Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Love

βeℓℓe â๓e
"Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike".

37299Berisha-nga-selia-e-PD.jpg

Ky ishte thelbi i fjalimit të shumëpritur këto orët e fundit nga Kryeministri Sali Berisha, i cili pritej të dilte në publik pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e të dielës.

Me një fjalim të mirëpërgatitur, Berisha deklaroi se do të qëndrojë në Partinë Demokratike për të dhënë kontributin e tij, ndërsa e konsideroi këtë fjalim, jo si fjalim lamtumire, por si një veprim normal pas zhvillimeve të fundit.

Ndryshe nga gjuha e ashpër politike përpara dhe gjatë fushatës, Berisha i uroi kundërshtarit të tij Edi Rama mbarësi në detyrën e re.

Berisha tha se ky mesazh ishte i vonuar, por e justifikoi këtë duke thënë se e bëri për të respektuar punën e komisionerëve që numëronin votat e shqiptarëve.

Kryeministri theksoi se i bindet verdiktit të sovranit, i cili foli me votë dhe zgjodhi alternativën tjetër.

"Qytetarët votuan alternativën tjetër, sepse kundërshtarët kanë premtuar shërbime shëndetësore falas, ulje të taksave për 95 për qind të popullsisë e këto premtime ne nuk mund t'i bënim dot, sepse ato bien në kundërshtim me barazinë sociale dhe me konkurrencën e ndershme", tha Berisha.

Më tej, me bindjen se PD do të rivijë në pushtet, Berisha u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa bëri një panoramim të punës 8-vjecare në krye të qeverisë.Po ashtu Berisha vlerësoi projektin TAP, si historik për fatin ekonomik dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Berisha e përshëndet TAP, por në hartë mungon Kosova

Pas një heshtje tre ditore erdhi edhe reagimi i pare i kryeministrit Sali Berisha ne faqen e tij ne rjetin social Facebook.

berisha-tap-fb.jpg

Berisha nuk reagoi per humbjen e zgjedhjeve por përshëndeti përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit TAP. “Te dashur miq, projekti i gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqiperia, projekti i shekullit per ne!!!” shkruan Berisha, ndërsa në hartën e publikuar, Kosova nuk figuron si shtet më vete.
Tch



 
Last edited:

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Kulture e nje gjigandi te demokracise hallall sema pa hup keta krymat me vjet kishin bo protesta e kishin gjujte me gure e ishin turre me hy ne qeveri
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Zoteri S. Berisha pas sa e sa vitesh perfundoi nje karriere te bujshme politike e jetesore. Pese vite president, tete vite kryeminister, tete vite në opozit... ne rrjete sociale po shoh shkrime nga me te ndryshme kunder dhe pro tij (shume prej te cilave qendrojne e shume jo). Cdo pasoje ka shkakun andaj edhe shume veprime dhe sjellje te tij arsyetohen (e shume prej tyre jo) me vet faktin se pas puthuajse 50 vite komunizem, vuajtje e mjerim ky popull nuk merrte vesh ndrshe se sdinte ndrryshe (paramendoni nje sjellje me te bute te tij!? Athua do funksiononte ne rrethana te tilla me njerez te tille??!! : - JO ) ... Ishte njeriu me i pershtatshem i kohes dhe ne mendjen time gjithmone do mbetet si njeri i forte, optimist, trim, zemermadh, njeri i ndryshumeve, njeri qe kundershtoj komunizmin si periudha me e erret qe kishte Shqiperia (kujtojme levizjet studentore) dhe se qe 20 vite punoj per ndryshime dhe ishte figura qendrore ne politiken shqiptare. Me apo pa gabime te bera nga ai, sa here kujtoj Berishen ne mend me bie renja e komunizmit (dhe me kenaqet shpirti), njeriu qe hapi rruge drejt Evropes, njeriu qe nuk trembej e e...... malesori qe sa here me kujtohet me ben te ndjehem akoma me krenar qe jam shqiptare. Faleminderit Doktor.
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Bo, mberi me qajt i poshtri :(...Fjalimi i tij ishte sh mbreslenes dhe i denje...
 

