Asnjë Qeveri dhe Kuvend nuk ka legjitimitet të prishë Teatrin

Milanisti

Larguar

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për ngujimin e protestueve brenda Teatrit Kombëtar, duke theksuar se asnjë argument i Qeverisë për prishjen e godinës nuk i qëndron arsyes.
“Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qendron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar! Asnjë! Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallik me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve! Por, nuk ka asnjë”, thotë Fuga.
Akademiku kërkon restaurim të godinës dhe paralajmëron se kush do të vejë dorë mbi Teatrin do të përgjigjet një ditë.
“Godina e vjetër? Restaurojeni! Skena jashtë standarteve të sotme? Modifikoheni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodonosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopësht zoologjik nuk bën! Do të urbanizohet i gjithë ai territor? Gjithçka duhet urbanizuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorje budallai, fare bosh, fishkëllimë! Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçkaqë ka kujtesë historike! Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjigjet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit! E sigurt! Mos kujtojë njeri se kombi harron! Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha! Mijëra currila do të rrjedhin mbi to”, shkruan akademiku.
Sipas Fugës, asnjë Qeveri dhe Kuvend nuk ka legjitimitet për të prishur godinën e Teatrit pasi ajo i përket të gjithë kombit.
“Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit! Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë? Kujtojnë ca qeveritarë qendrorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjgjen shpirtrore të shqiptarëve! Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë? Askush! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar? Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Cfarë e kujtojnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm”, shprehet ai.
Për akademikun ndërhyrja e sotme e autoriteteve në ndërtesën e Teatrit Kombëtar është dhunë e pastër.
“Kush ka të drejtë të flasi në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin? Asnjë argument, asgjë! Pa legjitimitet! Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër! Dhunë e pastër e shtetit me forca policore kundër trashëgilisë shpirtrore të kombit! Ku ka legjitimitet pushteti bashkiak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtrore” shekullore? Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim! Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu! Do të mblidhej këtu! Këtu! Këtu”, mbyll reagimin e Artan Fuga.

Top Channel
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Ky i shkreti ka ngele duke referuar pislleqet e tyre.
Por kot,eshte i vetem perball plehrave
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Ne gjithe boten riparohen e restaurohen ndertesat e vjetra, e sidomos ato ne qendra, kurse keta duan t'i shkallmojne
Asgje nuk po shkon mire ne Shqiperi...
 
Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Une jam pro prishjes e kam then e me heret!
 
Frank

No Love Lost, No Love Found!
Te prishim teatrin, te ndertojma ca kulla!
Ne bodrumet e kullave te bejme nje teater ndersa ne dritaret e qelqeta te kateve te larta te qiellgervishteseve te shijojme vipat qe bejne seks dhe te admirojme civilizimin.
Prisheni se do ble nje apartament diku aty perballe.
 
Mogli

Zzzzzzz
Futi vincin hedhe ne toke ca e do.....sa mire do ishte masi ta prishin te falin mu nja 1 dylym toke se shtrenjte i shkon vlera bahem me leke ahhahahahaha
 
Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Kur prishjen e kërkon PS-ja, sigurisht që edhe ti do të jesh pro.
E prisja nje reagim te tille.... pse jeni kaq te lexueshem

nje pyetje ke qene ndonjehere ne teater? kur ishte hera e fundit?
e ke pare cfare kushtet te ofron?
nejse...mendoje e ashtu , nese mendon se kjo eshte menyra per te diskutuar!
 
Bledi_Shady

finoallafine

Aktoret, nuk eshte se nuk duan teater te ri, thjesht duan mos te prishesh kete qe eshte.
Te riun bejneni diku tjeter.

Une jam shume dakort me ata, por qeveria ka rene dakort me ndertuesin qe pas (me demek teatrit te ri) duhen edhe ca kulla.
 
Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Aktoret, nuk eshte se nuk duan teater te ri, thjesht duan mos te prishesh kete qe eshte.
Te riun bejneni diku tjeter.

Une jam shume dakort me ata, por qeveria ka rene dakort me ndertuesin qe pas (me demek teatrit te ri) duhen edhe ca kulla.
kurse mua me duket e tera e politizuar , si deja vu
Me kujton skenarin qe u ndoq per liqenin....tek parku i lojrave
edhe me pisqolla ne brez....

Po ate ta bejne kotec pulash?
Aktoret te vendosin njehere cfare dreqin duan , sepse turbina u be per kete pune dhe vetem kundershti ka patur ,
 
Jo ta rikonstruktojne e ta lene sic eshte. Ka vende boll per te ngriture nje teater te ri.

Nuk mendoj se lufta behet per arsye se qeveria ndihet e turperuar nga teatri, apo se i plas shume per teatrin.
 
Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Nuk thashe qe qeveria ska plane mbi shfrytezimin e pjeses private...por e thene fshatce @Bledi_Shady , personalisht sme plas fare!
Per mua ka rendesi qe kete ambiente qe tja vlej te shkosh , e kushte sic e meriton cdo qytetare qe shkon ne ambiente te tilla!

Personalisht e kam frekuentuar shume...u bene vite qe jo me!
Heren e fundit mora nje plevit qe mu deshen 10 dite antibiotik ta zhdukja!
 
Kur asnjerit nga ne nuk i plas, e pakta qe mund te bejme eshte te mbeshtesim kauzen e atyre qe kane kaluar gjithe jeten aty.

