BIG BROTHER - Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!

Deuid

Anëtar i Nderuar
BIG BROTHER - Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!
Shkruar nga Labinot Kunushevci

Makineri mediatike jo për ''emancipimin'' e shoqërisë sonë, por për emanCOPثTIMIN e kulturës sonë!

Cikle emisionesh - episodash shumë tendencioze për ndërrimin e kulturës sonë sociale me një kulturë që asnjë shoqëri e civilizuar në botë nuk e ka; shkurt dhe shqip është servim pa asnjë vlerë njerëzore, madje as më të voglën morale, faktikisht aty ka vlera nënshtazore, njashtu kjo vlen edhe për "Shpijën e Kosovës", që në fakt nuk e përfaqëson Kosovën tonë të pasuruar me vlera që i kemi trashëguar shekuj me radhë, me djersë e me gjak.


Nuk na çon në Europë një ''Big Brother" i tillë dhe të ngjashmet si kjo, kjo na çon në EUGROPث të thellë mos ju ardhtë mërzi!

Por, fatkeqësisht, imitimi i verbër e ka përfshirë një numër të të rinjve tanë, kujdes!

Avansimet teknologjike - mediatike t'i shfrytëzojmë në kultivimin e brezave me kultura dhe disiplina që rregullojnë statusin tonë social e akademik, e jo për shkatërrimin e tyre.


Kanë shumë tendenca, ndër to është instalimi i kulturës së shfrenuar të lirisë ****uale në jetën tonë sociale, me fjalë populli:

"Njeriut me ia heq frenat, mos me ditë kur është mjaft, kur duhet ndalë, kur ka kufi, ligj e normë, po të jetoj si t'ia ka qejfi...!"

Prodhim i amoralitetit haptazi duke filluar nga zhveshja e femrës, e për ata që e shohin "civilizim" këtë, ua paraqes fjalën e figurës së ndritur historike Mehmet Akif Ersojit, i cili thoshte: "Nëse zhveshja e femrave tregon civilizim, atëherë kafshët janë më të civilizuara se ne!"

Skenat që shfaqen nga "Big Brother", shqiptarët para lufte i kanë njohur si skena - modele të jetës së popujve e shoqërive të prapambetura moralisht, i kanë kritikuar gjithmonë dhe kurrë derën e zemrën s'ua kanë hapur, e tash në shumë shtëpi, në dhomën kryesore ku priten musafirët, pritet me mall ''Big Brother'', maskarallëqet e tyre!

E televizioni siç thoshte dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi: "Nuk njoh shok - mjet më të mirë se televizioni, por fatkeqësisht është më i keqpërdoruri, televizioni është mësuesi në dhomë i cili mund ta ndërrojë një botë".

Ta ndërrojë edhe në kuptimin pozitiv edhe në atë negativ, mund të jetë edhe mësues dhe edukator i mirë por edhe mësues e edukator i keq, varet çka na servojnë ata dhe çka marrim ne!

Një serial i tillë duhet të dënohet me ligj, a ka Kosova kod moral dhe të etikës a jo, apo e gjithë kjo hyn në "lirinë e mediave"...?!

Organet shtetërore duhet t'i padisin mediat që për interesa të tyre komerciale pranojnë t'i qesin këto emisione që shpërlajnë trurin e popullit në një kohë kur jemi prapa në shumë aspekte intelektuale, ekonomike e politike, në një kohë kur duhet të formohemi si kuadro drejt BE-së.

Aq më keq dhe aq më e dhimbshme është kur kjo zero "kulturë" servohet nga ata që e flasin të njëjtën gjuhë si ne dhe na thonë se "na e duan të mirën"...!

T'i hapim sytë si popull!

Ai që ta shkatërron shtëpinë nuk ta do mirësinë!

NUK I NDثRROJMث VLERAT TONA PثR ASNJث اMIM!
 

cent

Banned
Titulli: BIG BROTHER - Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!

Organet shtetërore duhet t'i padisin mediat që për interesa të tyre komerciale pranojnë t'i qesin këto emisione që shpërlajnë trurin e popullit në një kohë kur jemi prapa në shumë aspekte intelektuale, ekonomike e politike, në një kohë kur duhet të formohemi si kuadro drejt BE-së.
Me duket se ja ka futur kot ky Labinoti pasi kete reality show e ben gjithe bota dhe ska aspak te bej drejt BE-së.Cdokush esht i lir ta ndjeki apo jo dhe nuk mendoj se ndikon ne asgje qe ka shkrujt autori.Me mir te shofesh Big Brother sesa parlament nese vihet ne shembull fjalori qe perdoret.
 
Top