Darius

Larguar...
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Thone qe ne politike, njerezit fisnike dallohen kur humbasin, e jo kur fitojne. Kur fitojne te gjithe behen fisnike. Por kur humbasin, njerezit fisnike pranojne fajet e tyre dhe njohin verdiktin e sovranit te tij. Kurse njerezit sojseze ulerrasin, bertasin, trillojne justifikime per vjedhje votash, bojkotojne institucione, vetem e vetem se nuk kane kurajon qe te respektojne voten e sovranit. Edhe ne doreheqjen e tij nga drejtimi i PD, ai i ben nje sherbim te madh vendit. Mbajtja e zgjedhjeve demokratike ne vend dhe njohja e rezultatit te zgjedhjeve nga partite politike, ishin dy kushtet e BE per Shqiperine. Dhe qe te dyja, meritat i takojne qeverise Berisha si ne mbajtjen e zgjedhjeve, si ne njohjen e rezultatit te zgjedhjeve. Si do te reagonte opozita aktuale shqiptare nese ajo do te kish humbur zgjedhjet sic i humben demokratet kete rradhe?!

Dr. Berisha mund te jete larguar nga drejtimi i PD-se dhe opozites se re, por ai do te vazhdoje te jete nje nga politikberesit me te medhenj ne vend. Ai vazhdon te jete njeriu me i votebesuar ne Shqiperine post-komuniste dhe autoriteti i tij politik nuk shtrihet vetem ne krahun e djathte te politikes, por edhe ne ate te majte. Misioni i tij ne politike do te jete kontributi ne perzgjedhjen e nje lideri te ri politik ne PD dhe opozita institucionale ne Kuvendin e Shqiperise.

Nese shqiptareve iu deshen 8 vjet per te humbur besimin tek qeverisja e Berishes, kane per te mjaftuar vetem 8 muaj te qeverise Rama per shqiptaret te humbin besimin tek ai dhe politikat e tij! Garancia me e madhe e rikthimit te shpejte te demokrateve ne pushtet nuk e ka emrin Sali Berisha, e ka emrin Edi Rama!

Largimi i Dr. Berishes nga drejtimi i PD, do te krijoje edhe nje problem te madh per PS dhe kundershtaret e tij te politike, qe politika e vetme qe ata kane ditur te bejne ne keto 23 vjet pluralizem ka qene ajo anti-Berisha.
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Je ikona e shendrimeve te medha te shqiperise
 

cent

Banned
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Ne Shqiperi 3 dite zgjat Cudia ,keshtu qe z.Berisha do ju kthehet miliardave te perfituara nga ne takspaguesit e rryshfetet qe ka ber nder vite ,ndersa populli do ju kthehet halleve dhe streseve ekonomike qe e kan mbeshtjell shumicen,ndersa juve ju vika keq se po iken pfff
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Thone qe ne politike, njerezit fisnike dallohen kur humbasin, e jo kur fitojne. Kur fitojne te gjithe behen fisnike. Por kur humbasin, njerezit fisnike pranojne fajet e tyre dhe njohin verdiktin e sovranit te tij. Kurse njerezit sojseze ulerrasin, bertasin, trillojne justifikime per vjedhje votash, bojkotojne institucione, vetem e vetem se nuk kane kurajon qe te respektojne voten e sovranit. Edhe ne doreheqjen e tij nga drejtimi i PD, ai i ben nje sherbim te madh vendit.

Mbajtja e zgjedhjeve demokratike ne vend dhe njohja e rezultatit te zgjedhjeve nga partite politike, ishin dy kushtet e BE per Shqiperine.
Dhe qe te dyja, meritat i takojne qeverise Berisha si ne mbajtjen e zgjedhjeve, si ne njohjen e rezultatit te zgjedhjeve.

Si do te reagonte opozita aktuale shqiptare nese ajo do te kish humbur zgjedhjet sic i humben demokratet kete rradhe?!

Dr. Berisha mund te jete larguar nga drejtimi i PD-se dhe opozites se re, por ai do te vazhdoje te jete nje nga politikberesit me te medhenj ne vend. Ai vazhdon te jete njeriu me i votebesuar ne Shqiperine post-komuniste dhe autoriteti i tij politik nuk shtrihet vetem ne krahun e djathte te politikes, por edhe ne ate te majte. Misioni i tij ne politike do te jete kontributi ne perzgjedhjen e nje lideri te ri politik ne PD dhe opozita institucionale ne Kuvendin e Shqiperise.

Nese shqiptareve iu deshen 8 vjet per te humbur besimin tek qeverisja e Berishes, kane per te mjaftuar vetem 8 muaj te qeverise Rama per shqiptaret te humbin besimin tek ai dhe politikat e tij! Garancia me e madhe e rikthimit te shpejte te demokrateve ne pushtet nuk e ka emrin Sali Berisha, e ka emrin Edi Rama!

