Athinë, protesta për Obamën. Anarkistët, në rrugë me parulla antiamerikane

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Athinë, protesta për Obamën. Anarkistët, në rrugë me parulla antiamerikane



Policia ka përdorur gazin lotsjellës gjatë pasdites së të martës, për të shpërndarë turmën e protestuesve që demonstronin vetëm pak kilometra larg rezidencës presidenciale, ku udhëheqësit grekë ishin duke organizuar një banket shtetëror me rastin e vizitës së Presidentit amerikan, Barack Obama.

Rreth 7.000 persona, mes të cilëve shumë protestues të maskuar dhe pjesëtarë të grupit “PAME” të lidhur me komunistët, marshuan përmes rrugëve në qendër të Athinës, duke mbajtur parulla me shënimin “I padëshiruar!”.

Policia u përplas me anarkistët teksa këta të fundit u përpoqën të thynin kordonin e sigurisë për të mbërritur në ndërtesat e Parlamentit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa prej demonstruesve hodhën bomba molotov ndaj policisë, përpara se të largoheshin për në rrugët dytësore pranë sheshit “Syntagma”.

Në një protestë tjetër, të zhvilluar në qytetin verior të Selanikut, pjesëmarrësit dogjën flamurin amerikan. Vizita e Obamës vjen vetëm dy ditë para përvjetorit të revoltës së përgjakshme studentore të vitit 1973, që ndihmoi në rrëzimin e juntës ushtarake që drejtoi vendin në vitet 1967-1974, e cila u mbështet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të asaj kohe. Greqia ka një traditë të hershme të protestave antiamerikane pikërisht për këtë arsye.

Obama, i cili do të pasohet në janar nga Donald Trump, mbërritu në Greqi të martën, në atë që konsiderohet si turi i tij i fundit në Europë si president i Shteteve të Bashkuara.

/ Top Channel
 
Titulli: Athinë, protesta për Obamën. Anarkistët, në rrugë me parulla antiamerikane

Nuk e di per Obamen aq me pak per protestat por di se qe nga mjesi i sotem deri tani kishim dy termete njera pas tjetres dhe mbeta poshte tavolines gjithe diten duke prit te ndodh termeti i rradhes :p pa Obama e Cipra ne terezi e kane lol
 
Top