Ashpersi

KAON

Anëtar Aktiv
Si nje tornado endet njeriu ne kete bote,pa arsye, pa limit ,pa kursyer asgje te vler mbi dheun e kesaj toke mikpritese.Humbet e lartesohet ne te njejten menyre e me te njejten deshir.Jo sepse c'do gje e do por sepse c'do gje per te ka vlere vetem per tu shijuar.Tamam si ajo bleta qe rend per te jetuar lule me lule,vetem se ajo e "gjora" e di se c'fare ben!!! Mbase te gjore e te shkrete jemi ne, durojme te pa durueshmen dhe kete e bejme me nje krenari te cunguar. Po si mund te jetosh sikur nuk do vdesesh kurr??? Si mund te shqyesh se ngreni edhe pse e di se ske me ku e fut??? Si mund te mendosh se kjo bote tu dhurua vetem ty, e ti mor i gjore mendove vetem per veten tende te dhjere?! Si nuk e pyete njeher te vetme ate grimcen tende te ndergjegjes, kush je, pse je, ku vete e pse e gjith kjo? Nje tornado por edhe tornado e di se kush eshte!!!
 
Nje ndalese ketu, per te kercyer kengen time te preferuar ne kete faqe qe qetesi mashtruese me fali, mund te me shikoni por llogari mos me kerkoni.
Do ndaloj serish perbri ketyre shkrimeve, pa paragjykuar nje apostull, do doja te ndaloja serish ketu per tju thene, se nuk do shkoj pa takuar bukurine e endrrave te mia.
Nje ndalese ketu per te pare vetveten ne stuhi germash, per te harruar jeten time prej tallazesh, tashme vetem vetem jam trupi im andaj me merr dhe shpirtin.
 
Last edited:
Nese serish ne male do shkosh te shetitsh, ma thuaj! Nese atje endesh perjetsisht, ma thuaj! Se shpirtin, shpirtin ne ma marsh te ma shetitsh! aty do jem me ty pambarimisht. Mos me bej te ndjek ne heshtje, se frike nuk kam prej teje kete ti duhet ta dish, se boten te dy e duam prandaj perpiqem te mesoj rrugen tende ashtu si te pelqen Ashpersisht.
Pra kthehu ne monopatet e tua te njoh, qe te ndjek rrugen e dashurise.
 
Dashuri! Keshtu e quaj dyshen qe kerkon te shkrihet ne nje, por qe do behem me shume se dy? Ju e doni jetën, jo ngaqë jeni bërë për të jetuar, por sepse jeni bërë për të dashur, por a e dini qe mund te beni dicka me shume se te martoheni?! Dijeni se nuk eshte martesa dashuri, sepse ne dashurine e vertete eshte shpirti qe perqafon trupin. Prandaj nuk eshte martesa qe ju ben te lumtur por miqesia midis kesaj dyshe qe pranojne te jetojne bashke.
Dashurite e verteta kurre skane jetuar bashke sepse ato jane ne lufte te perheshme midis tyre, jane jane sepse duan ta fitojne luften e dashurise midis tyre. Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri.

Prandaj vlen gjithçka per kete kodoshe! Te bej mijera kilomtra! Asgje. Te kaploj dete male ne veshtiresi! Asgje. Te me rrahin sa shpirti te me dhembe! Asgje.... Por te mos arrij endrren Dashuri! Oh! jo, kjo kapercen cdo dhimbje.
 
Last edited:
Nese kam dashuruar atehere ku mendja dhe trupi jane nje! Atehere e nesermja smund dot ta fshije, as stuhia dhe acari smund t'a ftohe! Por diçka në mendjen tonë gjithmonë do të qëndrojë. Ndoshta ky akt përfundimtar ka për qëllim per të arritur argumentin e jetës?! Se asgje nuk ndodh nga deshira per te harruar asgje.
Per te gjithe ju qe jeni lindur nen nje yll te zemeruar, mos harroni! Shume shpejt do te shkoni o te brishtet e trupit dhe te mendjes. Pra.... Jetoni.....
 
