Bilanci tronditës/ Në 120 ditë, 29 të vrarë nga Jugu në Veri

Frank

No Love Lost, No Love Found!
skene-krimi.jpg

Fillimi i vitit 2019 mund të konsiderohet i kobshëm sa i përket numrit të vrasjeve të ndodhura. Në 120 ditë kalendarike në Shqipëri janë shënuar 23 vrasje si pasojë e të cilave janë shënuar 29 viktima.
Nëse bëjmë krahasimin me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim se ka gati dyfishim të numrit të vrasjeve. Në tremujorin e parë të vitit 2018 në Shqipëri ndodhën 12 vrasje ndërsa këtë vit në periudhën janar- mars kanë ndodhur 22 vrasje, nga të cilat 8 në familje.
Ajo që e bën alarmante situatën është fakti që krimi dhe vrasjet mafioze kanë një shtrirje gjeografike në të gjithë vendin.

Në 30 janar të këtij viti kryeqyteti u trondit nga vrasja mafioze e Arben Bilalit, autorët e së cilës ende nuk dihen. 18 ditë më vonë Vlora u trondit nga një tjetër vrasje mafioze ku viktimë mbetën Aurest Rexho dhe Arjan Hasani ndërsa u plagos Armando Sulejmani që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. As për këtë ngjarje nuk dihen autorët.

Një ditë më pas në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama i zhdukur prej 6 shkurtit u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo, i cili u vu në pranga. Më pas në 16 dhe 18 mars kryeqyteti u trondit sërish nga 2 vrasje. Të vdekur nga plumbat mbetën Haxhi Baçinozi dhe Jurgen Kurti, ngjarje për të cilat policia ka venë në pranga autorët. Më pas krimi zhvendoset në Theth ku më 20 mars u vra në një atentat Nard Polia për të cilin polica ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Vetëm 2 ditë më vonë në 22 mars u ekzekutua në një lokal në Elbasan avokati Revik Gura. Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë të dyshuar.
Tronditëse për opinionin publik ka qenë vrasja në derë të shtëpisë te vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali në Shkodër më 30 mars, e cila u zbardh nga policia dhe tashmë në pranga 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Ngjarja e fundit kriminale u shënua në Laç ku viktimë mbetën Kelvin dhe Erion Jushi ndërsa autorët njihen dhe janë në kërkim.

Blakanweb.com
 
Barnaba

Well-known member
Faktet jane te pamohueshme - keto muaj ka pasur mjaft vrasje. Por duhet saktesi dhe ndershmeri ne interpretim, ne analize. Ne kete rast analiza mungon, por ne munges te saj nenkuptohet nje deshtim shteteror, cka s'eshte teresisht e vertet. Fenomeni eshte produkt i nje historie te gjate shoqerore.

Balkanweb-in une e lexoj shume shpesh, dhe duhet bere kujdes me menyren se si ai portal i paraqet keto fenomene. Eshte grup mediatik qe mendohet te jete nen kontrollin e opozites. Mjafton te shikosh menyren se si debaton redaktori i kesaj faqe ne emisione politike per te kuptuar anshmerine politike te rrjetit. (S'me kujtohet emri i tij, por e kam ndjekur nja dy here ne emisione dhe nuk e duroja dote pafytyresine e tij per t'a pare deri ne fund emisionin.) Ky grup, pjese e te cilit eshte edhe News24, u ble disa jave pas 21 Janarit 2011, pasi publikimi i videos se vrasjes se protestuesve nga garda qe beri gazetari i ketij rrjeti e vuri shume ne veshtiresi qeverine. Para blerjes ky rrjet ishe mjaft asnjeanes. Ndaj s'eshte fare cudi te kene qene pikerisht njerezit e asaj shumice, pra te opozites se sotme, qe t'a kene blere.

