv Kutner, gjithsesi nuk jam i bindur për situatën. Mendoj se s’kanë arritur akoma ta vendosin se çfarë do bëjnë”
 

cent

Banned
Titulli: Chelsea

Chelsea ofron 56 milionë euro për Falcao

Chelsea kërkon të blejë Radamal Falcaon në merkaton e ardhshme dhe ka nisur që tani bisedimet me Atletico Madrid.

Lajmin e bën të ditur tabloidi ‘The Sun’ që shton se Roman Abramovich është i gatshëm të shpenzojë 56.5 milionë euro për sulmuesin kolumbian.

Pronari rus i “Bluve” kërkon që të ketë në skuadër edhe një qendërsulmues tjetër përveç Fernando Torres në mënyrë që të ketë mundësi të luftojë në të gjitha frontet. Didier Drogba u largua në verë dhe nuk u ble asnjë sulmues tjetër për ta zëvendësuar.

Radamel Falcao ishte sulmuesi që në Superkupën e Europës shkatërroi Chelsean me tregolëshin e tij në fitoren e spanjollëve me rezultatin 4-1./tch
 

cent

Banned
Titulli: Chelsea

اelsi triumfon në derbi, Siti 3 pikë “in-extremis”

ANGLI- Java e gjashtë e Premier Ligës ka nisur dje me një derbi emocionues dhe spektakolar, teksa اelsi ka fituar 2-1 në fushën e Arsenalit, duke ruajtur kreun e renditjes me 16 pikë. Në “Emirates”, forma e shkëlqyer e dy skuadrave premtonte spektakël dhe në të vërtetë kështu ka ndodhur. Takimi ka nisur me fishkëllimat e panumërta ndaj Xhon Territ, i cili është pezulluar për 4 javë për fyerje raciste ndaj Anton Ferdinand, por dje ka qenë në fushë pasi ky pezullim nuk ka hyrë në fuqi deri në zbardhjen e motiveve.

Arsenali edhe njëherë është ndëshkuar nga gabimet në mbrojtje, nga Loren Koshielni, i cili gaboi në dy goditje dënimi të kalibruara mirë të Huan Matës. Në të parën ishte Torres që realizoi, falë një goditjeje fluturimthi pas krosit të Matës, ndërsa tre minuta nga mbyllja e pjesës së parë “Topçinjtë” barazuan me anë të Zhervinjo. Arsenali kishte mundësi të shënonte edhe golin e avantazhit, por Petr اeh ka qenë vendimtar me pritjet e tij. Në pjesën e dytë, sërish një gabim i Koshielnit, që ngatërroi portierin Manone me një devijim nga goditja e dënimit të Matës, solli golin e dytë për اelsin. Arsenali nuk u dorëzuar dhe në fillim një goditje me kokë e Podolskit dhe më pas një gjuajtje e Zhiru e devijuar nga Luiz, për pak përfunduan në rrjetë. Sulmuesi francez Zhiru humbi një shans të artë në minutat e fundit, kur goditi rrjetën e jashtme pas një asisti të mrekullueshëm të Oklejd- اembërlein.

NDESHJET
Pas اelsit, ka fituar edhe Mançester Siti, që nuk fitonte prej 2 barazimesh me Stouk e Arsenal. Një ecuri jo edhe aq e mirë për një skuadër që ka ambicje të pafundme. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini ka arritur të sigurojë tre pikët vetëm në fundin e ndeshjes, kur Edin Xheko, që sapo ishte futur në fushë, arriti të çajë murin e Fulhamit, pas një aksioni të nisur nga këmbët e Klishi. Në pjesën e parë ishte Mlladen Petriç që kaloi në avantazh londinezët nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërhyrja e Zabaletës ndaj Rises u konsiderua faull nga gjyqtari dhe kroati nuk fali. Në fundin e pjesës së parë Serxhio Aguero barazoi shifrat, duke dërguar në rrjetë një top të kthyer nga portieri. Sa u përket takimeve të tjera, Liverpuli ka fituar thellësisht 5-2 në fushën e Noruiçit, falë një Luis Suarez në formë fantastike, duke shënuar 3 gola. Ishte fitorja e parë sezonale për ekipin e Brendan Roxhers, që ka bërë një nga nisjet më të dobta të historisë së tij. Ndërkohë, tjetër fitore për Evertonin, që në fushën mposhti 3-1 Sauthemptonin. Edhe pse e pa veten fillimisht në disavantazh, ekipi i Devid Mojes përmbysi gjithçka që në pjesën e parë. Ndërkohë, Stouk mundi 2-0 Suonsin, ndërsa Njukasëll barazoi 2-2 me Riding.
/ma.ar
 

cent

Banned
Titulli: Chelsea

Chelsea kualifikohet në raundin e 4 të kupës FA, Demba Ba debuton me dy gola
06 Janar 2013
Chelsea ka siguruar kualifikimin në raundin e katërt të kupës FA falë fitores 5-1 kundra ekipit të Southampton.

Vendimtar në këtë ndeshje ishte blerja më e re ekipit londinezë, Demba Ba, i cili arriti me lehtësi të realizojë një dygolësh në ndeshjen e debutuese me blutë e Londrës.

Vendasit e Southampton arritën të kalonin të parët në avantazh që në minutin e 22-të të takimit, por ky do të ishte goli i vetëm për ta sepse lojtarët e drejtuar nga tekniku spanjoll, Benitez do të shënonin plot 5 gola.

