Berisha, demokrati i madh, reformator i madh.

MasteR

I'm offline


Berisha, demokrati i madh, reformator i madh.

Henri Cili.

Një politikan i madh, një lider i madh, një demokrat i madh dhe sigurisht një reformator i madh. Njeriu që u gjend në pikën e nisjes së tranzicionit shqiptar dhe me këtë akt të sotëm pas procesit elektoral, me këtë fjalim të pranimit të rezultatit dhe urimin e kundërshtarit, pranimit të përgjegjësisë së tij personale për rezultatin e padëshiruar të Partisë Demokratike, Berisha e mbyll po ai vetë tranzicionin politik në Shqipëri. Duke vendosur disa gurë shumë të rëndë kilometrikë të palëvizshëm, nga ata që tashmë do të ruhen më tej në historinë politike të Shqipërisë, e cila përgjithësisht ka qenë fatkeqe, ka qenë fare pak demokratike si kohëzgjatje dhe kur ka qenë demokratike, ka pasur anomalitë e veta.

Pikësëpari pamë mbrëmë, një kryetar të Partisë Demokratike, liderin Sali Berisha që bën aktin e fundit në kostumin e vet politik, në përputhje me identitetin e tij politik dhe përse jo, në përmasën epike, por njëkohësisht tërësisht modern. Duke realizuar me këtë akt të tërheqjes dhe dorëheqjes nga vazhdimi i tij në politikë apo si lider i Partisë Demokratike, një standard apo një precedent të formatit europian.

Mbrëmë duke dëgjuar atë fjalim, që personalisht e përjetova edhe me emocion, nuk m’u duk se kishte asnjë ndryshim nga fjalimi i Xhon Mekejnit në 2004, gati 72 orë pas zgjedhjeve apo pas përfundimit real të zgjedhjeve në kutinë e fundit. Ka diçka të ngjashme këtu me shumë politikanë konservatorë perëndimorë. ثshtë diçka që duhet të na bëjë të ndjehemi krenarë si shoqëri.

Sot duhet t’i jemi mirënjohës kryeministrit Sali Berisha për këtë pozicionim apo avancim të politikës shqiptare, të shoqërisë shqiptare në sallonin e vendeve dhe shoqërive të qytetëruara, të një vendi që s’ka pasur asgjë demokratike më parë, ose fare pak. Asgjë të qytetëruar s’ka pasur në historinë tonë ose ka pasur fare pak dhe asgjë tjetër, përveç premisash. Shumicën e këtyre premisave, Sali Berisha i ka krijuar vetë gjatë këtyre 20 e ca vjetëve përpjekjesh shqiptare për transformim.

Elementi i dytë është se Berisha na shfaqet në këtë mbyllje, në këtë “END” të karrierës politike, i plotësuar në formatin e demokratit të madh. Ai është organizator i zgjedhjeve më të mira në historinë e Shqipërisë, i zgjedhjeve që u mbyllën për 72 orë e pa asnjë incident të shkaktuar nga qeveria. Zgjedhje me standarde të plota, duke na futur kështu në erën e zgjedhjeve me standarde të plota, të ndershme, të pakontestuara. Berisha e mbyll karrierën e tij si një demokrat i madh edhe në një dimension tjetër, duke krijuar hapësirën demokratike brenda partisë së tij, duke e lënë Partinë Demokratike një parti të pajtuar me vetveten dhe me historinë e saj. Kemi sot në Partinë Demokratike të gjithë ish-themeluesit e dhjetorit të vitit 1990. Një Parti Demokratike të pajtuar me trashëgiminë e vet, një Parti Demokratike në të cilën bashkëjetojnë kundërshtarët dhe ish- rivalët e tij, të cilët kanë pranuar dhe kanë gjetur hapësirën e bashkëjetesës në rrugën e Partisë Demokratike. Janë kthyer të gjithë, ose janë ftuar të gjithë, edhe pse disa nuk kanë dashur vetë të kthehen, përfshi këtu edhe ish-presidentin Bamir Topi.

Sali Berisha sot bën një bilanc si një demokrat i madh për shkak të faktit se, veçanërisht gjatë këtij tetëvjeçari, ai themeloi, u ndesh herë pas here, por nuk bëri kurrë kompromise të fëlliqura ose të pista me institucionet apo me pjesët e tjera të shtetit, duke qenë gjithmonë i qartë në rolin dhe funksionin e tij si palë dhe duke u lënë të gjitha institucioneve të tjera hapësirën e duhur për të treguar rolin e tyre, guximin, apo paguximin e tyre, lirinë apo poshtërimin e vetvetes.