Tani, sa per vrasjet, duhet patur parasysh qe jane vrasje midis bandave. Atyre nuk u qendron dote policia nga mbrapa gjithe kohen... Nese do kerkojm pergjegjesi si shoqeri, duhet zgjeruar optika. Duhet pare sjellja e shtetit gjate gjithe ketyre 28 viteve te tranzicionit per te kuptuar se cilat qeveri kane deshtuar me shume, dhe cilat me pak.

Gjithsesi, krijimi i BKH-se (Byroja Kombetare e Hetimit), se bashku me struktura te tjera te drejtesise, qe pritet te behen se shpejti si pjese e reformes, pritet t'a rrisin ndjeshem efektshmerine e shtetit.

Sidoqoft, do vazhdojm te kemi probleme me dy elemente:
(i) vrasjet per hakemarrje,
(ii) vrasjet brenda familjes,

Per keto duhet punuar per te ndryshuar mentalitetin e njerezve, shume prej te cileve kane vlera mesjetare, barbare. Duhet te veproj sistemi arsimor, edhe shtypi te japi kontributin e tij per te rritur ndergjegjesimin.

p.s. edhe me interpretimet e T.Ch. duhet bere shume kujdes. Kini parasysh qe drejtohet nga Ben Blushi, armik politik i perbetuar i Edi Rames. Ky rrjet ka ndryshuar TERESISHT qasjen qe kur atje u fut Blushi.
 
Frank

No Love Lost, No Love Found!
Vrasjet kane ndodhur, se si i interpretojne grupe mediatike nuk duhet te na shqetesoje per aq kohe sa e kemi mendjen ne vend dhe nuk ndikohemi politikisht.
Kur vjen puna tek e drejta e votes ne Shqiptaret bejme nje gabim, nese gjithe bota e civilizuar shikon interesin personal dhe kombetar, ne lidhemi ngushte pas nje interesi te çastit (interes material ne te shumten e rasteve) dhe kjo eshte ajo qe na ka mbajtur peng gjate ktyre 29 viteve tranzicion.
Imagjino çfare llogarie do i kerkosh, deputetit, kryetarit te bashkise ose qofte edhe nje keshilltari te nje keshilli bashkiak i cili merr vendime qe prekin perditshmerine tende ne zonen administrative ku jeton, kur ti i ke dhene voten tende dhe te familjareve te tu ne shkembim te nje vendi pune apo x vlere monetare?!
Kur te kuptojme qe kjo eshte e gabuar atehere ndoshta do fillojme edhe ne te qeverisemi me mire.
 
S

Soul

Guest
kur lexoj keto me vjen te rri ketu mos te kthehem me ne shqiperi prz ?
 
Shume e sakte. Tregetia e votes eshte problem madhor per shoqerine shqiptare.

Por une i ve faj edhe mungeses se korrektesise se medias. Ka njerez qe dijn te gjykojn vete. Por ka edhe shume te tjere qe nuk dijn ose nuk duan, dhe ndikohen nga keta gazetaret mercenare, ose i perdorin ato argumente/interpretime si pretekste per preferencat e tyre politike te kalbura.
 
Barnaba

Well-known member
kur lexoj keto me vjen te rri ketu mos te kthehem me ne shqiperi prz ?
Jane kryesisht ose vrasje midis bandave, ose krime brenda familjes. Ne teresi Shqiperia nuk eshte shume e rrezikshme per njerezit e thjeshte. Per mendimin tim Tirana eshte me e sigurt se Londra. Shiko cfar ndodh ne Angli me plagosjet me thika. Ne cdo qytet te madh ka plagosje ose vrasje cdo fundjave, sidomos midis adoleshenteve.
 
Monique

Shine like a Moon!
Staff member
E vertete ne fakt kjo qe thote @Barnaba , problemi yne qendron ne faktin se media "virtuale", po aq e ajo vizive per te krijuar lajm , i fryjne sa me shume te jete e mundur.
Mesa duket psikologjia jone eshte teper e ndjeshme karshi kronikave te zeza sesa atyre kulturore apo fushave te tjera.
Si rrjedhoje lajm perben cdo gje e zeze....
 