Largimi i Dr. Berishes nga drejtimi i PD, do te krijoje edhe nje problem te madh per PS dhe kundershtaret e tij te politike, qe politika e vetme qe ata kane ditur te bejne ne keto 23 vjet pluralizem ka qene ajo anti-Berisha.
Të njëjtin kusht ka patur dhe në 2009, por ja që atëherë plasi kallashi nëpër qëndrat e votimit dhe shumica e kutive u deklaruar të pavlefshme se ashtu u donte qejfi salës..
Pse nuk e bëri këtë qëndrim Sala dhe atëherë mqs donte shumë hyrjen e shqipëtarëve në BE?
Ai këtë herë u poshtërua ore dhe nuk kishte mënyrë manipulizimi, sepse ishtë gjithë Shqipëria në rozë, nuk i la asnjë qytet mundësinë për të bërë dicka të keqe apo për të menduar se do arrinte ta merrte përsëri karrigen dhe pushtetin me vjedhje dhe kërcënime nëpër qëndrat e votimit..
Numërimi zgjati vec një ditë kur në 2009 një javë a mos më shumë, pse? Duhej këmbëngulja e BEsë apo botës që ti numëronin kaq shpejt këtë herë për një ditë e një natë? Hehe pse ore njërzit hanë bar sipas Berishës ëë, kaq budallenj i di ai shqipatrët sa tu besoj më lojrave dhe gënjeshtrave të tij..
Së shpejti do jemi në BE jo nga Sala por nga vetë populli ynë me këto zgjedhje që bënë këtë vit.. :)

Këto zgjedhje janë demokracia e re, është 90-a e dytë..

Mu kujtua filmi Nëntori i Dytë me këto zgjedhje ..
"Fitoren nuk e sollëm ne - tha Ismaili - atë e gjetëm këtu mes jush" ;) ..

Meritat i takojnë njërëzve, as Berishës dhe askujt, po popullit.. E vuri me duart pas murit bota Saliun ska nuk e lanë më të livadhisi ..

Lexo që poshtë një fjalim nga një gazetar dhe shkrimtar i njohur italian dhe shumë i ndjekur , jam e bindur që e kupton italishten:

Roberto Saviano
il y a 23 heures

"L’Albania è un paese vicinissimo, le cui sorti sono legate a doppio filo a quelle italiane. Per l’Albania non si potrà mai dire “parliamo piuttosto di ciٍ che accade in Italia” perché l’Albania è un paese legato per cultura, storia, geografia all'Italia. Domenica 23 giugno si sono svolte le elezioni parlamentari in Albania che è una democrazia giovane e a rischio. Mentre si stavano chiudendo i seggi, c'è stata una sparatoria nei pressi di Laç ed è stato ucciso un esponente del centrosinistra. Edi Rama, socialista, e leader della coalizione di centrosinistra, alla chiusura delle urne aveva detto che la coalizione guidata dal suo partito era «sulla buona strada per ottenere i seggi che aveva previsto». Ma poco dopo Sali Berisha, il premier uscente, rivendica la vittoria non riconoscendo la sconfitta. I risultati ufficiali accreditano il 57,7 percento alla coalizione guidata da Edi Rama e il 39,4 percento a quella guidata da Sali Berisha.
L'Albania, che in questi decenni ha saputo trasformarsi, uscendo dalla terribile dittatura comunista di Enver Hoxha, è uno stato colmo di talenti e possibilità. Il risultato di queste elezioni e il cambiamento che si spera porterà con sé, sono vitali per arginare la corruzione di Berisha e iniziare un contrasto vero alle organizzazioni mafiose albanesi. ب tempo di permettere all'Albania di avviare trasformazioni che la porteranno in Europa.
La mia solidarietà a tutti i lettori albanesi, che mi seguono, e che so in queste ore impegnati nel far rispettare la democrazia."

