"Bima qe ha delet " lulezoi pas 15 vjetesh

PiNkY

Anëtar i Nderuar

Londër, 25 qershor - “Bima ekzotike që han delet” (Puya chilensis) lulëzoi për herë të parë në Shoqërinë mbretërore për hortikulturë në Britaninë e Madhe, pas 15 vjetësh nga mbëltimi.

Kjo bimë (Puya chilensis) në këtë kopsht rritet tash 15 vjet, është e lartë katër metra e gjysmë dhe ka formuar një bazë gjembore.

Emri i saj nuk është aq i këndshëm dhe s’është krejt i saktë, por ajo gjithsesi ushqehet me mish kafshësh.

Në ambientin e saj natyral në Kil, kjo bimë shfrytëzon gjembat për të kapur dele dhe kafshë të imta, që i afrohen. Pasi kafshët ngordhin nga uria dhe dekompozohen, ato veprojnë si plehra për të ushqyer bimën përmes tokës.

“Kujdes! Mos u afro!” Kështu në kushte të kontrolluara në Shoqërinë mbretërore për hortikulturë kjo bimë është rritur me dietë të plehut të lëngshëm, kurse hortikulturisti Cara Smith sqaron:

Prindërit s’kanë pse të frikësohen që me fëmijët e tyre të vijnë për ta parë këtë bimë, meqë ajo rritet në një ambient të rrethuar të kopshtit dhe gjembat e saj vdekjeprurëse janë larg nga vizitorët. /koha.net/

 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: "Bima qe ha delet " lulezoi pas 15 vjetesh

Uh larg pse e kane kultivuar se marr vesh.
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: "Bima qe ha delet " lulezoi pas 15 vjetesh

Un thahs si i haka delet , lol i ngordhka me helmin e saj dhe dekompozimi beka qe bima te jetoj .Po kjo svriska vetem dole kjo cfar ti dali perpara e coka nen dhe .
 

Zana1

Braveheart
Titulli: "Bima qe ha delet " lulezoi pas 15 vjetesh

e shyqyr :p
 
Top