TheDevil

Well-known member
O Njerez jan te gjitha Vrasje me Paramendim dhe Hallet qe kan njerzit te prapambetura apo te fresketa,psh Fieri esht me shume probleme mes individeve por esht qytet i qete,po plasi do plas tamem.. :) kshuqe kto Vrasje jan te Pritshme mos e beni alarmante se sju vret njeri as ju as mua. Peace all
 
Tip

Well-known member
Faktet jane te pamohueshme - keto muaj ka pasur mjaft vrasje. Por duhet saktesi dhe ndershmeri ne interpretim, ne analize. Ne kete rast analiza mungon, por ne munges te saj nenkuptohet nje deshtim shteteror, cka s'eshte teresisht e vertet. Fenomeni eshte produkt i nje historie te gjate shoqerore.

Balkanweb-in une e lexoj shume shpesh, dhe duhet bere kujdes me menyren se si ai portal i paraqet keto fenomene. Eshte grup mediatik qe mendohet te jete nen kontrollin e opozites. Mjafton te shikosh menyren se si debaton redaktori i kesaj faqe ne emisione politike per te kuptuar anshmerine politike te rrjetit. (S'me kujtohet emri i tij, por e kam ndjekur nja dy here ne emisione dhe nuk e duroja dote pafytyresine e tij per t'a pare deri ne fund emisionin.) Ky grup, pjese e te cilit eshte edhe News24, u ble disa jave pas 21 Janarit 2011, pasi publikimi i videos se vrasjes se protestuesve nga garda qe beri gazetari i ketij rrjeti e vuri shume ne veshtiresi qeverine. Para blerjes ky rrjet ishe mjaft asnjeanes. Ndaj s'eshte fare cudi te kene qene pikerisht njerezit e asaj shumice, pra te opozites se sotme, qe t'a kene blere.

Tani, sa per vrasjet, duhet patur parasysh qe jane vrasje midis bandave. Atyre nuk u qendron dote policia nga mbrapa gjithe kohen... Nese do kerkojm pergjegjesi si shoqeri, duhet zgjeruar optika. Duhet pare sjellja e shtetit gjate gjithe ketyre 28 viteve te tranzicionit per te kuptuar se cilat qeveri kane deshtuar me shume, dhe cilat me pak.

Gjithsesi, krijimi i BKH-se (Byroja Kombetare e Hetimit), se bashku me struktura te tjera te drejtesise, qe pritet te behen se shpejti si pjese e reformes, pritet t'a rrisin ndjeshem efektshmerine e shtetit.

Sidoqoft, do vazhdojm te kemi probleme me dy elemente:
(i) vrasjet per hakemarrje,
(ii) vrasjet brenda familjes,

Per keto duhet punuar per te ndryshuar mentalitetin e njerezve, shume prej te cileve kane vlera mesjetare, barbare. Duhet te veproj sistemi arsimor, edhe shtypi te japi kontributin e tij per te rritur ndergjegjesimin.

p.s. edhe me interpretimet e T.Ch. duhet bere shume kujdes. Kini parasysh qe drejtohet nga Ben Blushi, armik politik i perbetuar i Edi Rames. Ky rrjet ka ndryshuar TERESISHT qasjen qe kur atje u fut Blushi.

Rrefimi i nje KOMUNISTI!!! YYYYTT!!!

RROFT SALI BERISHA

404
 
Tip

Well-known member
Tashi kape doren dhe hajde kercejm e knojm bashk...

"...hajde ta kercejm ooooo, vallen e Tropojes..."
 
MrCool

Simple
Une personalisht, ndoshta i ndikuar edhe nga kronikat e zeza te cilat nuk ka dite qe nuk i shikojme neper TV dhe portale, sa here qe shkilja ne Shqiperi e kam patur nje fare lloji ndrojtjeje, nuk ndihesha rehat, me ishte futur ne koke ideja se atje duhet patur kujdes se cfare ben e cfare flet se te iken koka si e zogut... Dhe, kete mendim kane dhe nje pjese goxha e madhe e shqiptareve te cilet jetojne jashte kufijve te shtetit ame..