Ne jemi mesuar keshtu. Per aq koha sa nuk me cenon mua, nuk eshte puna ime, e nuk me plas se c'behet.
 
Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Kur asnjerit nga ne nuk i plas, e pakta qe mund te bejme eshte te mbeshtesim kauzen e atyre qe kane kaluar gjithe jeten aty.

Ne jemi mesuar keshtu. Per aq koha sa nuk me cenon mua, nuk eshte puna ime, e nuk me plas se c'behet.
Une nuk mbeshtes kauza qe financohen nga te majtet apo te djathtet..... Askush nuk eshte i pazevendesueshem!
Edhe aktoret , do zevendesohen nje dite .....eshte memoria jone qe i kujton, shfaqjet e jo karriget apo skena ne vetvete!
Me Neritan Lico pata nje debat para ca kohesh ne Fb...dhe njeri me konfuz e pa pike etike ...skisha pare
U terhoqa nga debati vetem per respekt te figures se tij....duke ja bere me dije!
E ti me thua te mbroj kauzen e tij???

E tema e diskutimit nuk ishte as per teatrin jo...por per policen qe humbi gishtat nga kapsollat....
 
JordanBelfort11

I am watching you!
Per sa kohe qe eshte e pamundur te rikonstruktohet teatri ekzistues rruga me e mire (per mendimin tim) eshte te prishet dhe te ndertohet i riu...
Sa per keta qe dalin qe qajne sikur erdhi fundi i botes,nk me ndikojne fare.... me duken shume fallco.. :emoji_metal:
 
Artin

Anëtar i Respektuar
E prisja nje reagim te tille.... pse jeni kaq te lexueshem

nje pyetje ke qene ndonjehere ne teater? kur ishte hera e fundit?
e ke pare cfare kushtet te ofron?
nejse...mendoje e ashtu , nese mendon se kjo eshte menyra per te diskutuar!
Nuk kam qenë, por nuk ka gje qe nuk rregullohet. Sot rinovohen ndertesa qindravjeçare dhe me shumë kate, jo më ajo.
Vete lenia pas dore e asaj ndertese me rendesi, tregon se nuk duan.
Shteti ka aq para per te restauruar nje ndertese te vjeter.
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Aktoret, nuk eshte se nuk duan teater te ri, thjesht duan mos te prishesh kete qe eshte.
Te riun bejneni diku tjeter.

Une jam shume dakort me ata, por qeveria ka rene dakort me ndertuesin qe pas (me demek teatrit te ri) duhen edhe ca kulla.
Thuaje me shkoqur... per ndertimin e teatrit te ri, kompanise private do ti jepet truall falas aty afer qe te ndertoje disa kulla.
 
Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Nuk kam qenë, por nuk ka gje qe nuk rregullohet. Sot rinovohen ndertesa qindravjeçare dhe me shumë kate, jo më ajo.
Vete lenia pas dore e asaj ndertese me rendesi, tregon se nuk duan.
Shteti ka aq para per te restauruar nje ndertese te vjeter.
Artin se ky mhb eshte bere ca thote njeri se thote tjetri, gjithkush thote ate qe do .
Por mesa di une (qe mbase sdi asgje) , sipas eksperteve te arkitektures dhe arkitekt te huaj e vendas , kane dhene opinionin se ajo ndertese nuk mund te mbaj me. Kushtet e saja jane amortizim total.
Mgjth edhe e zeme se nuk eshte kshu....c'pune me prish mua ,ty apo kujdo prishja e saj dhe ndertimi i nje te reje?
As vete aktoret thelle thelle po ti degjosh se kane tek godina por pronat e saj....pra ate cfare ka rreth e perqark saj.
Behet fjale per pjeset rreth e perqark teatrit, e jo teatrin si godine.
Pra ne fund te dites , per aq kohe sa nuk flitet me per teater , per memorie e per art.....per mua debati eshte i shterpe.
Ci duhet artisteve se cfare behet me disa prona qe jane shteterore e shteti ben e i perdor ne funksion te shtetit?

Kshuqe une prandaj jam dakort me prishjen e berjen nje te re...sepse jam publiku qe dua te shkoj te shoh shfaqjet , e jo te bej politike per ceshtje pronash.

Plus qe me berjen e nje teatri te ri, me sa kam pare arkitekturen (qe me duket ishte e ngjashme me nje teater tjeter) , do kete nje salle memorial per te gjitha shfaqjet, si dhe dhoma te vecanta per cdo aktor qe ka kontribuar ne ate teater......
edhe salla shfaqjesh nuk do ishte nje e vetme, por disa....
Per mua si publik te zgjedh se cfare dua te shoh...eshte kenaqesi!
 
Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Ore me gjithe mend e keni ju... Kjo qeveri eshte ilegjitime keshtu qe cfare i do trapi ben... Prishi gjykatat, perdhunoi kushtetuten, nuk la trafikant mielli pa e promovuar politikisht u keput se vjedhuri lek duke ndertuar aeroporte dhe autostrada verison 3 D dhe ju pretendoni se ska byth me shemb nje Teater... Do e shembe por prit sa te plas skandali i rradhes se me shembjen e teatrit do e sfumoje. ;)
 
Exactly!
 
Top