Last edited:
Qenia njerezore, nje kafshe e larmishme, mashtruese, shtinjake dhe e padepertueshme, shqetesuese per kafshet e tjera me shume per shkak te dinakerise dhe hilese sesa nga fuqia, ka shpikur ndergjegjen e paster per te kenaqur shpirtin e vet si te thjeshte; dhe i gjithe morali eshte mashtrim sypatrembur dhe i gjate ne saje te cilit behet e mundur ne pergjithesi te kenaqet me pamjen e shpirtit. Nga kjo pikepamje ne koncertin e "artit" ka me shume gjera nga sa besohet zakonisht.
 

Odeon

Relax
Qysh prej 10 vjetesh, asnje zhurme nuk me arrin me; ai ku rri une eshte nje vend pa shi. Duhet te ruash shume njerezi per te mos vdekur nga thatesira.
Per luften me te madhe duhet nje arme e re. Injorimi: te shkaktosh nje vendim te tmerrshem, te vendosesh odeonin perballe rrjedhojave, nese vullneti i tij deshiron perendimin.
Ruhuni nga te berit medioker, me mire eshte te vdesesh.
 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Cfare i ben te meditojne keto pyje plot krenari ne gjumin e tyre te thelle dimeror?!
Si i perballojne akujt e acart ne dimer, diellin e ngrohte ne gusht, vazhdojne meditojne kaq thellsisht,qetesisht.
Vall kush i ujit,,,cili lume apo perrua?!
Cili yll i mbush me lartesine e qiejve,,,me shpirta netesh te vetmuara me vargje heshtje te kumbuara, neper luginat qe puthin brigjet e ulta te rilieveve te thepisura...
Kush udhtoj ne to dhe su dashurua?!
Kush si perqafoj lartesit e tyre dhe su lumturua?!
 

Odeon

Relax
Nuk e di ku po shkoj. Por e di që jam në rrugën time, eshte ajo rruge qe te ngjit lart jo per te pare ty bota, por per te pare ti boten. Askush nuk me ndjek dot nese ska deshiren per te provuar ate mundim qe provoj ne kete ngjitje rraskapitese drejt nje iluminimi shpirteror.
Ajo që kam arritur me filozofinë, është të bëj me dëshirën time, atë që të tjerët bëjnë sepse kanë frikë natyren, thoni se e doni shiun, por hapni çadrat kur bie shi! thoni se e doni diellin, por kërkoni hije kur dielli del thoni se e doni erën, por kur era fryn dritaret me vrap i mbyllni, Prandaj dhe unë buzëqesh kur dëgjoj të me thonë se më lexuan.
Gjithmone shkruaj në letër atë që kam për të kujtuar, Ne vend që ta shpenzoj kohën duke u përpjekur të kujtoj atë që kam shkruar, e shpenzoj në kërkim të letrës që kam shkruar atë që kam për të kujtuar.
 

Odeon

Relax
Kur je i ri, gjithe ajo qe do, behet shume me e thjeshte nga sa duket. Te ndertosh familjen tende, te arrish henen, te gjesh punen e endrrave te tua, te udhetosh neper bote. Por gjeja me e bukur qe ndodh eshte qe ti rritesh dhe pjesa me e madhe e deshirave te tua mbetet me ty per gjithe jeten, disa do qendrojne ende si endrra, te tjerat tashme mund te jene realitet! Por per kete duhet ti pergjigjesh nje pyetje te vogel; اfare do te behesh kur te rritesh?! Astronaut, Mjek, Zjarrfikes? Te njohesh pergjigjen nuk eshte fundi i kerkimeve te tua, por pika e nisjes per shume te tjera. Dhe keshtu e ardhmja jote fillon te shkruhet, dhe keshtu gjithçka behet e mundur.
Dhe per Odeonin nuk ishte ndryshe, keshtu si ty i dashur lexuesi im dhe une kerkoja te paarritshmen, te pabesueshmen, novacionin, te beja diçka qe asnjeri prej jush mos ishte i zoti ta realizonte! Te nisesha lart aq sa te isha i pakapshem, te isha i nje kohe tjeter pra realisht une dua te realizoj endrrat e mia. E keshtu si ne nje loje femijesh te arrija gjithcka qe duket e pamundur.
Mbase nuk u bera Astronaut, aq me pak Mjek, por ju them me bindje qe fitova eksperiencen per tu ngjitur lart me apostujt e filozofise.

