Ateizmi , idologjia udhheqse e botes se sotme dhe te ardhme !

Hartini

Moderatorë
Nga Majlinda Zeneli


Krishtërimi dhe islamizmi, feja në përgjithësi, nuk kanë asnjë pikë takimi me realitetin, por shfaqen si shkaqe tërësisht imagjinare (“Zoti”, “Fryma”, “Shpirti”, etj) dhe pasoja tërësisht imagjinare (“mëkati”, “çlirimi nga mëkati”, “falja”, “ndëshkimi”, etj). Feja në përgjithësi është një filozofi imagjinare. Në tërësinë e saj, feja dhe besimi fetar janë falsifikim, zhvlerësim dhe mohim i botës reale, i natyrës. ثshtë ky përcaktimi më klasik i një ateisti për fenë e besimin fetar. Duke lënë mënjanë përcaktimin klasik të ateistit mbi fenë e besimin fetar vlen të trajtohen dy çështje thelbësore të filozofisë ateiste. Së pari, ateizmi si filozofi ka apo jo një bazë të shëndetshme morale dhe së dyti, kjo filozofi, e cila buron nga pragmatizmi i “Un”-it, mbart apo jo zgjidhje për jetën. Përgjigja e të dyja pyetjeve është në të njëjtën kohë edhe përgjigje për shkrimin e datës 22 shtator me titull “A është ateizmi një filozofi e drejtë?” në gazetën “Shekulli”, në rubrikën “Letrat e lexuesve”. “Një virtyt duhet të jetë një sajim yni, një mbrojtje legjitime shumë personale, një nevojë e jona”, thotë Niçe, filozofi i madh i ateizmit. Sipas Niçes, virtyti dhe morali i fesë në tërësi kanë karakter jopersonal dhe vlefshmëri universale, ato janë fantazi utopike, jashtë realitetit dhe mohim i tij, të cilat i drejtohen jo rastësisht “botës së përtejme”. “Një popull përfundon në shthurje kur ngatërron detyrën e vet me konceptin e dëtyrës në përgjithësi”, paralajmëronte ai që në 1888. Sipas moralit thellësisht të shëndetshme të filozofisë ateiste (e ateistit si bartës i saj), asgjë nuk gërryen më thellë, më në brendësi se çdo detyre “jopersonale”, sesa çdo sakrifikim përpara abstraksionit, moralizimit, kotësisë të cilitdo besimit fetar, të botës tërësisht të sajuar të “jetës së amëshuar”, “gjyqit të fundit”, “mbretërisë së Zotit”, “tundimit të Djallit”, “mëkatit”, “çlirimit nga mëkati” e të tjera absurditete si këto. Fakti që virtyti, morali në tërësi për filozofinë ateiste u lind si një nevojë personale e që buron thellësisht nga realiteti ka bërë të mundur në tërë historinë e zhvillimit njerëzor rritjen e natyrshme të moralit ateist (përsëri si një nevojë personale) në nivele nga ai personal në atë nacional, kontinental e sot në moralin e shëndetshëm ateist global. Vetëm morali global i ateistit, i cili ka burim të vetëm “interesin” personal mundet vazhdimisht të “prodhojë” një moral padyshim më të qëndrueshëm, më të vërtetë e më universal për njerëzimin. Për moralin e ateistit është çështje thellësisht personale çështja e shtetit ligjor. Ecuria apo mos ecuria e jetës në partitë politike, në shoqërinë civile janë çështje të tijat, mjaft personale. Janë të tijat çështjet e varfërisë, korrupsionit, drogës, arsimit etj. Problemet nacionale e deri në ato globale, si marrëdhëniet e NATO-s me BE-në, reformimi i OKB-së, ngrohja globale, etj, për moralin e ateistit janë çështje të tija, çështje të cilat duhet të zgjidhen në shërbim të “Un”-it të tij sa personal, aq edhe global. Morali i ateistit buron nga realiteti (jo nga mohimi i tij) si një nevojë për të mbijetuar në një shoqëri. Për ateistin principet, virtytet, morali nuk janë luks, hipokrizi, por nevojë sa personale, aq edhe nacionale e më gjerë dhe globale për të mbijetuar në realitetin e sotëm botëror aq të brishtë. Vetëm morali ateist, i cili buron nga “interesi” personal, është në gjendje të sigurojë ekuilibret në realitetin global. Nisur nga ky gjykim, filozofia ateiste ka një bazë morale thellësisht të shëndetshme dhe padyshim kjo filozofi është dhe do të jetë udhëheqëse e jetës që rigjeneron vazhdimësi në botën e sotme globale.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Ateizmi , idologjia udhheqse e botes se sotme dhe te ardhme !

filozofia ateiste ka një bazë morale thellësisht të shëndetshme dhe padyshim kjo filozofi është dhe do të jetë udhëheqëse e jetës që rigjeneron vazhdimësi në botën e sotme globale.
Filozofia e xhaxhit Enver ishte e tille, thellesisht e shendetshme loool.
 

gafi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ateizmi , idologjia udhheqse e botes se sotme dhe te ardhme !

po ska mundesi me qen ideologji udheheqese .
 
Last edited:
Top