Arti i gatimit nga vendet e ndryshme..

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ushqimi brazilian

Gatimet braziliane në zgarë janë një nga pjatat më të rëndësishme në banketet e ndryshme. Shumë restorante me stilin brazilian mund të gjenden në Pekin si Alameda, Golden Hans, Carnaval Brazilian Barbecue dhe Flicker Brazilian Barbecue.

Ushqim francez

Ushqimi francez është gjithnjë i preferueshëm nga shumicave e njerëzve. Restorantet franceze më të pëlqyera në Pekin jnaë: Maxim's de Paris, Brasserie Flo (Brasri Flo), Justine's (Xhustins), dhe Firstar (fështaar). Fauchon (Fëshon) në rrugën Jianguo është i njohur për luksin, ndërkohë Pass By Restaurant dhe Le Petit Gourmand (Lë Pëti Gurhmo) janë restorante unike franceze, të vendosura në një lagje të vjetër të Pekinit.

Disa restorante të tjera franceze janë "Wine Talk", "Parfum" etj.





Ushqime gjermane

Në Pekin, mund të shijojmë gjithashtu birrë dhe kremviçe autentike gjermane në disa restorantet të stilit gjerman këtu si Paulaner Brauhaus, Der Landgraf, Schindlers Tankstelle, dhe Hof Brauhaus.

Ushqim italian

Italia është vendi i spagetit dhe picave, por edhe në Pekin mund të gjejmë gjithashtu ushqim autentik italian. Ndër më të njohurit janë: Restoranti Tafi, Venice Restaurant, Shtëpia e Spagetit dhe Restoranti BRAVO.

Vitet e fundit, me hapjen njëra pas tjetrës të dyqaneve "Pizza Hut" në qytete të ndryshme të Kinës, kjo pite e hollë italiane jo vetëm ka shuar kuriozitetin e kinezëve, por edhe u ka krijuar tregtarëve shanse të reja biznesi. Tani në shumë qytete të Kinës janë hapur shumë restorante italiane. Në disa restorante italiane të Pekinit kuzhinierët kanë ardhur nga Italia.




Restoranti " Tafi" është një restorant italian i hapur në qendrën e studentëve të Pekinit. Ky restorant nuk është shumë i madh, por i pastër dhe i rehatshëm. Në këtë restorant gatuhen kryesisht gjellë italiane dhe klientët e tij janë kryesisht studentë të huaj që studiojnë në Pekin.

Në restorantin "Tafi" ka ushqime speciale italiane, si pica, makarona italiane dhe ëmbëlsira italiane.

Për të garantuar shijen e veçantë të gjellëve, shumë përbërës janë sjellë nga Italia. Në ndryshim nga restorantet e tjera italiane, kuzhinierët e këtij restoranti përdorin edhe disa perime kineze si përbërës të gjellëve italiane, bile përdorin edhe disa salca kineze, si salcën e sojës kineze. Një gjellë e tillë jo vetëm u ka shtuar gjellëve italiane shumë elemente të reja, por edhe mirëpritet nga klientët.



Tani jemi në rest orantin " Annies Kafe", që gjendet pranë parkut "Ciao Yan" në lindje të Pekinit, dhe afër rajonit të ambasadave të huaja. Ky restorant është stolisur sipas stilit të fshatit, ndërsa muret janë ngjyrosur me ngjyrë portokalli. Në këtë restorant shiten mbi 20 lloje picash që kanë shije të ndryshme.

Një nga picat e këtij restoranti është pica " katër stinët" që mirëpritet nga klientët. Të gjitha picat janë pjekur sipas traditës italiane, me drurë frutash. Në rast se keni kuriozitet për përgatitjen e picave, nën drejtimin e kuzhinerëve mund ta provoni vetë në restorant.


Restorantet turke

Në ditët e sotme restorantet e huaja në Pekin sa vijnë dhe shtohen gjithnjë e më shumë. Këto restorante tërhqin shumë njerëz të cilët janë të interesuar të shijojnë kuzhinë të ndryshme nga vende të ndryshme. Secili prej tyre ka specialitetin e tij, që i bën klientët të shijojnë ushqimet dhe pse jo të kënaqen.