Demba Ba do të barazonte rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa i riu Moses do të kalonte të tijtë në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Chelsea do të shënonte edhe tre herë të tjera me anë të Ivanovic, Ba dhe Lampard, i cili vulosi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

a.k
 

cent

Banned
Titulli: Chelsea

Chelsea vetëm barazim me Swansean, eliminohet nga kupa
24 Janar 2013
Me barazimin me rezultat 0-0 Swansea e ka siguruar para tifozëve të vet kualifikimin në finale të “Capital One Cup”, pasi eliminoi kampionin e Evropës, Chelsean.

Ndeshja u dominua nga blutë e Londrës Bluve, të cilët ishin edhe në kërkim të golave.

Sidoqoftë, gjithë ajo që Chelsea arriti në këtë takim ishte kartoni i kuq i Eden Hazard në minutën e 80-të, i cili goditi një fëmijë që mblidhte topat.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me fitore të Swanseas me rezultat 2-0 dhe kështu Chelsea edhe me këtë rezultat në përgjithësi eliminohet nga “Capital One CupP”.

Tani londinezëve gjithë ajo që u ka mbetur të luftojnë këtë sezon është FA Cup dhe Europa League, pasi në Premier Ligë Chelsea nuk duket se ka gjasa për të luftuar me Cityn dhe Unitedin për titull.

/a.k
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Tifozët e اelsit firmosin peticion për të hequr Benitez

Situata e Rafael Benitez te اelsi është përkeqësuar pasi është rritur ndjeshëm presioni që po bëjnë tifozët e ekipit londinez ndaj tij. Iniciativa më e fundit e tyre për të larguar trajnerin spanjoll është një peticion që po qarkullon në internet dhe që po firmoset me shpejtësi prej mijëra tifozëve që duan t’ia dorëzojnë atë pronarit Roman Abramoviç duke kërkuar largimin e menjëhershëm të spanjollit.
Një deklaratë gjendet në faqen e internetit change.org, ku janë mbledhur që tani 2 mijë nga 2500 firmat që nevojiten para se ta dërgojnë atë te pronari Roman Abramoviç.
“Tifozët janë jeta dhe gjaku i çdo klubi futbolli. Si tifozë, e kemi bërë gjerësisht të qartë se Rafael Benitez nuk ishte i mirëpritur te اelsi, por bordi injoroi dëshirat e tifozëve, duke shkarkuar nga puna një legjende të اelsit vetëm pak muaj pasi na kishte dhënë Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve”, shkruhet në këtë deklaratë, ku tifozët tallen me prononcimin e famshëm të Benitez kur përmendte shumë herë fjalën “fakt”.
“Le të shohim FAKTET: Kemi humbur në Botërorin e Klubeve përballë Korinthians të cilin mund dhe duhej ta kishim mundur. Dolëm nga Kupa e Ligës pa asnjë shenjë jete. Jemi 9 pikë më larg kreut të renditjes sesa në momentin kur Rafael Benitez u punësua. Forma jonë në kampionat është më e keqe sesa ajo e periudhës për të cilën Di Mateo u shkarkua. Taktikat e çuditshme si ndërrimi kokë për kokë i mbrojtësve kur po humbim, është kthyer në shenjën dalluese të trajnerit tonë”, shkruhet në deklaratën e cila më pas kërkon nga Roman Abramoviç dhe bordi i klubit që të shkarkojnë menjëherë Benitez, duke bërë të qartë se ky peticion është thjesht një mënyrë që të gjithë të punojnë në të njëjtin drejtim, për të mirën e klubit ku aktualisht drejton një trajner që “nuk do të pranohet kurrë nga tifozët e اelsit.


gazetatema.net
 

cent

Banned
Titulli: Chelsea

Mou tek Chelsea për 4 vite
03/06/2013


Jose Mourinho rikthehet tek Chelsea-t. Portugezi 50-vjeçar ndodhet në Londër ku pritet që të hënën e ardhshme të prezantohet publikisht në krye të “Bluve” të Londrës, aventura e tij e dytë me këtë skuadër.

Lajmi u njoftua një ditë më parë nga faqja zyrtare e Premier Ligës dhe megjithëse u cilësua si gafë, gjithcka do të vërtetohej pak orë më vonë. Ishte vetë drejtori ekzekutiv i Chelsea-t, Ron Gourlay ai që tha se të gjithë mezi po presin që të punojnë me Mourinho-n.

“Ai ishte dhe mbetet një nga figurat më popullore në klub dhe të gjithë mezi po presin që të nisin punën me të sërish”, tha Gourlay.

Megjithëse ende nuk dihet zyrtarisht, mësohet se portugezi ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë të lidhur për 4 vite në krye të skuadrës londineze dhe nga e cila do të përfitojë 10 milion euro në sezon.

Sipas kontratës, Mou ka kërkuar që t’i bashkohen edhe tre ndihmësit, Rui Faria, Silvino Louro dhe Jose Morais. Portugezi, që mbylli një sezon të dështuar në krye të Realit të Madridit, do të zëvendësojë Rafael Benitez në krye të Chelsea-t.

Kjo është aventura e dytë e “Special One” në krye të skuadrës së Abramovic. Në të parën ai fitoi dy herë kampionatin, një kupë FA dhe dy kupa lige, megjithatë dështoi të sigurojë trofeun e Ligës së Kampioneve.

Ky ishte edhe shkaku kryesor i ftohjes së tij me presidentin Chelsea-t, Roman Abramovic që coi në vendimin Mou për t’u dorëhequr, megjithëse në kontratë i kishin mbetur edhe 3 vite të tjera.
/S.Sport
 
Top