 
Last edited:

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Iku bacë Saliu? Kë do shajmë tani ? Kë do të tallin njerëzit? Ku do e nxjerrin dufin? Iku Saliu si zotëri po thonë disa.Iku Saliu dhe nuk do i hyjë gjëmb në këmbë. Nuk do hetohen tenderat e mëdha korruptivë ,nuk do të hetohen vrasjet,Gërdeci dhe të tjera me rradhë.Iku Saliu si zotëri sepse njohu rezultatin e zgjedhjeve.Të cilësosh arritje njohjen e rezultatit të zgjedhjeve ndodh vetëm në Shqipëri.Fatos Nano njohu rezultatin e zgjedhjeve kur e djathta erdhi në pushtet dhe nuk ndodhi çudia.Kuptohet që zgjedhjet kanë qënë gjithmonë thembra e Akilit të zotit Berisha.Përderisa realisht zgjedhje ka fituar vetëm kur kanë qënë socialistët në pushtet nuk është çudi që të na duket arritje e madhe pranimi i rezultatit.ا'mund të bësh tjetër kur masivisht votohet kundër teje? Mos mendoni se do bënte përsëri si në 21-janar? Apo mos kujtoni se do e bënte si në 97-tën ? Këtë herë nuk mundej! Këtë herë kishte më pak mbështetës edhe se në vitin 97-të.Mundësia e vetme këtë herë ishte vetëm një dhe kjo ishte njohja e rezultatit të zgjedhjeve.Të cilësosh arritje njohjen e zgjedhjeve? Pfff Punë militantësh që janë mësuar me të gjitha format e vjedhjes dhe e cilësojnë veten ekspertë të vjedhjes së votës.

Ndërsa kur flet për atë që do të ndodhë brenda PD atëherë është një pikëpyetje e madhe. Me të gjithë të metat ,me të gjithë të mirat e tij PD nuk mund të nxjerrë kurrë nga gjiri i saj një lider më të mirë se Berisha. Në PD ka vetëm puthadorë dhe lëpirës që nuk kanë më shtyllë kurrizore.Autoritarizmi ekstrem i Berishës ka bërë që brenda PD mos të ketë njerëz të aftë për të marrë drejtimin e kësaj force. Deri diku zgjidhja mund të jetë Basha,por në qoftë se ai lihet i qetë. Ndryshe nisja e hetimeve për rrugën e kombit,për 21-janarin etj etj do e nxjerri edhe këtë figurë jashtë idesë të marrjes të PD nga ana e tij. Më pas...? Më pas mbetet Jozi :)

Koha kishte erdhur sidoqoftë, politika duhet ti riciklojë këto figura të konsumuara.
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Kulture e nje gjigandi te demokracise hallall sema pa hup keta krymat me vjet kishin bo protesta e kishin gjujte me gure e ishin turre me hy ne qeveri
Ne 2000 une isha adoleshti I pare ne krah te edi palokes gjuanim me gure e me thoshte ti je demokrat I flaket qe do pas gureve me thane socialiste

Sa I perket vete Sali berishes Kame respekt per causen e tij fare edhe per njerzit qe e rrethojne e tradhtuan gjithmone
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Tani jam edhe pa kohe keto dite por me duhet ti them dy fjale:


Lidhur me rrotacionin kam deklaruar me kohe se i kish ardhur koha madje kishte dhe arsye.

Sa per zgjedhjet jam ndjere i zhgenjyer ne tre raste:

PD, mire qe humbi, por humbi thelle dhe ndjehem keq se Kuvendi i SHQIPERISE, do kete
opozite te dobet dhe kete do e shfrytezoje pa mase Ilir Meta si fituesi ma i madhe i zgjedhjeve
kesaj radhe.

PS, me ka zhgenjyer pa mase ngase nuk fitoi as me pak e as me shume se sa ne 2009 dhe me vjen
keq qe nuk fitoi prgrami i saj dhe si e tille koha ka per ta vertetuar se ka me pas veshtiresi ne qeverisje.

LSI, nuk me ka zhgenjyer por me ka zhgenjyer votuesi shqiptar se si arrine ta fuqizoje nje parti e cila
alfen dhe omegen e saj e ka korupcionin. Mendo se fuqizimi i saj ka ndikim negativ te EDI RAMA, nese ai
vertete kishte ndermend te luftonte korrupcionin.



Doreheqja e Berishes.

Ne nuk jemi mesuar me dorehejqet. Megjithate Berisha, pervec tjerash u tregua nje lider shteti.
Njerezit munde ta shajn poshte e perpjete por premisat jane se ai beri ate qe duhej per Shqperine.
Ua mbylli gojen per vjedhjet e zgjedhjeve, per pamundesine e realizimit te tyre me KQZ gjysmake
dhe ne fund tha: Jam i lire nga cdo post. Nga shtatori madje liroje edhe vendin e fundit. Nese akuzat tuaja
per gjithe ato cfare keni thene jane te verteta une jam fajtori. Andaj mos hezitoni.

Kjo nuk ishte pak. Ma besoni.
 
Top