Atletikë, Luiza Gega nënkampione e Europës; Thyen rekordin kombëtar

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Atletikë, Luiza Gega nënkampione e Europës; Thyen rekordin kombëtar



Luiza Gega vazhdon të lërë gjurmë në atletikë duke mbajt ende lart emrin e një tjetër sporti në Europë pas futbollit.Atletja jonë ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Amsterdam të Holandës.

Gega u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra pasi e ndali kronometrin në kohën 9:28.52 duke thyer me rreth 4 sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë, pasi ka përmirësuar kohën që ajo vetë kishte vendosur më parë me kohën 9.31.

Kjo ishte hera e tretë që Luiza Gega provon të zhvillojë një garë të tillë shpejtësie dhe rezistence njëkohësisht, pas Golden Ligës së zhvilluar në Paris dhe kampionatit kombëtarë në Shqipëri.

Kjo nuk ka qenë disiplina e preferuar e gegës e cila më parë konsiderohej një atlete e shpejtë dhe rezistente, por puna muajve të fundit me trajnerin e saj Taulant Stërmasi ka dhënë frytet në një disiplinë relativisht të vështirë.

Gjithsesi atletja shqiptare arriti të kalojë finishin e dyta pas kampiones së Europës, gjermane Krause.

Në të njëjtën disiplinë, pra në garën e 3000 metrave me pengesa Luiza Gega do të marrë pjesë edhe në lojërat olimpike të Rios që do të zhvillohen në gusht të këtij viti.

/ Top Channel
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Atletikë, Luiza Gega nënkampione e Europës; Thyen rekordin kombëtar

I hjeq kapelen Luizes per suksesin e arritur :caplin:
 
Top