Ata që e shitën luftën çlirimtare ia kanë hapur rrugën EULEX-it

dr.Dugi

Anëtar i ri
Lufta e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës ishte përpjekja më serioze për mobilizim dhe mbrojtje të armatosur të Kosovës nga pushtuesit që nga Lidhja e Prizrenit, bashkë me kryengritjet para Luftërave Ballkanike dhe luftës së Shaban Polluzhës. Ishte organizimi më i pastër popullor me qëllim të drejtë e të shenjtë – çlirimin e tokave tona nga okupatori serb.

Por në rrugëtim e sipër drejt këtij synimi për të cilin dhanë jetën me mijëra dëshmorë gjatë qindra vjetëve, luftës tonë çlirimtare i dolën në krye disa njerëz udhëheqës, që nuk e çuan përpjekjen çlirimtare deri në fund. Qëllimi i popullit ishte që të fitonim. Kurse qëllimi i këtyre njerëzve që të shpëtonim. Qëllimi i popullit ishte çlirimi, sovraniteti i plotë dhe bashkimi kombëtar. Kurse qëllimi i këtyre njerëzve ishte që punën tonë ta kryejnë të tjerët. Prej këtij momenti e deri sot, lufta jonë çlirimtare ka shkuar duke u njollosur qëllimisht, duke u degraduar, duke u luftuar nga të gjitha anët si dhe duke u dobësuar.

Këta njerëz që i dhanë fund përpjekjes çlirimtare në këtë mënyrë, e lanë përpjekjen në gjysmë. Ata e pranuan Rambujenë e cila e shkatërron UاK-në kurse Kosovën e la nën Serbi. Më pas Rezoluta 1244 dhe UNMIK-u, në bashkëpunim me këta njerëz e çarmatosën UاK-në. Shumë ish luftëtarë u përndoqën e u futën burgjeve.

Në vend që UاK-ja të jetë ushtria e zyrtarizuar dhe e forcuar e shtetit të Kosovës, ajo u shpërbë. Këta njerëz që i dorëzuan armët, më pas pranuan Planin e Ahtisaarit i cili e shuajti edhe TMK-në. Shumë djem që luftuan maleve, u lanë nën mëshirën e fatit, pa punë dhe pa bukë. Tash punën e UNMIK-ut po e vazhdon EULEX-i. Ky mision po i burgos ish luftëtarët e UاK-së në përpjekje për njollosjen e luftës sonë të drejtë. E tillë ishte edhe bastisja e fundit e shtëpisë së ish eprorit të UاK-së, Xhemshit Krasniqi. Këtë rrugë ia ka hapur EULEX-it politika jonë, e cila e shiti UاK-në dhe luftën e saj për multietnicitet e interesa personale. Ata e kanë shitur luftën tonë sepse vetë janë të shitur.

Lëvizja VETثVENDOSJE! mbështet demonstratën e drejtë të organizuar nga Shoqatat e Luftës së UاK-së më 19 maj në Prizren. Ne mbështesim çdo nismë që mbron vlerat të UاK-së nga EULEX-i dhe me bekimin apo heshtjen e politikanëve tanë të korruptuar.

Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare!
 
Top