A mund tju jap nje keshille Lexuesi im? Enderro dhe lufto per endrren tende çdo dite.
 

Odeon

Relax
Tek mendoja sot nese mund te isha miku i mire i nje Anetari forum-or! Thashe me vete, miq te vertete ne nuk mund te ishim. Dhe nese e kam kuptuar mire, dhe kam sigurine qe e kam kuptuar mire, odeoni dhe Anetari forum-or u takuan kur ishim tmerresisht vetem dhe mbase edhe pak te deshperuar, per me teper kishim nevoje te dy per miqesi. Secili prej nesh beson se eshte miku i tij me i mire, por a nuk ishte pak shpejt, a se besoni?! Sepse ajo qe lindi mes nesh nuk ishte miqesia!
Kam patur edhe une nje mik prej 43 vitesh! U rritem qe femije bashke, ishim emigrante bashke! 43 vite bashke!
E verteta eshte se nuk mund te gjesh nje mik te mire, miku i mire behet, nuk ndodh ne nje takim apo ne nje vit apo dy. Miqesia eshte paragjykuese si nje kuti, e nese ajo qe vendosim brenda eshte e shtrejte atehere do duroje dhe jetoje perhere.
Dhe tek gjykoj miqesine time prej nje viti me anetarin forum-or edhe pse kane ndodhur shume gjera, eshte si te gjykosh nje film pa pare ende pjesen e dyte te tij! Si perfundim mendoj se nuk jemi dy miq per koke. Jane dy gjera qe mund te ndodhin! Ose me kohen mund te behemi ata qe dyshojme se jemi, ose ndryshe do kthehemi ne nje kujtim qe dalengadale per fat te keq do zhduket ne asgje.

Kete po mendoja perpara se ti them naten e mire "mikut tim"
 

Odeon

Relax
Ashtu si ne mbreterine e yjeve nganjehere jane dy diej qe percaktojne rrugen e nje planeti, ashtu si ne disa raste rreth e qark nje planeti te vetem shkelqiejne diej me ngjyra te ndryshme, here me drite te kuqe dhe here me drite jeshile, duke e goditur pastaj dhe duke e mbushur njekohesisht me drite shumengjyreshe, po keshtu jemi ne qeniet njerezore te sotme, ne saje te mekanizmit te nderlikuar te " qiellit tone me yje" ne jemi te veçante nga morale te ndryshme. Veprimet tona shkelqejne njeri pas tjetrit me ngjyra te ndryshme, rrallehere jane njekuptimesh dhe ka nje numer te mjaftueshem rastesh ne te cilat bejme veprime shumengjyreshe.
 

Odeon

Relax
Ne netet si keto ku erresira mbreteron hijshem nuk ka hapesire per melankoli, nuk ka vend per dobesi. Vetem te fortet dhe te ashperit mund te behen dishepuj, vetem te fortet, vetem te ashperit.
Marshoj per atje lart, per idete e mia, per bindjen, per lirine time, marshoj. Dikush me pyeti per emrin sepse edhe une e kam nje emer, por guxova ti kthej shpinen. Tashme jam nje ushtar i te vertetes, ju besonit dikur ne ate qe quhej vertetesi? Bejeni te besoj qe ende e verteta egziston. Nietzsche ishte nje apostull i te vertetes NDEROJENI. Une do ta takoj nje dite, por ende jo, ende jo.
 
Top