Dhe së treti, mbi të gjitha Berisha e mbyll këtë biografi të tij politike me tagrin e një reformatori të madh. اdo shoqëri, në faza të caktuara të saj nxjerr administratorë të rëndësishëm apo të aftë, por shumë rrallë reformatorë të mëdhenj. Berisha i përket reformatorëve të mëdhenj. Ai është reformator i madh, sepse në planin politik, ai hodhi bazat e një shteti demokratik në vitin 1992, konceptoi dhe realizoi reforma bazë demokratike të vendit. Në planin ekonomik, Berisha paraqitet një reformator i madh, sepse me vendosmërinë e tij, qoftë në mandatin e parë të viteve 1992-‘97, qoftë në 8-vjeçarin e dytë, ai perceptoi dhe realizoi kahun e reformave të tregut dhe të liberalizimit ekonomik, shtrimin e rrugës së mirëqenies dhe zhvillimit të Shqipërisë, premisat e Shqipërisë si një shoqëri të zhvilluar, disa elementë të së cilës janë bërë tashmë realitet, duke na shkëputur përfundimisht nga laku i vendeve të pazhvilluara. Në kulmin e një krize ekonomike, që nga viti 2008, në kulmin e një konjukture e kulture shoqërore me mentalitet punist ose etatist, të një shoqërie që vinte nga komunizmi, Berisha me plot guxim dhe madje edhe me një kosto të madhe elektorale, konceptoi edhe pse nuk i aplikoi dot të gjitha, shumë prej reformave liberalizuese në Shqipëri, privatizimin në shkallë të gjerë, hapjen e tregjeve tradicionalisht shtetërore për disa sektorë si në arsim dhe shëndetësi, futjen e koncesioneve dhe kapitalit të huaj. Reforma të tregut dhe liberalizmit ekonomik janë edhe reduktimi i shtetit, futja e taksës së sheshtë dhe thjeshtimi i sistemit fiskal, pra derregullimin si mentalitet, iniciativa e lirë si e mira më e madhe publike për një shoqëri.

Shkurt, ai regjistrohet qartësisht si një reformator në biografinë e tij, si një reformator i madh dhe modern i pas viteve ’90 dhe i 20 e ca vjetëve të fundit. Me Berishën themelohet e djathta moderne shqiptare dhe hapi vend në Shqipëri për tregun dhe liberalizmin ekonomik si filozofi, në një vend oriental e ish- komunist ku është urryer tregu, sipërmarrja, gara, aftësia.

E fundit në këtë plan, por më e rëndësishmja, Berisha i zhgënjeu të gjithë! Në radhë të parë ata që mëtuan për 20 e ca vjet t’i shkruajnë biografinë si diktator apo autokrat, ai qe thjesht një politikan i madh. Zhgënjeu të gjithë denoncuesit apo njerëzit me mllef dhe mëri kundër tij, të gjithë. I përgënjeshtroi të gjithë ata që panë tek suksesi i tij pasqyrën e keqe të vetes apo të shtresës së tyre. Si një njeri- produkt i lirisë, Berisha është ilustrimi i suksesit; i një individi i ardhur qartësisht si njeri i thjeshtë i popullit, si njeri i vetërealizuar, pa e ekzagjeruar, por në kuptimin niçean të fjalës, një lloj mbinjeriu, i cili me personalitetin e tij vetërealizohet, vetë-aktualizohet dhe projekton veten në kuotat më të larta në çdonjërën prej fushave që vullneti i tij ndërmori.

Ai ishte në majë të profesionit në vitin 1990, kur ishte një profesionist i mjekësisë, ishte në majën e tij në momentin e politikanit këto 20 e ca vjet kur u angazhua në politikë. Një individ në përmasa historike për historinë e Shqipërisë, por me një ndryshim: një lider i zgjedhur, i votuar nga shqiptarët dhe në momentin kur ai u refuzua nga shqiptarët, mori dhe mbajti pozicionin dhe qëndrimin e duhur. Tek politikani i madh Berisha, tek reformatori i madh Berisha, qëndron për mendimin tim, zhgënjimi i të gjithë atyre, të cilët suksesi i Berishës si produkt i lirisë, bir i lirisë, i shqetësoi, u prishi pozitën, deri i nervozoi, por Shqipërisë i bëri mirë dhe krijoi në Shqipërinë e pas viteve ‘90, atë realitet lirisë që kemi sot.
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Berisha, demokrati i madh, reformator i madh.

Mburrja e Cdo Shqiptari te Vertet ne cdo pjese te trojeve tona etnike.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Berisha, demokrati i madh, reformator i madh.

Po ore po si te thuash ti o Henri Cili ...Tani dilni e vlersoheni...
 
Top