Megjithëse nuk ka shumë restorante turke në Pekin, gjenden ende disa, të cilët mund të servirin kuzhinë tradicionale turke si dhe t'u ofrojnë klientëve një ekperiencë të veçantë.
 

Jetmira

Mbyllur
Titulli: Arti i gatimit nga vendet e ndryshme..

KUZHINA HUNGAREZE


Hungarezët janë një popull me kulture të pasur dhe në këtë vend mund të vërehet se sa është gastronomia pjesë e rëndësishme e kultures. Nga prodhimet e ndryshme të pranishme, në këtë vend kanë dale specialitete të jashtëzakonshme, të cilat kuzhinën hungareze e pozicionojnë ndër kuzhinat më të mira të botës.



Tipari i kryesor i kuzhinës “së zjarrtë” hungareze është përdorimi në masë të madhe i specave në shumë gatime.


Përdoret shumë yndyra, erëza të ndryshme, shtalpa, kajmaku dhe kohët e fundit, edhe kërpudha.

Interesante është se në Hungari në fillim të racionit kryesisht shërbehen çorba të nxeht, ndërsa sallatat janë të rralla në këtë rast.


Hungarezët nuk janë preferues të ushqimit djegës, por i pranojnë edhe veçoritë e kuzhinave të popujve të tjerë (më shpesh kuzhinën austriake dhe atë çeke)

Gatimi më i njohur hungarez është gullashi.

Gullashi është gjellë e dendur dhe e yndyrshme, me shumë hudhër dhe piper të kuq, me patate të prera në copa të imëta dhe pak brumë.

Shpesh do të dëgjoni se hungarezët e përdorin specin e freskët, specin turshi dhe piperin e kuq në të gjitha gatimet , sigurisht përveç ëmbëlsirave.


Me specialitetet e kuzhinës hungareze, shumë mire përshtaten verërat hungareze.
اdo krahinë në Hungari ka verën e vet me shije dhe erë specifike, ndërsa si më e mirë konsiderohet vera tokajike (nga rrethi i qytetit Tokaj)


Shumica e verërave hungareze janë cilësore ashtu siç janë edhe gatimet hungareze me të cilat përputhen shumë mire dhe të cilat çdo adhurues i ushqimit duhet t’i provojë.

 

Jetmira

Mbyllur
Titulli: Arti i gatimit nga vendet e ndryshme..

KUZHINA TURKE
Kuzhina turke ben pjese ne 10 kuzhinat me atraktive ne bote. Kjo kuzhine eshte shume e ngjashme me kuzhinen mesdhetare.
Me sakte e treta ne bote,sipas cilesise dhe larmishmerise.


Baza e kuzhines turke eshte brumi me miell gruri per buken. krahas bukes,vend te rendesishem ne kete kuzhine ze edhe pilafi i cili pergatitet dhe sherbehet ne shume menyra.
Mishi,zakonisht perdoret ne sasi me te vogla,me shume perdoret mishi i pules. me emrin qebap quhen te gjitha llojet e ushqimit me permbajtje mishi ku nder me te njohurit eshte shish qebapi-copa mishi te renditura ne nje shkop druri.


Kur behet fjale per perimet, patellxhani ka rol kryesor ne kuzhinen turke.
Perime te ndryshme piqen ne vaj ulliri dhe serviren si shtese ne pjatat kryesore
Turqia eshte vend me 4 dete,ndersa njerzit qe jetojne atje jane mjeshter te vertete ne pergatitjen e peshkut dhe frutave te detit. peshku me i njohur turk eshte sardela e Detit te Zi. peshku serviret me perime sezonale dhe te thata.


Persa u perket embelsirave me te njohurat jane bakllavaja.kadaifi dhe tullumbat.
Nga pijet alkoolike,turqit ne vecanti krenohen me “jeni raki” , te cilet e quajne “qumeshti i luanit”,pasi,sikurse edhe uzoja,behet ngjyre e bardhe pas perzierjes me uje.

Turqit hane tri here ne dite dhe gjithmone te ulur, nuk hane shpejte dhe nuk hane kurre vetem. Menuja perbehet nga 3 ose me shume pjata ,te cilat sherbehen nje e nga nje.

Per me shum informacione rreth Kuzhines TURKE…ndiqni kete video.
 
Top