Barcelona ka 888 milionë euro borxhe

Hera

Moderatorë
Staff member
Barcelona ka 888 milionë euro borxhe



Kohë të vështira për Barcelonën. Borxhet e klubit janë rritur ndjeshëm dhe ky mund të jetë një faktor vendimtar për të ardhmen e klubit.
Baça ka marrë një borxh i cili pritet të shlyhet në vitin 2021, megjithatë, me shumë mundësi borxhi i madh i mbledhur nuk do të shlyhet deri në vitin 2023.

Paratë e huazuara nuk janë shfrytëzuar vetëm për transferimet, por edhe për rimodelimin e Camp Nou që do të nisë së shpejti.
Buxheti i parashikuar për totalin e shpenzimeve është 960 milionë euro, pa harruar se edhe fitimet janë tepër të mëdha duke filluar nga bileta e stadiumit apo shitjet e fanellave dhe aksesorëve të tjerë me emblemën e klubit.
Megjithatë, rritja e borxheve është alarmante. Totali i borxhit të klubit është 888 milionë euro. Ky është borxhi i regjistruar deri më 30 qershor të këtij viti, që mund të shtohet me 150 milionë deri në tetor.

Ballkanwb
 

MrCool

Simple
Borxhet jane normale per ç'do kompani te madhe..

Nuk jane si borxhet tona ato, qe nuk na ze gjumi deri sa ti shlyejm.. :p
 
Top