Eshte pikerisht ky pasqyrim qe i behet Shqiperise nga qarqe te caktuara keqadashese te cilet duan qe ta shfaqin ate si nje vend te eger, jo te sigurt, si nje vend qe sa me larg ti rrish, aq me mire per ty...

Ok, vrasjet ekzistojne, sic ekzistojne ne c'do vend te botes, ku me permasa me te medha, ku me me te vogla... E dijme qe shteti Shqiptar eshte i kalbur, te gjitha partite pa marre parasysh pozite/opozite jane te kapura me krimin, me bandat dhe me biznese nga me te zezat qe mund ti imagjinosh (si shtetet e tjera te Ballkanit)..

Por, edhe pse i jepet kaq buje ketij fenomeni, kesaj perbaltjeje te Shqiperise dhe njerezve qe jetojne ne te, gjerat nuk jane dhe aq zi... Shqiperia eshte e bukur, me njerez te mire, bujare, te dashur dhe shume mikprites. Edhe pse te lodhur nga tranzicioni 30 vjecar, nga varferia, nga hallet, shqiptaret kane akoma vlerat te cilat edhe sot e kesaj dite na dallojne ne sy te botes.

Ejvalla
 
Kjo ceshtja e imazhit shkakton jo pak deme ne shume aspekte te rendesishem te kombit.

Demtohet turizmi, sektor strategjik per ekonomine tone, per arsye te vetekuptueshme. Demtohet perparimi i integrimit per ne BE, sepse ka politikan ndyresira, si te djathtet e Holandes, qe e perdorin menjehere kete imazh per te bllokuar procesin thjesht per te marre ca vota me shume te elektorati i tyre rracist. Demtohen investimet sepse mendojn biznesmenet se ketu te fluturon koka sikur te jesh ne ndonje vend tribal te Amazonit. Kane degjuar termin e perhapur "mafja shqiptare" dhe mendojn se ketu s'ka shtet. Por mafje shqiptare s'ka. Ka vetem banda... mafja eshte tjeter gje! Ndersa bandat shqiptare ne vendet e BE-se jane problem i tyre - eshte paaftesia e atyre shteteve per t'a luftuar ate fenomen, jo i qeverise ne Tirane.

Mbaj mend qe kam degjuar nga disa analiste shqiptar se vende fqinje si Mali i Zi dhe Greqia qellimisht transmetonin volume te madh kronikash te zeza mbi Shqiperine gjate sezonit turistik. Strategjia eshte e kuptueshme...

Edhe psikologjine e shoqerise ne Shqiperi e demton jo pak ky fenomeni i ekzagjerimit te krimit. Perhap nje pesimizem te tmerrshem. Kam vene re qe shume njerezve ketu u eshte ngulur ne mendje idea se jashte Shqiperise eshte shkelqyer, ka nje siguri dhe mireqenie te garantuar, ndersa banoret e Shqiperise jane krijesat me te keqija ne bote! Krimi i dhunshem nuk perben nje kercenim te atille per qytetaret e thjeshte.

Mire qe mediat e huaja s'duan tja dine per realitetin ketu, por ne kemi edhe gazetaret tane qe jane idiota ose kane nje shpirtligesi te tmerrshme. Percjellin ne TV cdo vrasje, madje edhe vdekjet me aksident makine. Po te ndodhte kjo me 10% te aksidenteve ose vrasjeve ne Angli, do ishin arratisur banoret nga edhe andej... Por keta ndyresirat tane, dhe bosat e mediave gjysem-analfabete qe u bene te pasur ose nga krimi ose duke i'u lepire grupeve te caktuara politike, nuk e vrasin mendjen per efekte te tilla shoqerore. Keta kenaqen me faktin se kronikat sherbejn si karburant e lojes politike.
 
Top